ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Amantia ; 1000 vjet qytetėrim Ilir

Shko poshtė

04112009

Mesazh 

Amantia ; 1000 vjet qytetėrim Ilir Empty Amantia ; 1000 vjet qytetėrim Ilir




ILIRJAN GJIKA
E ndodhur vetėm 35 km larg nga qyteti i Vlorės, nė Amantia mund tė shkosh pėr 45 minuta pas njė udhėtimi me makinė. Pasi i drejtohesh lindjes dhe pėrshkon njė sėrė vargjesh kodrinore, pėrpara tė del njė kodėr e lartė. Pikėrisht pranė fshatit tė sotėm Ploē, tė rrethit tė Vlorės, nė krahun e djathtė tė lumit Shushicė, gjenden rrėnojat e qytetit antik tė Amantias, njė nga qendrat arkeologjike tė Shqipėrisė. Qysh nga viti 2005, ajo funksionon si park kombėtar i hapur pėr turistėt vendas dhe tė huaj. Ndėrkohė qė stadiumi, ku dikur zhvilloheshin garat sportive, hesht duke pritur sė bashku me objektet e tjera rrėnoja, kazmat e arkeologėve qė kanė vite qė nuk kanė trokitur aty.

Emri i kėtij qyteti ka qenė shumė i lakuar prej autorėve antikė. Ndėr ta mund tė pėrmendim Skilaksin i cili tek vepra e tij “Lundrimi” thotė se Amantia ėshtė larg Apolonisė 320 stade. Tė tjerė autorė qė mund tė pėrmenden janė Plini i cili tek libri i tij “Historia e natyrės” se pranė Nimfeut banojnė barbarėt amantė dhe bylianė.

Ptolemeu, njė autor tjetėr tek libri i tij “Gjeografia” na jep edhe koordinatat gjeografike tė Amantias prej 44o 56’ pranė grykės sė lumit Kelydnos (Shushica). Ndėrkohė qė tek Tabula Peuntigeriana (itinerar udhėtimi romak) Amantia shėnohet me shifrėn romake LV, qė paraqet numrin e miljeve.

Sė fundi, pėrmendim Stefan Bizantinin, i cili tek vepra e tij e shekullit VI “Mbi qytetet dhe popujt”, thotė se Amantia ėshtė krahinė e Ilirėve pranė Orikut dhe Korkyrės. Ndėrsa guida e udhėtimeve tė Hieroklitit nė shekullin VI e pėrmend si njė ndėr tetė qytetet kryesore tė provincės bizantine tė Epirit tė Ri.

Amantia u themelua si qytet diku rreth fundit tė shekullit V p. K. nė brendėsi tė Vlorės sė sotme nė njė kodėr prej 613 m mbi nivelin e detit ngjitur me malin e Kudhėsit (Skėnder Anamali, Iliria II, 1972). Ajo ishte qendra e njė bashkėsie ekonomike, shoqėrore dhe politike qė njihej me termin grek Koinoni (lidhja) Amant, e cila shtrihej pėrgjatė luginės sė Shushicės deri nė Borsh nė jug. Koinoni pėrfshinte edhe bregdetin e sotėm tė Vlorės nga laguna e Nartės deri nė Ujin e Ftohtė, ku pėrfshiheshin edhe qytetet e Aulonės (Triporti) dhe Kaninės (Throni). Tė tjera qendra qė bėnin pjesė nė kėtė formacion ishin edhe Olimpia (Mavrova), Hajdėraj, Dukaj, Matohasanaj, Cerja, Borshi etj. Si shumė qytete ilire edhe Amantia kishte legjendėn e saj mbi themelimin. Sipas saj, tė cilėn e citon Pausania, qyteti u themelua nga abantėt qė u larguan nga Troja, pas shkatėrrimit tė saj, kurse Likofroni thotė se qyteti u themelua nga abantėt e Trojės tė drejtuar nga Helefenori. Me tė tilla legjenda pėr themelimin ishin mbushur edhe qytetet e tjera fqinje si Oriku dhe Bylisi.

Amantia ishte qyteti kryesor i Koinonit, qendra politike, ekonomike, shoqėrore, kulturore etj. Nė tė kryqėzohej njė rrjet i dendur rrugėsh qė lidhnin Apoloninė me Bylisin dhe mė tej me Epirin. Tė ardhurat kryesore ekonomike vinin nga blegtoria dhe tregtimi i lėndės drusore, pasi malet pėrreth ishin tė veshur me pyje. Nė vitet 260 p. K. - 168 p. K. (Hasan Ceka, Probleme tė numizmatikės ilire, 1965), Amantia nxori edhe monedhat e saj prej bronzi me nėnshkrimin “Amantion”. Lidhjet kryesore ekonomike qyteti i kishte me Apoloninė dhe Epirin. Ndėrkohė, nuk dihet se si kanė qenė marrėdhėniet me Apoloninė, e cila shfrytėzonte minierėn e serės sė Selenicės, e cila gjendej nė territorin amantin. Mbishkrimet e gjetura dėshmojnė njė mirorganizim tė strukturės shtetėrore, ku ndeshen njė sėrė nėpunėsish dhe institucionesh si: prytani, agonoteti, epimeleti, kėshilli, sekretari i tij, kėshilltarėt etj., kurse nga strukturat ushtarake ndeshim toksarkun, komandantin e shigjetareve.

Gjatė rrjedhave tė kohės, Amantia pėrjetoi edhe pushtimet e shtetit ilir, epirot, maqedonas, romak, bizantin etj. Mund tė pėrmendim se gjatė viteve tė luftės civile nė Romė, midis Cezarit dhe Pompeut, siē e pohon vetė Cezari te libri i tij “Lufta civile”, amantėt mbajtėn anėn e kėtij tė fundit nė kėtė konflikt. Gjatė periudhės sė dyndjeve barbare nė shekujt III-V, Amantia si duket nuk u shpėtoi dot barbarizmave tė gotėve. Ndėrkohė, nė librin e tij “Ndėrtimet”, Prokopi i Cezaresė e pėrmend Amantian si njė nga qytetet qė rindėrtoi Justiniani nė provincėn e Epirit tė Ri. Sė fundi, pėrmendet si qendėr peshkopate nė shekujt IV VIII, kur peshkopi i saj Eulalis merr pjesė nė sinodin kishtar tė Filipopolisit. Mė pas historia hesht pėr kėtė qytet duke ia lėnė vendin arkeologjisė.

Amantia kishte njė sipėrfaqe prej 15 ha (B. Dautaj, po aty) dhe shtrihej pėrgjatė njė kodre, e rrethuar e gjitha me mure qė arrinin gjatėsinė 2200 m. Pėr vetė kushtet e ndėrtimit nė njė terren tė tillė, qyteti kishte formėn e njė trapezi gjatėsor. Pikėrisht nė kėtė hapėsirė gjendeshin ndėrtesat, tempujt, stadiumi, akropoli, teatri, gjimnazi etj. (N. Ceka, Monumentet X, 1975; N. Ceka, Qendrat e fortifikuara tė akantėve, f. 47). Nga monumentet me tė ruajtura nė Amantia ėshtė pa dyshim stadiumi i cili ėshtė njė nga treguesit e zhvillimit tė qytetit. I zbuluar nga arkeologėt, ai ka formė katėrkėndėshi tė stėrgjatur, me gjatėsi tė krahėve qė shkojnė nga 40.40 m deri nė 54.50 m.

Nga ana perėndimore e tij ai pėrbėhet prej 17 shkallaresh tė gurta ku uleshin spektatorėt. Nga ana lindore stadiumi kishte 8 shkallare tė tjera. Hyrja nė stadium bėhej nga veriu, pjesa e tė cilit ishte e hapur.

Nė librin e tij “Pėrshkrimi i Greqisė” (Ilirėt dhe Iliria tek autorėt antikė, Tiranė, 1965, f. 246) shkrimtari grek i shekullit II, Pausania, nė pjesėn e 5-tė, nė kapitullin “Elida”, pėrmend qytetin Amant tė Thronit, i cili sipas tij, ndodhej pranė maleve Keraune (Llogorasė).

Nė kėtė pasazh, Pausania pėrshkruan edhe njė monument qė qyteti i Apolonisė e kishte ngritur pėr nder tė fitores qė kishte arritur me Thronin. Ky i fundit, qė mendohet se mund tė jetė Kanina e lashtė, duhej tė shihej nga Polisi i Apolonisė si njė kėrcėnim i rrezikshėm pėr kontrollin e bregdetit dhe rrugėve detare. Ndoshta konflikti i zhvilluar nė mesin e shekullit III p. K. ndodhi pėr shkak tė synimit tė Apolonisė pėr tė nėnshtruar Polisin e Orikut (N. Ceka, Ilirėt, f. 84), me qėllim qė tė kontrollonte guroret e tij tė cilat ndodheshin nė tė dyja anėt e Karaburunit. Sot shumica e arkeologėve pranojnė se Throni antik nuk ėshtė veēse Kanina e sotme, duke iu larguar hipotezės se ky qytet ndodhej nė kepin e Triportit. Nėpėrmjet Thronit dhe Aulonės amantėt kryenin komunikimin me detin duke u lidhur me botėn ilire, italike, greke dhe mesdhetare.

Gėrmimet e para arkeologjike nė Amantia i kreu pėr herė tė parė ushtria pushtuese italiane nė vitin 1920. Pėrpara saj vėzhgime sipėrfaqėsore kishin bėrė qė nga viti 1806 udhėtarė dhe studiues tė ndryshėm, por gėrmimet e mirėfillta nisėn nga arkeologėt shqiptarė vetėm nė vitin 1949. Ato lokalizuan shkallaret e tė vetmit stadium antik qė ndodhet i ruajtur mė sė miri nė gjithė hapėsirėn shqiptare, qė u zbulua nė vitet 1950-1956 nga arkeologet Skėnder Anamali dhe Hasan Ceka (S. Anamali, Iliria 2, 1972). Tė tjera objekte antike qė janė gėrmuar janė: akropoli, qė ndodhej nė majėn e kodrės; muret rrethuese qė i ndeshim nė disa forma, portat e tyre; tempulli i Afėrditės; bazilika paleokristiane; nekropoli etj., nė tė cilat janė gjetur: mbishkrime, monedha, enė qeramike dhe bronzi, stela varresh, fibula, zbukurime bronzi, figurina metalike, relieve etj. Mbas braktisjes nė mesjetė, emri i Amantias u harrua gjatė kohės dhe vetėm nė vitin 1861 epigrafisti Izambert i identifikoi rrėnojat e saj.

Qytet tjetėr i Koinonit Amant ishte Olympe, rrėnojat e sė cilės ndodhen nė fshatin e sotėm Mavrovė, nė anėn e djathtė tė lumit Shushicė (Monumentet X 1975, N. Ceka, Qendrat e fortifikuara tė Amantias).

Olympe shtrihej mbi njė kodėr me njė sipėrfaqe prej 13 ha dhe ishte qytet i pajisur edhe me akropol. Por, ndryshe nga Amantia, organizimi politik i sė cilės ishte sipas koinonit grek, Olympe i kishte organizuar institucionet e saj sipas modelit epirot. Nė krye tė qytetit ishte nėpunėsi mė i lartė ekzekutiv i njohur me emrin politarkes. Ai ndihmohej nga njė kolegj nėpunėsish tė quajtur synarkontė si dhe nga gramateusi (sekretari). Emrin Olympe qyteti mendohet se e mori nga vajza e Mbretit Pirro, Olimpia. Kėtė variant e hodhi pėr herė tė parė arkeologu Hasan Ceka, Olympe u identifikua nga arkeologu Burhan Dautaj, i cili gjatė gėrmimeve tė zhvilluara nė vitet 1976-1977 gjeti njė nga vulat qė stampohej qeramika me mbishkrimin Olympiastan.

Zhvillimin mė tė madh Olympe e arriti nė vitet 229-148 p. K. me nxjerrjen e monedhave, tė cilat pėrdoreshin vetėm brenda ekonomisė sė kėtij qyteti. Ato kishin simbole tė ngjashme me monedhat e Apolonisė, Amantias dhe Bylisit.

Interesant ėshtė fakti se autorėt antikė heshtin pėr praninė e kėtij qyteti, i cili ndeshet vetėm te Stefan Bizantini qė e pėrmend te vepra e tij “Mbi qytetet dhe popujt”.

Ashtu si Amantia, edhe Olympia presin qė kazmat e arkeologėve tė trokasin pėrsėri. Njėlloj si Zoti qė i braktisi afro 1300 vjet mė parė, ashtu edhe arkeologėt kanė vepruar me to sė fundi. Tė shpresojmė se njė ditė do tė ketė rikthim.

standart
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi