ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama i mbyll derėn Strasburgut, e mendon veten si Haxhi Qamili

Shko poshtė

04112009

Mesazh 

Rama i mbyll derėn Strasburgut, e mendon veten si Haxhi Qamili Empty Rama i mbyll derėn Strasburgut, e mendon veten si Haxhi Qamili




Kryetari i PS-sė ka regjistruar njė rekord tė arrogancės nė marrėdhėniet me ndėrkombėtarėt, teksa ka refuzuar dje tė takojė reporterėt e Kėshillit tė Evropės, vetėm se ata ishin shprehur publikisht se bojkotit socialist i duhej dhėnė fund. Ashtu si Haxhi Qamili dikur thoshte se s’pyeste pėr Evropėn, pasi kishte me vete Rrogozhinėn dhe Peqinin, edhe Edi Rama mendon se i mjafton Kulla e Pezės pėr tė sulmuar Perėndimin dhe demokracinė

Edi Rama refuzon tė takojė Reporterėt e Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės pėr Shqipėrinė tė cilėt po kryejnė njė vizitė treditor, fakt-mbledhėse mbi realizimet e angazhimeve dhe detyrimeve tė vendit tonė. Kryetari i PS-sė ka regjistruar njė rekord tė arrogancės nė marrėdhėniet me ndėrkombėtarėt, teksa ka refuzuar dje tė takojė reporterėt e Kėshillit tė Evropės, vetėm se ata ishin shprehur publikisht se bojkotit socialist i duhej dhėnė fund. Ashtu si Haxhi Qamili dikur thoshte se s’pyeste pėr Evropėn, pasi kishte me vete Rrogozhinėn dhe Peqinin, edhe Edi Rama mendon se i mjafton Kulla e Pezės pėr tė sulmuar Perėndimin dhe demokracinė. I vendosur t’i shkojė deri nė fund karshillėkut me ndėrkombėtarėt, ai ka nxjerrė dje si pretekst, pėr refuzimin e takimit justifikimin se s’ndodhej nė Tiranė, paēka se nė orėt e pasdites, ai jo vetėm qė ėshtė shfaqur nė kryeqytet, por edhe ka dalė para mediave, tek dera e selisė sė PS-sė, pėr tė dėnuar rrahjen qė kishte pėsuar njė gazetar. Nė vend tė tij, Edi Rama nė takim me ndėrkombėtarėt, ka nxjerrė Eduart Shalėsin dhe Ditmir Bushatin.
Refuzimi i Edi Ramės pėr tė pritur bashkėreporterėt e KE-sė, lidhet nė fakt lidhet me deklaratat e institucionit qė ata pėrfaqėsojnė. Mė herėt, Asambleja Parlamentare e Kėshillit tė Evropės, ka vlerėsuar pozitivisht zgjedhjet nė Shqipėri, ndėrsa i kanė bėrė thirrje Edi Ramės, tė lejojė hyrjen e deputetėve tė PS-sė nė Parlament. Kėto deklarata, kanė qenė shkaku i vėrtetė, qė kanė zgjuar te Edi Rama, ndjenjėn e refuzimit.
Bashkėreporterėt pėr Shqipėrinė tė Komitetit tė Monitorimit tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės, Jako Lakso dhe David Uilshajėr, kanė mbėrritur nė vendin tonė dhe do tė zhvillojnė njė mision faktmbledhės deri 5 nėntor pėr tė vlerėsuar respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve tė Shqipėrisė nė lidhje me Kėshillin e Evropės. Kjo vizitė do tė mundėsojė finalizimin e raportit i cili do tė debatohet nė seancėn plenare tė janarit tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės. Dy reporterėt kanė zhvilluar njė takim me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. Ata do tė takohen edhe me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Berisha, Ministrat e Punėve tė Jashtme, tė Brendshėm dhe Drejtėsisė, dhe Kryetarin e Gjykatės Kushtetuese. Bashkėreporterėt do tė takohen gjithashtu me kryebashkiakėt e disa prej qyteteve, pėrfshirė Tiranėn dhe Shkodrėn, dhe pėrfaqėsues tė minoritetit malazez.
55
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi