ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prodhimi i bollshem, eksportohen 2.5 milione kw/h ne dite

Shko poshtė

11112009

Mesazh 

Prodhimi i bollshem, eksportohen 2.5 milione kw/h ne dite Empty Prodhimi i bollshem, eksportohen 2.5 milione kw/h ne dite




Per shkak te reshjeve te bollshme te diteve te fundit, prodhimi i energjise elektrike ka rritur pikun. Ministria e Energjetikes ka lajmeruar dje, se prodhimi ka mbuluar nevojat vendase duke rezultuar edhe me teprica, te cilat jane depozituar ne Kosove. Vetem dje jane depozituar ne Kosove rreth 2.5 milione kilovat/ore, nderkohe qe dikasteri i energjikes lajmeron se po vazhdojne procedurat per eksportin e energjise edhe ne tregun rajonal. Kuota ne Fierze ishte dje 284.57 meter, ne Koman 174.62 m dhe ne Vaun e Dejes 75.41 meter, prandaj Ministria e Energjetikes eshte duke bere kujdes per shfrytezimin maksimal te prurjeve qe priteshin te vinin, me qellim qe te mos derdhej uje nga portat dhe tunelet e shkarkimit. Gjithashtu Ministria e Energjetikes njoftoi dje se u riparua edhe defekti i Linjes 220 kV Fierze - Koman, ndodhur nje dite me pare, si rezultat i kohes se keqe ne ate zone. Reshjet e shiut pervec demeve qe sjellin nepermjet permbytjeve kane edhe te miren e tyre, pasi i garantojne vendit furnizim me energji dhe krijimin e rezervave hidrike, prej te cilave varet me shume se 98 per qind e prodhimit te energjise ne vend. Enti Rregullator i Energjise, ka lajmeruar disa kohe me pare se reshjet dhe cmimet ne tregun rajonal do te diktojne edhe nivelin e cmimeve te energjise gjate periudhes ne vijim.



Ngarkesa



* Ne HEC Koman punojne kater agregate me ngarkese 430 MW

* Ne HEC V.Dejes punojne pese agregate me ngarkese 250 MW

* Ne HEC Ulze punohet me dy agregate

* Ne HEC Shkopet punohet me dy agregate

Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi