ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aksionet farse pėr ruajtjen e qetėsisė publike, trotuaret vazhdojnė tė pushtohen nga lokalet

Shko poshtė

15112009

Mesazh 

Aksionet farse pėr ruajtjen e qetėsisė publike, trotuaret vazhdojnė tė pushtohen nga lokalet Empty Aksionet farse pėr ruajtjen e qetėsisė publike, trotuaret vazhdojnė tė pushtohen nga lokalet




Policia Bashkiake ruan bizneset abuzuese nga ankesat e qytetarėve


Trotuaret e kryeqytetit vazhdojnė tė jenė tė pushtuara nga tavolinat e lokaleve qė nė mėnyrė abuzive shtojnė aktivitetin e tyre. Edhe pse qytetarėt ankohen ēdo ditė se hasin probleme kur shkojnė nė banesat e tyre, madje nuk guxojnė tė hapin as dritaret pasi zhurmat, fjalori i pistė si dhe muzika kumbon nė banesat e tyre. Trotuaret duhet tė jenė nė funksion tė qytetarėve, por realisht ato janė nė funksion tė tregtarėve abuzues. Policia Bashkiake, e cila

ėshtė kompetente pėr kėtė problem bėnė karshillik pėrball kėtij problemi. Nė disa raste ėshtė dashur ndėrhyrja e Policisė sė Rendit pėr tė shmangur problemin, por edhe pse pronarėt apo menaxherėt e lokaleve janė marrė tė pandehur, ata sėrish nuk kanė reshtur sė vazhduari pėr pushtimin e trotuareve. Pak kohė mė parė u pėrfol nė media se nga ana e Policisė sė rendit por edhe ajo bashkiake mori njė nismė pėr bllokimin e lokaleve qė krijonin zhurma pas orės 23:00, por kjo nismė ishte vetėm njė fushat e dėshtuar, pasi ndėrhyrjet e “miqve” dhe ryshfetet nėn dorė, bėnė qė Policia Bashkiake dhe ajo e rendit tė jenė tė pafuqishėm pėrball biznesmenėve abuzues. Zona e ish-Bllokut mbetet zona mė problematike. Nė njė pjesė tė rrugės “Sami Frashėri”, ku trafiku ėshtė i kufizuar, lokalet kanė shfrytėzuar tė gjitha hapėsirat me tavolinat e tyre. Disa subjekte justifikohen se kanė marrė licenca pėr tavolinat e nxjerra nė trotuare, por edhe nė kėtė rast nuk kemi tė bėjmė me njė veprim tė ligjshėm, pasi shkelės nuk janė vetėm lokalet por pėrfshihet edhe Bashkia e Tiranės.

Ankesat
Qytetarėt ankohen se ėshtė e pamundur tė ecėsh nė trotuaret e kryeqytetit. Tirana ėshtė kthyer nė njė kantier punimesh, qė zvarriten e bėhen copa-copa, pamjen e njė kryeqyteti nuk e gjen askund. Punėt qė nisen sot, nuk dihen se kur do tė mbarohen dhe rrugėt e trotuaret janė pjesa mė e shėmtuar e kėtij kryeqyteti nė mes tė shumė tė shėmtuarave tė tjera. Kudo do gjesh pengesa, tė cilat nuk tė lėnė tė bėsh tutje dhe je i detyruar qė tė zbresėsh dhe tė ecėsh nė rrugėn e makinave, megjithėse nė ēdo ēast je i rrezikuar. Kudo sheh lokale qė kanė nxjerrė tavolinat, ēadrat dhe kanė zėnė njė pjesė tė mirė tė trotuarit. Mė tutje, sheh tregtarėt qė kanė hapur mallrat e tyre dhe kanė nisur edhe njė ditė tjetėr pune nė mes tė njė trotuari. Kushdo mund tė dalė e tė vėrė njė tezgė, mund tė shtrojė njė ēarēaf dhe tė nxjerrė mallin e tij, mund tė zėrė tė gjithė pjesėn para dyqanit e tė vėrė makina. Po aq problem ėshtė bėrė zaptimi i rrugėve pėr parkingje private. Lokalet dhe bizneset e tjera, nė tejkalim tė ēdo tė drejte tė mundshme pėr ushtrimin e biznesit tė tyre, “privatizojnė” zonat ku lejohet parkimi i makinave. Nė ēdo rrugė tė bllokut shohim tabela qė simbolizojnė zonė tė kufizuar pasi ėshtė shndėrruar nė parkim privat. Shumė lokale vendosin tabela, ku tregohet se ndalohet parkimi, nė shumė raste pėrdoren edhe bidonėt e ujit, nė mėnyrė qė mos tė kenė probleme dhe me policinė, e cila ndonjėherė, ushtron kontrolle nė zonat problematike.

Policia
Nė zonėn e ish-Bllokut, fenomeni i pushtimit tė trotuareve ėshtė mė problematik. Kjo pėrgjegjėsi bie drejtpėrdrejtė mbi Bashkinė e Tiranės pasi kjo gjė ėshtė nė varėsi tė saj por masat e ndėrmarra nga ajo janė ta pakta ose ajo nuk ka ndėrmarrė ende njė masė tė tillė megjithėse e ka premtuar shpesh herė. Madje edhe kur policėt bashkiak dalin pėr ta rregulluar situatėn e trotuareve tė uzurpuar ata nuk ja arrijnė kurrė synimet veēse vjelin disa gjoba tė majme dhe mė pas e harrojnė kėtė situatė alarmante pėr qytetarėt. Nė zonėn e Bllokut, patrullojnė nė ēdo moment tė ditės policė tė bashkisė. Por ata nuk janė nė shėrbim tė qytetarėve, por nė shėrbim tė subjekteve abuzuese. Nė rrugėn “Sami Frashėri”, trafiku ėshtė i kufizuar dhe rruga bashkė me trotuarin ėshtė pushtuar nga tavolinat. Policia bashkiake, qėndron e fiksuar nė tė dyja anėt e kėsaj rruge dhe pengon mjetet qė kėrkojnė tė prishin qetėsinė e klientėve tė kėtyre lokaleve, tė cilėt kėnaqen me qėndrimin tė ulur nė mes tė rrugės.

Romir Saraēi



SOT
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34471
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi