ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ismail Kadare:Marrėdhėniet me botuesit nė diktaturė deri edhe ēnjerėzore

Shko poshtė

15112009

Mesazh 

Ismail Kadare:Marrėdhėniet me botuesit nė diktaturė deri edhe ēnjerėzore Empty Ismail Kadare:Marrėdhėniet me botuesit nė diktaturė deri edhe ēnjerėzore




Robert Rakipllari

Shkrimtari shqiptar me famė botėrore, Ismail Kadare e quan veten me fat qė ka arritur tė sistemojė nė 20 vėllime veprėn e tij tė plotė. Nė njė intervistė ekskluzive pėr “Panorama”, Kadare ka rrėfyer marrėdhėniet e tij me botuesit, nga njė ish-partizan nė vitin 1953, kur botoi vjershat e para e deri tek botuesit e tij tė sotėm “Onufri” nė Shqipėri dhe “Fayard” nė Francė. Shkrimtari flet edhe pėr romanin e tij mė tė ri, “E penguara”, ku shpjegon se fakti qė ky libėr iu kushtohet vajzave qė lindėn dhe u rritėn nė internim, mund tė ketė pėrkime edhe me raste konkrete nga brezi qė jetoi diktaturėn. I pyetur nėse ėshtė nxitur nga jeta e Drita Ēomos, Kadare shprehet se kjo figurė e meritonte pėrkujtimin mė sublim nėpėrmjet artit, por sipas tij, ēėshtja nė raste tė tilla shtrohet ndryshe: liria e letėrsisė cenohet.
Zoti Kadare, sot publiku ka nė dorė 20 vėllimet e veprės suaj tė plotė letrare. Si ndihet njė shkrimtar kur ka “sistemuar” thuajse totalitetin e veprės sė tij tė deritanishme dhe, nė pak radhė, si mund tė pėrshkruhej kjo kolanė nga autori i saj?
Ėshtė e natyrshme dėshira e ēdo shkrimtari tė sistemojė, siē thoni ju, veprėn e tij. Njė pjesė nuk e arrijnė dot. Pėr ata qė iu krijohet kjo mundėsi mund tė thuhet se janė me fat. Ndėrkaq, do tė shtoja se pėr tė tjerėt, njė gjė e tillė nuk ėshtė aspak dramatike. Nė qoftė se letėrsia e tyre do tė jetė me vlerė, do tė vijnė tė tjerė qė do tė bėjnė atė qė autori nuk e bėn dot.
Botuesi juaj francez “Fayard” para shumė vitesh ka botuar pjesė tė veprės suaj tė deriatėhershme po nė shqip. Kjo qė po bėni me botimin shqip ėshtė njė kalk i kėtij modeli apo botimi nė Shqip i veprės suaj, apo kjo kolanė ka diēka shtesė pėrveēse ėshtė e plotė tashmė?
Kjo ėshtė e vėrtetė. Ka njė botim prej 12 vėllimesh nė dy gjuhė, shqip dhe frėngjisht, nė Francė. Ndryshimi i parė prej botimit tė tanishėm ėshtė se ky i fundit ėshtė i plotėsuar me veprat mė tė fundit. E dyta ėshtė renditja e lėndės. Pėr arsye objektive, botimi francez ka njė renditje tė bazuar nė tematikė, kurse botimi i “Onufri”-t nė kronologji. Rėndėsia e veēantė e botimit francez ėshtė versioni shqip. Duke e botuar veprėn e njė autori nė gjuhėn origjinale, paralelisht me gjuhėn e vendit, botuesi i huaj, ripohon respektin mė tė thellė ndaj gjuhės nė tė cilėn ėshtė krijuar kjo vepėr. Nė rastin e gjuhės shqipe, ky respekt ka qenė shpeshherė i munguar.
Shoqėria shqiptare ka ndryshuar shumė nė njėzet vjetėt e fundit, e keni sot njė arketip tė lexuesit tuaj nė mendje kur shkruani ose a e identifikoni njė tė tillė kur vepra juaj vihet nė kontakt me lexuesin?
Nuk e mendoj njė gjė tė tillė. Besoj se edhe shkrimtarėt e tjerė pak e mendojnė. Marrėdhėniet shkrimtar-lexues kushtėzohen nga shumė faktorė, pėr tė cilėt asnjėra nga tė dyja palėt nuk ėshtė fort e qartė.
Nga botuesi i parė te botuesi juaj mė i fundit nė shqip, “Onufri”, sa kohė ka kaluar dhe ēfarė ka diēka pėr t’u pėrmendur nė marrėdhėniet tuaja me botuesit shqiptarė tė veprės suaj, nga i pari tek mė i fundit?
Botuesi im i parė ka qenė i vitit 1953. Ishte njė shkrimtar ish-partizan, me emrin Moisi Zaloshja. Ishte shef i poezisė nė tė vetmen shtėpi botuese shtetėrore. Unė isha nxėnės nė klasėn e tretė gjimnaz, nė Gjirokastėr. Mbaj mend se ishte disi nervoz, pėr njė arsye tė fisme: disa nga vjershat, duke pėrfshirė njėrėn pėr Parisin, donte qė, sipas kritereve tė kohės, t’i hiqte, por ndėrkaq nuk i bėnte zemra. Mė nė fund, i kaloi.
Tė tjerėt? Nuk ėshtė lehtė t’i pėrcaktosh. Fjala “botues” nė njė shtet komunist nuk ėshtė e njėjtė me atė qė pėrdoret sot. Shtėpia botuese, nė shtetet komuniste, mbetej po ajo, nė kohėn qė botuesit ndėrroheshin (drejtorėt, shefat e redaksive). Marrėdhėniet e shkrimtarėve me ta ishin tė ndėrlikuara, qė nga ato mė njerėzoret, siē ishte rasti i botuesit dhe mikut tim tė shtrenjtė Drago Siliqit, gjer tek mė ēnjerėzoret, qė, ndonėse tė rralla, nuk mungonin. Desha tė shtoj kėtu se nuk ka qenė gjithmonė e lehtė tė dalloje zellin shtrėngues tė botuesit nga trysnia e shtetit. Ka pasur raste kur ne shkrimtarėt kemi fajėsuar ndoshta mė shumė se ē’duhet botuesin, kur faji ka qenė i tjetėrkujt. Por kjo ėshtė njė bisedė tepėr e gjatė.
Kanė kaluar njėzet vjet tashmė nga rrėzimi i komunizmit dhe ikja juaj nė Francė, kanė kaluar afro dyzet vjet qė kur u botua “Gjenerali”, qė ju bėri tė famshėm dhe tė padiskutueshėm dhe afro gjashtėdhjetė vjet nga botimi i vėllimit tuaj tė parė me poezi “Frymėzime djaloshare”. Afro katėr breza lexuesish qė janė rritur me veprėn tuaj. Si do tė qaset njė brez i gjashtė apo i shtatė ndaj veprės suaj? E tremb autorin ideja qė lexuesi, me ndėrrimin e brezave, mund ta braktisė pak nga pak veprėn e tij?
E kam thėnė dhe e pėrsėris se letėrsia, ashtu si artet e tjera, pavarėsisht nė ē’vend lind, ka qenė dhe mbetet globale, planetare, nė kohė dhe nė hapėsirė. Vlerėsimi i saj bėhet nga njė shumicė brezash e nga njė shumicė popujsh, ndaj gabimi nė vlerėsim nuk mund tė jetė veēse i paktė. Nė mos njėri brez, tjetri do tė qortojė mungesat, nė mos njėri popull, tjetri do ta bėjė kėtė.
Nuk ėshtė punė e shkrimtarit tė merret, qoftė edhe mendėrisht, me njė gjė tė tillė. Ėshtė njė proces qė zhvillohet jashtė tij.
Krahas kompletit tė veprave ka dalė romani juaj mė i ri “E penguara”. Ėshtė shfaqur aty-kėtu mendimi se nė kėtė vepėr pėrshkruhen fakte tė njohura dhe personazhe tė njohur. Ē’mund tė na thoni pėr kėtė?
Ėshtė njė histori e njohur, kėrkimi i ngjarjeve reale ose personazheve reale, nė vepra letrare. Ėshtė sqaruar qindra herė se letėrsia artistike, ajo qė quhet fiksion, nuk ka ndonjė detyrim ndaj vėrtetėsisė sė fakteve. Megjithatė, keqkuptimi vazhdon. Ky keqkuptim, nė disa raste, ėshtė gjer nė njėfarė mase i kuptueshėm. Kur pėrshkruhet njė brez i tėrė qė ka pėsuar fatkeqėsi, ka pėrkime tė ēuditshme nė fatet e kėtyre personazheve. Kėshtu qė njerėzit do tė kėrkojnė, dashur pa dashur, identifikimin e tyre. Romani “E penguara” iu kushtohet, siē ėshtė thėnė nė krye tė tekstit, vajzave shqiptare qė e kaluan fėmininė, adoleshencėn, rininė e ndoshta krejt jetėn nė internim. Vetvetiu nė fatin e secilės ka pika tė ngjashme, tepėr dramatike, me fatin e tė tjerave. Por kjo nuk e pėrligj identifikimin.
Do tė doja tė pėrmendja se keqkuptimi i mėsipėrm ka qenė dhe mbetet njė dukuri e njohur nė letėrsinė botėrore, nė gjitha vendet dhe shpesh ėshtė kthyer nė shqetėsim pėr shkrimtarėt.
Ėshtė bėrė njė lidhje mes personazhit tuaj ne romanin “E penguara” me jetėn e Drita Ēomos, vajzės sė Liri Belishovės, a keni pasur njė nxitje nga ky rast?
Lidhur me atė ēka ėshtė folur nė shtyp, nėse te personazhi i “E penguara” mund tė jetė projektuar figura dhe fati dyfish tragjik i Drita Ēomos, koleges sonė tė re, qė nuk arriti dot tė realizonte ėndrrėn e vet tė lirisė dhe tė letėrsisė, do tė shtoja se ajo e meritonte plotėsisht pėrkujtimin mė sublim nėpėrmjet artit, por ēėshtja nė raste tė tilla shtrohet ndryshe: liria e letėrsisė cenohet. Veē kėsaj, liria e letėrsisė, aq sa ē’ėshtė e bukur, aq dhe mund tė jetė e rrezikshme. Ajo, ashtu siē e sublimon, ashtu dhe padashur mund ta dėmtojė personazhin. Dhe kjo ėshtė njė ndėr arsyet se pėrse letėrsia refuzon ēdo pakt besnikėrie me realitetin.
Ju e promovuat pėr herė tė parė kolanėn tuaj tė plotė, tė mėrkurėn nė Universitetin Europian tė Tiranės, pse zgjodhėt njė universitet, pra njė mjedis tė rinjsh pėr tė promovuar?
Nuk ėshtė vėshtirė tė pėrfytyrohet pėrgjigjja pėr kėtė pyetje. Ėshtė njė ndėr mjediset mė tė natyrshme pėr ēdo shkrimtar nė raste tė tilla. Kam pasur zakonisht marrėdhėnie me studentėt universitarė. Kam qenė vetė student dhe kjo ka qenė njėra nga arsyet, ndonėse jo kryesorja. Mendoj se universitetet shqiptare nė kushtet e reja mund tė bėjnė mė shumė pėr tė qenė jo vetėm qendra tė mendimit e tė dijes, por edhe pika reference mė tė ndjeshme pėr gjithė shoqėrinė shqiptare. Njė status i tyre mė solid do tė ndikonte kudo.
Janė njėzet vėllime tė Veprės suaj tė plotė deri tani. Do tė kemi njė vėllim tė njėzetenjėtė e mė tej nė kėtė kolanė?
Jo, nuk do tė ketė. Vepra quhet e kryer.

Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34466
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi