ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gruevski heq emėrtimin “shqiptar” nė pasaporta

Shko poshtė

22112009

Mesazh 

Gruevski heq emėrtimin “shqiptar” nė pasaporta Empty Gruevski heq emėrtimin “shqiptar” nė pasaporta




Gruevski heq emėrtimin “shqiptar” nė pasaporta Qeveria20ndertesa20a1Shkup - Nė pasaportat e reja biometrike nė grafėn e nacionalitetit vazhdon tė figurojė emėrtimi “maqedonas”. Radhė tė gjata tė qytetarėve pėr t`u pajisur me dokumentin e udhėtimit, mirėpo ata vazhdojnė tė shprehin habi pėr ndryshimin e bėrė tek grafa e nacionalitetit apo shtetėsisė.Edhe pėrkundėr reagimeve tė vazhdueshme, deri tani nuk ėshtė bėrė pėrmirėsimi i nevojshėm, duke e kthyer emėrtimin e vjetėr “R.Maqedonisė”, duke mos pėrcaktuar aspektin kombėtar tė asnjė komuniteti.

Se shqiptarėt e Maqedonisė nė vendet e BE-sė do tė njihen drejtpėrdrejt maqedonas, kjo sipas analistėve shqiptarė komentohet si strategji e qartė e Qeverisė sė Nikolla Gruevskit. Skenari i parapėrgaditur ėshtė forcimi dhe arritja e misionit qė Republika e Maqedonisė tė njihet si shtet ekskluzivisht i maqedonasve, nė sytė e ndėrkombėtarėve.

Analisti dhe eksperti i ēėshtjeve ndėrkombėtare, prof.dr. Ylber Sela vlerėson se problemi buron nga kushtetuta, ku shqiptarėt nuk kanė tė pėrcaktuar se qytetarė tė cilės kategori janė.

“Andaj nga Kushtetuta vijnė kėto gjėra. Normalisht qė sapo tė dorėzosh pasaportėn nė duart e autoriteteve tė huaja, nė mėnyrė tė qartė identifikohesh si maqedonas. Dhe kjo ėshtė si pasojė e politikės aktuale qė na ka pėrfshirė neve shqiptarėve dhe nuk ngrisim zėrin”, ka theksuar ligjėruesi universitar Ylber Sela.

Ndėrkohė, analisti dhe publicisti Nijazi Muhamedi ka nėnvizuar se kėto emėrtime bėhen qėllimisht nga Qeveria maqedonase pėr tė forcuar pozicionet e saj me grekėt, duke i shpallur tė gjithė qytetarėt e kėtij vendi si maqedonas.

”Kjo po bėhet pėr forcimin e kulturės maqedonase dhe kėtu ka gisht Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti, pėr tė realizuar projektin pėr ndėrrimin e tė gjitha identiteteve. Kėtu nuk bėhet fjalė vetėm pėr pasaportat, por edhe pėr futjen e gjuhės maqedonase prej klasės parė dhe projektet e tjera kulturore, tė trashėgimisė dhe e ēka jo tjetėr”, ka theksuar analisti Nijazi Muhamedi, duke shtuar se kėto marrėveshje dhe projekte antishqiptare dita ditės po dalin nė dritė.

Partia shqiptare nė pushtet, BDI, edhe pse premtoi se do tė ngrisė zėrin pėr kėtė ēėshtje nė Parlamentin e Maqedonisė, deri tani nuk ėshtė bėrė asnjė gjė nė kėtė drejtim, kur po afrohen ditėt qė njė pjesė e madhe e shqiptarėve t`ia mėsyejnė vendeve tė BE-sė. (ina/start)
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34471
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Gruevski heq emėrtimin “shqiptar” nė pasaporta :: Komentet

bulqizaku

Mesazh Sun Nov 22, 2009 6:41 pm nga bulqizaku

ki gruevski u bo per tu rraf si mere bazja ......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi