ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skandali i pallatit tė Dash Pezės, si Edi Rama firmosi zhdukjen e rrugės

Shko poshtė

02122009

Mesazh 

Skandali i pallatit tė Dash Pezės, si Edi Rama firmosi zhdukjen e rrugės Empty Skandali i pallatit tė Dash Pezės, si Edi Rama firmosi zhdukjen e rrugės




Rama i dhuroi rrugėn “Urani Panio” dhe njė leje ndėrtimi njeriut qė fle ne shpinė e tij.

Abuzimi mė i madh me trojet publike nga Edi Rama ėshtė bėrė nė favor tė mikut tė tij tė ngushtė, Dashamir Peza. Vetėm pak metra larg nga qendra e Tiranės dhe nė njė nga zonat mė tė vjetra nė kryeqytet, kreu i bashkisė i dhuroi mikut tė tij rrugėn e qytetarėve pėr ndėrtimin e njė pallati shumėkatėsh. Rama i firmosi Dash Pezės lejen e ndėrtimit mbi rrugėn dhe trotuarin qė shėrbente pėr banorėt e zonės, tė cilėt tashmė duhet tė kalojnė

nėpėr cepat e pallatit tė Dashit, pėr tė dalė nė rrugėn kryesore. Fillimisht Edi Rama ia shiti rrugėn Dash Pezės dhe i dha lejen e ndėrtimit, por mė vonė, kur kuptoi se kėtė shkelje e vinte nė dukje dhe njė fėmijė i shkollės fillore, ndoqi njė strategji tė re, atė tė dhėnies sė rrugės me qira dhe njė leje ndėrtimi pėr ta privatizuar kur t’i vinte koha. Mė mirė kėshtu. Dashi, duhet t’i paguaj shtetit 8 mijė lekė nė vit pėr qiranė e rrugės dhe tė shesė hyrjet e pallatit qė ka ndėrtuar. Gjykata supreme ka vendosur qė ky pallat tė shembet port pėrmbarimi nuk vihet nė zbatim. Qytetarėt dhe gjykata nxjerrin nė dritė prova abuzuese nga Edi Rama dhe prokuroria nuk vihet nė lėvizje. Organet e drejtėsisė kanė favorizuar Ramėn i cili po shet tek miqtė e tij tė ngushtė Tiranės, duke e betonizuar atė pa kriter. Zanafilla e kėtij abuzimi, vėrehet qė me procedurat pėr dhėnien e lejes pėr shesh ndėrtimi, kur ky shesh ende nuk ishte pronė e investitorit, nė rastin konkret Dashi, dhe se bashkia, pėrkundėr kompetencave tė saj, pretendonte t’ia shiste Dash Pezės. Ai shesh, edhe sot, nuk i ėshtė shitur investitorėve, por ėshtė gjetur njė rrugė e re, ju ėshtė dhėnė me qira, sigurisht pėr tė ndėrtuar njė pallat.

Leja e ndėrtimit
Historia e abuzimit me pallatin e Dash Pezės, nė qendėr tė kryeqytetit, pikėrisht pas Qendrės sė Biznesit “VEVE” dhe Hotel “Tirana”, daton qė nė 22 shtator tė vitit 2001. Edi Rama kishte vetėm njė vit qė ishte zgjedhur kryetar bashkie. Nė mbledhjen e saj tė datės 22 shtator 2001, Kėshilli i Rregullimit tė Territorit (KRRT) i Bashkisė sė Tiranės me vendimin e tij nr. 22, miraton nė parim sheshin e ndėrtimit pėr pallatin e Dash Pezės. Deri kėtu, nuk ka asgjė anormale. Pikėrisht, pas kėsaj fillojnė abuzimet. Sepse kjo leje pėr shesh ndėrtimi, u dha pa pasur realisht njė shesh ndėrtimi. Dhe pėr kėtė, KRRT-ja e Bashkisė sė Tiranės, kishte “ofruar” njė “zgjidhje origjinale”. Nė mungesė tė piketave, apo sipėrfaqes sė sheshit tė ndėrtimit, nė pikėn e dytė tė Vendimit Nr. 22, tė datės 22. 09. 2009, KRRT-ja e Bashkisė sė Tiranės, parashikonte qė pas lejes sė dhėnė, t’ia shiste ajo sheshin e ndėrtimit investitorėve, shesh ndėrtimi ky, qė nuk ishte asgjė mė shumė se rruga “Urani Panio” qė kalonte nė mes tė lagjes dhe qė do i “bashkėngjitej”, pronės tokės sė Ilir Matas, e vėnė nė dispozicion pėr ndėrtimin e kėtij pallati nga ana e kunatit tė tij Dash Peza, mikut tė Edi Ramės. “Zbardhja e lejes sė sheshit tė ndėrtimit do tė bėhet pasi tė ketė bėrė njė kontratė paraprake mė Kėshillin Bashkiak, pėr blerjen e truallit publik qė shfrytėzohet pėr realizimin e kėtij projekti, nė bazė tė ēmimit tė liberalizimit tė tregut, pėr vetė pozicionin ku ndodhet”, parashikonte KKRT-ja nė vendimin e saj, nė njė kohė qė as KRRT-ja, por as Bashkia e Tiranės, nuk ka nė kompetencat e saj shitjen e trojeve publike tė kryeqytetit.

Abuzimet
Kur njė qytetar ka bėrė njė shtesė nė banesėn e tij, apo njė lokal nxjerr nė trotuar karriget e lokalit ndiqet penalisht, por kur Dash Peza dhe Edi Rama ndėrtojnė pallat mbi tė gjithė rrugėn nuk preken. Qytetarėt ēdo ditė kanė ngritur zėrin. Kanė bėrė padi nė gjykatė dhe nė prokurori, por kjo e fundit asnjėherė nuk e ka marrė mundimin qė te hetojė mbi zaptimin e pronave publike. Gjykata e Lartė ka vendosur qė pallati tė shėmbet por pėrmbarimi nuk vepron. Ēdo ditė botohen fakte qė tregojnė veprimet korruptive tė kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės dhe prokuroria nuk ka regjistruar asnjėherė ndonjė procedim penal pėr rastin konkret apo edhe pėr raste tė tjera ku ndėrtuesit e Ramės kanė zaptuar pronat publike janė me dhjetėra kryetarė bashkish e komunash qė janė dėnuar me burg kur kanė dhėnė leje ndėrtimi mbi njė pronė shtetėrore, apo nuk kanė kontrolluar siē duhet aktin e pronėsisė. Atyre tashmė u lind e drejta qė tė kėrkojnė dėmshpėrblim pėr dėnimin e marrė duke nxjerr si precedent rastin e Edi Ramės, i cili shet dhe jep leje ndėrtimi mbi pronat shtetėrore sipas qejfit tė tij.

Leja e ndėrtim pa u pėrcaktuar sheshi
Nė vendimin e 22 shtatorit 2001, KRRT-ja e Bashkisė sė Tiranės vendosi “nė parim” pėr sheshin e ndėrtimit, me kushtin qė ajo ti shiste rrugėn Dash Pezės, sėrish edhe ky vendim nuk u respektua. Jo vetėm kaq, por, pas pak mė shumė se njė muaji mė pas, KRRT-ja e Bashkisė sė Tiranės, i jep lejen e ndėrtimit Dash Pezės, end epa u zbardhur leja pėr shesh ndėrtimi. Me pak fjalė, nė datėn 27 tetor 2001, KRRT e Bashkisė sė Tiranės me vendimin e saj Nr. 28, miratoi lejen e ndėrtimit, pėr kompaninė e Dash Pezės, “T.T.T. ALBA – L.A.M.” sh.p.k ende pa u pėrcaktuar sheshi i ndėrtimit, madje ende pa u zbardhur leja pėr shesh ndėrtimi qė Edi Rama kishte firmosur vetėm pak mė shumė se njė muaj mė parė. Leja pėr sheshin e ndėrtimit, pėr tė cilin Edi Rama firmosi edhe lejen e ndėrtimit, u zbardh vetėm njė vit mė pas. Pikėrisht, nė datėn 4 shtator 2002, zbardhet leja e sheshit tė ndėrtimit (sipas formularit Nr. 2), Nė bazė tė zbardhjes sė kėsaj leje pėr shesh ndėrtimi, mėsohet se sipėrfaqja e sheshit ishte 191.5 m2, ndėrsa sipėrfaqja e ndėrtimit 148.4 m2. Koeficienti i shfrytėzimit 0.77. Afati i kėsaj leje ishte deri nė datėn 22. 03. 2002. Mė pak se 10 ditė pas zbardhjes sė lejes sė sheshit tė ndėrtimit, por edhe njė vit pas marrjes sė lejes sė ndėrtimit, saktėsisht nė 13 shtator 2001 (sipas formularit Nr. 4), u zbardh edhe afati i lejes sė ndėrtimit tė dhėnė nė 27 tetor 2001 nga KRRT-ja e Bashkisė sė Tiranės, pėr Dash Pezėn. Afati i kėsaj leje ėshtė deri nė 27. 10. 2004.

Romir Saraēi



SOT
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34471
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Skandali i pallatit tė Dash Pezės, si Edi Rama firmosi zhdukjen e rrugės :: Komentet

bulqizaku

Mesazh Wed Dec 02, 2009 5:14 pm nga bulqizaku

ku o silvia konti me pushime????????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Wed Dec 02, 2009 5:34 pm nga lidabica

m'duket se osht bo edhe kjo mikja e Edit Skandali i pallatit tė Dash Pezės, si Edi Rama firmosi zhdukjen e rrugės Affraid , mos e ka dhunu edhe ket Skandali i pallatit tė Dash Pezės, si Edi Rama firmosi zhdukjen e rrugės Affraid

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi