ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia ne NATO, nje e ardhme e evropiane per te rinjte sh

Shko poshtė

07042008

Mesazh 

Shqiperia ne NATO, nje e ardhme e evropiane per te rinjte sh Empty Shqiperia ne NATO, nje e ardhme e evropiane per te rinjte sh




Shqiperia ne NATO, nje e ardhme e evropiane per te rinjte shqiptare


E Hene, 07 Prill 2008

Migena Reci

3 prilli hyri ne historine e Shqiperise si nje dite e madhe e nje endrre te kahershme te te gjithe shqiptareve. Ishte nje mireseardhje e gjalle dhe e ngrohte qe aleatet dhe miqte i thane Shqiperise, ne kete prill te kesaj pranvere te paharrueshme te vitit 2008.

Fati i historise trokiti ne dyert e shqiptareve, ne 17 shkurt me pavaresine e Kosoves dhe ne 3 prill me ftesen e anetaresimit ne NATO te Shqiperise.

Dhe pak jave me pas, ftesa e NATO-s realizoi amanetin e rilindesve tane, elites se viteve 30 - 40, dhe i qindra mijera intelektualeve te persekutuar nga diktatura komuniste.

Realizoi endrren tone, thirrjet e shqiptareve, te etur per liri, "E duam Shqiperine si gjithe Evropa".

Ne ishim te gjithe atje per lirine dhe demokracine, por thirrja e te rinjve, perpjekjet e pareshtura te tyre, e sollen me prane diten e madhe te 3 prillit.

Shqiperia ka hyre ne NATO dhe kjo nuk eshte me nje fjali abstrakte, apo retorike politike e nje force ne pushtet, por ky eshte nje realitet evropian qe shqiptaret paten fatin ta prekin dhe ta ndjejne ne kete pranvere.

Ftesa e NATO-s hapi kapitullin e nje te tashmeje me te sigurt, e nje te ardhmeje evropiane.

Dhe kjo dite, me teper se te gjithe ne, i perket sot te rinjve, sepse ata gezojne pa paragjykime, endrren dhe fitoren e te pareve tane qe me pende, lufte dhe vuajtje, priten kete dite te madhe te lirise dhe progresit

Ata e ndjejne sot me prane se kurre Shqiperine ne BE. 3 prilli eshte dita qe vulos sigurine, stabilitetin, realizimin e shpejte te reformave, arsimimin e te rinjve me standarde evropiane, dhe te nje ardhmeje te tekonologjise dixhitale.

3 prilli sjell per te rinjte shqiptare barazine, shanset dhe uljen e ndasive mes tyre dhe te rinjve te Evropes. Shinat e zhvillimit dhe sfidave ne NATO jane sot te hapura per ta..

Te rinjte tane duhet te jene sot, me garues se kurre me njohurite , pjesemarrjen, vendimmarrjen, idete dhe aftesite e tyre ne radhet e bashkemoshatareve italiane, franceze, kroate, rumune, ukrainas e shume e shume shteteve te tjera.

Por sot eshte dhe dita qe te rinjte te kuptojne dhe te ndergjegjesohen se porta e pare e madhe drejt Europes, nuk na u hap per meshire, sepse lirine dhe demokracine e shumepritur nuk na e dhuruan....

Ate e fituam me sakrifice dhe vetemohim te te pareve tane, me burgim, vuajtje e perpjekje per te drejta njerezore, qe per shume vite na u ndaluan, me reforma dhe pune, ne te gjithe kete tranzicion te gjate te post -diktatures.

Dhe ftesa e fituar ne 3 prill nuk mund te merret lehte, nuk mund te cohet dem.

Ajo eshte pasaporta jone drejt progresit, energjise dhe perpjekjeve per nje Shqiperi te begate, te sigurt dhe me te ardhme.

Le ti besojme rinise, busullen e ketij rrugetimi te bukur dhe plot sfida.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34501
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi