ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA-tė mbrojnė fuqishėm pavarėsinė e Kosovės

Shko poshtė

08122009

Mesazh 

SHBA-tė mbrojnė fuqishėm pavarėsinė e Kosovės Empty SHBA-tė mbrojnė fuqishėm pavarėsinė e Kosovės




SHBA-tė mbrojnė fuqishėm pavarėsinė e Kosovės Pavarsia_e_kosoves1Hagė - Lėreni tė qetė pavarėsinė e Kosovės, sepse ajo ėshtė vullneti i popullit dhe faktor stabiliteti nė Ballkan, deklaroi sot para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė, pėrfaqėsuesi i Shteteve tė Bashkuara, Harold Koh.
Nė njė fjalim qė ishte mbrojtja mė e fuqishme e pavarėsisė sė Kosovės nė Hagė, Harold Koh fillimisht ka shtruar pyetjen nėse shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė nė harmoni me tė drejtėn ndėrkombėtare dhe menjėherė ėshtė pėrgjigjur me kėto fjalė: “Pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ajo ėshtė nė harmoni me tė drejtėn ndėrkombėtare, sepse nuk pėrmban asgjė nė kundėrshtim me kėtė tė drejtė”.

Nė vazhdim, Koh u ėshtė drejtuar gjykatėsve tė GJND-sė, duke u thėnė se ata kanė dėgjuar pėr mizoritė ndaj shqiptarėve tė Kosovės, pėr 1 milion kosovarė tė dėbuar me dhunė dhe pėr fushatėn e pastrimit etnik, pėr tė shtuar se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nuk ka qenė zhvillim spontan, porse asaj i ka paraprirė njė proces politik.

“Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė artikulim i vullnetit tė popullit, qė as mund tė autorizohet dhe as ndalohet”, ka thėnė Harold Koh, pėr tė shtuar se Serbia kishte thėnė se edhe nė rastin e Sllovenisė dhe Kroacisė ishte shkelur e drejta ndėrkombėtare, por qė tash nuk thotė.

Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nuk ka cenuar as parimin e integritetit territorial, sepse ky parim rregullon vetėm raportet ndėrshtetėrore, ka thėnė Koh, pėr t’iu referuar pastaj Rambujesė dhe “vullnetit tė popullit” dhe pėr tė shtuar se dokumentet e kėtij tubimi nuk prejudikojnė dhe as pėrjashtojnė asnjė epilog tė statusit politik tė Kosovės.

Nėse Rezoluta 1244 pėrmban dispozitėn pėr integritetin territorial tė Serbisė, pse atėherė pėr shumė kohė Beogradi ėshtė ankuar se ajo ia hap rrugėn pavarėsimit tė Kosovės, ka pyetur Harold Koh, pėr tė shtuar se Rezoluta 1244 thirret nė integritetin territorial tė Jugosllavisė, por Jugosllavia mė nuk ekziston.

Ai ka pohuar se nga qindra deklarata tė pavarėsisė, asnjė nuk ėshtė hedhur poshtė nga e drejta ndėrkombėtare dhe kjo nuk bėn tė ndodhė as me Kosovėn.

Nė vazhdim ka folur pėrfaqėsuesi i Rusisė, Kiril Gevorgian, qė ka thėnė se kjo gjykatė ka juridiksion pėr ēėshtjen e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Ai nė vazhdim ka folur pėr, siē ka thėnė, shumė deklarata tė pavarėsive qė janė konsideruar tė paligjshme nga Kėshilli i Sigurimit, pėr tė shtuar se Qiproja Veriore ėshtė njė rast i tillė.

Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė jolegale, sepse u bė nėn njė administrim ndėrkombėtar, ka thėnė Kiril Gevorgian, pėr tė shtuar se popullata e Kosovės nuk hyn nė kuadėr tė grupeve qė kualifikohen pėr tė pasur tė drejtėn pėr vetėvendosje.

Populli i Kosovės asnjėherė nuk ėshtė pranuar si popull me tė drejtėn e vetėvendosjes, ndėrsa bashkėsia ndėrkombėtare, nė vitin 1999, veproi pa e njohur tė drejtėn e vetėvendosjes sė popullatės sė Kosovės, ka thėnė pėrfaqėsuesi i Rusisė, pėr tė pohuar se e drejta ndėrkombėtare e ndalon pavarėsimin e Kosovės.

Ai ka vazhduar me pohimin se Kosova, sipas sė drejtės ndėrkombėtare, ėshtė nėn administrimin e OKB-sė dhe as shqiptarėt dhe as Beogradi nuk mund tė ndėrmarrin hapa unilateralė qė sfidojnė UNMIKU-un.

Kiril Gevorgian ka aluduar te vazhdimi i bisedimeve Kosovė-Serbi, kur tha se fakti qė bisedimet nuk kanė sjellė rezultate, nuk do tė thotė se tė gjitha mundėsitė janė shterur.

Serbia i ka ofruar Kosovės jo vetėm shkallė tė lartė tė autonomisė sė brendshme, por edhe pjesėmarrje nė organizatat ndėrkombėtare, ka thėnė pėrfaqėsuesi rus, pėr tė konkluduar se “sipas Rezolutės 1244, statusi i Kosovės ėshtė dashur tė jetė autonomi substanciale nė kuadėr tė Serbisė dhe kjo rezolutė mbetet tėrėsisht nė fuqi”, ka thėnė pėrfaqėsuesi i Rusisė, Kiril Gevorgian.

Seancėn e sotme dėgjimore nė GJND e ka hapur Spanja, qė ka thėnė se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare, sepse me tė ėshtė shkelur Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.

Ndėrsa, e fundit nė seancėn e sė martės ka folur Finlanda, qė pa asnjė hezitim ka dalė nė mbrojtje tė pavarėsisė sė Kosovės. Paiva Koukuranta ka folur pėr deportimet dhe dhunėn e Serbisė nė Kosovė, qė ka qenė sistematike, dhe ka apostrofuar edhe heqjen e dhunshme tė autonomisė dhe referendumin e vitit 1991 pėr pavarėsinė.

Ajo ka pohuar se pas rėnies sė Murit tė Berlinit, rrethanat kanė ndryshuar, pėr tė shtuar se populli e cakton fatin e territorit dhe jo territori fatin e popullit. /Radio Evropa e Lirė/ Telegrafi/
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34466
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi