ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Déją vu/E ardhmja nė mendjen tonė

Shko poshtė

16122009

Mesazh 

Déją vu/E ardhmja nė mendjen tonė Empty Déją vu/E ardhmja nė mendjen tonė




Qė nga fillimi i kohėrave, njeriu ėshtė subjekt i fenomeneve qė arsyeja njerėzore nuk di t'i shpjegojė. Deja vu ėshtė njė prej kėtyre. Njė kokėrr rėrė qė duket se pengon mekanizmat e logjikės njerėzore. Vende qė nuk i kemi parė kurrė mė parė, e qė megjithatė i kemi vizituar. Situata tė papėrjetuara asnjėherė, e megjithatė tė njohura. Ndonjėherė njė dije pėr tė ardhmen qė nuk mund tė shpjegohet. Ēfarė ėshtė ky fenomen i ēuditshėm qė ėshtė i njohur qysh prej lashtėsisė dhe megjithatė po qė prej lashtėsisė ka qenė i mbėshtjellė me mister? A ekziston njė shpjegim i vetėm dhe i pangatėrrueshėm? A ėshtė njė gropė e memories sonė, apo njė mesazh qė na vjen nga realitete paralelė qė janė ende tė panjohur pėr ne?
Realiteti ėshtė njė "trekėndėsh katėrkėndor", domethėnė diēka kontradiktore nėse nuk specifikohen parametrat brenda tė cilėve ne lėvizim.
"Kjo gjė mė ka ndodhur njėherė". "Nė kėtė vend mė duket se kam qenė". Janė kėto format mė tipike, nė tė cilat manifestohet fenomeni i deja vu-sė. Edhe pse mė pas, po tė vėresh mirė e me kujdes, pėrtej njė ndjesie tė fortė reminishence fillestare, pothuajse asnjėherė nuk pasohet nga njė kujtesė e detajeve. Tamam sikur njė pjesė e jona e di mirė, se gjėrat nė tė vėrtetė nuk janė tamam kėshtu. Po ēfarė mendon nė lidhje me fenomenin Arthur Funkhouser, ekspert, njė prej psikologėve mė tė mėdhenj botėrorė i deja vu-sė, i cili rrėfen pėr fenomenin. "Kur isha shumė i ri, pata njė seri eksperiencash shumė tė fuqishme, tė cilat dukej se i pėrkisnin kategorisė sė paranormales. Kam qenė kahera i apasionuar pas shkencave dhe pas fizikės e megjithatė nuk arrija asnjėherė qė tė shpjegoja se ēfarė kishte ndodhur. I pėrsėrisja vetes sime se kjo gjė ishte e pamundur. Mė duhet tė pranoj se e gjitha mė vinte nė siklet shumė tė madh, kėshtu qė nisa tė flas nė lidhje me kėtė, me persona tė ndryshėm, por askush nuk dinte tė mė thoshte asgjė. Mė nė fund, njė person m'u pėrgjigj: Aha, ti je duke folur pėr deja vu-nė. Dhe mė dha nė dorė njė njė libėr tė vogėl, qė fliste pikėrisht pėr kėtė argument. Nė kėtė mėnyrė, nisi udhėtimi im nė kėtė botė misterioze.
Funkhouser, ashtu si shumė psikanalistė tė tjerė nė punėn e tij eksploron lidhjet e ndryshme mes realitetit tė ėndrrave dhe memories, mes botės sė mistershme tė ėndrrave dhe mė tej botės edhe mė misterioze tė deja vu-sė.
Endrrat na shfaqen nė struktura dhe fizionomi gjithmonė tė ndryshme, secila me domethėnien e saj tė fshehur. A mund tė pohojmė tė njėjtėn gjė edhe pėr deja vu-nė? Disa kėmbėngulin se janė madje nė gjendje qė tė parashikojnė tė ardhmen, ashtu si nė ėndrrat parashikuese. Ēfarė marrėdhėnie ekziston ndėrmjet deja vu-sė dhe ėndrrės dhe, mė tej, ekziston njė lloj i vetėm i deja vu-sė, apo format qė ajo mund tė shfaqet janė tė shumėfishta?
"Mendoj, se ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė bėjmė dallimin ndėrmjet pėrvojave tė ndryshme qė zakonisht ne i quajmė deja vu", thotė psikologu Funkhouser. "Pėr mua ėshtė e ndarė nė tre pjesė. Ajo qė e quaj deja vecu ėshtė kur koha luan njė rol tė rėndėsishėm nė eksperiencėn e pėrjetuar, ndodh njė gjė dhe e dimė tashmė se ēfarė ėshtė duke ndodhur. Mė pas, ėshtė deja visite, apo mė saktė tė vizitosh njė vend pėr herė tė parė, duke e ditur, ndėrkohė se ēfarė do tė gjesh aty, pėr shembull tė gjesh se ēfarė ka pas qoshes sė rrugės. Nuk ėshtė njė ēėshtje kohe, por ėshtė njė njohuri paraprake e hapėsirė, gjeografike.
Dhe ėshtė eksperienca e tretė qė unė e quaj deja senti, ose mė saktė e ndjerė mė parė, domethėnė qė ta kesh provuar njė herė njė emocion tė caktuar, njė ndjesi tė caktuar".
Ēdo rast i deja vu-sė duket i ndryshėm nga tė tjerėt. Por ēfarė ka pėr tė thėnė njė tjetėr ekspert, njė ekspert qė ndodhet nė anėn tjetėr tė oqeanit, nė Amerikė, nė Seattle. "Mė shumė se sa llojet e ndryshėm tė deja vu-sė, ne duhet tė analizojmė shkaqet, sepse duhet tė dini qė nuk ka njė shkak tė vetėm, por janė plot 71 tė tillė", thotė Vernon Neppe, neurolog. "Pėr ta thjeshtėsuar, mund ta ndajmė deja vu-nė nė pak kategori tė mėdha. E para, pėrfshin deja vu-nė qė ne e quajmė tė tipit shoqėrues, qė vjen pėr shkak tė stresit, tė ankthit. Ajo sjell trazime tė shkurtėr tė kujtesės dhe tė perceptimit. Ose mė saktė, bėhet fjalė pėr probleme komunikimi ndėrmjet kujtesės afatshkurtėr dhe kujtesės afatgjatė. Ka pastaj eksperienca qė shkojnė nė kufijtė e paranormales si parandjenjat e kėqia, apo gjėra tė tjera si kėto. Ka persona qė e dinė se ēfarė do tė ndodhė nė tė ardhmen, nė kėtė rast ka njė shtrembėrim tė qartė tė perceptimit tė kohės. Lobi temporal i trurit pėson luhatje qė janė vėshtirė tė shpjegohen dhe njė prej kėtyre luhatjeve prodhon deja vu-nė.
E dyta, ėshtė deja vu-ja psikotike, apo mė saktė kur interpretohet keq realiteti. Kjo ėshtė ajo qė e quajmė deja vu skizofrenike, e cila ėshtė shpesh herė e lidhur me atakėt e panikut apo edhe format mė tė rėnda tė epilepsisė".
Kujtesa njerėzore ėshtė njė mekanizėm kompleks qė pėrfshin zona tė ndryshme tė trurit si neokorteksi dhe amigdali, por organi kryesor kur flasim pėr kujtesėn ėshtė hipokampusi, zona qė ėshtė direkt pėrgjegjėse pėr kujtesėn, ndjenjat dhe mė nė pėrgjithėsi pėr perceptimin tonė mbi realitetin. Po ēfarė ndodh nėse hipokampusi, i aktivizuar nga njė ndjesi e gabuar familjariteti bie nė gabim? Ndoshta ndodh qė realiteti nuk ėshtė mė realitet? Deja vu-ja vė nė njė provė tė vėshtirė ēdo lloj bindjeje shkencore. A mundet njė qenie njerėzore qė tė eksperimentojė telepatinė, apo mprehtėsinė? Pra, a mundemi qė tė parashikojmė tė ardhmen? Duket se ėshtė ky rasti i njė gruaje belge 40-vjeēare, e cila, e ftuar nga njė miku i saj pianist pėr tė dėgjuar melodinė e re qė ai sapo kishte kompozuar, me tė dėgjuar notėn e parė, nė mėnyrė tė pashpjegueshme ishte nė gjendje qė tė fėrshėllente tė gjithė pjesėn tjetėr tė melodisė.
"Ai i gruas belge ėshtė nė rast normal, por duhet thėnė se shumica e rasteve janė absolutisht normalė. Nuk ka asnjė lloj arsyeje qė tė shqetėsohemi, nėse herė pas here na ndodh qė tė kemi njė deja vu. Pėr fat tė keq, shumė njerėz tremben. Shtatėdhjetė pėrqind e popullsisė, kur janė pak nė ankth apo tė shqetėsuar e provojnė, ndonjėherė edhe nė mėnyrė tė shpeshtė", thotė Funkhouser.
"Kjo gjė mė ka ndodhur njė herė", "nė kėtė vend unė kam qenė mė parė". Termi ėshtė pagėzuar nga njė psikolog francez, Meile Boirac, nė vitin 1876. Para tij, fenomeni njihej me emrin paramnezia. Dėshmi tė tilla ka edhe nė veprat e Platonit. Edhe dishepulli mė i madh i Frojdit, Gustav Jung, ka lėnė dėshmi tė kėtij fenomeni. Eshtė njė fenomen ky qė tė gjithė e kemi pėrjetuar nga njė herė. Kush nuk e ka patur asnjėherė ndjesinė qė ka qenė njė herė nė njė vend tė caktuar edhe mė parė?
Kemi dashur qė tė pėrfshijmė nė kėtė artikull njė person qė ka dėrguar njė letėr, e cila rrėfente nė fakt njė letėr qė kishte lidhje pikėrisht me fenomenin e deja vu-sė. Cili ėshtė raporti i saj me deja vu-nė? "Unė nuk kam menduar asnjėherė pėr deja vu-nė", thotė Stefania (ky ėshtė emri i personazhit). "Por, disa vite mė parė, mė ndodhi diēka qė m'u duk goxha e ēuditshme. Shkuam nė Venecia me disa miq tė mi dhe menjėherė sapo mbėrritėm nė qytet, u ndjeva shumė e lodhur. Mendova nė moment pėr faktin qė e kishim kaluar tė gjithė natėn nė tren dhe qė nuk kisha pushuar. Shkova pra nė hotel dhe nisa tė ndihem keq. Pata njė takikardi. Isha nė moshėn 28-vjeēare dhe nuk mendoja aspak pėr kėto gjėra. Mė pas, dola nga hoteli, hodha njė sy rreth e rrotull dhe mė dukej sikur kisha qenė njė herė nė atė vend. Mendova pėr njė film qė e kisha parė tashmė. Megjithatė, nė tė njėjtėn kohė vazhdoja tė ndjeja kėtė takikardi dhe ndihesha pėrsėri keq. Pėr fat tė mirė, mes grupit tonė miqėsor ishte njė mjek dhe ai mė dha njė qetėsues. Mendova me vete: epo nė darkė do tė shtrihem dhe do tė pushoj. Por, gjatė tė gjithė natės nuk vura gjumė nė sy".
Po ēfarė ka nė tė vėrtetė interesante kjo histori? Rrėfimi i Stefanias vazhdon: "Nė mėngjes u zgjova dhe dola, bėmė shėtitje nėpėr Venecia dhe unė praktikisht i dija dhe i njihja tė gjithė vendet ku shkonim. Kaluam nga pallati i famshėm Ca' d'oro. Shikoja gondolat dhe mė shkaktonin siklet, ndjeja pėrbrenda gjėra, tė cilat nuk i kam kuptuar asnjėherė. Isha tamam si nė njė gjendje ekstaze. Nė Venecia qėndrova pėr tre ditė dhe ēdo ditė ndihesha mė keq se nė ditėn paraardhėse, aq sa nė ditėn e fundit miqtė e mi vendosėn tė bėjnė njė vizitė tek Murano dhe Burano. Por edhe kur mbėrritėm atje, unė praktikisht njihja dhe dija gjithēka pėr Muranon dhe Buranon. Njėri prej miqve tė mi mė propozoi qė tė shkonim dhe tė shikonim Ferraran. U thashė qė, pėrderisa unė ndihem keq, nuk kemi pse tė shkojmė nė Ferrara, shkojmė mė mirė nė Romė. Por ata kėmbėngulnin nė tė tyren dhe miku im doktor mė jepte qetėsues. Dhe mė nė fund vendosa tė shkoj nė Ferrara, ku pėr ēudi u ndjeva shumė mirė. Nuk e kisha parė asnjėherė Ferrarėn, pėrveēse nė televizor apo kartolina, dhe ndihesha shumė, shumė mirė. Dhe duke qenė se kur ndodhesha nė Venecia isha nė ankth dhe ndihesha keq gjatė tė gjithė kohės, ndėrkohė qė nė Ferrara bėhesha menjėherė mirė, atėherė mė ngeli nė mendje njė pikėpyetje e madhe nė lidhje me kėtė gjendje timen"?
Ēfarė tė habit nė rastin e zonjės Stefania? Zakonisht, kur ne kujtojmė diēka, kur mendojmė se kemi qenė njė herė nė njė vend tė caktuar, kjo ndodh pėr pak minuta dhe mė pas fenomeni zhduket. Disa thonė se, kjo nėnkupton qė kemi kujtime, tė cilėt truri ynė i bashkon vetė nė mėnyrė automatike. Ndėrkohė qė, rasti i Stefanias ėshtė pak mė shumė i ndėrlikuar. Pėr kėtė arsye, rasti iu parashtrua profesorit tė Seattle, Vernon Neppe.
"Ky ėshtė njė rast i jashtėzakonshėm. Tė kesh tre ditė me radhė, deja vu ėshtė vėrtetė e veēantė, shumica e njerėzve kanė deja vu vetėm pak herė gjatė tė gjithė jetės sė tyre. Mund tė jetė normale qė tė shkosh nė Venecia dhe tė tė duket sikur ke qenė njė herė aty, po, por kjo vetėm pėr disa sekonda, dhe jo ashtu si i ka ndodhur Stefanias. Kjo histori vė nė krizė ēdo lloj shpjegimi univok nė lidhje me kėtė fenomen. Ngrihet pyetja, pėrse vetėm atje, pėrse vetėm ato tre ditė dhe, mė pas, pas Venecias, asgjė mė?
Pėr mė shumė se njė dekadė, tezat e Vernon Neppet dukeshin mė prestigjiozet nė skenėn ndėrkombėtare. Kjo, deri nė vitin 2006, kur njė artikull qė u botua nė revistėn autoritare "Science" ka shkartisur letrat dhe ka shkundur nga themelet komunitetin shkencor. Kjo, edhe pėr arsye se personi qė ka autorėsinė e atij artikulli nuk ėshtė njė person dosido, por njė shkencėtar prestigjoz, fitues i Ēmimit Nobel pėr mjekėsinė, i cili i la studimet e tij tė mėparshme, nė kulmin e suksesit akademik, pėr t'iu dedikuar studimit tė deja vu-sė.
"Ne nuk e njohim tė gjithė mekanizmin e deja vu-sė, por vetėm njė pjesė tė tij", thotė fituesi i Ēmimit pėr Mjekėsinė nė 1997, Susumu Tonegava. 'Ajo qė ne besojmė se ndodh ėshtė: nė trurin tonė kemi qė njė qark qė proceson dhe arkivon informacionet qė ne marrim dhe qė shkojnė dhe formojnė kujtesėn. Kur takon dikė, kur sheh njė vend pėr herė tė parė e njeh, e kujton, apo e di qė nuk e ke parė asnjėherė mė parė atė hapėsirė apo atė person. E bėjmė kėtė gjė gjatė tė gjithė kohės, edhe tani qė jemi duke folur madje. Por ndonjėherė, skena tė caktuara janė kaq tė ngjashme, dhe informacionet qė tė vijnė nga realiteti tė kujtojnė njė tjetėr skenar, tė cilin nuk jemi mė nė gjendje qė ta dallojmė. Njė pjesė e trurit, hipokampusi, tė thotė: kjo nuk ėshtė hera e parė qė t'i je kėtu, sepse kujton nė fakt njė vend tė ngjashėm dhe hyn nė njė lloj qarku tė shkurtėr. Por pjesa tjetėr e trurit, i quajtur neokorteks ka njė hapėsirė mė tė madhe tė tė gjithė situatave tė pėrjetuara mė parė dhe tė thotė: Jo, kjo ėshtė hera e parė qė t'i je kėtu. Pikėrisht kėtu lind edhe konflikti".
E reja mė e madhe qė sjellin studimet e Susumu Tonegavės, ėshtė se ai merret me trurin e kavieve minj, tė cilėve pėrmes manipulimeve gjenetike u ndryshihen disa celula cerebrale. "Tek minjtė e ndryshuar gjenetikisht ėshtė e vėshtirė qė tė dallojnė, me fjalė tė tjera ėshtė njėsoj si tė jenė viktima tė njė deja vu-je kronike, ngatėrrojnė gjėra qė u kanė ndodhur me gjėra qė nuk i kanė ndodhur asnjėherė mė parė. Kemi parė veprimtarinė e minjve tė angazhuar nė njė aktivitet eksplorues, kemi parė sjelljen e mutantėve nė dy vende tė ndryshėm, i kemi vėnė nė njė vend, mė pas nė njė tjetėr dhe mė pas kemi bėrė tė njėjtėn gjė me minjtė normalė. Nė tė dy ambientet, mutantėt ndjekin tė njėjtėn skemė sjelljeje, ndėrkohė qė minjtė normalė e ndryshojnė atė. Nga kjo mund tė supozohet se njė kategori e minjve arrijnė qė tė bėjė dallimin dhe tjetra jo".
Nė vitet tetėqind, kompleksiteti i trurit ishte krahasohej me centralin e telefonit. Ndėrsa sot flitet mė shumė pėr njė kompjuter tė sofistikuar, por sa mė shumė qė kėrkohen krahasime, aq mė shumė bėhemi tė vetėdijshėm se kėto nuk janė veēse hije tė potencės cerebrale. Po sikur truri i njeriut tė jetė shumė mė tepėr se sa ajo qė ne mendojmė? Njė entitet i pafundėm ashtu si universi? Teoritė e reja tė Susumu Tonegavės megjithatė nuk kanė bindur studiuesit e shumtė qė merren prej vitesh me kėtė ēėshtje. Ashtu si mund tė pritej, kur flitet pėr deja vu-nė, dera mbetet ende e hapur.
"Do tė doja tė dija, minjtė a mund tė flasin? Sigurisht qė ata kanė njė gjuhė tė tyren, por sigurisht qė ne nuk na japin intervista", thotė njė kundėrshtar i profesorit Tonegava: "Unė nuk mendoj se minjtė janė nė gjendje tė na thonė, nėse kanė patur apo jo njė deja vu, pėr kėtė arsye mendoj se tė gjithė kėto teori nuk kanė asnjė bazė, pikė sė pari se nuk ėshtė askush qė tė na thotė se ēfarė ka provuar, dhe sė dyti, sepse truri i njė miu nuk ėshtė i zhvilluar aq sa duhet.
Mbėrrimė kėshtu nė hipotezėn pėrfundimtare pėr fenomenin misterioz tė deja vu-sė. Kemi parė se bota shkencore ėshtė e ndarė mė dysh nė lidhje me zgjidhjet e mundshme qė kanė tė bėjnė me fenomenin e deja vu-sė, kemi parė mendimin e shkencėtarėve, psikiatėrve dhe psikanalistėve. Duket qartė se, zgjidhjet nuk konkordojnė me njėra-tjetrėn, por nga ana tjetėr as nuk mundemi qė tė themi se ky fenomen nuk ekziston. Jemi pėrpjekur kėshtu qė thjeshtė tė krijojmė njė ide, por tashmė, duke iu qasur nga njė tjetėr kėndvėshtrim. Duke hyrė nė botėn e paranormales.
Atėherė, a mos ėshtė kujtesa pararendėse e njė jete paraardhėse shpjegimi i vėrtetė i deja vu-sė? Por edhe nėse do tė pranohej kjo mundėsi, a ėshtė vėrtetė e besueshme qė kujtesa jonė tė shkojė kaq shumė prapa nė kohė, atėherė kur kemi qenė njė person tjetėr nė njė epokė tjetėr? Duket se kėtė teori do ta konfirmonte mė sė miri ajo qė i ndodhi shekullin e kaluar njė zotėrie me emrin Paul Videl, i cili ndėrkohė qė ndodhej nė ceremoninė e varrimit tė njė princeshe angleze, pati ndjesinė se kish marrė pjesė njė herė nė kėtė dhimbje tė tmerrshme.
Remo Bodei, filozof qė ėshtė marrė shumė me fenomenin, thotė se "njė mjek anglez, Artur Vigan, nė vitin 1844 kishte shkruajtur njė libėr qė prekte temėn e deja vu-sė dhe qė nisej nga ideja se nė dy hemisferat e trurit, nocionet mbėrrijnė ndonjėherė nė kohė qė ndryshojnė nga njėra-tjetra me njė fraksion tė sekondės, pra, mė parė nė njėrėn hemisferė dhe mė pas nė tjetrėn".
Ne kemi vendosur qė tė mos ndalemi, por qė tė shkojmė dhe tė kėrkojmė pėrgjigjet nė vendin ku studimi i deja vu-sė ka kryer hapat mė tė mėdhenj. Nė Universitetin e Neuropsikiatrisė nė Leeds, doktor Kris Mourin udhėheq njė ekip studiuesish qė, nėpėrmjet teknologjive tė sofistikuara studion deja vu-nė kronike, apo mė saktė kur deja vu shndėrrohet nė njė sėmundje tė vėrtetė. Njėri prej rasteve mė tė jashtėzakonshme tė deja vu-sė i ndodhur njė zotėrie tė moshuar anglez, Farell, i cili kur u thirr pėr ekzaminimin e parė refuzoi qė tė shkonte nė klinikė, sepse kėmbėngulte qė kish qenė tashmė njė herė aty dhe i kishte kryer tė gjithė vizitat.
'Farell ishte me tė vėrtetė njė rast interesant", thotė Mourin. 'Kur ai erdhi kėtu nė klinikė dhe unė e vizitova, e kuptova menjėherė se kujtonte fjalė qė nuk i ishin thėnė asnjėherė. Nė jetėn e pėrditshme ai kishte pushuar sė pari, televizorin dhe tė lexonte gazetat. E shoqja e pyeste: Si ka mundėsi qė ti di gjėra tė cilat nuk kanė ndodhur ende? Dhe ai i pėrgjigjej: Eshtė e lehtė, thjeshtė sepse mė kujtohen".
Eshtė ndoshta nė ngjashmėrinė e kėtyre personave qė mund tė gjendet njė shpjegim i pranueshėm pėr pėrvojėn e jashtėzakonshme tė zonjės Stefania nė Venecia?
"Herėn e parė qė shkova nė Nju Jork, e njėjta gjė mė ndodhi edhe mua", vazhdon Mourin. "Pata njė deja vu kronike. E njihja shumė mirė Nju Jorkun e televizionit dhe gazetave dhe kisha shumė pritshmėri tė miat. Dhe janė pikėrisht pritshmėritė qė shkaktojnė kėto lloj situatash. Sa mė shumė qė ndodh pėr njė gjė, aq mė shumė ajo ndodh. Nė fund tė udhėtimit mund tė thuhet vetėm se nuk ekziston njė e vėrtetė e vetme".
A do tė mbėrrijė ndonjėherė dita kur qeniet njerėzore do tė dinė gjithēka nė lidhje me deja vu-nė?
"Truri ėshtė ende njė kufi i dijes sonė dhe duhet qė ne tė dimė mė shumė", thotė Mourin, "duhet qė tė bėjmė hapa pėrpara sa i pėrket neurologjisė, psikologjisė dhe shkencės. Nė njėzetė vitet qė do tė vijnė do tė bėhen hapa gjigandė nė kėtė drejtim, pėr kėtė unė jam i sigurtė".
Shkencėtarėt: Telepatia ėshtė reale
Shumė njerėz kanė marrė njė telefonatė nga njė person, pikėrisht teksa ishin duke menduar pėr tė. Tani, njė studim i ri pretendon qė kjo formė e telepatisė mund tė mos jetė thjeshtė koinēidencė. Biologu Rupert Sheldrake nga Kolegji i Trinitretit nė Angli, tha se forma mė e zakonshme e telepatisė nė botėn moderne ndodh kur dikush mendon pėr dikė pėr asnjė arsye tė dukshme dhe mė pas, ai person telefonon. Pėr tė zbuluar nėse ky fenomen ėshtė njė iluzion masiv apo realitet, katėr pjesėmarrėsve nė njė eksperiment iu tha se do tė merrnin njė telefonatė nga njė prej katėr miqve. Mė pas, studiuesit hodhėn zarat pėr tė pėrzgjedhur telefonuesin. Mė pas, tė pėrzgjedhurve iu kėrkua qė t'i telefononin pjesėmarrėsit nė studim, tė cilit iu kėrkua tė parashikojė se cili nga katėr miqtė e tyre ishte duke i telefonuar, pėrpara se tė ngrinin telefonin. Ligjet e probabilitetit thonė se pjesėmarrėsit duhet tė gjejnė emrin nė 25% tė kohės. Por Sheldrake zbuloi se shumica e pjesėmarrėsve e gjetėn saktė telefonuesin nė 45% tė kohės. Tė njėjtin rezultat pati edhe me njerėz tė cilėve iu kėrkua tė gjenin njė nga katėr njerėzit qė do u dėrgonin njė e-mail, pėrpara se ta merrnin.
Sheldrake, qė beson nė ndėrlidhjen e tė gjithė mendjeve brenda njė grupimi social, thotė se tashmė po i shtrin eksperimentet e tij pėr tė parė nėse fenomeni funksionon edhe me mesazhet nė telefonat celularė. "Nuk ėshtė thjeshtė rastėsi", thotė ai. "Kjo ėshtė provė qė tregon se diēka po ndodh me tė vėrtetė".


A po jetojmė nė njė ėndėrr?
Ka patur gjithmonė disa njerėz gjatė historisė sė njerėzimit qė kanė besuar se jeta nuk ėshtė reale. Ata kanė thėnė se jeta nuk ėshtė asgjė veēse imagjinata jonė qė krijon skenarė. Me shumė gjasa, pikėrisht prej kėtu mund tė ketė lindur edhe ideja pėr filmin "The matrix". Sipas kėtyre njerėzve, ne tė gjithė jemi energji, energji qė ėndėrron se jemi qenie njerėzore me trupa realė. Sigurisht, nėntėdhjetė e nėntė pėrqind e njerėzve qė lexojnė kėtė artikull mendojnė se e gjithė kjo teori ėshtė njė marrėzi e vėrtetė. Nėse do tė ishte kėshtu, atėherė pasojat pėr ne do tė ishin tė jashtėzakonshme. Do tė nėnkuptonte se ēdo person qė kemi takuar ndonjėherė ka ekzistuar vetėm nė imagjinatėn tonė. Sigurisht qė ky do tė ishte njė mendim i tmerrshėm, sidomos kur nis e bėn fjalė pėr njerėzit e familjes.
Njė tjetėr mendim qė tė vjen nė mendje ėshtė: pėrse vallė mund tė jetė duke ndodhur njė gjė e tillė? Sigurisht do tė thoshte se njė qenie mė e lartė ėshtė duke na kontrolluar. Shumica e feve na mėsojnė se Perėndia ėshtė qenia supreme dhe qė, nėse bėjmė njė jetė tė mirė, do tė shpėrblehemi e do tė shkojmė nė parajsė e nėse jo, atėherė mė mirė tė gjejmė veshje qė i rezistojnė zjarrit. Ėshtė e qartė se janė tė shumtė misteret qė lidhen me jetėn dhe disa prej tyre madje janė kaq kompleksė, saqė ne nuk kemi asnjė lloj shansi qė t'i zgjidhim me anė tė mendjes sonė tė vockėl. Njė mister i tillė ėshtė se si mundet universi tė ketė ekzistuar gjithmonė? Ne tė gjithėve na pėlqen tė besojmė se ēdo gjė ka njė fillim dhe njė fund. Ēdo lloj koncepti tjetėr e lėndon mendjen tonė. Ēdo gjė ėshtė e kufizuar dhe asgjė nuk zgjat pėrgjithmonė. Por, po sikur kjo tė jetė thjeshtė nė imagjinatėn tonė, qė ky koncept tė jetė i gabuar? Po sikur tė jetė thjeshtė imagjinata jonė dhe tė rezultojė se ēdo gjė zgjat pėrgjithmonė, pasi energjia nuk vdes kurrė, siē thoshte Ajnshtaini?
Nėse ndodh qė - dhe kjo nuk ka pothuajse aspak gjasa - tė kenė tė drejtė ata qė mendojnė se kjo jetė ėshtė vetėm njė ėndėrr, atėherė me siguri ėshtė duke ndodhur diēka tjetėr. Interesant ėshtė fakti sikur ēdo gjė qė ne mendojmė se e dimė, tė jetė e gabuar. Ligjet e fizikės do tė ishin krejt tė gabuar, pasi nuk do tė kishte njė botė fizike dhe madje ndoshta as edhe njė univers fizik, por nė vend tė kėsaj diēka tjetėr qė do tė ishte kokė e kėmbė njė mister pėr ne. Kohėt e fundit, disa shkencėtarė kanė deklaruar se besojnė qė ka njė dimension tjetėr qė pėrmban energji. Tė paktėn janė shpikės. John Hutchinson ka punuar nė kėtė drejtim dhe ai pretendon se ka mundur tė sigurojė burimin e kėsaj energjie tė pafund, por vetėm nė mėnyrė jo tė rregullt. Me fjalė tė tjera, ndonjėherė eksperimentet funksionojnė dhe ndonjėherė jo. Por njė gjė e tillė nuk e ka ndalur ushtrinė e SHBA qė tė interesohet pėr punėn e tij.
A mund tė ketė dimensione tė tjerė pėrveē atij qė ne besojmė se jetojmė dhe qė tė gjithė ata tė jenė energji e njė lloji apo njė tjetri, gjė qė na ēon ne nė teorinė se dimensioni ynė ėshtė nė tė vėrtetė njė dimension energjie dhe qė ne thjeshtė mendojmė se ėshtė njė dimension materie? Sidoqoftė, ka njė anė ku ngec kjo teori, pasi si mund tė besojmė ne ēfarėdolloj fakti qė do tė gjejmė nė kėrkimin tonė, nėse i gjithė ky ku jetojmė ėshtė iluzion? Kjo do tė nėnkuptonte se ndoshta nuk ka dimensione tė tjerė dhe qė ndoshta ne jetojmė nė tė vetmin dimension. Kėto janė gjėra qė me tė vėrtetė e ngatėrrojnė mendjen tonė. Ndoshta mund tė hyjnė nė kategorinė e paranormales. Ndoshta ata njerėz qė besojnė se kanė parė shpirtėra mund tė kenė parė, ndoshta, se si dukemi ne nė tė vėrtetė? Nuk ėshtė fjala pėr qenie tė vdekura, aspak, por pėr qenie tė pėrbėra nė tėrėsi prej energjisė.
A mund tė ndodhė qė njė formė mė e lartė jete ėshtė duke na testuar me iluzione pėr tė parė cila ėshtė natyra jonė e vėrtetė? Kjo qenie supreme do tė njihej si Perėndia. Ne dėgjojmė shpesh rrėfime pėr rimishėrimin. Shumė fėmijė nėn moshėn 5-vjeēare duket sikur kujtojnė gjithfarėsoj informacionesh pėr jetėn e mėparshme. A mundet qė ato tė mos jenė thjeshtė jetė tė mėparshme, por ėndrra tė mėparshme? Sa shumė njerėz qė investigojnė kėto lloj gjėrash do tė besonin se kjo ėshtė e mundur? Eshtė kjo ndoshta njė teori pėr tė mos u dashur, pasi do tė nėnkuptonte qė i gjithė progresi qė ka bėrė njeriu nėpėr shekuj do tė ishte hiēgjė.
Shanset mė tė mėdha janė qė kjo teori tė mos jetė asgjė mė shumė se sa njė falsitet, por gjithsesi nga ana tjetėr, gjithmonė ekziston ai shans minimal qė njė gjė tė jetė e vėrtetė, sado e ēuditshme tė tingėllojė ajo. Ndoshta njė copėz shumė e vogėl e teorisė mund tė jetė e vėrtetė, le tė themi ajo pjesė qė thotė se ne jemi qenie energjie. Ne e dimė se trupi i njeriut funksionon me elektricitet. Dimė gjithashtu se shumica e besimeve fetarė thonė qė kemi njė shpirt. A mos ndoshta shpirti ėshtė i pėrbėrė nga energjia dhe kjo ēlirohet kur vjen vdekja? Shumica e botės beson se shpirtėrat tanė ēlirohen pas vdekjes.
Nėse ne jemi duke ėndėrruar, a ndodh qė diku, dikur tė zgjohemi dhe tė shohim se si qėndrojnė gjėrat nė realitet? Ndoshta e gjithė kjo duhet harruar. Ndoshta duhet tė vazhdojmė tė besojmė se jetojmė njė jetė reale, me njerėz realė dhe ngjarje tė vėrteta. Deri kur tė bindemi pėr tė kundėrtėn, ndoshta duhet tė vazhdojmė tė mendojmė kėshtu. Pėrndryshe, cili do tė ishte kuptimi i jetės, i marrėdhėnieve...?


Helikopterėt e zinj
Mė 7 maj 1994, njė helikopter i zi iu qep pas njė djaloshi adoleshent pėr 45 minuta nė Harrahan, Louisana. Pamja e jashtme e helikopterit nuk jepte asnjė tė dhėnė, pasi nuk kishte asnjė shenjė tė origjinės apo tė pronarit. Djaloshi nuk u tmerrua aq shumė nga natyra ogurzezė e vetė mjetit, sesa nga qėndrimi kėrcėnues i atyre qė ndodheshin brenda tij, tė cilėt, mė pas, kishin zbritur dhe i kishin drejtuar armėt. Djaloshi nuk kishte as idenė mė tė vogėl pse helikopteri e kishte vėnė nė shėnjestėr. Shefi i policisė nuk ishte i gatshėm tė pėrgjigjej dhe la tė kuptohej se helikopterėt i pėrkisnin qeverisė amerikane dhe se kjo ēėshtje ishte jashtė pėrgjegjėsisė sė tij.
Njė javė mė vonė, disa persona qė udhėtonin me njė makinė pranė Uashingtonit, morėn tė njėjtin trajtim. Edhe ata u ndoqėn pėr disa kilometra prej helikopterit. Nuk ishin nė gjendje tė bėnin asgjė dhe kur shoferi u pėrpoq tė dilte nga rruga, njė shkallė me litarė u ul poshtė dhe disa njerėz me uniforma tė zeza dhe armė nė duar nisėn tė zbrisnin. Nuk kishin mundėsi tjetėr, pėrveēse tė bėnin atė qė donin njerėzit me uniformė. Shoferi e quajti veten me fat qė denduria e trafikut e detyroi mjetin ajror qė, mė nė fund tė tėrhiqej, por ai nuk dėshiron tė mendojė se ēfarė do t'i kishte ndodhur nėse rruga do tė kish qenė e boshatisur.
Mė pas, njė helikopter i zi fluturoi mbi fermėn e njė ēifti nė Nevada. Duke spėrkatur vendim me njė substancė tė panjohur nė atė zonė, ai kishte vrarė dhjetėra kafshė dhe disa muaj mė vonė bimėsia pėrreth zonės vijonte tė ishte e dėmtuar. Autoritetet zyrtare mohuan tė kishin dijeni pėr ekzistencėn e helikopterit.
Helikopterė tė zinj misteriozė, janė shfaqur vazhdimisht dhe kanė tmerruar viktima krejtėsisht tė pafajshme. Shpeshherė ata duket se kanė lidhje me gjymtimin e bagėtisė. Edhe mė shqetėsues ėshtė fakti qė pasagjerėt e helikopterėve nuk tregojnė aspak se kanė qėllime paqėsore dhe janė tė pėrgatitur tė pėrdorin madje, armėt dhe mjete tė tjera tė dhumshme, duke mbajtur tė fshehtė identitetin e tyre gjatė gjithė kohės.
Spėrkatja e mjediseve urbane dhe rurale me kimikate tė panjohura, vrasjet pa asnjė arsye tė kafshėve dhe bimėve, bėhen pėrherė e mė tė frikshme. Nuk dihet nėse kėta helikopterė mund tė kenė lidhje me njerėzit misteriozė me tė zeza. Ata qė kanė guxuar tė fotografojnė helikopterėt, thuhet se janė larguar nga zona prej njerėzve me uniforma tė zeza dhe janė kėrcėnuar se po t'i tregojnė ndokujt do tė gjejnė vdekjen. Atyre u janė konfiskuar gjithashtu aparatet dhe filmi. Ne nuk mund tė dimė nėse helikopterėt e zinj janė njė fenomen jashtėtokėsor apo nėse u pėrkasin departamenteve qeveritare. Por e sigurt ėshtė se ata nuk vijnė paqėsisht dhe nuk janė aspak tė pėrgatitur qė t'u pėrmbahen parimeve themelore demokratike.


Projekti Serpo - Fakt apo sajesė?
"Sė pari, mė lejoni tė prezantohem. Jam njė punonjės tashmė nė pension i qeverisė sė SHBA. Nuk dua tė hyj shumė nė detaje pėr tė kaluarėn time, por kam qenė i angazhuar nė njė program special". Ishte kjo deklarata e hapjes e dėrguar nga njė burim anonim nė nėntor 2005, nė drejtim tė njė grupi diskutimi nė internet, qė koordinohej nga Viktor Martinez, njė i punėsuar nė administratėn amerikane. E-mailet zbuluan ekzistencėn e Projektit Serpo, qė supozohet se ėshtė njė program shkėmbimi ndėrmjet qeverisė amerikane dhe jashtėtokėsorėve nga Serpo, njė planet nė sistemin e yjeve Zeta Retikuli. Thuhet se programi e ka fillimin pasi dy UFO u pėrplasėn nė Rosuell dhe Korona nė vitin 1947. Thuhet gjithashtu, se i vetmi jashtėtokėsor qė mbijetoi ka ndihmuar ushtrinė amerikane nė vendosjen e kontakteve me Ebenėt, qeniet e ngjashme me tė nė Serpo. Ky lloj komunikimi ēoi nė njė program shkėmbimi nė vitin 1965, ku 12 ushtarakė tė specializuar tė ushtrisė sė SHBA kanė shkuar nė Serpo nė bordin e njė anije hapėsinore tė Ebenit, si pjesė e njė misioni 12- vjeēar pėr tė mėsuar mė shumė nė lidhje me gjeologjinė dhe biologjinė e Serpos, si dhe pėr tė mėsuar mė shumė pėr Ebenėt.
Gjatė misionit, u mėsua se Serpo ėshtė afėrsisht 37 vite dritė larg nga Toka, ka dy diej, ėshtė pak mė i vogėl se Toka dhe ka njė atmosferė tė ngjashme. Megjithatė, nivelet e rrezatimit nė Serpo ishin mė tė mėdhenj se tė Tokės, kėshtu qė ekipit iu desh tė mbajė mbuluar trupat gjatė gjithė kohės. Ebenėt kishin udhėheqės, por jo njė formė reale qeverisjeje dhe jetonin nė komunitete tė vegjėl, me njė qytet tė madh qė funksiononte si pikė qendrore e qytetėrimit tė tyre. Popullsia totale nė planet ishte afėrsisht 650 000.
Ekipi me 12 pjesėtarė qėndroi nė Serpo deri nė 1978, kur shtatė burra dhe njė grua u rikthyen nė Tokė. Dy pjesėtarė vdiqėn nė Serpo, ndėrkohė qė dy tė tjerė vendosėn tė qėndrojnė. Me rikthimin nė Tokė, ekipi u izolua deri nė vitin 1984. Nga tė tetėt qė u rikthyen, tė gjithė kanė ndėrruar jetė tashmė pėr shkak tė rrezatimit tė tepruar tė shkaktuar nga dy diejt e Serpos. Asgjė nuk dihet pėr tė katėrtėt qė mbetėn prapa. Tė gjithė kėto tė dhėna e patėn fillesėn nga njė burim abonim qė thuhet se ka patur akses nė kaseta audio tė raportimit tė atyre qė u rikthyen nė tokė (forma e shkruar pėrbėhet nga Projekti Serpo, 3000 faqe pjesė tė tė cilit mund tė gjenden nė faqen e internetit www.serpo.org). Ėshtė njė histori e bukur, njė rrėfim qė duket se ka njė unazė tė vėrtetė brenda dhe njė version qė ka qarkulluar mes studiuesve tė UFO-ve pėr mė shumė se 20 vite. Por duke ditur aq shumė gjėra nė lidhje me mashtrimet e mėparshme me UFO, a mund ta pranojmė si tė vėrtetė Projektin Serpo?
Njė histori e vjetėr, por edhe e re
Shkrimtarja dhe regjisorja Linda Moulton ka qenė e para qė ka folur pėr njė program shkėmbimi tokė/alienė nė 1983, atėherė kur bėnte kėrkime mbi UFO-t: The ET Factor, njė dokumentar tė porositur nga rrjeti televiziv HBO. Nė atė kohė, asaj i kėrkoi takim reshteri i Forcave Ajrore, Richard Doty, i cili i tha se i ishte dhėnė miratimi qė ta lejonte tė transmetonte informacione dhe pamje filmike sekrete tė forcave ajrore tė SHBA nė dokumentarin e saj.
Njė pjesė e kėtij informacioni, sipas tij, pėrfshinte njė program shkėmbimi njerėzish qė u larguan nga baza e forcave ajrore Holloman nė vitin 1964, pėr tė shkuar nė Zeta Retikuli. Regjisores iu tha se tre njerėz u nisėn, por njėri vdiq nė planetin e alienėve; njėri u ēmend (por nuk pati informacione pėr fatin e tij); dhe njė u rikthye nė Tokė e tashmė jetonte nė njė ishull sekret, i mbrojtur nga ushtria e SHBA. Doty premtoi qė do tė furnizonte Moultonin me materiale qė do tė konfirmonin ekzistencėn e njė race jashtėtokėsorėsh, duke pėrfshirė dokumente zyrtarė tė qeverisė dhe ushtrisė, filmime dhe fotografi. Megjithatė, ai vazhdoi ta zvarrisė deri kur mė nė fund i tha se eprorėt kishin vendosur qė tė mos nxirrnin mė shumė informacione.
Pa provat e Doty, HBO hoqi dorė nga realizimi i dokumentarit nė vitin 1984. Emri i Doty ėshtė shfaqur edhe nė lidhje me tė tjera sekrete qeveritare qė lidhen me UFO, si pėr shembull dokumentet mbi MJ-12, kėshtu qė nuk ėshtė habi tė zbulosh se Doty (tashmė civil) ka gjithashtu lidhje me nxjerrjen e historisė sė Projektit Serpo. Dhe vetė ky fakt e bėn tė dyshimtė historinė.
Pėrgjatė kėtyre viteve, edhe studiuesve tė tjerė tė fenomeneve tė UFO-ve u janė thėnė histori tė ngjashme mbi njė program tė fshehtė shkėmbimi mes SHBA dhe njė race aliene, por burimet mė tė fundit kanė nxjerrė mė shumė informacion mbi Serpo nga sa kish dalė deri mė sot. Pyetjes pėrse historitė e mėhershme kanė ndryshuar sa u pėrket detajeve, ėshtė thėnė se informacioni ėshtė nxjerrė qėllimisht copa-copa nga ata brenda qeverisė qė mendojnė se sekrete tė tillė nuk duhen mbajtur nga publiku dhe se gabimet janė tė qėllimshėm pėr tė fshehur identitetin e atyre qė nxjerrin informacionin.
Ka patur zėra pėr nxjerrje tė fotografive qė janė realizuar nė Serpo nga ekipi i programit tė shkėmbimit, por deri tani asgjė nuk ka dalė. Deri kur tė ketė prova reale, fizike pėr ekzistencėn e Serpo, kjo histori duhet tė trajtohet si njė tjetėr rrėfim i paverifikueshėm pėr UFO, sado intrigues.

bota sot
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37505
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Déją vu/E ardhmja nė mendjen tonė :: Komentet

Jona

Mesazh Wed Dec 16, 2009 4:29 pm nga Jona

shume interesante

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi