ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Efektet e vetėpėlqimit

Shko poshtė

17122009

Mesazh 

Efektet e vetėpėlqimit Empty Efektet e vetėpėlqimit




Efektet e vetėpėlqimit MirrorShpesh thuhet: sa tė pėlqen vetja more djalė!...
Ėshtė njė ton therės, kritik. Prandaj, ...
Ideja pėr tė lėnė njė pėrshtypje tė mirė na tundon shpesh, na krijon hera-herės edhe marrėdhėnie tė vėshtira me vetveten, na hedh nė krahėt e shpenzimeve tė mėdha pėr tė qenė tė pranuar nė shoqėri, sa mė mediatik dhe pėr tė qenė tė pėrkėdhelur tė shikimeve tė tė tjerėve, pėr t‘u lakmuar prej tyre. Njeriu, edhe ai i zakonshmi me mendimet e veta, me sjelljet e qėndrimet e tij, bėhet shpesh pre e vetėpėlqimit. Pikėrisht kėtu fillon drama me veten, derisa arrin nė shpėrfilljen e tė tjerėve.
Sepse nė fund tė fundit vetėpėlqimi nuk ėshtė gjė tjetėr pėrveēse mbivlerėsim i vetes, i mendimeve tė tua, i punės qė kryen, i sjelljeve qė ke dhe i qėndrimeve qė mban.
Pėr tė lėnė njė pėrshtypje tė mirė... Deri kėtu vetėpėlqimi ėshtė objektiv, konkret dhe pragmatist. Njeriu pėrkėdhelet nga kjo ide, i shėrben asaj, harxhon pėr tė, rrėmbehet prej saj dhe mė nė fund bie nė lumin (llumin) e vetėkėnaqėsisė, pa mundur tė notojė dot, pa arritur tė dalė dot nė bregun tjetėr e qė nė njė farė mėnyre tė shkundet, tė vijė nė vete.
Mashtrimi dhe hipokrizia, gėnjeshtra dhe vjedhja, pėr shembull, kanė si burim tė tyrin... vetėpėlqimin e madh, vetėvlerėsimin e padukshėm e tė tepruar.
Vetėpėlqimi tė bėn edhe kameleon shoqėror. Mė 1785, Tomas Xheferson dha hipotezėn se lajmet e gėnjeshtėrta mund tė ndikojnė mbi vetė lajmėtarin: "Ai qė i lejon vetes tė thotė njė gėnjeshtėr, i duket mė e lehtė kur e pėrsėrit kėtė pėr herė tė dytė e tė tretė, deri sa kjo gjė bėhet njė zakon; ai thotė gėnjeshtra pa i mbikėqyrur ato, dhe tė vėrteta pa u besuar nga bota. Shpifja e gjuhės ēon nė shpifje tė zemrės dhe me kohė shkatėrron ēdo tė mirė tė saj".
Nė rrugėn drejt vetėpėlqimit, neve na duhet tė kalojmė nėpėr plasaritjet e sjelljeve dhe qėndrimeve tona. Pėr tė vijuar gėnjeshtrėn e tij, njeriu duhet se s‘bėn tė kalojė pėrmes saj, nė mėnyrė tė vazhdueshme, derisa bėhet rob i vetė gėnjeshtrės. I beson edhe vetė nė mėnyrė vrasėse. Kėshtu ndodh edhe me politikanėt tanė tė mjerė, kėshtu edhe me opinionistėt, komentatorėt e krahėve tė ndryshėm, lajmėtarėt - ose siē quhen ndryshe zėdhėnėsit. Mė e bukura ėshtė se, pėr shkak tė vetėpėlqimit maksimal, ngaqė sjelljet dhe qėndrimet e tyre qė burojnė nga fjalėt qė thonė, ēdo gjė qė kryejnė e bėjnė e besojnė nė shkallėn mė tė lartė si njė tė vėrtetė sublime.
Por "suksesi fillestar e ushqen vetėpėlqimin", thotė psikologu Sullivan. Dhe kjo ėshtė e vėrtetė. Nėse ngjitesh nė lartėsitė e suksesit tėnd (pėr shembull, kryetar bashkie, apo ministėr etj.) dhe merr vlerėsime pozitive, nis dhe e pėlqen goxha mirė vetveten, madje bie nė dashuri keq me tė. Vishesh natyrisht bukur, je mjaft i pėlqyeshėm, ke kėrkesa edhe mė tė larta, por befas ke rėnė nė krahėt e vetėpėlqimit tė madh, kėtij deti nė kaos tė padukshėm dhe prej tij nuk del dot mė.
Sepse qėndrimet tona farkėtohen nga veprimet tona. Duke qenė se vetėpėlqimi ėshtė edhe vetėprezantim, ai ka lidhje tė ngushtė me administrimin e pėrshtypjes, me vetėjustifikimin, disonancėn njohėse (luftėn e motiveve), duke m
betur rob i fjalės, i justifikimit tė pamjaftueshėm... Xh.LL (G SH)

bota sot
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37505
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi