ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mistere me sy mbyllur

Shko poshtė

20122009

Mesazh 

Mistere me sy mbyllur Empty Mistere me sy mbyllur




Mistere me sy mbyllur MisteryParaliza e gjumit, personalitetet e ndarė dhe posedimi

Nė librin e tij "Misteret", eksperti i fenomeneve paranormalė, Colin Wilson pėrmend se si miku i tij, Bill Slater, qė dikur ka qenė kreu i BBC, bėnte komente hokatare gjatė njė seance psikike. Kur ai shkonte nė shtrat, thotė Wilson, zgjohej mė vonė atė natė "i bindur se njė lloj entiteti i padukshėm po pėrpiqej tė merrte kontrollin e trupit tė tij". Duheshin 20 minuta betejė e vazhdueshme pėrpara se ta "dėbonte". Por, nėse dėshiron tė gjesh njė shpjegim tė rėndomtė pėr fenomenin e Slater, nuk ka nevojė tė shohėsh shumė larg. Kėto kohė, gjendja e njohur si Paraliza e Gjumit pėrdoret pėr tė shpjeguar - dhe shpesh herė pėr tė injoruar pa tė drejtė - njė numėr jo tė vogėl pėrvojash paranormale gjatė natės, qė nga episodet e rrėmbimit tė alienėve deri tek incidentet jashtė trupi.
Paraliza nė gjumė ėshtė njė gjendje nė tė cilėn njė person pėrjeton njė paralizė tė pėrkohshme tė trupit menjėherė, pasi zgjohet (dhe mė rrallė, pasi bie nė gjumė). Ndonėse mendja ėshtė nė gjendje zgjimi, ata qė vuajnė nga kjo lloj paralize e gjejnė veten tė paaftė tė lėvizin, ndonjėherė deri pėr disa minuta. Nė disa raste, ai qė vuan mund tė pėrjetojė haluēinacione tė dėgjimit, prekjes apo shikimit. Kjo gjendje ėshtė e lidhur ngushtė me paralizėn normale qė ndodh gjatė fazės REM tė gjumit, e quajtur atonia e muskujve, nė tė cilėn trupi paralizohet pėr tė penguar njė person qė tė kryejė aktivitetet qė sheh nė ėndėrr, si pėr shembull lėvizja e kėmbėve nė rast se nė ėndėrr ėshtė duke vrapuar. Disa shkencėtarė besojnė se ėshtė njė pjesė normale e ciklit tė gjumit dhe kur ndodh paraliza e gjumit, truri ėshtė zgjuar nga njė gjendje REM nė njė gjendje pothuajse zgjimi tė plotė, e megjithatė paraliza e trupit vazhdon.
Disa prej shkaqeve tė mundshėm tė paralizės sė gjumit pėrfshijnė pengimin post-sinaptik tė neuroneve tė trurit apo nivele tė ulėt tė melatoninės. Gjithashtu, besohet se narkolepsia (njė gjendje neurologjike qė karakterizohet nga njė gjendje gjumi tėrė ditėn) mund tė shkaktojė paralizėn e gjumit. Por nuk ėshtė e thėnė sem narkoleptikėt vuajnė nga kjo gjendje. Nė fakt, studime tė ndryshėm tregojnė se, shumica e njerėzve e pėrjetojnė paralizėn e gjumit tė paktėn njė herė gjatė jetės.
Fenomen ndėrkulturor
Njė prej aspekteve mė interesantė tė paralizės sė gjumit janė llojet e ndryshėm tė haluēinacioneve qė shoqėrojnė zakonisht kėtė gjendje. Shpesh herė, ata qė vuajnė ndjejnė se ka njė prani keqdashėse aty pranė, qė i mban poshtė, duke u qėndruar mbi kraharor. Gjithashtu, nuk ėshtė e pazakontė qė njerėz tė ndihen sikur po mbyten, rrihen, apo po u pėrthyhen gjymtyrėt. Veē kėsaj, ka patur raportime pėr tinguj tė ndryshėm, si ulėrima e fėrshėllima, ndonjėherė tė shoqėruar nga ndjesi tė ēuditshme tė trupit, si therje apo mpirje.
Raportohet gjithashtu pėr tinguj tė njė natyre teknologjike, si zhurma sirenash apo telefoni. Pastaj ka zėra, disa prej tyre tė padallueshėm, tė tjerė tė qartė e tė kuptueshėm.
Duke patur parasysh se kėto eksperienca mund tė kenė ndikim tė thellė nė botėkuptimin shpirtėror tė njė njeriu, nuk ėshtė habi qė ky fenomen ka patur impakt tė thellė mbi fenė dhe mitologjinė nė histori. Nė folklorin kinez, pėr shembull, paraliza e gjumit besohet tė jetė njė formė posedimi tė vogėl tė trupit nga qenie tė vdekura. Sipas mitologjisė skandinave, paraliza e gjumit shkaktohet nga njė fantazmė keqdashėse femre, e cila ulet mbi kraharorin e viktimės, dhe mė pas sjell vetėm makthe.
Fenomene tė llojit tė paralizės sė gjumit mund tė gjenden edhe nė shumė shtete tė tjerė, duke pėrfshirė Japoninė, Meksikėn, Greqinė, Idnonezinė, Filipinet, Rusinė dhe Hungarinė. Nė shumicėn e kėtyre shteteve, shpirtėra dhe qenie tė tjera mbinatyrore besohet se qėndrojnė prapa episodeve tė paralizės sė gjumit dhe maktheve.
Zėra nė kokė
Shumė njerėz qė vuajnė nga paraliza e gjumit ndonjėherė pėrjetojnė edhe haluēinacione tė dėgjimit. Shumica prej nesh supozojmė se tė sėmurėt mendorė, sidomos psikotikėt janė tė vetmit qė dėgjojnė zėra, por kjo thjeshtė nuk ėshtė e vėrtetė, pasi edhe njerėz me njė shėndet tė mirė mendor ndonjėherė raportojnė pėr eksperienca tė tilla.
Pėr shembull, nė njė studim tė kryer nė vitin 1889 nga Shoqėria e kėrkimeve Psikike, ku u pėrfshinė 17 mijė tė rritur tė shėndetshėm nga Anglia, Rusia dhe Brazili, u bė kjo pyetje: "A ju ka ndodhur ndonjėherė qė, kur keni besuar se keni qenė tėrėsisht zgjuar, keni patur pėrshtypjen qė keni parė apo jeni prekur nga njė qenie apo objekt, apo tė keni dėgjuar njė zė"?
Mė shumė se 100 vjet mė vonė, njė vėzhgim i ngjashėm u krye nga Allen Y. Tien, themelues dhe president i MDLogix, ku pėrfshiu 15 mijė vetė nga Baltimora, St. Louis dhe Los Angeles. Tien zbuloi se zėrat dėgjohen rregullisht nga 2.3 pėrqind e popullsisė. Tė tjerė studime bashkėkohore mbi mbizotėrimin e haluēinacineve tė dėgjimit brenda popullsisė nė pėrgjithėsi kanė nxjerrė rezultate tė ngjashėm. Sigurisht, ata qė kanė mė shumė gjasa tė dėgjojnė zėra janė njerėzit qė vuajnė nga njė lloj i caktuar psikoze. Sipas Ralph Hoffman, profesor i Psikiatrisė nė Yale University, kjo gjendje prek 70 pėrqind tė pacientėve me skizofreni, dhe 15 pėrqind tė pacientėve me ērregullime tė gjendjes shpirtėrore.
Gjendjet dhe diagnozat jopsikotike, si depresioni dhe stresi mund tė sjellin gjithashtu pėrjetime tė ngjashėm. Atėherė nga e kanė origjinėn kėta zėra fantazmė? Hemisfera e majtė e trurit tonė lidhet me gjuhėn dhe logjikėn, ndėrkohė qė e djathta ka tė bėjė me modelet dhe intuitėn. Hemisfera e majtė ėshtė mė dominuesja e dy "personaliteteve" tanė, dhe ēdonjėri prej nesh jeton nė kėtė anė tė trurit.
Tek 'origjina e vetėdijes nė shkatėrrimin e Mendjes Dydhomėshe", psikologu i Princeton, Julian Jaynes, parashtron teorinė qė zėrat jashtė trupit e kanė origjinėn nga pjesa e djathtė e trurit, por ata dėgjohen nga pjesa e majtė e tij si me njė megafon. Studime tė kryer tek skizofrenėt tregojnė, se zėrat qė ata dėgjojnė janė kanosės, tallės dhe shpesh herė shqetėsues. Ata, shpjegon Jaynes, 'mund tė ulėrasin, rėnkojnė, thumbojnė dhe variojnė nga pėshpėrima deri tek njė ulėrime bubulluese". Gjithashtu mund tė ketė mė shumė se njė zė dhe zėrat shpesh herė flasin nė njė mėnyrė tė veēantė, pėr shembull shumė ngadalė, nė njė gjuhė tė huaj, apo me rimė.
Ndonėse kjo teori qė kėta zėra e kanė origjinėn tek pjesa e djathtė e trurit mund tė shpjegojė disa raste, ajo sigurisht qė nuk i shpjegon tė gjithė.
Bota e shpirtėrave
Nė vitet shtatėdhjetė, psikiatri Dr. Wilson Van Dusen kreu njė studim 16-vjeēar tek skizofrenė, tė alkoolizuar dhe njerėz me dėmtime nė tru qė vuanin nga haluēinacionet. Duke i bėrė pacientėt tė pėrshkruanin se ēfarė mund tė shihnin dhe dėgjonin, Van Dusen ishte nė gjendje tė fliste me haluēinacionet e tyre, duke patur madje shpesh herė biseda tė gjata me ta.
Van Dusen zbuloi se, kishte dy lloje tė ndryshėm zėrash qė dėgjonin zakonisht pacientėt e tij. Tė parėt ishin tė "rendit tė ulėt", qė ishin si "vagabondė tė pirė nė njė lokal qė kanė qejf tė ngacmojnė dhe trazojnė thjeshtė pėr qejf". Ata, thotė ai, "gjejnė njė pikė tė dobėt nė vetėdijen e dikujt dhe punojnė pafund me tė". Veē kėsaj, "ata e thėrrasin njė pacient me ēdo emėr tė mundshėm, i sugjerojnė akte tė turpshėm, vjedhin kujtime apo ide nga vetėdija, kanosin me vdekje dhe punojnė nė ēdo mėnyrė me kredibilitetin e pacientit". Zėrat e "rendit tė lartė" janė dashamirės, kanė njė shqetėsim tė sinqertė pėr mirėqenien e pacientit, dhe kanė prirjen tė komunikojnė pėrmes simbolizmit dhe pėrvojės fetare.
Nė pėrgjithėsi, thotė Van Dusen, "rendi mė i lartė ėshtė mė i pasur se sa eksperienca norale e pacientit, respektojnė lirinė e tij, janė ndihmės, udhėzues, mbėshtetės, shumė simbolikė dhe fetarė... ata mendojnė sipas ideve universale qė janė mė tė pasura dhe mė komplekse se sa mėnyra e tė menduarit e vetė pacientit". Van Dusen e krahasonte rendin e ulėt me identitetin e Frojdit dhe rendin mė tė lartė me prototipet e Karl Jung. Zbulimet e tij duket se sugjerojnė qė njė prej roleve tė rendit tė lartė ėshtė tė mbrojnė njerėzit nga rendi mė i ulėt, ku ky i dyti mund tė pėrshkruhet si persekutues dashakeq me njė dėshirė kėmbėngulėse pėr tė shkatėrruar mendjet dhe trupin e viktimave. Rendi mė i lartė, thotė Van Dusen, pretendon tė jetė mė i fuqishėm se sa rendi mė i ulėt, por jo aq sa pėr t'u dhėnė qetėsi mendore shumicės sė pacientėve. Pėr tė hedhur dritė mbi pėrvojat e pacientėve tė tij, Van Dusen shfletoi shkrimet e mistikut dhe shkencėtarit suedez, Emanuel Svedenborg. Sipas tij, si shpirtėrat edhe ėngjėjt mund tė bashkėbisedojnė direkt me njeriun, duke hyrė "me anė tė njė rruge tė brendshme nė organin e tij tė dėgimit, pra, duke e ushtruar ndikimin nga brenda". Por, komunikimi me shpirtėrat ėshtė i rrezikshėm, thoshte Svedenborg, pasi duke bėrė kėtė njeriu mund tė vėrė nė rrezik shėndetin mendor, madje dhe jetėn.
Svedenborg pėrmendte gjithashtu qė shpirtėrat janė normalisht jo tė vetėdijshėm pėr ekzistencėn tonė, dhe pėr arsye se ekziston njė lloj barriere mes tyre dhe vetėdijes sonė, ata si rrjedhim nuk janė nė gjendje tė komunikojnė me ne nė mėnyrė direkte. Megjithatė, nė disa raste tė rrallė, si pėr shembull kur njerėzit jepen pas fantazive, shpirtėrat mund ta thyejnė kėtė barrierė, duke shkaktuar trauma. (ėshtė interesante qė ky citim ėshtė njėkohėsisht njė pėrshkrim i saktė i skizofrenisė, e cila ėshtė e pėrcaktuar si njė "apo disa ērregullime mendorė qė karakterizohen nga humbja e kontaktit me realitetin dhe shpėrbėrja e personalitetit".
Nė lidhje me shpirtėrat e ligė, apo ata qė Van Dusen i ka quajtur zėrat e rendit mė tė ulėt, Svedenborg thoshte se, ata dėshironin qė tė posedonin trupin e viktimės, diēka qė studimi i Van Dusen duket se e konfirmon.
Engjėjt, apo zėrat e rendit mė tė lartė, thotė Svedenborg, komunikojnė pėrmes simbolizmit dhe pėrdorin pak fjalė, sepse "mendja e brendshme e njeriut nuk mendon me fjalė, por me intuitė". Pėrmes kėsaj, Svedenborg duket se i referohet hemisferės krijuese tė djathtė tė trurit.
Natyrisht, Van Dusen e pati tė vėshtirė tė injoronte zėrat e rendit tė lartė dhe tė ulėt si asgjė mė shumė se sa manifestime tė pavetėdijes. Mė shumė gjasa, thotė ai, ka qė forca spirituale tė ekzistojnė pavarėsisht nga pacienti dhe qė janė pėrgjegjėse pėr zėrat. Nėse kėta zėra do tė ishin prodhuar nga pavetėdija, atėherė si ka mundėsi qė rezulton se shumica e zėrave tė rendit tė ulėt urrejnė fenė? Dhe pėrse haluēinacionet e pacientėve janė tė gjithė kaq tė ngjashėm?
Nėse shpirtėrat e ligė janė vėrtetė pėrgjegjės pėr prodhimin e llojeve tė ndryshėm tė haluēinacioneve qė pėrjetojnė skizofrenėt, atėherė ėshtė e mundur qė paraliza e gjumit tė shpjegohet nė tė njėjtėn mėnyrė. Me fjalė tė tjera, ndoshta zėrat e rendit tė ulėt prodhohen nga shpirtėra tė ulėt apo tė mesėm. Nėse do tė duam tė formulojmė njė teori tė arsyeshme tė paralizės sė gjumit, atėherė le tė supozojmė se shpirtėrat e tė vdekurve okupojnė njė pjesė tė spektrit elektromagnetik pėrtej kufijve tanė tė perceptimit.
Nė kushte normale, ne nuk mund t'i perceptojmė dhe as ata nuk munden tė na perceptojnė ne. Por, gjatė fazės REM tė gjumit, pulsi dhe frymėmarrja jonė ērregullohen, sytė tanė lėvizin me shpejtėsi me kapakė tė mbyllur, muskujt tanė relaksohen, dhe aktiviteti i valėve tė trurit tonė ngjan me atė tė njė personi tė zgjuar dhe nė vigjilencė. Paraliza e gjumit gjithmonė pason fazėn REM. Gjatė njė episodi tė paralizės sė gjumit, njeriu ndihet sikur ėshtė plotėsisht i zgjuar, por nė tė vėrtetė ėshtė nė njė gjendje vetėdije qė mund tė jetė e favorshme pėr komunikimin e njė dimensioni tjetėr.
Pėrveēse konsumojnė energjinė tonė jetėsore pėr mbėshtetje, ndoshta kėta entitete pėrpiqen tė posedojnė trupin tonė. Me qėllim qė tė rezistojnė sulmit, shumica e atyre qė vuajnė paralizėn e gjumit pėrpiqen tė zgjohen. Por ēfarė do tė ndodhte nėse nuk ia dalin? A do tė posedoheshin trupat dhe mendjet e tyre nga entitete tė tillė? A do tė zhvillohej tek ta skizofrenia dhe do tė nisnin tė dėgjonin zėra?
Ndėrkohė qė, paraliza e gjumit mund tė jetė thjeshtė njė pjesė e procesit tė thjeshtė tė gjumit, frika nga kjo eksperiencė ka bėrė shumėkėnd tė besojė se ka njė takim spiritual apo paranormal. Deri kur tė vijė koha qė shkenca tė ketė konfirmuar njė herė e mirė se ēfarė ndodh nė fakt biologjikisht gjatė kėtyre episodeve tė frikshėm, ne mundemi vetėm tė vazhdojmė t'i studiojmė dhe tė mbėshtesim ata qė vuajnė prej tyre.
Shpirtėrat e Havait dhe Kahunat
Sipas Maks Fridom Long, njė ekspert i Kahunasve tė Havait ("ruajtėsit e besimit") njeriu ka njė shpirt tė poshtėm, tė mesėm dhe tė lartė, tė njohur gjithashtu si shpirti i nėnvetėdijshėm, i vetėdijshėm dhe i supervetėdijshėm. Shpirti i nėnvetėdijshėm, thotė ai, "merret me forcat etėsore tė trupit", pak a shumė si sistemi nervor autonom. Ai ka temperamentin e njė fėmije kokėfortė, ėshtė shumė emocional dhe shpesh herė refuzon tė bindet. Shpirti i vetėdijshėm ėshtė "Uni qė mendon", ajo pjesė e jona qė flet, arsyeton, kontrollon veprimet e vullnetshėm dhe merret me shqetėsimet e pėrditshėm.
Shumė tė lidhur me njėri-tjetrin, tė dy shpirtėrat bashkohen nė njė trup qė kontrollohet nga nėnvetėdija. Shpirti i supervetėdijshėm, nga ana tjetėr, ėshtė pėrgjegjėse pėr kontrollin e tė ardhmes sonė, dhe e bėn kėtė nė pėrputhje me dėshirat dhe sugjerimet e shpirtit tė vetėdijshėm, thotė Long.
Banorėt e Hauait besojnė, se tė tre shpirtėrat kanė nevojė pėr forcėn vitale tė njė personi - e quajtur mana - pėr tė mbijetuar. Pasi njė person vdes, thotė Long, shpirti i poshtėm ndonjėherė shkėputet nga dy shpirtėrat e tjerė dhe shndėrrohet nė njė lloj fantazme qė endet pėr arsye se, ndryshe nga shpirti i mesėm, ai nuk ka njė kujtesė, as edhe nuk ėshtė veēanėrisht inteligjent.
Me sa duket, njė Kahuna ėshtė nė gjendje tė sigurojė shpirtėra tė ulėt ose duke i huazuar ata nga njė tjetėr Kahuna, ose duke i gjetur fizikisht. Pasi i ka nėn kontrioll, Kahuna u jep atyre mana-n, duke i bėrė tė mundur njė shpirti tė ulėt qė tė pushtojė trupat e viktimave. Normalisht, thotė Long, mendja e pavetėdijshme ėshtė nė gjendje tė vetėmbrohet nga pushtime tė tillė, por nuk ėshtė nė gjendje ta bėjė kėtė kur njė shpirti tė ulėt i ėshtė dhėnė man-ė shtesė.
Pėr tė shpenzuar mana-n qė kanė grabitur, thotė Long, Kahuna do tė urdhėrojė ndonjėherė shpirtėrat skllevėr qė tė "luajnė", gjė qė ata e bėjnė duke hedhur objekte, duke bėrė zhurma dhe pėrgjithėsisht, duke shkaktuar trazira. Me fjalė tė tjera, ata sillėn nė mėnyrė tė ngjashme me poltergeist-ėt, gjė qė tė bėn tė mendosh se mos poltergeist-ėt dhe shpirtėrat e ulėt janė e njėjta gjė. Long, duket se mendon qė kėshtu ėshtė.
Long shpreh gjithashtu mendimin se, kur shpirtėrat e mesėm dhe tė ulėt pushtojnė trupin e njė njeriu pėr tė thithur forcėn jetėsore, viktima pėson njė formė sėmundjeje mendore, si pėrshembull ērregullime personaliteti tė shumėfishtė ose skizofreni.

bota sot
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37505
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi