ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD, 39 antarėt e rinj tė Kėshillit Kombėtar

Shko poshtė

27122009

Mesazh 

PD, 39 antarėt e rinj tė Kėshillit Kombėtar Empty PD, 39 antarėt e rinj tė Kėshillit Kombėtar




VALENTINA MADANI

Drejtuesit lokalė, lista arrin nė 140 anėtarė

Anėtar i KK-sė edhe ish-kryetari Eduard Selami
Janė fituesit e garės sė disa muajve mė parė pėr drejtues tė rinj lokalė tė PD-sė, kurse tani hyjnė pa tė drejtė votimi nė listėn e re tė Kėshillit Kombėtar. Listės sė 100 anėtarėve tė kėtij kėshilli i shtohen edhe 40 emra tė tjerė tė kooptuar. Statuti i partisė nė pushtet u jep tė drejtė 39 kryetarėve lokalė tė PD-sė, qė tė hyjnė direkt nė forumin mė tė lartė tė kėsaj partie pa tė drejtė votimi. Kėtė tė drejtė e pėrfitojnė edhe ish-kryetarėt e PD-sė, ish-kryeministrat dhe ish-presidentėt e dalė nga kjo parti. Por ndėr ish-titullarėt e mėparshėm tė demokratėve ndėr vite, nė listė hyn vetėm ish-kryetari Eduard Selami, pasi pasardhėsi i tij, Tritan Shehu, preferoi garėn e drejtpėrdrejtė, nga e cila doli fitues mė 14 dhjetor. Ka humbur tė drejtėn e pėrfshirjes nė listėn e re ish-Kryeministri i qeverisjes sė parė demokratike, Aleksandėr Meksi, pėr shkak tė ndėrprerjes sė kėtij mandati nga statuti i PD-sė, i cili pėrjashton nga lista ata individė qė bėhen anėtarė tė njė subjekti tjetėr politik. Z. Meksi nė zgjedhjet e 28 qershorit militoi nė radhėt e “Polit tė Lirisė”, duke shėnuar kėshtu pėrfundimisht edhe shkėputjen mė PD-nė, me tė cilėn e lidhte tė qenit anėtar i Kėshillit tė vjetėr Kombėtar. Nė kėtė mėnyrė, pėrfituesit e padiskutueshėm tė listės prej 140 emrash janė pikėrisht tė gjithė drejtuesit lokalė tė PD-sė. Asnjėri prej tyre nuk mori pjesė nė garėn e 14 dhjetorit, ditė kur zhvilloi punimet Kuvendi i 9-tė i demokratėve. Ashtu si nė listėn prej 100 anėtarėve, ku pjesa mė e madhe e anėtarėsisė sė saj janė emra tė rinj, ekspertė tė mirėfilltė nė fusha tė ndryshme, por edhe politikanė me pėrvojė tė PD-sė apo figurat e saj qendrore qė vazhdojnė tė jenė tė pakonkurrueshme nė kėtė parti. Edhe faza e dytė e ripėrtėritjes sė PD-sė u shoqėrua me prurje tė reja nė kėtė parti, ku 1.260 delegatėt e Kuvendit tė PD-sė i votuan ata me votė pėr hyrjen nė Kėshillin Kombėtar. KK-ja ėshtė njė ndėr organet qendrore tė PD-sė. Ky forum qendror pėrbėhet nga kryetari dhe zėvendėsi(t) e tij, sekretari i pėrgjithshėm dhe sekretarėt funksionalė tė partisė, kryetari i Bordit Financiar (trezorieri) i Partisė, ish-presidentėt e Republikės, ish-kryeministrat dhe ish-kryetarėt e PD-sė, kryetarėt e kėshillave tė qarqeve dhe kryetarėt e bashkive tė kategorisė sė parė, kryetarėt e degėve me dy ose mė shumė nėndegė, kryetarėt e organizatave partnere, anėtarė tė zgjedhur sipas nenit 39 tė statutit, sipas njė pėrfaqėsimi territorial tė vendosur nga kryesia qendrore. Numri minimal i anėtarėve tė zgjedhur sipas germės “h” ėshtė 100 (njė qind) persona, por nė ēdo rast nuk duhet tė jetė mė i vogėl se shuma totale e dalė sipas germave tė tjera. Kurse numri i zonjave fituese nuk mund tė jetė mė pak se 25%.



Kryetarėt e degėve qė hyjnė nė Kėshill



1.Arenc Berati, Berat

2.Roland Keta, Bulqizė

3.Dhurim Alimani, Delvinė

4.Gėzim Demēolli, Devoll

5.Naim Gazidede, Dibėr

6.Igli Cara, Durrės

7.Luciano Boēi, Elbasan

8.Ferdinand Murati, Fier

9.Gramoz Guri, Gramsh

10.Altin Ēomo, Gjirokastėr

11.Elez Maci, Has-Krumė

12.Hysen Arkaxhiu, Kavajė

13.Viktor Duro, Kolonjė

14.Gjergj Papa, Korēė

15.Luan Emiri, Krujė

16.Saban Stafuka, Fushė-Krujė

17.Ibsen Elezi, Kukės

18.Fadil Mara, Kuēovė

19.Gjergj Oroshi, Kurbin

20.Zef Gjoka, Lezhė

21.Aranit Leka, Librazhd

22.Florjan Danaj, Lushnje

23.Agron Kapllanaj, Mallakastėr

24.Bedri Hoxha, Mat

25.Fredi Sterkaj, Malėsi e Madhe

26.Xhovalin Prenga, Mirditė

27.Miti Tapia, Patos

28.Mustafa Pushja, Peqin

29.Agron Kasaj, Pėrmet

30.Dedė Pėrshpali, Pukė

31.Niko Duda, Pogradec

32.Ylli Piro, Sarandė

33.Hajredin Bakiasi, Skrapar

34.Astrit Bushati, Shkodėr

35.Dardan Domi, Shijak

36.Bujar Kapllani, Tepelenė

37.Aldo Bumēi, Tiranė

38.Besnik Dushaj, Tropojė

39.Ardian Kollozi, Vlorė





box



Si u zgjodhėn kryetarėt e degėve



Kryetari

Neni 27

Kryetari i degės zgjidhet nga mbledhja e pėrbashkėt e kryesive tė nėndegėve mes kandidaturave tė propozuara nga Kryesia e PDSH-sė. Kandidaturat e dala pėr kryetar tė degės i nėnshtrohen njė diskutimi dhe vlerėsimi nga kryesia qendrore e partisė, e cila formulon pėrfundimisht propozimet pėr kandidaturat.

Kryetari i degės pėrfaqėson anėtarėsinė e partisė nė territorin pėrkatės. Ai thėrret dhe drejton mbledhjet e kryesisė, fikson rendin e ditės nė bashkėpunim me sekretarin pėrkatės. Ai organizon funksionimin normal tė kryesisė dhe pėrgjigjet pėr zbatimin e vendimeve dhe orientimeve tė saj. Ai pėrgjigjet pėr mbarėvajtjen e funksionimit tė partisė dhe shprehjen lirė tė ēdo anėtari tė kryesisė. Kryetari i degės ėshtė anėtar i Kėshillit Kombėtar tė Partisė.





box



Kush bėhet anėtarė i KK-sė



Neni 40

1-Kėshilli Kombėtar, nė pėrputhje me programin, statutin dhe vendimet e Kuvendit Kombėtar, drejton veprimtarinė e Partisė nė periudhėn midis dy Kuvendeve.

2.-Kėshilli Kombėtar pėrbėhet nga:

a.-Kryetari dhe zėvendėsi(t) e tij;

b.-Sekretari i pėrgjithshėm dhe sekretarėt funksionalė tė partisė;

c.-Kryetari i Bordit Financiar (trezorieri) i partisė;

d.-Ish-presidentėt e Republikės, ish-kryeministrat dhe ish kryetarėt e PD-sė;

e.- Kryetarėt e kėshillave tė qarqeve dhe kryetarėt e bashkive tė kategorisė sė parė;

f.- Kryetarėt e degėve me dy ose mė shumė nėndegė;

g.-Kryetarėt e organizatave partnere;

h.- Anėtarė tė zgjedhur sipas nenit 39 tė statutit, sipas njė pėrfaqėsimi territorial tė vendosur nga kryesia qendrore. Numri minimal i anėtarėve tė zgjedhur sipas germės “h” ėshtė 100 (njėqind) persona, por nė ēdo rast nuk duhet tė jetė mė i vogėl se shuma totale e dalė sipas germave tė tjera. Numri i zonjave fituese tė mos jetė mė pak se 25%. Nė rast se ky kriter nuk plotėsohet nė renditjen e dalė pas votimit, atėherė renditja e tyre veēohet nga ajo e pėrgjithshmja.

Anėtarėt me tė drejtė sipas germave d, e, g janė anėtarė tė KK-sė vetėm nėse janė anėtarė tė PD-sė.

3-Mandati i anėtarėve tė Kuvendit Kombėtar sipas pikės 2/b,c,e,f,g tė kėtij neni pėrfundon me pėrfundimin e mandatit pėrkatės. Mandati i kategorive tė tjera ėshtė katėrvjeēar.

4- Kėshilli Kombėtar mblidhet tė paktėn dy herė nė vit dhe debaton sipas njė rendi dite tė vendosur nga kryesia e partisė. Anėtarėt e qeverisė nė funksion, anėtarė tė PD-sė, kanė tė drejtė tė marrin pjesė nė mbledhjet e Kėshillit Kombėtar, por nuk kanė tė drejtė vote.

Vendimet e Kėshillit Kombėtar merren me shumicė tė thjeshtė.

standart
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi