ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuvendi kthehet nė arenė boksi pėr kutitė, Bizhga, Strazimiri dhe Cara rrihen me grushte

Shko poshtė

20032010

Mesazh 

Kuvendi kthehet nė arenė boksi pėr kutitė, Bizhga, Strazimiri dhe Cara rrihen me grushte Empty Kuvendi kthehet nė arenė boksi pėr kutitė, Bizhga, Strazimiri dhe Cara rrihen me grushte




Kthehen sherret nė sallėn e Parlamentit pas gjashtė muajve “qetėsi”

Parlamenti i kthehet identitetit tė tij tė viteve tė mėparshme. Pas 8 muajsh nė heshtje, seanca e djeshme parlamentare, e cila ka nisur nė orėn 09.30 tė mėngjesit dhe ka mbaruar nė 21.15 tė mbrėmjes ėshtė karakterizuar jo vetėm nga replikat e ashpra mes deputetėve,

por madje edhe me konfrontim fizik mes tyre. Gjithēka nisi pas njė debati pėr procedurė, por qė rrezikoi tė degjeneronte nė dhunė mes dy deputetėve. Nisja e kėtij konfrontimi ka ndodhur nė momentin, kur deputeti socialist i qarkut tė Durrėsit, Gazmir Bizhga ka kėrkuar nga foltorja e parlamentit fjalėn pėr replikė, pas akuzave tė bėra nga deputeti demokrat i po kėtij qarku, Igli Cara. Ka qenė deputeti i qarkut tė Durrėsit, Igli Cara qė nė 10 minutėshin e tij ka aluduar dhe ka pėrsėritur fjalėt e deputetit Bizhga pa e zėnė nė emėr. Nėnkryetari i parlamentit, Nasip Naēo nuk ka lejuar replikėn nga ana e deputetit socialist, meqenėse kėtij tė fundit nuk iu pėrmend emri. Ka qenė pikėrisht kjo, nisma e replikės me zė tė lartė mes deputetit socialist Gazmir Bizhgės dhe deputetit tjetėr demokrat, Gent Strazimiri. Bizhga ka insistuar pėr tė marrė fjalėn. Por, Strazimiri ka ndėrhyrė qė deputeti socialist tė mos merrte fjalėn pėr replikė pasi nuk i ishte pėrmendur emri, por tė ulej nė vend. Replika kėto tė vazhduara edhe me shtyrje fizike mes tyre, duke sjellė edhe pezullimin e seancės pėr pesė minuta. Pas pesė minutash me rifillimin e seancės filloi konfrontimi fizik mes deputetėve tė qarkut tė Durrėsit, Gazmir Bizhgės tė PS dhe Igli Carės tė PD. Pas pesė minutash seanca filloi me marrjen e sė drejtės pėr replikė nga ana e deputetit Bizhga, i cili replikoi me deputetin Igli Cara. “Nė takimet private qė kemi bėrė ai mė ka thėnė se PD nuk vjen kurrė nė pushtet pėrsa tė jetė kryetar Berisha. Nuk kam qenė as doganier, duke treguar korrektėsi nė zbatimin e detyrės. Mė vjen keq qė parafolėsi im, ėshtė i prodhuar nga njė klan mafioz, dhe mė vjen keq qė nuk ėshtė pėrfaqėsues i vetvetes, por i njė grupi klanor”, u shpreh Bizhga nė replikėn me deputetin Cara. Menjėherė pas pėrfundimit tė fjalės sė tij ka nisur edhe pėrplasja e dytė fizike mes Bizhgės dhe Carės. Konfrontimi ka qenė i madh, por ndėrhyrja e menjėhershme e punonjėsve tė sallės sė parlamentit ka shmangur njė konflikt. Debati i tyre ka sjellė pėrsėri ndėrprerjen e seancės. Ndėrkaq, kėtė incident nė sallėn e parlamentit, deputeti Gent Strazimiri e ka cilėsuar si strategjinė e radhės sė Partisė Socialiste, por dhe si shembull i keq pėr parlamentin. Ai sqaroi se nuk pati konfrontim fizik, sepse ishin punonjėsit e gardės ata qė bėnė punėn e tyre nė momentin e duhur. “Jam i bindur se ėshtė njė incident, njė strategji e PS. Njerėzit qė janė nė parlament nė radhėt e opozitės janė pėr tė ndezur konfliktin. Bizhgės nuk iu pėrmend emri nga parafolėsi, ai kishte tė drejtė tė replikonte po aq sa kisha unė tė drejtė tė replikoja apo ēdo deputet tjetėr i parlamentit. Ai qė mendon se ėshtė mė i forti pėr tė pushtuar foltoren nuk ka lidhje me etikėn parlamentare”, u shpreh Strazimiri pėr tė shtuar se fakti qė Bizhga morri fjalėn nuk ishte problem pėr tė. Gjithashtu, ai informoi se deri nė orėt e mbrėmjes sė djeshme nuk i ishte komunikuar asnjė masė nga ana e kryetarit tė parlamenti. “Nuk e kam shkelur rregulloren. Bizhga e ka shkelur rregulloren nė mėnyrė tė pėrsėritur”, nėnvizoi Strazimiri. Ndėrsa, deputeti socialist, protagonisti i dy konflikteve tė djeshme nė sallėn e parlamentit, Gazmir Bizhga u shpreh se kėrkoi fjalėn pėr replikė, por nėnkryetari i parlamentit nuk ia dha fjalėn. “Nuk pati konfrontim tė drejtpėrdrejtė. Pati njė shtyrje fizike me Strazimirin. Punonjėsit e gardės ndėrhynė dhe u bė ndėrprerja e seancės. Nuk mund tė them konfrontim fizik, por ishte situatė e ndezur. Nuk arriti tė mė gjuante”, u shpreh Bizhga, pėr tė shtuar se mes tyre ka pasur vetėm replika fjalėsh. Ashtu sikurse dhe deputeti Strazimiri, edhe Bizhga informoi se deri nė orėt e mbrėmjes sė djeshme nuk kishte marrė asnjė njoftim nga ana e kryetarit tė grupit parlamentar.

Strazimiri: Incidenti, strategji e PS
Shembull i keq pėr parlamentin. Nuk pati konfrontim fizik se punonjėsit e gardės bėnė punėn e tyre. Jam i bindur se ėshtė njė incident, njė strategji e PS. Njerėzit qė janė nė parlament nė radhėt e opozitės janė pėr tė ndezur konfliktin. Bizhgės nuk iu pėrmend emri nga parafolėsi. Ai kishte tė drejtė tė replikonte, po aq sa kisha unė tė drejtė tė replikoja, apo ēdo deputet tjetėr i parlamentit. Ai qė mendon se ėshtė mė i forti pėr tė pushtuar foltoren, nuk ka lidhje me etikėn parlamentare. Fakti qė Bizhga mori fjalėn nuk ėshtė problem pėr mua. Nuk na la asnjė komunikim tė diskutojmė dhe tė japim argumentet tona nė replikė. Nuk ėshtė komunikuar asnjė masė nga ana e kryetarit tė parlamentit. Nuk e kam shkelur rregulloren. Bizhga e ka shkelur rregulloren nė mėnyrė tė pėrsėritur.

Bizhga: Mes meje dhe Strazimirit, pati vetėm shtyrje fizike
Kėrkova tė drejtėn pėr replikė. Nėnkryetari i kuvendit nuk ma dha fjalėn. Nuk pati konfrontim tė drejtpėrdrejtė. Pati njė shtyrje fizike me Strazimirin. Punonjėsit e gardės ndėrhynė dhe u bė ndėrprerja e seancės. Nuk mund tė them konfrontim fizik, por ishte situatė e ndezur. Nuk arriti tė mė gjuante. Ėshtė mėnjanuar se punonjėsit qė monitoronin sallėn ndėrhynė dhe pati vetėm replika fjalėsh mes nesh. Nuk di tė ketė pasur komunikim kundrejt meje nga kryetarja e parlamentit. Ende nuk mė ėshtė vėnė nė dijeni nga kryetari i grupit parlamentar njė gjė e tillė.

Blerina Gjevori
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi