ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Erion Veliaj paguan sot pėr protestuesit, faturat e dritave dhe tė ujit

Shko poshtė

30042010

Mesazh 

Erion Veliaj paguan sot pėr protestuesit, faturat e dritave dhe tė ujit Empty Erion Veliaj paguan sot pėr protestuesit, faturat e dritave dhe tė ujit




Kush e gjen, ēfarė del nga martesa e Gjarprit me Iriqin...?
Mos u lodhni nė rast se nuk e dini...!
As mė shumė e as mė pak, del dy metra tel me gjemba.
Po nga martesa e Luanit me Shqiponjėn, ēfarė del...?
Mos u lodhni nė rast se nuk e dini..!.
Del Erion Veliaj.
E keni harruar, nuk e mbani mend kėtė emėr.
Nė fakt keni tė drejtė, se prej disa ditėsh, pothuajse saktėsisht qė kur njė dosje nė ngarkim tė tij ėshtė hapur nga Prokuroria e Rrethit tė Tiranės, ai ishte zhdukur pėr t’u rishfaqur dje bashkė me premtimin se kush shkon sot nė mitingun e PS-sė , ai (Erion Veliaj) merr pėrsipėr t’ju paguajė gjithė faturat...
Nėse ju ka ardhur nė majė tė hundės dhe nuk ua mban mė xhepi faturėn e energjisė, merreni me vete dhe shkoni sot nė protestėn e PS-sė.
Faturėn ua paguan Erion Veliaj
Nėse nuk duroni qė t’ju rritet ēmimi i ujit dhe nuk mundeni tė pėrballoni koston e jetesės, shkoni sot nė protestėn me nder tė opozitarėve Spartak Ngjela, Preē Zogaj e Nard Ndoka. Mos harroni faturėn e ujit.
Erion Veliaj do tė jetė i gatshėm t’jua paguaj edhe atė.
Po, po. Mos e besoni po deshėt, por ja qė kjo ėshtė e vėrtetė, sepse vetė e tha dhe e premtoi dje Erion Veliaj.
Ku do ti gjejė Erion Veliaj gjithė kėto tė holla...?
Oh pėr kėtė mos keni asnjė dyshim.
Pas “kthimit me sukses nė atdhe”, Erion Veliaj ka sjellė me vete edhe njė thes prej 5.4 milionė euro, “fitime” tė aktivitetit tė tij “privat” e “tė pavarur”, si ish-pėrfaqėsues i shoqėrisė civile.
Sipas matematikės sė tij, tė artikuluar dje, nė qoftė se 1 milionė euro vlejnė sa 20 mijė pensione, sa 10 mijė bursa, sa ¼ e rimbursimit tė atyre nė Shkodėr qė sot, 5.4 milionė euro, vlejnė sa 108 mijė pensione, 54 mijė bursa, apo edhe 133 pėr qind tė rimburismit tė atyre nė Shkodėr.
E pra, e shihni sa i madh ėshtė thesi i Erion Veliajt.
Por, mos u ngatėrroni, mos t’ju vrasė ndėrgjegjja, apo mos e lejoni veten tė ndjeheni keq, pse njė “antimiting” i hamendėsuar nga Erion Veliaj, mund tė kushtojė 1 milionė euro.
E para, ky “antimiting” i mundshėm nuk ka lidhje dhe nuk do t’ju hyjė nė pjesė duke futur duart nė thesin 5.4 milionė eurosh tė Erion Veliajt...
Dhe e dyta, ato 1 milion euro, nuk kanė pėr tu shpenzuar nga askush, pėr faktin e thjeshtė se Erion Veliaj, duke pretenduar se njerėz tė administratės publikė, nė orar tė punės do tė marrin pjesė nė “antimitingun” e qeverisė, harron me dashje, se ky “antimiting”, nė qoftė se do tė ndodh, do tė ndodh tė shtunėn, kur dihet katėr cipėrisht, qė ėshtė pushim me ligj, si njė nga ditėt e fundjavės.
Se mos harroj.
Shuma prej 5.4 milionė euro, tė cilėn Erion Velijat do ta vėrė nė dispozicion tė faturave tė dritave e tė ujit, tė atyre qė do tė marrin pjesė nė protestėn me nder tė opozitarėve Spartak Ngjela, Preē Zogaj e Nard Ndoka, ka gjasa tė shtohet nė tė ardhmen, nga “dėmshėprblimet” tė mbetura nė tentativė qė ai pretendon ti fitojė pas padisė penale nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė tė Tiranės tė 4 gazetave, qė kanė publikuar aferat e tij tė dyshimta pėr abuzime financiare dhe evazion fiskal.
Llogariteni vetė, sa mund tė shkojė kjo shifėr “dėmshpėrblimi”, nė qoftė se Erion Veliaj do tė kėshillohet tė padisė penalisht nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė tė Tiranės edhe dhjetėra apo qindra mijė pėrdoruesve tė “Facebook”-ut, apo rrjeteve tė tjera tė mundshėm socialė nė internet, qė pėr ēdo ditė publikojnė aferat pėr abuzime financiare dhe evazion fiskal, qė rėndojnė pozitėn e Erion Veliajt, me gjithė tentativėn e tij pėr kundėrsulm ndaj mediave.
...

55
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi