ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse nuk hyri kryetari nė grevė?!

Shko poshtė

03052010

Mesazh 

Pse nuk hyri kryetari nė grevė?! Empty Pse nuk hyri kryetari nė grevė?!




Edmond Arizaj

[/color][/font]Ėshtė akuzuesi mė i madh pėr vjedhjen e zgjedhjeve. Ėshtė iniciatori kryesor pėr bojkotin shumė mujor tė Kuvendit. Ėshtė inspiruesi i mitingjeve dhe protestave tė socialistėve. Ėshtė flamurtari i mosbindjes civile. Ėshtė shpikėsi i njohjes sė zgjedhjeve, por i bindjes se ėshtė vjedhur. Ėshtė autor i kundėrshtimit ndaj gjithė organizmave ndėrkombėtarė. Ėshtė kėrcėnuesi i tė gjithė komisionerėve socialistė. Ėshtė pėrfituesi mė i madh nga gjithė katrahura qė po inskenon. Ėshtė pėrgjegjėsi kryesor pėr ndarjen ekstreme tė shqiptarėve, sėrish nė dy pjesė. Mund tė jetė edhe fajtor pėr dėnimin e Shqipėrisė. Por nė fund nuk mori mbi vete pėrgjegjėsinė e madhe, gatishmėrinė edhe pėr vetėflijim pėr bindjen e tij. Kėtė sakrificė ua la deputetėve dhe militantėve. Respekt pėr tė gjithė ata qė vendosėn tė mbyllen nė ēadrat e ngritura para Kryeministrisė, pavarėsisht kush ėshtė morali pėr tė cilin e morėn njė vendim tė tillė. Por ē'mund tė thuash pėr shmangėsin e madh, vetė kryetarin, i cili si pėrherė nuk u ndodh nė ballė tė pėrpjekjes. Pėrse kjo zgjedhje e kryetarit? Pėr arsye shėndeti? Pėr arsye politike? Pėr mosbesim ndaj atyre qė do tė mbeteshin jashtė? Pėr tė qenė gati pėr ndonjė marrėveshje? Pėr tė organizuar njerėzit? Tė gjitha bien poshtė, kur dihet se partia ėshtė aty ku ėshtė kryetari. Arsyeja ndodhet e kyēur fort vetėm nė mendjen e tij. Ndėrsa nė mendjen e shqiptarėve mund tė pėrparojė ideja se Partia Socialiste nuk ka njė lider, qė edhe mund tė sakrifikohet pėr tė, por njė njeri qė nuk heziton ta sakrifikojė besimin dhe pėrkushtimin e saj.
E kujtoni Metėn?
Ishte nė grevė urie sė bashku me disa deputetė tė tjerė. I survejuar 24 orė nga kamera dhe disa rreshta gardistėsh. I mbėshtetur nga jashtė nga militantėt e partisė sė tij. I ndyrė nė aktin e sakrificės kundėr njė marrėveshjeje tė kryetarit tė PS-sė me kryetarin e PD-sė pėr tė eliminuar partitė e tjera (mes tė cilave siē ndodhi vėrtetė, PSD, PDS, PDK, me pak elektorat dhe partitė e Ngjelės dhe Veliajt, pa elektorat). Nga kryetari i PS-sė pati njė pėrbuzje totale pėr kėtė grevė; asnjė prononcim, asnjė deklaratė, asnjė shenjė, qoftė edhe njerėzore. Nga imituesit e tij pati tallje, sarkazėm e nėnqeshje. Nga mediat e kryetarit tė PS-sė pati bojkot e pėrēmim, madje edhe profesional. Sot, gati dy vjet mė pas nga greva e Metės, kryetari i PS-sė po ecėn nė gjurmėt e tij. Meta dikur grevoi pėr shkak tė pazarit tė kryetarit tė PS-sė. Kryetari i PS-sė, grevon sot ndaj vetvetes, por ia faturon Berishės.
Protestuesit
Tė gjithė socialistėt protestues janė pėr t'u nderuar. Treguan edhe njėherė se ata e duan me ndjenjė partinė e tyre. Janė tė lidhur shpirtėrisht me tė. Madje janė gati edhe pėr sakrifica. Jo vetėm ata qė u ndrynė nė grevė urie, por edhe ata qė fjetėn jashtė, ata qė lanė fėmijėt nė qytetet e tyre dhe u dyndėn nė Tiranė, ata qė tregohen tė gatshėm tė ndėrmarrin sėrish rrugėn drejt kryeqytetit. Por koka qė i drejton ata i ka lėnė nė baltė jo pak herė. Madje edhe i ka pėrdorur. Le tė mos harrojmė Gėrdecin. Mllefi popullor, i cili mund tė sillte rotacionin qysh dy vjet mė parė, u frenua e u godit pikėrisht nga kjo kokė. Le tė mos harrojmė pritshmėrinė e sė majtės pėr fitore. Etja e kokės drejtuese pėr t'i pasur tė gjitha nė dorėn e tij, i la socialistėt sėrish nė rrugė. Le tė mos harrojmė komisionerėt, heronjtė e gjithhershėm tė zgjedhjeve. Sot koka socialiste ėshtė e gatshme t'i sakrifikojė. Le tė mos harrojmė shkalafitjen e Partisė Socialiste. Koka e mbushi atė me besnikė e ithtarė tė tij, duke shmangur e pėrzėnė socialistė, qė me vite i kanė dhėnė kėsaj partie. Megjithatė socialistėt vijnė sėrish tė protestojnė. Vetėm se kryetari nuk arrin tė kuptojė se ata nuk e bėjnė kėtė gjė as pėr tė, e as pėr kutitė e tij. Por megjithėse nuk e kupton, vazhdon ta shfrytėzojė protestėn e tyre.
Nė fund
Ēdo tė ndodhė pas kėtij vendimi ekstrem nė mes tė kryeqytetit? Ndokush mund tė shpresojė dhe tė buzėqeshė se Shqipėria po pėrngjet hap pas hapi me Kirgistanin. Dikush tjetėr mund tė lumturohet pėr pamjet e transmetuara nė mediat botėrore. Diku mes turmės dhe nė emisionet e shumta televizive mund tė ketė nga ata, qė u parakalojnė nė mendje skena nga ato tė 13 viteve mė parė. Tė tjerė mund tė buzėqeshin e tė gėzohen me idenė se pushteti do t'u bjerė nė dorė shumė shpejt. Atmosfera mund tė acarohet edhe mė tej. Pas thirrjeve, zinxhirit tė policisė qė pengoi pėrplasjen mes militantėve, djegies sė flamujve, askush nuk mund tė parashikojė seē mund tė ndodhė nesėr. Evropa ende nuk ka reaguar pėr vendimin e papritur dhe ekstrem. Nuk dihet si mund t'u duket atyre qė e konsideronin tė habitshėm bojkotin, njė grevė urie e 200 njerėzve, mes tė cilėve deputetė (flitet edhe pėr hyrje tė reja), nė mes tė kryeqytetit tė njė vendi qė synon integrimin nė Bashkimin Evropian dhe liberalizimin e shpejtė tė vizave. Berisha mund tė cedojė nga kėmbėngulja e tij pėr mos hapjen e kutive. Kryetari i PS-sė mund tė cedojė nga kėmbėngulja pėr t'i hapur tė gjitha kutitė. Palėt mund tė pranojnė njė zgjidhje tė ardhur nga diku tjetėr. Berisha mund tė mos pranojė asgjė. Kryetari i PS mund tė mos tėrhiqet duke mos kėrkuar mė kutitė, por zgjedhjet. Tė gjitha opsionet janė tė mundshme. Ndėrsa pėr shqiptarėt qė nuk synojnė tė bėhen kryeministra dhe ministra, mbetet vetėm njė shpresė, Evropa tė mos lodhet sėrish me ne. Nėse kjo ndodh, nuk ka mė asnjė rėndėsi t'i vihet gishti fajtorit. Shqipėria ka humbur. Tė gjithė tifozėt zhgėnjehen.
panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34466
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Pse nuk hyri kryetari nė grevė?! :: Komentet

emigranti

Mesazh Mon May 03, 2010 5:10 pm nga emigranti

kryetari e ben "greven e uris" por e ben nPeze

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Mon May 03, 2010 8:57 pm nga i persekutuari

Por ē'mund tė thuash pėr shmangėsin e madh, vetė kryetarin, i cili si pėrherė nuk u ndodh nė ballė tė pėrpjekjes. Pėrse kjo zgjedhje e kryetarit? Pėr arsye shėndeti? Pėr arsye politike? Pėr mosbesim ndaj atyre qė do tė mbeteshin jashtė? Pėr tė qenė gati pėr ndonjė marrėveshje? Pėr tė organizuar njerėzit? Tė gjitha bien poshtė, kur dihet se partia ėshtė aty ku ėshtė kryetari. Arsyeja ndodhet e kyēur fort vetėm nė mendjen e tij.
Per aresye se nuk rri dot pa e thith millin e bardh.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi