ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama nuk i gėnjen dot mė grevistėt

Shko poshtė

17052010

Mesazh 

Rama nuk i gėnjen dot mė grevistėt Empty Rama nuk i gėnjen dot mė grevistėt




Rama nuk i gėnjen dot mė grevistėt 1026rama%20genjeshtar
Thashethemet pėr marrjen e pushtetit, udhėtimet e Parisit dhe kalendari i ultimatumeve s’po funksionojnė mė. Edi Ramės i kanė mbaruar gėnjeshtrat dhe tani grevistėt dhe socialistėt e thjeshtė e kanė kuptuar se kreu i PS ėshtė njė dėshtak qė s’zgjidh dot asnjė aksion politik. Grevistėt e kanė kuptuar mė mirė se tė tjerėt, prandaj prej disa ditėsh, nė kampingun e Bulevardit “Dėshmorėt e Kombit” po duke “hemorragjia e ēadrave”, fenomen qė sot pritet tė shfaqet nė shkallė tė gjerė

Edi Ramės i pėrfunduan edhe gėnjeshtrat. Nė kėto kushte, mėsohet se, ata qė e kanė ndjerė mė shumė dhe shpejt kėtė mungesė gėnjeshtrash, janė “protestuesit” e munguar tė mbrėmjes sė premte, por edhe tė ngujuarit “e mbetur” nė ēadrėn e pretenduar tė grevės sė urisė. Kėtė “ndjeshmėri”, ndėrsa tė parėt e shprehėn me injorimin e protestės, tė dytėt e shprehin nėpėrmjet braktisjes sė ēadrės sė ngujimit.
Prej mė se dy javėsh, Edi Rama nuk reshte sė sajuari udhėtime tė suksesshme nė Paris. Ndėrsa para nisjes, e trumbetonte kėtė udhėtim si “tė rėndėsishėm” sepse do tė siguronte mbėshtetje ndėrkombėtare, pas kthimit prej andej u mėsua, se ai ishte thjesht dhe vetėm pėr njė vizitė private, ku kishte takuar vetėm njė grusht personash, me tė cilėt ka pasur lidhje afektive.
Ato grumbullime turmash rrugėve tė vendit, nėn pretendimin e bllokimit tė tyre pėr sensibilizim, nuk mjaftuan qė Edi Rama tė siguronte mbėshtetjen e shumėdėshiruar, sepse shtrirja e Erion Braēes apo Arta Dades nė rrugė, apo kruarja e Pandeli Majkos e Mimi Kodhelit pas policėve, nuk ishin tė mjaftueshme qė tė bindnin as militantin lakuriqo-socialist nga Vreshtasi, se duhet tė zhurmonte pėr “hapje kutish”.
“Kauza”... “kauza”, fjala qė fitoi qytetarinė nė kėto dy javėt e fundit, mėsohet se jo vetėm qė nuk ekziston, por se ka qenė edhe njė mashtrim, i cili u denoncua mbrėmjen e sė premtes, kur qytetarėt braktisėn protestėn e paralajmėruar 1.3 milionė pjesėmarrėsish. Tė lodhur me “kauzė pėr hapje kutish”, qė pas tė premtes, vetėm pėr kėtė nuk flitet mė.
Akrobacitė e Edi Ramės, pas tė premtes, pėr tė sajuar “drafte” ndėrkombėtarėsh, pėr marrėveshje, duket qė edhe mediat qė i amplifikuan nuk i besojnė tashmė. Jo pse, as ato nuk kanė pasur “fatin” qė tė shohin e tė lexojnė njė “faksimile” tė mundshme tė kėtij drafti, por sepse vetė ndėrkombėtarėt nuk pohuan ekzistencėn e njė “drafti” tė tillė tė mundshėm.
Por ndėrsa Edi Ramės i mbarojnė mashtrimet dhe tentativat pėr tė karikuar turmat, turmat e bėnė zgjedhjen e tyre qė tė premten mbrėma, kur injoruan protestėn e paralajmėruar tė radhės.
Pas tė premtes, radha pėr tė bėrė zgjedhjen e tyre, u ka ngelur “tė mbeturve” tė ēadrės sė ngujimit, tė cilėt duke mos asimiluar gėnjeshtrat e Edi Ramės, kanė nisur arratisjet nga ēadra, nė formėn e njė hemorragjie...

55
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Rama nuk i gėnjen dot mė grevistėt :: Komentet

lidabica

Mesazh Mon May 17, 2010 3:59 pm nga lidabica

po edhe ata me budallenjte e moren vesh kete mesele te tij dhe pritej ky deshtimi i rradhes i ketij psiqiku dhe ndjekesve mafioze te tij.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi