ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekspertėt e Konisionit Europian takojnė krerėt e akuzės qendrore. Marrin informacion pėr ligjin “Antimafie” dhe reformėn

Shko poshtė

10062010

Mesazh 

Ekspertėt e Konisionit Europian takojnė krerėt e akuzės qendrore. Marrin informacion pėr ligjin “Antimafie” dhe reformėn Empty Ekspertėt e Konisionit Europian takojnė krerėt e akuzės qendrore. Marrin informacion pėr ligjin “Antimafie” dhe reformėn




Ekspertėt e Konisionit Europian takojnė krerėt e akuzės qendrore. Marrin informacion pėr ligjin “Antimafie” dhe reformėn 5a6855f5fe63ca61a9585c4feeacdc38Komisioni Europian ka “kontrolluar” prokurorinė shqiptare nė kuadėr tė procesit tė integrimit tė vendit nė BE. Njė grup raportuesish tė KE-sė kanė zhvilluar ditėn e djeshme takime nė Prokurorinė e Pėrgjithshme dhe nė Prokurorinė e Tiranės, ku janė interesuar pėr njė sėrė procedurash qė ndiqen nga akuza shqiptare pėr ēėshtje tė rėndėsishme hetimore. Burime nga akuza qendrore thanė pėr gazetėn “Shqip” se takimet kanė qenė konfidenciale dhe raportuesit e KE-sė janė interesuar pėr ēėshtjet e krimit tė organizuar, reformės nė drejtėsi dhe implementimit tė ligjit tė ri “Antimafie”. Duket se ligji qė konfiskon asetet e krimit tė organizuar ka qenė njė pjesė e mirė e pyetjeve tė raportuesve tė Kėshillit tė Europės, duke marrė nga zyrtarėt e prokurorisė shqiptare informacione pėr t’i bashkėlidhur mė pas nė raportin qė do tė pėrgatisin pėr Shqipėrinė.
Kontrolli


Ekspertėr e Komisionit Europian, sė bashku me njė pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Integrimit, janė paraqitur dje paradite nė ambientet e akuzės qendrore, duke zhvilluar takime me drejtorin e Marrėdhėnieve me Jashtė, drejtorin e Hetimit dhe me drejtuesin e njėsive Task-Forcė nė akuzėn qendrore. Raportuesit kanė marrė informacione nga shefat e sektorėve tė prokurorisė shqiptare. Burime nga Prokuroria e Pėrgjithshme thanė se zyrtarėt e KE-sė kanė kėrkuar tė dhėna shtesė nga pėrgjigjet qė ka dhėnė prokuroria pėr procesin e Stabilizim-Asocimit. Disa muaj mė parė, organi i akuzės u ka dhėnė pėrgjigje rreth 90 pyetjeve tė BE-sė pėr krimin e organizuar, reformėn nė drejtėsi dhe pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me drejtėsinė dhe me prokurorinė. Pėrgjigjet i janė dėrguar Ministrisė sė Integrimit dhe mė pas janė dėrguar nė KE. Por duket se raportuesit kanė pasur paqartėsi pėr disa pyetje dhe kanė preferuar ta “kontrollojnė” personalisht organin e akuzės. Mėsohet se gjatė takimeve qė kanė zhvilluar nė prokurori, janė diskutuar edhe ēėshtje konkrete pėr mėnyrėn e funksionimit tė ligjit dhe mė pas informacioni i marrė do tė kontrollohet me pėrgjigjet qė kanė dhėnė zyrtarėt e prokurorisė. Pas takimeve nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, raportuesit janė drejtuar nė Prokurorinė e Tiranės, kryesisht nė njėsinė hetimore Task-Forcė, e cila ėshtė marrė si shembull nga shumė prokurori nė vende tė ndryshme pėr mėnyrėn e funksionimit dhe goditjes sė krimit shtetėror.
Problematikat


Burime nga Prokuroria e Tiranės thanė se njė pjesė e mirė e pyetjeve tė raportuesve tė KE-sė kanė qenė pėr pastrimin e parave dhe pėr veprat penale tė korrupsionit tė zyrtarėve shtetėrorė, duke ditur se njėsia hetimore nė Prokurorinė e Tiranės funksionon prej tre vitesh dhe ka dhėnė disa rezultate. Raportuesit janė njohur me mėnyrėn e punės sė kėsaj strukture, si dhe me problemet qė has nė pėrditshmėri. Kreu i Task-Forcės, Dritan Rreshka, i ka informuar raportuesit e KE-sė pėr ēėshtje konkrete dhe pėr mėnyrėn e zgjidhjes nga prokuroria dhe gjykata. Ndėrkombėtarėt kanė ngulmuar mė shumė te veprat penale tė pastrimit tė parave, ndėrsa nga prokuroria u bė me dije se kjo strukturė ka rreth 20 ēėshtje tė tilla, ndėrsa po bashkėpunohet me Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda pėr sekuestrimin dhe bllokimin e aseteve qė kanė prejardhje kriminale. Goditja dhe bllokimi i pasurive tė bandave kriminale ishte njė nga “detyrat e shtėpisė” qė iu la Shqipėrisė pas rekomandimit pėr heqjen e vizave, megjithatė hartimi dhe hyrja e vonuar nė fuqi e ligjit “Antimafia” duket se ėshtė bėrė shkak qė ekspertėt e KE-sė tė gjejnė nė Tiranė njė numėr tė reduktuar rastesh nė hetim. Drejtuesit e prokurorisė u bėnė me dije raportuesve tė KE-sė edhe tė dhėna pėr vėnien para pėrgjegjėsisė ligjore tė zyrtarėve tė administratės shtetėrore. Ndėrkohė, sot pritet qė delegacioni i KE-sė tė zhvillojė takime nė Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda dhe nė Prokurorinė e Durrėsit.
gazeta shqip
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi