ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PS sulmon Presidentin e KiE : Je i papjekur

Shko poshtė

13062010

Mesazh 

PS sulmon Presidentin e KiE : Je i papjekur Empty PS sulmon Presidentin e KiE : Je i papjekur




Denis Dedej
Partia Socialiste reagoi dje ndaj deklarates se Presidentit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, Mevlut Cavushoglu, duke e cilesuar qendrimin e tij ndaj opozites, si te papjekur. Permes nje deklarate per shtyp, deputeti socialit Besnik Baraj, shprehu "keqardhjen qe zoti Cavushoglu, nuk eshte i informuar sa duhet, apo me sakte eshte i informuar ne menyre te njeanshme nga zonja Jozefine". "Por duke e vleresuar megjithate interesimin per Shqiperine e informojme se opozita ka bere e po ben gjithcka ka ne dore per zgjidhjen e krizes. Dhe fjala i papjekur ne kete rast do t'i shkonte qendrimit te zoterise ndaj opozites shqiptare, jo qendrimit te opozites ndaj krizes qe as e kemi shkaktuar ne e as po e thellojme ne qe kemi gatishmerine per kompromis", kritikoi qendrimin e Presidentit te Asamblese Parlamentare, Besnik Baraj. Paraditen e djeshme Cavushoglu riperseriti qendrimin e bere publik ne muajin shkurt ne Tirane, nepermjet deklarates qe Komiteti Presidencial i Keshillit te Evropes i drejtoi opozites shqiptare, lidhur me transparencen e zgjedhjeve, duke i kerkuar qe t'i drejtohet Gjykates Kushtetuese e me pas Komisionit te Venecias per interpretim. Ne Qipro, ku merr pjese ne konferencen e kryeparlamentareve te Keshillit te Evropes, ai e cilesoi nje aksion politik te papjekur ne demokraci greven dhe bojkotin e opozites, ndersa konsideroi se vendi i parlamentareve te zgjedhur nga vota e popullit duhet te jete ne foltoren e kuvendi. "Prandaj bashke me konsideraten me te larte, i shprehim zotit Cavushoglu gatishmerine tone per ta informuar plotesisht ne menyre qe qendrimi i tij te mos jete pa dashje i njeanshem, po pjekurisht mbi palet", perfundoi reagimin Partia Socialiste, permes deputeti socialist. Megjithese nderkombetaret shpeshhere kane apeluar per zgjidhje te situates aktuale politike, opozita shqiptare duket e vendosur ne kerkesat e tyre. Ne deklaratat e shpeshta per mediat, Partia Socialiste deklaron se zgjidhja e vetme per ta eshte transparenca e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit permes hapjes se kutive te votimit. Por, mazhoranca kete kerkese e ka cilesuar si ne kundershtim me Kushtetuten dhe vendimet e gjykatave. Per kete arsye, Partia Demokratike ka ofruar konsensus per cdo marreveshje qe nuk eshte kunder ketyre dy parimeve. KRITIKA "Fjala "i papjekur", ne kete rast do t'i shkonte qendrimit te zoterise ndaj opozites shqiptare, jo qendrimit te opozites ndaj krizes, qe as e kemi shkaktuar e as po e thellojme ne qe kemi gatishmerine per kompromis", kritikoi qendrimin e Presidentit te AP, deputeti Baraj. INFORMIMI "Prandaj bashke me konsideraten me te larte, i shprehim zotit Cavushoglu gatishmerine tone per ta informuar plotesisht ne menyre qe qendrimi i tij te mos jete pa dashje i njeanshem, po pjekurish mbi palet", u shpreh zyrtari i Partise Socialiste. DEKLARATA Ne Qipro, ku merr pjese ne konferencen e kryeparlamentareve te KE, Cavushoglu e cilesoi nje aksion politik te papjekur ne demokraci, greven dhe bojkotin e opozites, ndersa konsideroi se vendi i parlamentareve, te zgjedhur nga vota e popullit duhet te jete ne foltoren e kuvendi.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37560
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi