ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halimi: Kushtetuta jone, e vetmja me pakice bllokuese

Shko poshtė

21062010

Mesazh 

Halimi: Kushtetuta jone, e vetmja me pakice bllokuese Empty Halimi: Kushtetuta jone, e vetmja me pakice bllokuese




Bisedoi: Rozeta Rapushi
Deputeti demokrat, Eduart Halimi, ne nje interviste per gazeten “Koha Jone” eshte shprehur se vetem Kushtetuta e Shqiperise percakton qe disa ligje duhet te votohen me shumice te cilesuar, duke i dhene mundesine opozites qe te bllokoje ligje edhe kur nuk ka asnje motiv ligjor per ta bere nje gje te tille. Njeheresh ai shprehet se duhet te miratohet urgjent ligji per kufizimin e imunitetit te zyrtareve te larte, perfshi dhe deputetet. Nga ana tjeter ai parashikon qe ndryshimi i rregullores se Kuvendit do te kete nje seance maratone ne Kuvend, por qe do te miratohet. Nga ana tjeter, Halimi ka nenvizuar se zgjidhja e ngercit politik duhet te behet vetem sipas parimeve Kushtetuese. Zoti Halimi, ne Komisionet Parlamentare ka projektligje te rendesishme qe kerkojne 3/5 e votave, si ai per Gjykaten Administrative. Ne nje kohe kur opozita ka deklaruar voten kunder, si mendoni se duhet te veprohet ne keto raste, kur nisma te tilla jane te domosdoshme? Pyetja juaj eshte shume e drejte. Kushtetuta jone eshte e vetmja ne kontinent nga te pakten 10 Kushtetuta te vendeve te cilat une kam lexuar, si Itali France, Greqi, Hungari, Gjermani, Bullgari etj., qe parashikon institute bllokuese si ajo qe kemi ne per votimin e disa ligjeve me shumice te cilesuar. Te gjitha kushtetutat parashikojne shumice te thjeshte, duke i dhene mundesine mazhorances qeverisese te miratoje ligjet e duhura. Por eterit e Kushtetutes kane bere kete zgjidhje, duke i lene mundesine opozites te beje bllokimin edhe kur nuk ka asnje motiv ligjor, sic eshte rasti i Gjykates Administrative. Sigurisht askush nuk mund ta mendonte se nje dite do te kishim nje opozite qe nuk di te sillet ne menyre te pergjegjshme per te ushtruar mandatin qe ia ka dhene populli, per te miratuar ligje te dobishme per zgjedhesit. Per aq kohe sa nuk ka nje qendrim ligjor dhe arsye ligjore per te refuzuar ligje te tilla, si ai per Gjykaten Administrative, me vjen keq ta pohoj se do te na duhet te presim. Po per projektin per kufizimin e Imunitetit, do te ndermarre maxhoranca nje nisme per ta rifutur ate ne rendin e dites, permiresuar sipas rekomandimeve te Komisionit te Venecias? Heqja e imunitetit te zyrtareve perfshi dhe deputeteve eshte nje angazhim qe e ka marre ish-qeveria socialiste, para GREKOS por qe u finalizua nga PD, ne vitin 2006. Sigurisht eshte nje nga masat me te rendesishme te luftes kunder korrupsionit dhe qe kerkon natyrisht dhe miratimin e opozites per shkak edhe te percaktimeve kushtetuese qe ju permenda me siper. Por kjo ka nevoje per vullnet pozitiv per te luftuar korrupsionin ne “state leve” dhe eshte e pakuptueshme se perse opozita, ne nje vend kerkon te mos luftoje korrupsionin e zyrtareve, qe ne fakt teorikisht i perkasin asaj force qe qeveris vendin. Po te shihni sot ne Parlamentin grek po ndodh e kunderta. Por sigurisht qe kjo tregon se opozita tek ne nuk ka nje vizion konteporan dhe te qarte te te berit opozite. Dhe kjo vjen nga mungesa e vizionit te liderit te saj. Nje nga ceshtjet me te debatuara se fundmi eshte edhe ndryshimi i rregullores se Kuvendit, qe me sa duket ende nuk ka nje konsensus mes forcave politike. Cila eshte arsyeja e shtyrjes se vendimit per te dhe a do te miratohet pavaresisht kundershtimeve te opozites? Shkaku i shtyrjes eshte axhenda parlamentare e vendosur nga mbledhja e kryetareve dhe qe besoj se javet ne vijim do t’i nenshtrohet debatit te seances plenare, qe sipas parashikimeve do te jete i gjate, pasi ne dijenine time, deri tani kane regjistruar emrin per te diskutuar rreth 40 deputete qe nga 10 minuta do te jete seance maratone. Ne jemi te vendosur qe te implementojme nje transparence kushtetuese, pasi jemi te bindur se kjo e ben Parlamentin me te pergjegjshem ne detyrimet e tij kushtetuese, per te emeruar anetaret e gjykatave te larta te vendit, duke respektuar dhe parimin “roll call”, qe eshte duke u implemetuar ne disa Parlamente me demokraci te perparuar. Kjo iniciative e jone eshte certifikuar dhe nga Komisioni i Venecias qe ne tetor te vitit 2007, nepermjet studimit nr.351 te ketij komisioni. Si ligjvenes, cila mendoni se do te ishte zgjidhja e duhur per ngercin e tej zgjatur politik, ku per pak dite behet nje vit nga kundershtimi i zgjedhjeve nga e majta? Zgjidhja duhet te jete vetem kushtetuese dhe kete e kane thene shume here edhe miqte tane nderkombetare. Ajo qe me cudit eshte arsyeja se perse koleget e mi socialiste dhe ekspertet e tyre nuk gjejne zgjidhje ligjore, qe ne te vertete ekzistojne, por jane te prirur vetem tek ato kunder Kushtetutes.

koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi