ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PPE: Berisha i ka bere leshime te shumta Rames

Shko poshtė

26062010

Mesazh 

PPE: Berisha i ka bere leshime te shumta Rames Empty PPE: Berisha i ka bere leshime te shumta Rames




PPE: Berisha i ka bere leshime te shumta Rames 20100626034629_artikullRozeta Rapushi
Nderkombetaret i bejne apel opozites shqiptare te luaje rolin e saj ne Parlament dhe ne realizimin e reformave si duke i kujtuar asaj se Qeveria, Parlamenti dhe zgjedhjet ne Shqiperine jane legjitime. “Qeveria shqiptare ka bere leshime te shumta ne menyre qe te plotesoje kerkesat e opozites, duke i ofruar asaj edhe shumicen dhe kryesine e komisionit hetimor, por Edi Rama dhe opozita kane bere ne vazhdimesi kerkesa te reja ne kundershtim me Kushtetuten, ligjin elektoral dhe vendimet e mehershme te gjykatave. Kjo na ben te mendojme se zoti Rama nuk eshte aspak i interesuar ne gjetjen e nje marreveshje politike ne perputhje me rendin ligjor dhe Kushtetuten", ka qene deklarata e perbashket per Shqiperine, e bere nga Presidenti i Partive Popullore, Uilfried Martens, Ministri i Jashtem Italian Franko Fratini, si dhe eurodeputeti Elmar Brok. Te cilet kritikuan refuzimin e opozites te drejtuar nga Edi Rama per te luajtur rolin e tyre ne Kuvend si dhe per situaten e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit 2009. “Pavaresisht nga akuzat e bera nga opozita, qeveria e kryeministrit Sali Berisha eshte e ligjshme dhe Parlamenti eshte tani plotesisht funksional. Ne kerkojme qe Partia Socialiste, te permbushe rolin e saj te opozites parlamentare dhe qe te pranoje rezultatin e zgjedhjeve te konfirmuar nga ana e KQZ, Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit dhe te gjithe vezhguesit nderkombetar dhe organizatat”, thuhet ne deklarate. Zyrtaret e larte, bene te qarte edhe njehere se procesi i liberalizimit te vizave, nuk mund te vihet ne pikepyetje nga situata aktuale politike ne Shqiperi dhe se nje perpjekje per ti lidhur keto dy ceshtje do te ishte ne dem te shqiptareve. Duke kritikuar serish te majten ne opozite, per qendrimet se ngerci politik po pengon edhe procesin e liberalizimit te vizave. Ne kete kuader, ata shprehen se mirepresin progresin e arritur nga qeveria shqiptare dhe besojne se Keshilli dhe Parlamenti Evropian duhet te miratoje heqjen e vizave per Shqiperine deri ne fund te ketij viti. “Ne i kerkojme te opozites per te respektuar plotesisht Kushtetuten dhe per te vepruar ne kuader te shtetit te se drejtes, kujtojme se ky eshte nje nga kriteret e Kopenhagenit, te cilat duhet te jene te plotesuara per t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Ne besojme se Bashkimi Evropian duhet te mbeshtese dhe te inkurajoje qeverine shqiptare ne hapat e saj drejt demokracise dhe forcimin e pranimit ne Bashkimin Evropian”, u shprehen zyrtaret e larte nderkombetare. Ne deklarate theksohet se vlen per tu permendur fakti se qeveria shqiptare ka bere leshime ndaj kerkesave te opozites per transparencen e zgjedhjeve, sic eshte edhe dhenia e te drejtes se drejtimit te Komisionit Hetimor Parlamentar. Deklarata u be menjehere pas mbylljes se takimit te kreut te PPE-se ne Tirane Joseph Daul. Apeli Presidenti i Partive Popullore, Martens, Ministri i Jashtem italian Fratini dhe eurodeputeti Brok, ne nje deklarate te perbashket per Shqiperine, kritikuan refuzimin e opozites te drejtuar nga Edi Rama per te luajtur rolin e tyre ne Kuvend si dhe theksuan se qeveria, parlamenti dhe zgjedhjet, jane legjitime.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi