ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dokumenti i mbledhjes sė Byrosė pėr 2 korrikun, Alia: Borgjezia do tė na pėrdorė dhe tė na hedhė

Shko poshtė

04072010

Mesazh 

Dokumenti i mbledhjes sė Byrosė pėr 2 korrikun, Alia: Borgjezia do tė na pėrdorė dhe tė na hedhė Empty Dokumenti i mbledhjes sė Byrosė pėr 2 korrikun, Alia: Borgjezia do tė na pėrdorė dhe tė na hedhė




Dokumenti, pėrmbajtja e tė cilit ėshtė mė poshtė, pėr herė tė parė jep njė panoramė tė plotė tė ngjarjeve qė pėrfshinė Tiranėn mė 2 korrik 1990, apo siē njihet ndryshe, futja nė ambasadat e huaja. Dokumenti i hartuar nga Qemal Lame, ish-kreu i Hetuesisė sė Pėrgjithshme, i ėshtė dėrguar Sekretarit tė Komitetit Qendror tė PPSH-sė, Hekuran Isai, i cili ishte njėkohėsisht edhe ministėr i Punėve tė Brendshme. Nė kėtė dokument bėhet njė pėrshkrim i ngjarjeve orė pas ore, pėrmenden tė gjitha incidentet te ambasadat, thyerjet e mureve tė tyre me kamionė, pėrplasjet me policinė, tė plagosurit, incidentet me punonjėsit e Ambasadės Gjermane etj.

Dokumenti
Tepėr Sekret
Ekzemplar Nr. 2
Tiranė, mė 3.7.1990
LĖNDA: Pėr ngjarjen e ndodhur nė territorin e ambasadave.
Sekretarit tė Komitetit Qendror tė PPSH-sė, shokut Hekuran Isai – Tiranė
Mė datėn 2.7.1990 pati njė intensifikim tė hyrjes me dhunė nė territorin e disa ambasadave tė akredituara nė vendin tonė. Nė orėn 10:30 hyjnė 6 persona nė Ambasadėn Italiane me njė makinė tip “Tatra”, duke shqyer murin rrethues, kangjellat. Nė orėn 19:00, 34 persona hyjnė nė Ambasadėn e FR Gjermane me njė makinė “Skoda”, duke shpėrthyer murin nga ana e prapme e ambasadės. Nė orėn 21:00 njė makinė “Skoda” e mbushur me njerėz ka hyrė nė Ambasadėn Greke duke shpėrthyer murin anėsor. Pas kėtij veprimi kanė hyrė edhe persona tė tjerė nė Ambasadėn Greke, polake, ēeke, gjermane etj., numri i tė cilėve nuk ėshtė arritur tė evidentohet.
Nė orėt e pasdites ėshtė shtuar qarkullimi i njerėzve nė rrugėn e Durrėsit dhe tė Kavajės, si dhe nė rrugėn mbrapa ambasadave. Edhe diplomatėt e huaj kanė shpeshtuar lėvizjet e tyre nė kėmbė dhe janė takuar me persona tė ndryshėm. Njė punonjės i Ambasadės Gjermane nė mėnyrė tė hapur ėshtė takuar me persona tė ndryshėm nė disa vende. Pas orės 19:00 janė shtuar nė mėnyrė tė dukshme lėvizjet e njerėzve nė territorin e ambasadave. Grumbullime tė mėdha ka pasur sidomos nė rrugėn nga Ambasada Turke deri tek “21 Dhjetori”. Me hyrjen e makinės sė dytė nė Ambasadėn Greke, u grumbulluan shumė persona pranė territorit tė Ambasadės Greke dhe gjermane. Nė kėtė kohė organet e policisė kanė qėlluar me pistoletė pėr tė mbrojtur rendin. Vėrtetohet se dy punonjės tė Ambasadės Gjermane i janė afruar policit Hysen Rama dhe njėri prej tyre ka qėlluar policin nė dorė, duke i shkaktuar frakturė dhe duke i marrė pistoletėn. Polici ėshtė qėlluar nė befasi dhe nuk ka mundur tė kundėrveprojė. Pasi ėshtė qėlluar nga policia, grupi i personave ėshtė larguar dhe janė mbledhur nė rrugėn e Kavajės. Mund tė kenė qenė mbi 5000 veta nė kėtė zonė. Ata filluan tė bėrtisnin, tė bėjnė thirrje armiqėsore kundėr pushtetit popullor, kanė goditur me gurė punonjėsit e policisė dhe kuadro tė ndryshme tė Partisė dhe pushtetit, qė kishin vajtur pėr tė normalizuar gjendjen. Kjo situatė ka vazhduar deri nė orėn 23:00. Me ndėrhyrjen e forcave tė policisė gjendja u normalizua. Organet e policisė ndaluan 76 persona. Me ta po vazhdohen hetimet pėr tė sqaruar dhe vėrtetuar pėrgjegjėsinė e tyre pėr veprėn penale tė agjitacionit e propagandės pėr pėrmbysjen e pushtetit popullor tė vendosur me Kushtetutė.
Nga kėta persona ka prej tyre qė kanė marrė pjesė nė veprimtarinė armiqėsore si dhe nga ata qė janė marrė mbasi janė kontrolluar autobusėt e linjės Tiranė-Kombinat, pėr tė cilėt nuk ėshtė pėrcaktuar akoma pjesėmarrja e tyre nė demonstratė. Nė bashkėpunim me organet e punėve tė brendshme po saktėsojmė pjesėmarrjen e personave nė veprimet demonstrative dhe goditjen e punonjėsve tė policisė. Nga hetimi dhe verifikimi nė spitalin civil, del se janė plagosur 6 persona pėr tė cilėt po punohet pėr t’i identifikuar. Njė person tjetėr, Altin Pėrparim Barka, vjeē 17, banues nė rajonin e Kombinatit tė Tekstileve, ėshtė plagosur me armė zjarri nė pjesėn e barkut. Dy punonjės tė Ambasadės sė RF tė Gjermane thonė se ai ėshtė plagosur nga njė polic nė territorin e ambasadės dhe se e kanė sjellė nė spital pėr t’i dhėnė ndihmėn mjekėsore, duke organizuar dhe ruajtjen e tij nė pavijon. Ai ėshtė operuar dhe ndodhet nė reanimacion. Ata e trajtojnė si emigrant politik dhe kėrkojnė tė mos takohet njeri mė tė. Personat e hyrė nė ambasada janė kryesisht tė moshave tė reja dhe pėrgjithėsisht me personalitet tė keq, tė dėnuar pėr vjedhje, grabitje e vrasje etj. Edhe personat e grumbulluar pranė territorit tė ambasadave janė tė njohur nė pėrgjithėsi pėr sjellje rrugaēėrie e tė dėnuar mė parė. Po hetohet pėr tė zbuluar organizatorėt e kėsaj veprimtarie armiqėsore, personat qė kanė marrė pjesė dhe dėmet qė i janė shkaktuar pasurisė socialiste. Pėr kėtė qėllim ėshtė organizuar bashkėpunimi me Ministrinė e Punėve tė Brendshme, Ministrinė e Drejtėsisė, Prokurorinė e Pėrgjithshme dhe kryetarin e Gjykatės sė Lartė.
Kryetari i Hetuesisė sė Pėrgjithshme
Qemal Lame (firma, vula)

Ramiz Alia, ish-Sekretar i Parė i Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės, menjėherė pas ngjarjes sė 2 korrikut 1990, futjes sė qindra qytetarėve shqiptarė nė ambasadat e huaja nė Tiranė, duket se ka pėrjetuar njė dilemė tė madhe. Njė dilemė qė i rrinte si Shpata e Damokleut nė kokė dhe qė i kėrkonte tė vendoste pėrpara dy alternativave: ose tė lejonte reformat demokratike, qė kishin pėrfshirė tė gjitha shtetet e Lindjes Komuniste, ose tė shtrėngonte rripin dhe tė ruante sistemin socialist. Duket, duke bėrė llogari tė holla nė kokėn e tij, Alia kupton, apo drejt kėtij vendimi i anonte natyrshėm barra e mendjes, dhe vendos qė tė kėmbėngulte nė ruajtjen e sistemit socialist. Njė vendim qė tė paktėn sipas fjalėve tė Ramiz Alisė nė kėtė mbledhje tė Byrosė Politike, pėrmbajtja e sė cilės do tė jetė e plotė mė poshtė, tregon njė panik tė madh pėr fatin e tij personal. Duket Alia bėn mirė llogaritė se ēfarė do tė ndodhte me tė personalisht nė rast tė ndryshimit tė sistemit komunist. Ai merr nė analizė atė se ēfarė ka ndodhur me krerė tė tjerė komunistė nė shtete tė ndryshme, qė tentuan apo realizuan ndryshimin e madh tė sistemeve politike. Dhe nė mendje i del, se borgjezia, pasi i ka pėrdorur ata krerė komunistė pėr tė arritur ndryshimin, i ka flakur tej si limonė tė shtrydhur. Pra, duke bėrė vetėm hesapet e kokės sė vet, duke mos menduar nė asnjė rast pėr fatet e pjesės qė quhet popull, kėtė logjikė Alia ua injekton edhe anėtarėve tė Byrosė Politike. Madje me shembuj tė ilustruar, si me historinė e Dubēekut nė Ēekosllovaki, qė sipas Alisė tashmė e kanė lėnė nė hije, me historinė e Presidentit bullgar Mlladenov, qė e kanė rrėzuar nga pushteti apo edhe me fatin e drejtuesve tė shtetit jugosllav. Pra, Alia, pėrmes kėtyre shembujve u pėrcjell byroistėve panikun qė duket e ka pėrfshirė, duke u sqaruar atyre se nė rast se do tė lėshonin dhe ndryshonin sistemin politik nė Shqipėri, do tė pėrfundonin shumė keq. Kjo logjikė shėrbente pėr tė forcuar besimin nė mbajtjen me tė gjitha forcat tė sistemit socialist, njė sistem ku ata riskonin mė pak tė humbin pozitat nė krye tė shtetit bashkė me privilegjet respektive.
Nė tė njėjtėn mbledhje tė Byrosė Politike merren nė analizė ngjarjet e Kavajės, mosfunksionimi i shtetit nė kėtė qytet pėr shkak tė revoltės popullore dhe mbase pėr herė tė parė bėhet publik fakti se aty, pothuaj fshehurazi ishin dėrguar forca ushtarake. Forca qė nė njė situatė emergjente mund tė shtypnin me gjak revoltėn. Njė veprim krejt i ngjashėm me ndėrhyrjen e dhunshme tė sovjetikėve nė Hungari (1956) dhe nė Ēekosllovaki (1968).

Dokumenti
Sekret
Procesverbal
Mbajtur nė mbledhjen e Byrosė Politike tė KQ tė Partisė
mė 14 korrik 1990
Byroja Politike, nė mbledhjen e datės 14 korrik 1990 mori nė shqyrtim kėtė ēėshtje:
1. “Analizė pėr ngjarjet e 2 korrikut dhe tė Kavajės e disa konkluzioneve pėr punėn e Partisė”.
Nė mbledhje marrin pjesė anėtarėt e kandidatėt e Byrosė Politike tė KQ tė Partisė, shokėt: Ramiz Alia, Adil Ēarēani, Besnik Bekteshi, Hekuran Isai, Lenka Ēuko, Muho Asllani, Pali Miska, Simon Stefani, Xhelil Gjoni, Hajredin Ēeliku, Pirro Kondi, Qirjako Mihali, Kiēo Mustaqi, Llambi Gegprifti, Niko Gjyzari, Xhemal Dymylja.
Mbledhjen e Byrosė Politike e drejton shoku Ramiz Alia, Sekretar i Parė i Komitetit Qendror tė Partisė.
Zhvillimi i mbledhjes.
Shoku Ramiz Alia: Nė kėtė mbledhje, shokė, mendoj tė shkėmbejmė mendime lidhur me ngjarjet e kohėve tė fundit e sidomos tė datės 2 korrik, kur u futėn nė ambasadat e huaja rreth 4700 veta. Ngjarja e 2 korrikut i zuri nė befasi organizmat tona dhe pas saj u krijua njė situatė e rėndė.
Nė njė pushim ndėrmjet seancave tė Plenumit tė 11-tė tė Komitetit Qendror, Presidiumi i Kuvendit Popullor nxori dekretin pėr pajisjen me pasaporta pėr jashtė tė tė gjithė atyre qė u futėn nėpėr ambasada. Para dy ditėsh, siē e dini, u bė evakuimi i plotė i tyre. Mbrėmė janė larguar ata qė u strehuan nė Ambasadėn Hungareze dhe sot ikin tė fundit, ata qė gjenden nė Ambasadėn Turke.
E rėndėsishme ėshtė se rreth 4400 veta prej tyre ishin tė zėnė me punė, pra, jo siē shpifin disa qė thonė se kanė ikur tė papunėt. Veē fėmijėve, 20 pėr qind janė gra, ky ėshtė njė veprim tepėr i ulėt. Nga pikėpamja e nivelit arsimor me shkollė tė lartė ishin relativisht pak, rreth 70-80 veta, por edhe kėta janė tipa pa karakter.
Nė kėto ngjarje, padyshim, pasqyrohet puna e dobėt e organeve tė punėve tė brendshme, veēanėrisht e Sigurimit tė Shtetit, tė cilėt u zunė nė befasi, si dhe puna e dobėt e Komitetit tė Partisė sė Rrethit tė Tiranės. Ėshtė e ēuditshme qė nė organet tona emrat e atyre qė ishin futur nė ambasada nuk i dinin, kėshtu qė u detyruan t’i merrnin nga kėrkesat pėr pasaportat!
Jam i bindur se edhe sot e kėsaj dite qendrat e punės nuk dinė se kush u ėshtė futur nė ambasada. Kur kėtu nė Tiranė administratat e ndėrmarrjeve nuk njohin mirė punėtorėt e tyre dhe nuk dinė kė paguajnė, merreni me mend se ē’mund tė bėhet me ndėrmarrjet qė kanė punėtorė sezonalė si sharrat e Pukės, nė Vermosh, nė Bushtricė apo gjetkė?!
Organizata e Partisė e Tiranės nuk e tregoi veten nė nivelin e duhur, nuk tregoi militantizėm, nuk ishte nė rolin udhėheqės, ndėrsa komunistėt e Tiranės u tulatėn. Duhej tė organizonim dje mitingun qė tė ngrihej morali i tyre, se nė pėrgjithėsi morali i njerėzve, por edhe i komunistėve, kishte rėnė shumė. Natyrisht, pas ngjarjeve tė 2 korrikut u bėnė disa pėrpjekje, u ngritėn disa njėsi a detashmente, siē u quajtėn, pėr tė forcuar vigjilencėn. Mirėpo duhet pasur parasysh se nė Tiranė militojnė 25 mijė komunistė, por forca e tyre nuk u ndie fare, pėrkundrazi, dominonin parullat e armikut, tė reaksionit, tė kolonės sė pestė, qė janė nga mė ekstravagantet.
Nė ngjarjen e 2 korrikut ka pasur ndikim edhe veprimtaria armiqėsore e huliganėve tė rretheve tė tjera. U bėnė tentativa pėr tė hyrė nė ambasada, ose pėr tė bėrė ndonjė rrėmujė nga grupe huliganėsh, qė erdhėn nga Shkodra apo nga Durrėsi. Forcat e Policisė janė detyruar t’i largojnė.
Ngjarje tė shėmtuara kanė ndodhur edhe nė Kavajė, ku gjendja, mund tė themi edhe sot e kėsaj dite ėshtė e rėndė. Veē faktit qė atje ka njė fermentim armiqėsor, ndodhi edhe njė ngjarje shumė e hidhur: u vra njė njeri kur forcat e policisė e tė Sigurimit vajtėn me “teorinė e krehjes”. Kanė dalė nė skenė edhe teoria tani! Dhe “krehėn” bukur! Vrasja e kėtij njeriu shkaktoi njė turbullim nė tėrė qytetin. U lėshuan njerėzit e thyen tėrė xhamat e vitrinave tė qytetit. Jo vetėm kaq, por tė nesėrmen nė varrim morėn pjesė mijėra vetė. Kjo mori njerėzish, e irrituar, me t’u kthyer nga varrimi dogjėn makinėn e sekretarit tė parė tė Komitetit tė Partisė tė rajonit tė Kavajės. Kavaja faktikisht ishte nė duart e tyre. Dhamė urdhėr qė tė mos ndėrhynte policia se me ato nerva tė tendosura e atė rritim nga ta dyja palėt ēdo gjė mund tė ndodhte.
Komunistėt e Kavajės nuk u ndien fare. Parullat qė u hodhėn ishin nga mė reaksionaret, mė armiqėsoret kundėr Partisė e pushtetit si “Enver-Hitler”, “Muho-Sllobodan”, “Hekuran-Sllobodan”!
Natyrisht, ne dėrguam forca ushtarake nė Kavajė, tė gatshme pėr ēdo eventualitet, por urdhėruam tė qėndronin brenda nė kazermė, dhe ato nė fakt nuk bėnė asnjė veprim. Megjithatė situata nė Kavajė vazhdon tė mos jetė e mirė. Elementėt e kėqij tani dalin nė rrugė e gjuajnė me gurė dhe para vetes vėnė gratė e fėmijėt pėr t’u mbrojtur. Te vendi ku ndodhi vrasja vendosin lule ēdo ditė.
Ngjarja e fundit e Kavajės nuk ėshtė e re. Gjatė 3-4 muajve tė fundit janė pėrsėritur ngjarje tė tilla. Shoku Muho ėshtė paralajmėruar tė ketė kujdes. Tė paktėn 2-3 herė e kam thirrur unė. Pavarėsisht nga kjo, duke qenė se ngjarjet ishin tė rėnda, ai duhet t’u kishte kushtuar mė tepėr vėmendje. Mirėpo shoku Muho vazhdon tė punojė me metodėn e stilin e vjetėr, nuk pėrdor dialogun e debatin, por vazhdon tė japė urdhra e komanda. Nė Kavajė ėshtė krijuar njė situatė e papėlqyeshme. Ta themi hapur, kavajasit nuk e shohin dot me sy Muho Asllanin.
Deri tani komiteti i Partisė i rrethit nuk ka marrė asnjė masė pėr tė qetėsuar situatėn nė Kavajė. Sot unė kam dėrguar nė Kavajė shokun Foto (Foto Ēami, red.), jo pėr tė bėrė mbledhje me njerėzit, por pėr tė parė nga afėr gjendjen e pėr tė ndihmuar. Agron Tafa pėr mendimin tim duhet hequr si sekretar i parė i Komitetit tė Partisė tė rajonit tė Kavajės. Ne gabuam, ta themi hapur, qė nga kryetar degė e vumė sekretar partie, por morėm parasysh ndėrhyrjet e konsideratat e mira pėr tė, tė shokut Muho e tė shokut Hekuran. Shokė tė mirė e tė aftė ka plot, por duhet t’i dojė populli, por populli nuk e donte Agron Tufėn. Ai mund tė punonte shumė mirė nė njė vend tjetėr, por nuk ishte pėr sekretar partie nė Kavajė.
Para se tė futem nė disa gjėra konkrete dua tė theksoj, megjithėse fola dhe nė Plenumin e 11-tė tė Komitetit Qendror, se sot zhvillohet njė luftė e rreptė pėr jetė a vdekje midis pushtetit popullor e socializmit, nga njėra anė dhe reaksionit botėror nga ana tjetėr, i cili kėrkon shkatėrrimin e pushtetit popullor, zhdukjen e socializmit, eliminimin e komunistėve. Kjo duhet kuptuar mirė nga tė gjithė ne. Ne luftojmė pėr tė forcuar e pėr tė shtuar fitoret e revolucionit. Rruga pėr t’i arritur kėto qė pėrmenda e pėr tė forcuar pozitat e lirisė e tė pavarėsisė sė Atdheut tonė ėshtė ajo rrugė qė kemi pėrcaktuar nėpėr plenumet e ndryshme tė Komitetit Qendror, domethėnė rruga nėpėrmjet demokratizimit tė mėtejshėm tė jetės sė vendit e tė Partisė, nėpėrmjet forcimit tė lidhjeve tė Partisė me masat, nxitjes sė iniciativės dhe rritjes sė rolit tė tyre, shkatėrrimit tė ēdo pengese burokratike qė pengon iniciativėn e masave dhe frenon zhvillimin e vendit.
Kėto ne i kemi sintetizuar nė reformėn ekonomike, nė ligjet e ndryshme, nė forcimin dhe pėrmirėsimin e marrėdhėnieve shoqėrore, nė fushėn e politikės sė jashtme, etj. Askush nuk duhet tė mendojė se kėto janė veprime taktike pėr t’ia hedhur ndokujt, por duhet tė kuptojmė qė janė masa, korrigjime, plotėsime, rregullime e krijime pėr tė forcuar pozitat e socializmit, tė pushtetit tė popullit. Pa kėto masa nuk mund tė zhvillohej ekonomia, nuk mund tė forcohet liria dhe pavarėsia, nuk mund tė shkojė pėrpara socializmi.
Kjo ėshtė pozita dhe vija jonė. Kundėr kėsaj vije e kundėr kėtyre pozitave lufton armiku, veēanėrisht armiku i jashtėm. Armiku lufton me parulla tė njėjta me tonat: “pėr demokraci”, “pėr liri tė individit”, “pėr pluralizėm politik” etj. Por nėse synimi ynė ėshtė tė forcojmė pushtetin e popullit, synimi i armiqve ėshtė tė likuidojnė socializmin, tė zhdukin komunistėt. Parullat e tyre “tė demokratizojmė jetėn”, “tė pluralizojmė veprimtarinė politike”, “tė zhvillojmė tregun, pronėn private, kapitalet e huaja”, “tė zhvillojmė fenė”, kanė pėr qėllim tė zhdukin pushtetin popullor dhe socializmin. Kėtė tė mos e harrojmė. Pse e them kėtė? Sepse ka shumė njerėz te ne qė kanė rėnė e po bien viktimė e propagandės sė armiqve. Jo rastėsisht dėgjohen fjalėt: “Pse nuk marrim kredi?” Po cili vend i ka hapur kasafortat dhe vetėm tė zgjatėsh dorėn dhe tė marrėsh para? Kėta njerėz, e tė tjerė, nuk e kuptojnė qė qėllimi i reaksionit ėshtė mė larg – krijimi i shoqėrive private nė Shqipėri. Po dhe pėr kėtė pyesin: “Pse nuk krijohet kapitali privat nė Shqipėri?” T’i hapet rruga kapitalit privat do tė thotė tė zhduket pavarėsia dhe socializmi nė Shqipėri!
“Pse nuk eksportojmė fuqi punėtore?” ėshtė njė parullė tjetėr. Po cili shtet ka kėrkuar fuqi punėtore? Askush. Atėherė pse e ngrenė kėtė ēėshtje? Qėllimi ėshtė i qartė: tė diskreditojnė socializmin, tė largojnė njerėzit nga rruga e drejtė, t’i vėnė kundėr pushtetit.
Kėta njerėz nuk e kuptojnė se parullat pėr demokracinė, pėr lirinė e individit ose pėr pluralizmin” kanė synim tė zhdukin Partinė, tė zhdukin komunistėt.
A nuk mjaftojė disa shembuj shokė, qė t’i kemi parasysh? A ka komunistė qė i kanė bėrė shėrbime mė tė mėdha imperializmit se komunistėt jugosllavė? Nuk ka. Po ēfarė po ndodh aty? Edhe ata imperializmi po i heq nga pushteti, po i zhduk. Ēfarė bėn imperializmi nė Slloveni apo nė Kroaci? Ē’po kėrkon tė bėjė ai nė Serbi? Ai nuk do tė dėgjojė mė fjalėn komunist, nuk do tė dėgjojė mė fjalėn socializėm, por do njė pushtet tė borgjezisė.
A nuk “meritonte” nė linjėn e tyre njė monument Dubēeku, i cili ishte paraprirės i kėtij reformizmi tė madh dhe qė sovjetikėt e rrėzuan nga posti me tanke? Si u soll me tė borgjezia? E ka vėnė nė njė qoshe dhe nuk ndihet fare. Borgjezisė nuk i duhen ata qė kanė emrin komunistė, pale tė jesh komunist me fytyrė njeriu, siē e quante veten Dubēeku. Asaj aktualisht i duhet Haveli, Shvarcenbergu, reaksionarėt e klasit tė parė.
A nuk e shikoni ē’po ndodh nė Rumani dhe nė Bullgari? Iu desh Mlladenovit (Presidenti i parė postsocialist bullgar, red.) tė kalonte fazėn e parė dhe tani nuk i duhet mė borgjezisė.
Lexojmė nėpėr axhanset fjalėn “reformistė”. Borgjezia nuk i ka pėr zemėr as reformistėt dhe as konservatorėt. Ato janė fjalė boshe me qėllim qė tė pėrēajnė e tė shkatėrrojnė ēdo gjė pėrparimtare. Ajo nuk do askėnd qė ėshtė kompromentuar me socializmin. Borgjezia pėr tė realizuar qėllimet e veta po peshkon vagabondė e huliganė. Pėr qėllimet e veta dhe njė prostitutė e bėn heroinė, por pas pak ditėsh e flak etj. Kėto janė manovrat e njohura tė borgjezisė. A nuk i shpjegon Partia jonė kėto fenomene qė po ngjasin nė Lindje? Pėr konsekuencė a nuk duhet ne tė mbledhim tė tėra forcat?
Pėrgatiti: Ferdinand Dervishi
(vijon nesėr)

Berisha: 2 korriku, sinjal Europės

Adi Shkembi

Maxhoranca organizon tubim nė Qytetin Studenti 20 vjet pas ngjarjeve tė Tiranės ku qindra qytetarė u futėn nė ambasadat perėndimore, ngjarje e cila i hapi rrugė nisjes sė protestave ndaj regjimit.

Nė tė njėjtin shesh ku nė dhjetor 90, Kryeministri Berisha dhe themeluesit e PD-sė iu drejtuan studentėve, dje shumica e djathtė risolli edhe njėherė ngjarjet e korrikut tė 20 viteve mė parė. “Sot ne jemi mbledhur sė bashku pėr tė nderuar dhe kremtuar 20-vjetorin e njė prej ngjarjeve mė tė mėdha nė tėrė historinė e demokracisė shqiptare, tė njė prej pėrpjekjeve mė tė guximshme tė shqiptarėve pėr liri dhe demokraci, 2 korrikut, dita nė tė cilėn me mijėra djem dhe vajza tė rinj shqiptarė u vėrsulėn si luanė tė vėrtetė dhe shembėn ‘Murin e Berlinit’ nė Tiranė, duke u shndėrruar kėshtu nė maratonomakė tė marshit tė lirisė sė shqiptarėve”, u shpreh Kryeministri Berisha nė fjalėn e tij. Fjalimi i kreut tė Qeverisė u shoqėrua pėr rreth 20 minuta me pamjet e xhiruara nė atė periudhė nga hyrja nė ambasada e qytetarėve tė kryeqytetit. Sipas kreut tė PD, Shqipėria nė vitin 1990 erdhi si njė vend ku mė shumė se gjysma e qytetarėve jetonin nė varfėri tė plotė, ndėrsa pjesa tjetėr ishin transformuar nga qenie shoqėrore nė qenie shtetėrore. “Ata ishin njerėz tė thjeshtė, punėtorė, mėditėsa, tornitorė, mekanikė, marangozė, hidraulikė, elektricistė, tė papunė, por qė tė gjithė ishin kreshnikė tė vėrtetė nė guximin e tyre. Tė gjithė ata sė bashku u ngritėn me njė guxim dhe trimėri tė paparė, u dhanė zemėr shqiptarėve qė pėrjetonin tmerrin dhe frikėn mė tė madhe. Ata i dhanė mesazhin Europės dhe botės se ky komb nuk ka tė ndalur, se ky komb ėshtė i gatshėm pėr ēdo sakrificė pėr lirinė dhe dinjitetin e tij”, u shpreh mė tej Berisha. Nė fjalimin e tij Kryeministri nuk pėrmendi pėr asnjė moment opozitėn, por nga sheshi i Qytetit Studenti theksoi edhe njėherė faktin se vendi zhvilloi zgjedhje tė lira dhe tė ndershme njė vit mė parė. “Ky 20-vjetor na fton ne tė gjithėve tė bashkohemi nė pėrpjekjen tonė tė ndershme, fisnike, pėr tė shndėrruar sa mė parė nė realitet ėndrrėn tonė europiane, idealet tona europiane, Shqipėrinė europiane”.

Ngjarjet e 2 korrikut
Pamje nga futja e qytetarėve nė disa prej ambasadave kryesore nė Tiranė u transmetuan dje nė sheshin kryesor tė Qytetit Studenti, nė fillim tė fjalės sė Kryeministrit Berisha, por edhe gjatė fjalimit tė tij. Nė tė njėjtėn kohė pjesė tė kėtij organizimi ishin edhe kėngėt mė nė zė tė kohės si “Wind of change” e grupit “Scorpions”, por edhe pamje nga festivali i Radio Televizionit Shqiptar nė vitin 1990. Nė pėrfundim tė fjalės sė kreut tė ekzekutivit u shfaqėn pamje nga ngjarjet mė tė rėndėsishme tė vendit nė vitet e fundit si anėtarėsimi i Shqipėrisė nė NATO, ngritja e flamurit nė Bruksel apo edhe dorėzimi i pyetėsorit tė BE.

panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi