ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Grekėt i japin ngjyrim provokativ vrasjes nė Himarė

Shko poshtė

14082010

Mesazh 

Grekėt i japin ngjyrim provokativ vrasjes nė Himarė  Empty Grekėt i japin ngjyrim provokativ vrasjes nė Himarė




Grekėt i japin ngjyrim provokativ vrasjes nė Himarė  HimarReagojnė Bollano, Janullatus dhe Greqia zyrtare

Greqia hap konfliktet e “vjetra” me Shqipėrinė. Vrasja e njė tė riu himariot nga 4 tė rinj gjatė mbrėmjes sė tė enjtes ėshtė shfrytėzuar menjėherė nga minoritarėt grekė nė Shqipėri por dhe vetė Greqia, duke dashur ta “shesin” si njė incident provokativ pėr me motivacion etnik. Tė menjėhershme kanė qenė reagimet e kreut tė kishės ortodokse Janullatus i cili njihet mė shumė
si shėrbėtor i Greqisė sesa pėr rolin e tij fetar, kreyabashkiakut tė Himarės, Vasil Bollano, i cili gjithashtu njihet si njė ekstremist grek, si dhe tė vetė institucioneve zyrtare greke, ku zyrtarė tė lartė tė Ministrisė sė Jashtme Greke dėnuan vrasjen e 35 vjeēarit, madje e quajtėn si njė incident tė rėndė qė cenonte “paqen dhe harmoninė” mes dy vendeve. Kėshtu, gjatė gjithė ditės sė djeshme, reagimet greke kanė qenė tė njėpasnjėshme, duke i ndryshuar totalisht motivacionin ngjarjes, e cila nga policia u raportua e ndodhur pėr shkaqe banale.



Bollano: Do bllokojmė turizmin
Kryetari i Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano, e ka konsideruar ngjarje me motive nacionaliste dhe etnike, vrasjen e 35-vjeēarit Aristotel Gumit (sipas policisė Aristidh Guma), mbrėmjen e tė enjtes nė afėrsi tė qytetit tė Himarės. Mė tej kryebashkiaku Bollano, i njohur pėr qėndrimet e tij ekstreme, ka vijuar me presione tė ashpra ndaj vendit tonė, duke pohuar se pas kėsaj ngjarje, po shikohet mundėsia e bllokimit tė sezonit turistik madje edhe me anulimin e prenotimeve pėr ata qė kanė rezervuar pas datės 15 gusht 2010. "Sipas tė dhėnave, informacioneve qė kemi nga dėshmitarėt okularė dje ka qenė njė grindje banale, me motive etnike, e cila nė darkė pėrfundoi me gjestin kriminal tė atyre djemve qė ishin grindur gjatė ditės, duke e goditur me makinė pas motoēikletėn siē ishte nė udhėtim dhe duke e shtypur”, ka thėnė Bollano.
Ai ka shtuar se zotėron informacionet e dėshmitarėve okularė qė kanė bėrė edhe njohjen e personave qė ishin grindur gjatė ditės. Sipas kryebashkaikut tė Himarės, i cili ėshtė pėrgėnjeshtruar mė pas nga policia, po ata persona e goditėn me makinė 35-vjeēarin.
“Situata nuk mund tė jetė e qetė pas njė akti tė tillė kriminal. U mbajt rruga e bllokuar rreth 14-15 orė. Me konsensusin e familjes sė viktimės u hap rruga", ka vazhduar Bollano.


Janullatos: Veprime tė tilla ndezin pėrplasje

“Me hidhėrim tė veēantė marr pjesė nė dhimbjen e thellė qė ka shkaktuar vrasja e Aristotel Gumės, nė Himarė. Ngushėlloj me gjithė shpirt familjen e tij, dhe lutem qė Perėndia tė prehė nė paqe shpirtin e tij”. Kėshtu e ka nisur mesazhin e ngushėllimit tė tij pėr humbjen e jetės sė tė riut, Aristotel Guma dje nė Himarė, kryepeshkopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, Anastas Janullatos. “Veprime tė tilla dhune tė paargumentuar, tė dėnueshme pa asnjė ekuivok nga ēdo person me arsye, pėrbėjnė kėrcėnim pėr cėnimin e klimės sė bashkekzistencės paqėsore, pėr tė cilėn tė gjithė qytetarėt e pėrgjegjshėm tė Shqipėrisė kanė bėrė vazhdimisht pėrpjekje. Dhe pėr mė tepėr janė rrezik pėr tė ndezur pėrplasje dhe urrejtje tė reja”, pohon ai mes tė tjerash.
Sipas Janullatosit, “nė kėtė moment kritik, prej ēdokujt kėrkohet pėrgjegjshmėri dhe gjakftohtėsi, shmangie tė akteve tė hakmarrjes, investigim pėr tė vėrtetėn dhe imponim tė drejtėsisė. Pėr mė tepėr ėshtė e domosdoshme qė tė intensifikohen pėrpjekjet qė tė sigurohen liritė e ēdo qytetari dhe nė pėrgjithėsi tė tė drejtave tė njeriut”, pėrfundon ai.


Ministria e Jashtme greke: Ngjarja provokon marrėdhėniet dypalėshe

Ngjarje Ngjarja e Himarės ka sjellė reagime tė ashpra tė Ministrisė sė Jashtme greke, si dhe nė rradhėt e partive tė opozitės greke. Sipas njė njoftimi pėr shtyp, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme greke, Grigoris Delavekuras, shprehu shqetėsimin e Athinės lidhur me vrasjen e njė tė riu nė Himarė. “Familjarėve tė 35 vjeēarit Aristotel Guma i shprehim ngushėllimet tona tė sinqerta. Ngjarje tė papranueshme si kėto kėrcėnojnė ndezje tė akteve tė dhunės etnike midis grekėve dhe shqiptarėve, me rezultate tė pakontrollueshme tė cilat pa dyshim do tė dėmtojnė edhe marrėdhėniet dypalėshe”, ka deklaruar Delavekuras. Sipas tij, fakti qė autorėt kishin synime tė qarta etnike ndaj viktimės ngjallin shqetėsime tė dukshme nė radhėt e minoritetit grek qė jeton nė Shqipėri. Reagime erdhėn edhe nga partitė e opozitės. Pėrgjegjėsi i sektorit tė politikės sė jashtme tė Demokracisė sė Re, Dhimitris Avramopullos, u shpreh i shqetėsuar lidhur me ngjarjen dhe kėrkoi dėrgimin e menjėhershėm tė autorėve pėrpara drejtėsisė. Ndėrsa zėdhėnėsi i partisė sė ekstremit tė djathtė, LAOS, Kostas Aivaliotis, kėrkoi reagime tė ashpra tė Athinės dhe rishikimin e marrėdhėnieve dypalėshe.

Bollano: Vrasja e qėllimshme, se djali nuk fliste shqip

Kryebashkiaku i Himarės, Vasil Bollano u prononcua dje pėr ngjarjen e ndodhur mbrėmjen e sė enjtes nė Himarė ku gjeti vdekjen Aristotel Gumi. Sipas kryebashkiakut tė Himarės 32-vjeēari ėshtė goditur qėllimisht nga njė makinė ku ndodheshin disa djem tė cilėt mė herėt e kishin fyer atė se nuk fliste shqip. “Disa djem tė panjohur e kanė fyer djalin dhe mė pas e goditėn. Djali u godit nga njė makinė dhe tė rinjtė e shtypėn qėllimisht”, thekson Bollano pėr. Ai theksoi se vrasja e qėllimshme ėshtė konfirmuar nga dėshmitarėt nė vendngjarje tė cilėt kanė njohur mė pas edhe autorėt.

Janullatos: Njė dhunė e tillė ndez urrejtje tė reja

Me hidhėrim tė veēantė marr pjesė nė dhimbjen e thellė qė ka shkaktuar vrasja e Aristotel Gumės, nė Himarė. Ngushėlloj me gjithė shpirt familjen e tij, dhe lutem
qė Perėndia tė preh nė paqe shpirtin e tij. Veprime tė tilla dhune tė paargumentuar, tė dėnueshme pa asnjė ekuivok nga ēdo person me arsye, pėrbėjnė kėrcėnim pėr cenimin e klimės sė bashkekzistencės paqėsore, pėr tė cilėn tė gjithė qytetarėt e pėrgjegjshėm tė Shqipėrisė kanė bėrė vazhdimisht pėrpjekje. Dhe pėr mė tepėr janė rrezik pėr tė ndezur pėrplasje dhe urrejtje tė reja. Nė kėtė moment kritik prej ēdokujt kėrkohet pėrgjegjshmėri dhe gjakftohtėsi, shmangie tė akteve tė hakmarrjes, investigim pėr tė vėrtetėn dhe imponim tė drejtėsisė. Pėr mė tepėr ėshtė e domosdoshme qė tė intensifikohen pėrpjekjet qė tė sigurohen liritė e ēdo qytetari dhe nė pėrgjithėsi tė tė drejtave tė njeriut.



Ministria e Jashtme greke: Autorėt kishin synime etnike ndaj viktimės
“Familjarėve tė 35 vjeēarit Aristotel Guma i shprehim ngushėllimet tona tė sinqerta. Ngjarje tė papranueshme si kėto kėrcėnojnė ndezje tė akteve tė dhunės etnike midis grekėve dhe shqiptarėve, me rezultate tė pakontrollueshme tė cilat pa dyshim do tė dėmtojnė edhe marrėdhėniet dypalėshe”, ka deklaruar Delavekuras. Sipas tij, fakti qė autorėt kishin synime tė qarta etnike ndaj viktimės ngjallin shqetėsime tė dukshme nė radhėt e minoritetit grek qė jeton nė Shqipėri. “Ngjarje si kėto duhet tė dėnohen prej tė gjithė spektrit politik nė Shqipėri. I kėrkojmė qeverisė shqiptare tė zbardhė plotėsisht ngjarjen dhe tė zhvillojė njė proces tė drejtė dhe tė shpejtė, me qėllim rritjen e ndjenjės sė sigurisė nė komunitetin e minoritarėve grekė qė jetojnė nė Shqipėri”, thuhet nė njoftim. “Kėrkojmė prej autoriteteve tė Tiranės tė zbatojnė detyrimet qė rrjedhin prej konventave ndėrkombėtare pėr minoritetet dhe njėkohėsisht tė plotėsojė kriteret e premtuara prej saj lidhur me minoritetet. I kėrkuam ambasadės tonė nė Tiranė tė jetė prezente gjatė gjithė procesit”, kėrkohet nė tė.


SOT
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi