ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD-PDU, gati marrėveshja qeverisėse

Shko poshtė

14082010

Mesazh 

PD-PDU, gati marrėveshja qeverisėse  Empty PD-PDU, gati marrėveshja qeverisėse




Njė lajm tė tillė e konfirmuan dy liderėt e partive, Kryeministri Sali Berisha si dhe kreu i PDU-sė, Shpėtim Idrizi, gjatė njė takimi nė Kryeministri. Kreu i maxhorancės, Sali Berisha, priti nė njė takim dy deputetėt e PDU-sė, Idrizin e Dashamir Tahirin, nga ku u vendos qė sė shpejti mes dy partive do tė ketė njė marrėveshje bashkėpunimi. Ndonėse nuk u bė e ditur nė lidhje me detajet e kėsaj marrėveshjeje, u bė e qartė se tė dy partitė do tė ketė njė marrėveshje tė firmosur. Por burime nga takimi u shprehėn se palėt janė nė bisedime qė PDU tė pėrfaqėsohet me rang zėvendėsministrash dhe drejtorėsh tė rėndėsishėm nė qeveri, si dhe bashkėpunimi tė shtrihet edhe nė zgjedhjet lokale ku PDU do tė ketė disa bashki e komuna. “Nė pėrfundim tė takimit, Kryeministri Berisha njėherazi kryetar i Partisė Demokratike dhe pėrfaqėsuesit e PDU-sė ranė dakord qė tė elaborojnė njė marrėveshje kuadėr pėr bashkėpunimin e ardhshėm midis dy forcave politike”, thuhet nė njoftimin zyrtar tė Qeverisė pas takimit.
Nė kėtė takim u fol gjerėsisht edhe pėr ēėshtjen ēame, njė temė e cila ėshtė prioritare nė programin e PDU-sė. Kryeministri Berisha tha se integrimi i shqiptarėve do tė bėhet vetėm sipas normave europiane. “Nė kėtė kontekst, - theksoi Kryeministri, - Qeveria mendon se problemi ēam nuk pėrbėn kategorikisht njė ēėshtje tė ndryshimit tė kufijve apo pretendimesh territoriale. Problematika e tij duhet tė trajtohet nė pėrputhje me traktatin e miqėsisė dhe bashkėpunimit qė ekziston midis dy vendeve tona”, thotė njoftimi zyrtar. Njėkohėsisht sipas njoftimit zyrtar tė Kryeministrisė, Berisha u shpreh i hapur edhe ndaj kėrkesave tė tjera tė parashtruara nga pėrfaqėsuesit e PDU-sė, siē ishte ngritja e njė komiteti kombėtar tė diasporės, ringritja e shtėpisė muze tė rilindėsit Hasan Tasimi si dhe ndėrtimi i varrezės sė Kllogjerit nė pėrkujtim tė 2700 viktimave ēame. Ndėrsa pėr sa i pėrket njė pike tjetėr tė ngritur nga pėrfaqėsuesit e PDU-sė, siē ėshtė ajo e integrimit tė komunitetit ēam nė administratėn shqiptare, Kryeministri Berisha u shpreh i hapur pėr tė ndėrmarrė hapa konkretė pėr integrimin e kėtij komuniteti pa asnjė lloj diskriminimi nė administratė. Pėr sa i pėrket ēėshtjes ēame, nė njoftimin zyrtar tė Partisė Drejtėsi me Unitet theksohet se, kjo nuk ėshtė ēėshtje pėr pretendime territoriale. “Dy bashkėbiseduesit ranė dakord se kjo ēėshtje nuk ėshtė ēėshtje e pretendimeve territoriale, por njė ēėshtje qė ka tė bėjė tėrėsisht me tė drejtat themelore tė njeriut, qė janė shkelur nė rastin e popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė”, thuhet nė njoftimin e PDU-sė.

Panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi