ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD: Berisha, mos lejo ndertime te larta te Liqeni

Shko poshtė

20082010

Mesazh 

PD: Berisha, mos lejo ndertime te larta te Liqeni Empty PD: Berisha, mos lejo ndertime te larta te Liqeni




PD: Berisha, mos lejo ndertime te larta te Liqeni 20100820025116_artikullRozeta Rapushi
Mazhoranca kerkon nderhyrjen e Kryeministrit Sali Berisha, per te parandaluar ate qe ata e quajten dje, masakren urbane qe kryetari i bashkise Edi Rama po ben ne kryeqytet. Duke shtuar gjithashtu se ndertimet ne Tirane, nga Rama, po u jepen gjithnje e me shume firmave te ndertimit, pronaret e cileve jane njerez shume te afert me te. Deputeti i Partise Demokratike, Florjon Mima, denoncoi dje ne emer te deputeteve te kesaj force politike ne Tirane, shnderrimin e zonave te gjelbra ne kryeqytet ne zona me ndertime te shumta. “Ne emer te deputeteve te Qarkut te Tiranes, duke parandier masakren urbane qe pritet te ndodhe ne zonen prane kodrave te Liqenit Artificial, ashtu si ne te gjithe Tiranen, i kerkojme Kryeministrit te vendit, i cili eshte njeherazi edhe kreu i Keshillit Kombetar te Rregullimit te Territorit, te marre masa urgjente, per ta shnderruar kete zone, nga nje zone me intensitet te larte ndertimi, ne nje zone me intensitet te larte rekreacioni, shplodhjeje e argetimi, ne harmoni edhe me pjesen tjeter te zones, kodrat, liqenin artificial, pishinat, parqet botanike dhe zoologjike etj”, tha Mima. Nderkohe qe deputeti demokrat nuk ngurroi te akuzoje direkt kreun e bashkise qe ndertime te tilla po i ben vetem per tua dhene miqve te tij ndertues. Sipas tij, “U12-07”, eshte kodi i nje siperfaqeje te parashikuar per t’u betonuar nga bashkia e Tiranes, e cila shtrihet ne nje nga zonat me te bukura te kryeqytetit, ne afersi te kodrave te Liqenit Artificial, Kopshtit Zoologjik dhe parkut te lodrave si dhe prane Aquadromit. “Aty perfshihet nje siperfaqe e studiuar per t’u betonuar prej rreth 130 mije m2. Nga keto, mbi 90 per qind, u eshte akorduar njerezve te afert, madje shume te afert te kryetarit te bashkise se Tiranes dhe, jo pa qellim, nje siperfaqe fare e vogel, eshte rezervuar edhe per firma, qe nuk kane lidhje me te”, denoncoi Mima, ndonese nuk permendi emra konkrete apo firmat e ndertimit qe sipas tij jane te lidhura me kreun e bashkise, Rama. Sipas tij, ne keto zona, intensiteti i ndertimeve, pritet te jete nder me te lartet ne vend, jashte cdo lloj parametri ligjor. Per keto arsye, deputeti i selise blu, kerkoi menjehere nderhyrjen e Kryeministrit Sali Berisha, si Kryetar i KRRTRSH-se, per te mos lejuar betonizimin e zonave te pakta sipas tij qe kane mbetur te gjelberuara ne kryeqytet. Ne kete menyre sipas Mimes, do te krijohet mundesia e ruajtjes dhe konservimit te nje zone publike, ne sherbim te nje metropoli prej afer 1 milion banoresh.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37560
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi