ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flet shkrimtari i njohur: Qeveria tė zhbllokonte rrugėn Dritėroi: “Himara”, Bollano do minoritet gjysmėn e Shqipėrisė “Gjysmė kaēakėt bėrtasin me parullat mė tė liga, Janullatos tė mos pėrfshihet kėtu”

Shko poshtė

20082010

Mesazh 

Flet shkrimtari i njohur: Qeveria tė zhbllokonte rrugėn Dritėroi: “Himara”, Bollano do minoritet gjysmėn e Shqipėrisė “Gjysmė kaēakėt bėrtasin me parullat mė tė liga, Janullatos tė mos pėrfshihet kėtu”  Empty Flet shkrimtari i njohur: Qeveria tė zhbllokonte rrugėn Dritėroi: “Himara”, Bollano do minoritet gjysmėn e Shqipėrisė “Gjysmė kaēakėt bėrtasin me parullat mė tė liga, Janullatos tė mos pėrfshihet kėtu”




Flet shkrimtari i njohur: Qeveria tė zhbllokonte rrugėn Dritėroi: “Himara”, Bollano do minoritet gjysmėn e Shqipėrisė “Gjysmė kaēakėt bėrtasin me parullat mė tė liga, Janullatos tė mos pėrfshihet kėtu”  DriteroiShkrimtari i njohur Dritėro Agolli reagon ashpėr lidhur me ngjarjen e Himarės. Nė njė intervistė telefonike pėr gazetėn "Panorama" ai shprehet se elementė tė minoritetit, si kreu i Omonias, Vasil Bollano dhe tė tjerė duan ta bėjnė Shqipėrinė gjysmė greke. "Kjo luftė politike e trilluar sipas mendimit tim synon ta bėjė Shqipėrinė gjysmė minoritare, me njė fjalė gjysmė greke. Arrin deri aty sa bėhen edhe protesta dhe individė tė veēantė tė ndezur nga baruti i fjalės nė Himarė ulėrijnė 'shqiptarėt janė derra vrasės'", shprehet Agolli.




Ne shqiptarėt dhe grekėt i dėnuam ushtarėt grekė qė parakalonin nė mes tė Athinės me fjalėt mė fyese pėr Shqipėrinė, mirėpo tani po me kėtė kėngė nė mes tė Himarės parakalojnė ushtarėt e Bollanos. Kėta qė janė edhe si pėrshtjellje partish tė vogla minoritare nuk janė as nė dobi tė grekėve, as nė dobi tė shqiptarėve, por janė disa gjysmė kaēakė qė bėrtasin me parullat mė tė liga dhe mė tė pėshtira, qė edhe tė dehurit nuk mund t'i thonė


Shkrimtari kritikon nė tė njėjtėn kohė edhe rolin e shtetit, qė nuk pengoi bllokimin e rrugėve, ndėrkohė qė i bėn thirrje edhe Kryepeshkopit Janullatos qė tė mos pėrfshihet nė kėtė punė.
Si e gjykoni ngjarjen e ndodhur nė Himarė dhe qėndrimet qė e pasuan atė?
Episodi nė Himarė ėshtė njė ngjarje thjesht e stėrholluar dhe e hiperbolizuar si nė romanet banale policeske, me qėllime shumė tė errėta, pėr tė hapur njė luftė politike artificiale. Kjo luftė politike e trilluar sipas mendimit tim, synon ta bėjė Shqipėrinė gjysmė minoritare, me njė fjalė gjysmė greke. Arrin deri aty sa bėhen edhe protesta dhe individė tė veēantė tė ndezur nga baruti i fjalės nė Himarė ulėrijnė 'shqiptarėt janė derra vrasės'. Unė do tė thosha qė vetėm njerėzit qė transformohen nė ujqėr dhe ēakej mund tė bėrtasin qė 'shqiptarėt janė derra vrasės'. Kėta bėrtitės nuk janė as shqiptarė dhe as grekė. Ne me grekėt siē dihet nga historia kemi qenė bashkė nė luftėra dhe nė paqe dhe kemi ruajtur shtėpitė tona nga zjarri, sepse jemi fqinj. Njė proverb i vjetėr grek thotė se 'kur digjet shtėpia e fqinjit, digjet dhe shtėpia ime'. Gjithmonė sado i vjetėr qė ėshtė ky proverb ka qenė aktual edhe pėr dy fqinjėt qė kanė luftuar bashkė nė tė gjitha luftėrat. Ne shqiptarėt dhe grekėt i dėnuam ushtarėt grekė qė parakalonin nė mes tė Athinės me fjalėt mė fyese pėr Shqipėrinė, mirėpo tani po me kėtė kėngė nė mes tė Himarės parakalojnė ushtarėt e Bollanos dhe tė tė tjerėve. Kėta qė janė edhe si pėrshtjellje partish tė vogla minoritare nuk janė as nė dobi tė grekėve, as nė dobi tė shqiptarėve, por janė disa gjysmė kaēakė, qė bėrtasin me parullat mė tė liga dhe mė tė pėshtira, qė edhe tė dehurit nuk mund t'i thonė.
Kėto ngjarje nė Himarė si bllokimi i rrugėve pėr shumė orė, apo protestat ndodhin nė njė kohė kur turizmi nė Shqipėri ėshtė nė kulmin e tij...
Nė pėrgjithėsi nuk jam kundėr protestave tė logjikshme, por unė jam kundėr protestave qė zėnė rrugėt nacionale, qofshin kėta shqiptarė, qofshin minoritarė, qofshin edhe ufo. Kėto janė rrugė nacionale dhe shteti duhet tė marrė masa. Po tė duan le tė shkojnė pranė shtėpive tė tyre dhe tė protestojnė atje. Lejimi i kėtyre protestave ėshtė njė mungesė e seriozitetit tė shtetit dhe njė frikė se mos na flet Europa qė jeni kundėr protestave. Nė kėtė pikė mė pėlqeu edhe intervista e sotme e zotit Godo (e djeshmja) lidhur me rolin e shtetit. Edhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės po tė bllokohet njė autostradė, do ta lėrė Qeveria protestėn? Ata madje mund t'i shtypin. Si do tė bllokosh ti autostradėn?
Sipas jush, reagimi i shtetit duhet tė ishte mė i ashpėr?
Po, shumė mė i ashpėr, bile i ashpėr shumė. Nuk mund ta lejosh. Tė gjitha partitė duhet tė mbyllin gojėn ndaj kėsaj situate, qoftė opozita, qoftė partitė e tjera, si tė bllokosh ti rrugėn nacionale? Aty udhėtojnė njerėz qė s'kanė faj. Udhėtoj unė dhe duhet tė rri atje pesė orė sa tė zhbllokohet. Protestat mund t'i bėsh tek ujėsjellėsi, apo tė bėrtasėsh para Kryeministrisė apo bashkisė, por jo tė teket ty dhe tė zėsh rrugėn nacionale.
Si e vlerėsoni ju reagimin e Kryeministrit Berisha lidhur me kėtė ngjarje?
Unė akoma nuk e kam tė qartė kėtė qėndrim. Mbase ai do mendohet dhe do ta thotė mė vonė. Por diēka ka thėnė dhe nuk i ka dhėnė rėndėsi tė madhe pėr ta politizuar nė kulm. Duhet tė jemi realistė sado qė tė jemi opozitarė, ne duhet tė themi tė vėrtetėn. Unė opozitar jam, por nuk mund tė them qė nuk janė ndėrtuar rrugė. Nga Durrėsi deri nė Sarandė dhe mė tej janė bėrė rrugė qė ke dėshirė tė kalosh. Gjithashtu edhe rruga e Kombit dhe tė tjera qė sjellin njė zhvillim edhe pėr turistėt, tė cilėt janė shumuar. Kjo tregon qė duhet tė ketė rrugė. Ka qenė njė politikė e drejtė qė prioritet u janė dhėnė rrugėve dhe infrastrukturės. Tani duhet tė bėhet njė goditje e pėrqendruar dhe duhet tė jetė prioritet sigurimi i ujit tė pijshėm. Duhen marrė masa nga Qeveria qė edhe uji tė bėhet si rrugėt, sepse nėse do udhėtosh nė rrugė, tė pihet edhe ujė.
Lidhur me kėtė ngjarje ka reaguar edhe Kryepeshkopi Janullatos...
Priftėrinjtė dhe kryepriftėrinjtė e veshur me petkun fetar nuk duhet tė ndėrhyjnė fare nė ēėshtjet e politikės, sepse mė pas bėhen pėrfaqėsues tė njė ideje tė vjetėr dhe tė lashtė mbi 100- vjeēare. Ata janė tani priftėrinj tė kohėve moderne, duhet tė mos mbeten me kohėt e lashta, siē dilnin nė kohėn e Mesjetės apo tė Inkuizicionit. Priftėrinjtė nuk i njohin kohėt moderne, hiqen si modernė, por janė me njė paragjykim qė ka zėnė myk; qė nuk duhet tė flasin, sepse nxitet mė tepėr dhe bėhet njė luftė e dyfishtė fetare dhe politike. Dhe gjykojnė pastaj qė tė gjithė qė janė ortodoksė duhet tė jenė grekė. Atėherė edhe Pjetrin e Madh tė Rusisė, meqenėse ishte ortodoks, duhet ta quajmė grek? Apo patriotin tonė tė madh Petro Nini Luarasin ta quajnė grekė, meqė ishte ortodoks? Apo Mihal Gramenon dhe tė gjithė tė tjerėt qė luftuan pėr Shqipėrinė? Kurse kėtyre u ka rrjedhur mendja dhe mbeten tė mbėrthyer pėr politikėn.
Mendoni se kjo ngjarje ėshtė iniciuar vetėm nga Omonia, apo ėshtė e pėrfshirė edhe Greqia?
Ka pėrfaqėsues nga tė gjitha anėt. Disa pėrfaqėsues tremben, meqė ne kemi emigrantė nė Greqi dhe vende tė tjera, tremben se mos ndodh ndonjė gjė qė t'i dėmtojė edhe ata. Disa tė tjerė janė pėr ēėshtje tė pushtetit politik. Nė Greqi konservatorėt e pėrkrahėn reagimin, ndėrsa pėrparimtarėt nuk e pėrkrahėn. Ky ėshtė njė rruzull si njė lėmsh, qė ndonjėherė nuk e di nga tė vjen.
A duhet tė ketė njė rishikim tė marrėdhėnieve tė PS-sė me PBDNJ-nė pas kėsaj ngjarjeje?
Kėtė problem nuk e di, sepse nuk jam marrė shumė me kėtė anė. Mendoj qė edhe Partia Socialiste nuk ėshtė dakord me kėtė politizim dhe kėtė atmosferė.
Duke pasur parasysh kėtė tensionim tė situatės nė Himarė, a ėshtė koha qė tė pėrsėritet edhe njėherė viti 2000, kur PD dhe PS bėnė koalicion pėr bashkinė e kėtij qyteti nė zgjedhjet lokale?
Ky ėshtė njė problem i demokracinė nė pėrgjithėsi dhe nuk mund tė paragjykosh. Ato janė dėshira tė njerėzve dhe nuk mund ta bėsh me zor. Por pėr ēėshtje tė mėdha kombėtare duhen bashkuar, pavarėsisht se janė tė kundėrta partitė nė pikėpamjet e tyre. Pėr shembull, ato janė bashkuar pėr ēėshtjen e Kosovės. Pėr kėto ēėshtje nuk duhen marrė parasysh ndasitė partiake.
Kėtu pėrfshihet edhe Himara?
Patjetėr, sepse Himara nuk ėshtė minoritet. Ajo ėshtė nė mes tė Shqipėrisė, ēfarė minoriteti mund tė ketė aty?

panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi