ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kreu i diplomacisė shqiptare kėrkon izolimin e elementėve ekstremistė nė rajon Meta: Kosova, e paprekshme “Shqipėria nuk po tenton tė paraqesė rezolutė nė OKB”

Shko poshtė

20082010

Mesazh 

Kreu i diplomacisė shqiptare kėrkon izolimin e elementėve ekstremistė nė rajon Meta: Kosova, e paprekshme “Shqipėria nuk po tenton tė paraqesė rezolutė nė OKB”  Empty Kreu i diplomacisė shqiptare kėrkon izolimin e elementėve ekstremistė nė rajon Meta: Kosova, e paprekshme “Shqipėria nuk po tenton tė paraqesė rezolutė nė OKB”




Kreu i diplomacisė shqiptare kėrkon izolimin e elementėve ekstremistė nė rajon Meta: Kosova, e paprekshme “Shqipėria nuk po tenton tė paraqesė rezolutė nė OKB”  MetaDiplomacia shqiptare kundėrshton me forcė zėrat pėr cenimin e territorit tė Kosovės, duke artikular se Kosova ėshtė njė shtet i paprekshėm. Zėvendėskryeministri, njėherėsh ministri i Jashtėm, Ilir Meta, deklaroi dje se provokimet mbi kėtė ēėshtje janė tė panevojshme, nė njė kohė kur Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė pėrforcoi legjitimitetin e shtetit tė Kosovės.
Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovės ėshtė i paprekshėm dhe i pacenueshėm, ashtu sikurse i ēdo vendi tjetėr nė rajonin tonė. Ndaj, ēdo provokim, i cili tenton tė vėrė nė diskutim pikėrisht njė ēėshtje tė tillė, ėshtė i panevojshėm. Opinioni i dhėnė nga GJND-ja pėr pavarėsinė e Kosovės, veēse pėrforcoi dhe mė tej legjitimitetin", - tha Meta dje nė njė konferencė pėr shtyp, duke shtuar se "ėshtė koha qė tė gjithė t'i izolojmė ata elementė ekstremistė, tė cilėt kėrkojnė tė vėnė nė diskutim kufijtė nė rajonin e Ballkanit". Kreu i diplomacisė shqiptare u shpreh mė tej se Shqipėria nuk ka ndėrmend tė paraqesė njė Rezulotė nė OKB pėr Kosovėn, siē ėshtė komentuar kohėt e fundit. "Ēdo pretendim nga ana e Serbisė, sipas pyetjes suaj, se ajo ka qenė e motivuar pėr paraqitjen e njė projekt-rezolute tė njėanshme, pėr shkak se Shqipėria do tė paraqiste njė rezolutė pėr Kosovėn, absolutisht nuk qėndron. Kjo qoftė edhe pėr njė arsye shumė tė thjeshtė, sepse Ambasadori i Serbisė nė Tiranė ėshtė thirrur me porosinė time kėtu nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme, dhe i ėshtė bėrė e qartė se Shqipėria nuk tenton tė paraqesė asnjė Rezolutė nė mėnyrė tė njėanshme dhe se nuk do dėshironte njėkohėsisht qė edhe Serbia apo kushdo tjetėr tė paraqiste njė Rezolutė tė njėanshme nė OKB, pasi kjo ėshtė rruga mė e gabuar pėr tė kontribuar pėr paqen dhe stabilitetin nė rajonin tonė", - shtoi Meta. Ai tha mė tej se bashkėpunimi me komunitetin ndėrkombėtar "nė mėnyrė tė veēantė me BE-nė, ku duam tė anėtarėsohemi, por edhe me partnerė tė tjerė shumė tė rėndėsishėm dhe vitalė pėr tė ardhmen e paqes dhe stabilitetit tė kėtij rajoni, siē janė SHBA-tė, ėshtė i rėndėsishėm dhe i domosdoshėm. Ndaj, njė pretendim i tillė nuk mundet tė qėndrojė edhe pėr kėtė fakt shumė tė thjeshtė". Meta iu pėrgjigj edhe interesimit tė gazetarėve. I pyetur nėse i ka dėrguar letėr sekretares Klinton mbi punėn e ish- ambasadorit amerikan nė Tiranė, Uidhers, Meta iu pėrgjigj duke thėnė se "nuk merrem me historitė e Kim Filbit. Kim Filbi ėshtė njė personazh i viteve 50-60, ndaj Kim Filbin mbajeni nė bibliotekėn tuaj, pasi ėshtė personazh interesant".

panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi