ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bello: Pse Rama nuk duhet te rikandidoje per Tiranen

Shko poshtė

30082010

Mesazh 

Bello: Pse Rama nuk duhet te rikandidoje per Tiranen Empty Bello: Pse Rama nuk duhet te rikandidoje per Tiranen




Bello: Pse Rama nuk duhet te rikandidoje per Tiranen 20100829233604_artikullQamil Xhani
Kandidimi i Edi Rames per here te katert ne Bashkine e Tiranes mund te sillte nje tjeter fitore per opoziten ne kryeqytet, por mund te dobesonte vete Partine Socialiste per zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme parlamentare. Deputeti i Partise Socialiste Marko Bello deklaron se rikandidimi i Rames do te bente qe gjithe vemendja te mos shkonte te Partia Socialiste, por te pushteti vendor. Ne nje prononcim dhene dje per gazeten “Koha Jone”, deputeti i PS-se deklaron se do te jene forumet dhe vete kryetari Rama qe do te marre vendimin perfundimtar, por duke dhene mendimin personal per kete ceshtje, ai shton se Rama duhet te punoje per te qene kryeminister dhe jo kryetar bashkie. “Mendimi im eshte se preferoja nje kryetar partie te fokusuar te Partia Socialiste, se sa te bashkia e Tiranes. Ky eshte mendimi im personal, pasi jam i bindur se ne momentin e duhur, kete do ta vendosin forumet dhe pa diskutim vete zoti Rama”, tha Bello. Ai argumenton dhe perse kryetarit aktual te bashkise se Tiranes duhet t’i interesoje nje perfshirje me e plote, ne drejtimin e Partise Socialiste. Ai shprehet se largimi i Rames nga kandidimi per bashkine, do t’i jape me shume kohe per te qene i fokusuar ne menyren se si duhet ta drejtoje Partia Socialiste vendin, me marrjen e pushtetit. “Do te preferoja nje kryetar qe neser do te ishte kryeminister i vendit se sa kryetar bashkie, sepse me duket sikur c’fokusohet nga qellimi kryesor, qe eshte fitimi i pushtetit jo per hir te pushtetit, por per te qeverisur me mire Shqiperine, sic pretendojme ne si PS”, u shpreh Bello. Deputeti i PS-se ndalet dhe ne ceshtjet e nxehta qe jane para klases politike me nisjen e sesionit parlamentar. Deputeti i Partise Socialiste deklaron se beteja opozitare duhet te fokusohet ne Kuvend, duke shtuar se eshte e nevojshme qe Partia Socialiste perqendrohet me shume ne debatin institucional, duke bere nje opozite brenda Kuvendit. Bello thote se numrat e deputeteve ne Kuvend, i japin mundesi PS-se qe te kete opozite cilesore dhe shume efektive per kundershtimin e nismave te mazhorances. “Mendoj se eshte e rendesishme qe beteja e PS-se gjate ketij sesioni parlamentare te behet ne institucione. Partia Socialiste do te kete mundesi qe te tregoje dhe alternativen e saj ne Parlament”, tha dje Bello, duku iu pergjigjur interesimit te gazetes ne lidhje me qendrimin ndaj protestave te paralajmeruara te opozites. Ne kete menyre deputeti i PS-se del dhe kunder linjes radikale brenda selise roze qe ka shtruar si alternative kunder mazhorances rinisjen e protestave. Ne lidhje me debatin per kutite e votimit dhe ngercin politik, Bello shton se shtatori duhet te sjelle nje marreveshje mes paleve dhe t’i jap fund konfliktit nje vjeter. “Eshte e nevojshme kete nje marreveshje mes paleve, per t’u dhene mundesi reformave dhe proceseve integruese qe te ecin para”, deklaroi Bello. Rama: “Kandidimi, eshte shpejt per te folur per zgjedhjet lokale” Ne komunikimin me mediat kreu i Partise Socialiste Edi Rama e ka cilesuar si te hershme pyetjen ne lidhje me rikandimin e tij ne bashkine e Tiranes. Nderkohe qe jane deputetet e Partise Socialiste ata qe i kane sugjeruar se duhet te jete me teper i fokusuar ne drejtimin e partise me te madhe ne opozite. Kryesisht perfaqesuesit e Levizjes per Mendimin Ndryshe kane deklaruar se do te ishte me e pranueshme qe te mos kishin nje kryetar me kohe te pjesshme. Nderkohe qe mbeshtetesit e Rames, ne komentet publike qe kane bere, e kane cilesuar kete si nje ceshtje, per te cilen do te vendose ne momentin e duhur, vete kryetari i PS-se, Edi Rama. Qendrimi “Mendimi im eshte se preferoja nje kryetar partie te fokusuar tek Partia Socialiste se sa tek bashkia e Tiranes. Ky eshte mendimi im personal, pasi jam i bindur se ne momentin e duhur kete do ta vendosin forumet dhe pa diskutim vet zoti Rama. Do te preferoja nje kryetar qe neser do te ishte neser kryeminister i vendit se sa kryetar bashkie sepse me duket sikur c’fokusohet nga qellimi kryesor qe eshte fitimi i pushtetit jo per hir te pushtetit, por per te qeverisur me mire Shqiperine, sic pretendojme ne si PS”, tha Bello.

koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi