ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Edvin Lepuri, pergjigju per Liqenin"

Shko poshtė

30082010

Mesazh 

"Edvin Lepuri, pergjigju per Liqenin" Empty "Edvin Lepuri, pergjigju per Liqenin"




Deputetet demokrate dje jane treguar shume te ashper ne lidhje me akuzat ne drejtim te kreut te bashkise se kryeqytetit, njeheresh kreu i partise Socialiste, Edi Rama. Deputetet Luciano Boci dhe Flamur Noka, ne formen e pyetjeve kane kerkuar nga Rama qe te zbardhe abuzimet me lejet e ndertimit, sidomos te liqeni Artificial, si dhe te deklaroje gjobvenien ndaj biznesmeneve te ndryshem, te cilet kane denoncuar tashme kerkesen prej 20 per qind sipas tyre, ne kembim te nje leje ndertimi nga bashkia e Tiranes. "Zoti Rama, a jeni ju kryetari i bashkise se Tiranes? A keni ideuar ju bashke me z.Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepri, ndertimin ne afersi te kodrave te Liqenit, jo te nje pallati, por te nje qyteti te ri prej betoni? A eshte 130 mije m2 siperfaqja e aferes se qytetit te projektuar nga bashkia e Tiranes, ku ju jeni pjesetar permes z.Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepri? A eshte gjysme milion m2 siperfaqja e ndertimit me pallate 30 kateshe, ku ju jeni aksioner me 20% ne emer te partnerit tuaj z.Lepri? A eshte 4 mije numri i apartamenteve qe do te ndertohen? Nqs e shumezoni me 20%, sa i bie te dispononi ju z.Rama? Sa milion euro konvertohet 20% i aferes se qytezes tek Liqeni?", kane qene pyetjet e para te leshuara nga ana e deputetit Boci ne drejtim te kryebashkiakut te Tiranes, Edi Rama. Njeheresh Boci nuk ka munguar ta akuzoje Ramen dhe per mosdeklarimin e pasurise, duke bere madje dhe ironi me fukarallekun e tij. "A jeni ju z.Edvin Rama ai kryetari i bashkise qe ka deklaruar me doren e firmen e tij se jeni pa shtepi, pa gja, pa para e fukara?", ka deklaruar Boci, duke kerkuar nga kryeministri si si deputet i Kuvendit "qe te gjeje hapesirat e te zhbeje kete afere te Edvin Leprit". Ne te njejten linje ka qe dhe deputeti tjeter i PD, Flamur Noka qe ka kerkuar nga kreu i bashkise qe te zbardhe aferat e tij per lejet e ndertimit. "Si deputet i Kuvendit te Shqiperise, i kerkoj z.Edvin Rama te zhdukur ne drejtim te paditur, dil nga vrima e lepurit e pergjigju akuzave te ngritura nga firmat e ndertimit. Dode Doci te ka akuzuar publikisht se i ke kerkuar 20% per nje leje ndertimi nepermjet sekserit tend. Ndertuesi Dine Frateri te ka paditur publikisht per gjoben prej 1 milion dollaresh qe e kalon vleren e 20% qe ti vete z.Edvin Kristaq Rama i ke vene ketij ndertuesi te njohur. Media te ka denoncuar se ne kembim te futjes se Tan Leprit si aksioner, ti premtoje dhenien e lejes se ndertimit", ka qene deklarata e Nokes, i cili ka kerkuar pergjigje nga kryebashkiaku Rama per keto akuza. "Deputetja Vokshi te ka akuzuar se firma "Vizion Construction" eshte detyruar te fuse si aksioner me 20% mikun tend, Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepri. Kjo firme ndertimi te akuzon se ky 20% vetem per kete rast vlen jo me pak se 100 milion euro", ka akuzuar deputeti Noka, duke kerkuar nga kryetari i bashkise Rama, te jape pergjigje te detajuar. S.P

koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi