ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sherifi: Mediokriteti i Rames po sjell deshtime ne PS

Shko poshtë

31082010

Mesazh 

Sherifi: Mediokriteti i Rames po sjell deshtime ne PS Empty Sherifi: Mediokriteti i Rames po sjell deshtime ne PS




Sherifi: Mediokriteti i Rames po sjell deshtime ne PS 20100831015817_artikullIsh-deputeti i Partise Socialiste, Elmaz Sherifi akuzon se per shkak te mediokritetit te kryetarit Rama, kjo parti ka shenuar dhe do te shenoje deshtime te njepasnjeshme ne te gjitha sfidat elektorale per te majten. Ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, Sherifi ka bere nje skaner te gjitha deshtimeve te PS nen drejtimin e Rames. Njeheresh atakon dhe strategjine e deshtuar qe po ndjek ai perballe Berishes. Pasi eshte shprehur kunder greves, kunder protestave ne shtator, ai nuk mungon te shprehe hapur mendimin se Nano eshte i domosdoshem ne PS, nderkohe qe percarja do te shenoje disfaten e radhes. Zoti Sherifi, si do e vleresonit opoziten e Partise Socialiste pas humbjes se zgjedhjeve te vitit 2009? Per te gjykuar sjelljen politike te Partise Socialiste dhe opoziten e realizuar nga ky subjekt politik, eshte e nevojshme te analizojme veprimtarite e organizuara nga ajo pas qershorit 2009 dhe deklaratat politike qe ajo ka bere deri sot. Mbaj mend qe fill pas perfundimit te procesit te votimit, kryetari i Partise Socialiste deklaroi se: “zgjedhjet e zhvilluara, ndonese jo te standardit qe deshironim shenuan nje progres, fale kontributit qe dha Partia Socialiste, me reformen zgjedhore dhe ndryshimet ligjore te iniciuara prej saj”. Kjo deklarate tregon se Partia Socialiste nuk kishte hasur ne verejtje nga komisioneret e saj gjate procesit te votimit. Kjo behet bindese, sepse nuk ka asnje procesverbal te pa firmosur, ose qe kundershton rezultatin e votimit nga komisioneret e saj ne te gjitha nivelet?! Kryetari i Partise Socialiste dhe drejtuesit e tjere te larte menduan se i fituan zgjedhjet, ose te pakten mendonin se Levizja Socialiste per Integrim, nuk do te bente koalicion me Partine Demokratike! Ne momentin kur Ilir Meta, deklaroi se pranonte ftesen e z.Berisha per te hyre ne koalicion qeverises, lindi menjehere teza e “manipulimit te zgjedhjeve”. Prej ketij momenti kemi nje mori deklaratash te “cartisura”?! Prandaj dhe opoziten e realizuar prej nje viti, mund ta percaktoj, si “opoziten e deklaratave”, qe rrezohen “pa u thare boja” dhe qe kundershtojne njera tjetren. Jane bere disa deklarata ne emer te Kongresit te Partise, te Asamblese Kombetare, te Kryesise se Partise dhe Grupit Parlamentar, ne te cilat thuhej: “Nuk njohim legjitimitetin e Parlamentit te formuar me vota te vjedhura, prandaj nuk shkojme ne sallen e Parlamentit”! Grupi parlamentar bazuar ne mendimin e “eksperteve ligjor te Partise Socialiste”, deklaroi : “Nuk e bejme betimin, dhe mandatet nuk na i heqin dot ”! Me vone erdhen deklaratat: “Hap kutite ose largohu”, (kercenim ky per z. Berisha), dhe mund te vazhdonim me shume deklarata te tjera. Por, le te analizojme vetem cfare ndodhi me keto tre deklarata. Grupi parlamentar diten qe mbaronte afati kushtetues i betimit, si “delet ne shtrunge”, nje e nga nje, shkuan ne sallen e Parlamentit dhe bene betimin. Natyrshem vjen pyetja: Perse nuk e bene betimin deputetet qe ne fillim te sesionit parlamentar, por u zvarriten gjashte muaj ? Duke u bere betimi, u pranua dhe legjitimiteti i Parlamentit. Protestat ne qytete e fshatra nuk realizuan as hapjen e kutive, as largimin e Berishes! Rezultati i perftuar sot, eshte: - Rraskapitja fizike dhe mendore e te gjithe atyre qe besonin, se ne Nentor te 2009, dhe ne 5 maj te 2010, do te “largohej Berisha” me protesta dhe greva. Humbja e personalitetit politik te kesaj partie, e cila para vitit 2005, jepte “leksione demokacie” per politiken shqiptare. Ky konkluzion behet bindes nese analizojme rezultatet politike te Partise Socialiste, pas vitit 2005. Jane humbur thelle zgjedhjet lokale te vitit 2007, te cilat u shtyne nje muaj mbi afatin, si ne kohen e drejtimit te shtetit nga Ramiz Alija (atehere ishte normale). Opozita nuk mundi te zgjidhte si president te vendit nje nga perfaqesuesit e saj, sepse mediokriteti politik i te gjithe kryetareve te partive opozitare, dominoi mbi “racionalizmin politik” ose real - politiken. Jane humbur te gjitha bashkite dhe komunat ne zgjedhjet e pjesshme vendore. U humben zgjedhjet politike te vitit 2009, nga mediokriteti politik qe ne thelb ushqehet nga megallomania e Kryetarit te saj me stilin: “O te gjitha o asgje”?! Keto jane frytet e opozites se partise Socialiste. Besoj se edhe me kaq sa analizova, e dhashe pergjigjen ndaj pyetjes suaj. Per nje pjese te opinionit, greva e urise u cilesua si nje deshtim i PS, kurse per vete PS-ne ishte nje sukses qe solli nisjen e negociatave. Cili eshte mendimi juaj per greven e urise? Kam konstatuar se ne Partine Socialiste pas vitit 2005, cdo deshtim politik, Kryetari i saj e deklaron si sukses, qe miratohet mandej dhe nga Kryesia e partise! Partia Socialiste humbi zgjedhjet vendore te 2007, kurse Kryetari i PS ,deklaronte se ne fituam zgjedhjet ne qytetet kryesore?! Per cfare arritje politike fliste kryetari , kur bashkite e Vlores, Fierit, Lushnjes, Beratit, Durresit, Krujes, Lezhes, Kukesit, Gjirokastres, dhe Tiranes, jane fituar nga Partia Socialiste rregullisht ne vitet 2000 dhe 2003. Partia Socialiste humbi zgjedhjet e 2009, kurse kryetari me mburrje deklaronte: “ Ne dolem te paret si parti”?! A thua, objektivi i kesaj partie te ishte “dalja i pari” dhe jo marrja e pushtetit. Ndersa per greven e PS , mund te jepja nje leksion te tere, si para studenteve te mi, ne Universitet. Grevat jane instrumente ligjor sensibilizuese dhe jo praktika te arritjes se synimeve politike. Ato perdoren nga subjektet e percaktuara ne “kodin e punes” dhe ne ligjin mbi grevat, si mjet fundor, pas se cilit ose eshte fituar ose eshte deshtuar. Sipas statusit te nepunesit civil ,nenit 19, germa “f ”, nepunesit civil ne te gjitha institucionet e shtetit i ndalohet te beje greve urie. Nje nepunes bashkie qe ka statusin e nepunesit civil, nese futet ne greve urie, ne baze te nenit 197 te Statusit te nepunesit civil, germa “g”, i hiqet statusi i nepunesit dhe pushohet nga puna! Ndersa hyrja ne greve urie e politikaneve ne vendet perendimore, ka nje regjim juridik te vecante, te pakten ne Itali dhe France. Tek ne, ne Shqiperi, nuk ka nje kuader ligjor qe te rregulloje kete veprimtari. Ne greve urie mund te hyje edhe ndonje deputet i vecante, per te sensibilizuar nje ceshtje qe vleresohet e rendesishme, perballe shurdherise se pushtetit, por kurre nje grup i tere parlamentar?! Greva e urise e organizuar para institucioneve kryesore te shtetit (jo te Partise Demokratike) ka qene veprimi politik me i gabuar, i cili e demtoi shume rende imazhin e Partise Socialiste. Greva ne fjale ishte nje amalgam e cuditshme qe nuk mund ta gjesh ne asnje praktike boterore! Aty gjeje deputete qe lidhnin koken me shami, si ne grevat e minatoreve qe donin te rrezonin diktaturen ne fillim te viteve 90 ! Individe qe solidarizoheshin me deputetet, se ende nuk u ishin kthyer pronat! Gra e burra qe nuk duronin dot me “diktaturen”. Nepunes civile qe detyroheshin te futeshin ne greve per te mos humbur vendin e punes! Nuk kish te mbaruar lista e personazheve te cuditshem ne ate situate surreale. Mirepo e drejta na meson se greva nuk behet kurre me ane te nje vendimi politik. Vendimmarrja per greve eshte fryt i bindjeve te brendshme te subjektit te greves, larg cdo ndikimi te jashtem, aq me pak politik. Nese ekziston nje ndikim i jashtem per fillimin apo ndalimin e greves se ligjshme (sepse ekzistojne edhe greva te paligjshme), greva e humbet legjitimitetin e saj. Kodi i Punes i Republikes se Shqiperise ka dispozita te tera per kete ceshtje, te cilat duhet te njihen nga deputetet. Trajtesen teknike ne fjale e e bej, duke pasur parasysh standardet qe duhet te aplikoje klasa politike e nje vendi aspirant per ne BE. Pasi praktika e zbatuar ne greven e deputeteve te Partise Socialiste, ngjasonte me nje veprim tipik anarkik! Kujtoni me pas, deklaraten e kryetarit te Partise Socialiste: “Do ju kerkojme deputeteve te nderpresin greven”. Kjo komedi, me mediokritetin e saj politik, eshte me shume se nje deshtim. Ajo evidenton zbrazetine e thelle te mendimit politik qe ekziston tashme ne udheheqjen e Partise Socialiste ?! Kujtoni deklaratat e deputeteve te vjeter te Partise Socialiste: “Lista per te hyre ne greve, ka mbi 2000 emra ”. Dhe greve me turne nuk ishte degjuar ndonjehere! E si perfundim? Ku shkuan deklaratat ne fillim te greves se: “ne nuk dalim me nga greva me kembet tona”. apo se: “ne nuk levizim asnje milimeter mbrapa pa u hapur kutite”, etj, etj . Kutite nuk u hapen, ndersa deputetet dolen me kembet e tyre nga “zgafella”, pa arritur asgje nga ato cfare u deklarua ne fillim te greves. Nje situate vertete e turpshme per imazhin e vendit ne raport me partneret tane nderkombetare. Sepse kjo ngjarje ishte nje deshtim i madh per demokracine e vendit tone. Cuditerisht, disa deputete te PS nuk ngurojne ta trajtojne kete ngjarje si nje sukses te madh! Jo me kot filloi te qarkulloje me humor, se disa prej deputeteve te rinnj ne Partine Socialiste kane si CV - politike , vetem pjesemarrjen ne greve! Si perfundim do te vleresoja se: Greva eshte instrumenti i fundit qe perdoret vetem ne rastet kur nuk ka dhene rezultat dialogu politik dhe negociatat. Pas greves nuk ka me tryeze. Menyra si e realizoi kete veprim politik grupi parlamentar i Partise Socialiste, te le te kuptosh se greva e urise 20 ditore u be si presion, qe te realizohej nje tryeze bisedimesh midis Partise Socialiste dhe Partise Demokratike!?. Ky eshte nje deshtim i madh politik per drejtuesit e PS, te cilet po terhiqen hap pas hapi nga ultimatumet e deklaruara me pare. Njekohesisht duhet kuptuar se ne greve futet ai qe e ka te pamundur te perdore instrument tjeter perballe pushtetit. Por jo nje grup parlamentar, te cilit sovrani i ka dhene shume pushtet dhe qe ka mundesine qe ta realizoje ate brenda kuadrit ligjor ne Parlament. Parlamenti eshte vendi qe i jep pushtet real deputetit dhe grupit parlamentar. Dhe me ne fund deputetet greviste aty shkuan, ne Parlament dhe mire bene. Ne sallen e tij le ta zhvillojne dhe luften politike, sepse aty mund te jene me kredibel, dhe me dinjitoze. Ne grupin parlamentar te PS jane disa deputete qe ne menyre te hapur kane kundershtuar linjen politike te PS. Si e vleresoni qendrimin e tyre dhe si nje njeri me pervoje ne grupin parlamentare te PS-se, cfare do u sugjeronit te benin; te vijonin oponencen brenda PS, apo sic shkruhet ne disa media te krijojne nje parti te re? Me vjen mire qe nje grup deputetesh kane kundershtuar linjen e deshtuar politike te Kryetarit dhe Kryesise se partise Socialiste. Por, kam mbetur i befasuar kur ne disa raste ata kane pranuar te bejne ate qe me pare, ata vete e kane konsideruar te gabuar. Duhet kuptuar qarte se Partia Socialiste nuk eshte as e Kryetarit as e Kryesise. Ne qe e themeluam kete parti dhe kontribuuam qe ajo te reformohej dhe te behej fituese ne dy mandate rresht, e ndjekim me shume dhimbje kete situate te rende ne te cilen ndodhet sot, Partia Socialiste. Ajo duhet te dale nga “tuneli i deshtimit” ne te cilen ndodhet sot. Krijimin e “parcelave te reja politike”, (gje te cilen udheheqja aktuale e kesaj partie ndoshta e deshiron.) nuk mund ta rekomandoja si zgjidhjen e duhur. Si e parashikoni rezultatin e zgjedhjeve lokale per Partine Socialiste? Ne kongresin e Partise Socialiste para zgjedhjeve te vitit 2009, kam deklaruar se: “Zgjedhjet lokale i humbem, dhe kjo eshte nje premise shume e keqe qe do ndikoje ne humbjen e zgjedhjeve parlamentare”. Nuk ndihem aspak i kenaqur qe kjo teze u vertetua, perkundrazi me vjen shume keq. Nese Partia Socialiste, do te vazhdoje me kete filozofi politike te mbrapshte dhe me kete mediokritet politik, rezultati do jete shume negativ dhe ne zgjedhjet e ardhshme. Presidenti ne baze te Kodit Zgjedhor do shpalle Dekretin per zgjedhjet vendore. Ende nuk jane bere ndryshimet qe vete Partia Socialiste kerkon te behen ne Kodin Zgjedhor, te cilin e propagandoi si kontribut te saj. Ajo duhet te futet ne normalitetin politik parlamentar, per te siguruar ndryshimet ligjore qe i sherbejne zgjedhjeve te ardhshme vendore. Partite e tjera po punojne per kete proces. PS, ende merret me kutite e vjetra, nderkohe qe po afron koha e hapjes se kutive per zgjedhjet e reja vendore. Linja zyrtare e Partise Socialiste ka lene te kuptohet se ne shtator do te nisin serish protestat per ceshtjen e transparences. Si e gjykoni kete zhvillim? E kam thene edhe ne nje prononcim televiziv, se deklarata per fillimin e protestave ne shtator eshte nje komedi politike e radhes. Jane bere aq shume protesta me thirrjen: “hap kutite ose largohu” dhe si perfundim as kutite nuk u hapen dhe as Berisha nuk u largua. Perkundrazi ndryshoi parulla dhe sot, vazhdojne “lutjet” qe Berisha te ulet ne tavoline. Komiciteti i kesaj deklarate shnderrohet ne tragjizem politik, kur pretendohet nje proteste pas greves se urise. Deshtimi politik i kryetarit nuk mbulohet kurre me thirrje per protesta. Nga ish-drejtues te forumeve te Partise Socialiste eshte folur dhe per nje rikthim te mundshem te Fatos Nanos duke qene se gjate kesaj kohe ne opozite, veprimet e PS-se vetem se jane radikalizuar. Si e vleresoni drejtimin e PS nga Nano dhe drejtimin e saj nga Rama dhe cili do te jete qendrimi juaj ne rast te nje levizje per tu rikthyer ne politiken aktive te ish-kryetarit Nano? Une nuk kam dijeni per kete levizje te z.Nano. Nje gje e di shume mire. Me Nanon ne drejtim, socialistet qendruan 8 vjet ne pushtet. Kurse me kryetarin e ri, Partia Socialiste do plotesoje tete vjet ne opozite, jo vetem ne pushtetin qendror por dhe ne ate vendor. Fuqia e Partise Socialiste ka qene te funksionimi demokratik i institucioneve dhe te filozofia e bashkepunimit me te gjithe ata qe mendonin ndryshe. Filozofia e “politikes se re” eshte ajo e perjashtimit te kujtdo qe mendon ndryshe nga kryetari. Ky eshte dhe shkaku kryesor i deshtimit politik te Partise Socialiste. Une kam qene dhe vazhdoj te jem kunder frymes per ta trajtuar Nanon si perfaqesues te politikes se vjeter, ne kohen kur ish-bashkepunetoret e tij per 15 vjet, jane sot udheheqes ne PS, bashke me kryetarin e ri. Nano impementoi modelin perendimor te te berit politike. Ai eshte i vetmi politikan ne Shqiperi qe dha doreheqjen pasi humbi zgjedhjet. Kryetari i ri, erdhi me tam-tame te medha, si misionar i suksesit, por kur i humbi zgjedhjet, “beri zgjedhje” per te qene perseri kryetar ! Sipas jush cfare duhet te beje e majta per te arritur sukses ne zgjedhjet lokale? Mendoj se kryetari i Partise Socialiste duhet te pranoje dhe deklaroje publikisht, se ka gabuar ne politikat e tij. Ai erdhi me premtimin e madh se do ta bashkonte Partine Socialiste dhe do te fuqizonte te majten duke e bere ate fituese. Por realiteti flet krejt ndryshe. Partia Socialiste pas 2007, u largua nga bashkepunimi me LSI. Kjo fryme e gabuar e te berit politike, solli dhe percarje te tjera. U krijua dhe partia e re e Petro Kocit. Shume nga figurat kryesore te PS, u perjashtuan nga kandidimi per deputet ne 2009. Kryetari nuk pati as burrerine per ti takuar ata dhe per t’ju dhene arsyen e ketij vendimi. Perse u veprua keshtu? Nuk u kandiduan per deputet, shume figura qe kane fituar mandatin e deputetit ne konkurrime nje-emerore dhe u vendosen ne liste humbesit e zonave nje-emerore ne zgjedhjet e vitit 2005..Ne listat per deputet te vitit 2009, u vendosen njerez pa asnje kontribut politik Per Partine Socialiste, por thjesht sepse ishin miqte e kryetarit. Kryetari i PS, pranoi dhe miratoi nje Kod te tille zgjedhor vetem per te eliminuar te gjithe ata qe nuk mbeshtesin mendimet e tij te gabuara. Shkurt, Partia Socialiste do behet fituese, kur brenda saj do te rikthehet fryma demokratike dhe solidariteti njerezor qe e ka karakterizuar ne vite dhe kur ajo te largohet nga mediokriteti politik qe i ka zene frymen. Shkrirja e partive te majta me Partine Socialiste, nuk e zgjeron elektoratin e saj, kur nje pjese e kontribuuesve ne vite per Partine Socialiste jane jashte forumeve politike te saj. Socialistet do te behen fitues vetem kur te rikthehen vlerat demokratike te cenuara qe e dallonin ate nga cdo force tjeter politike. Bisedoi: Qamil Xhani

koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit

Sherifi: Mediokriteti i Rames po sjell deshtime ne PS :: Komentet

ADMIN

Mesazh Tue Aug 31, 2010 4:53 pm nga ADMIN

Vetem titullin lexova ,po ky edhe edhe stergjyshat e tij brez mbas brezit kane sjedhe shqetsime dhe deshtime jo vetem te partija e degjenerume socialiste por te gjithe populli shqiptar

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi