ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bregu: Rama, me partnere te dy gjinive

Shko poshtė

31082010

Mesazh 

Bregu: Rama, me partnere te dy gjinive Empty Bregu: Rama, me partnere te dy gjinive




Kompania per te cilen Partia Socialiste ka akuzuar ministren e Integrimit Majlinda Bregu se eshte prone e bashkeshortit te saj dhe eshte perfshire ne investime energjetike, nuk eshte vene asnje here ne funksionim. Ky eshte reagimi qe ka bere dje ministrja Majlinda Bregu me ane te zedheneses se Ministrise se Integrimit. Ne deklaraten e saj per mediat, Bregu thekson se bashkeshorti i saj nuk ka pasur asnje firme qe te kete perfituar nga buxheti i shtetit. “Bashkeshorti im nuk ka punuar asnje dite ne institucione shteterore shqiptare dhe nuk ka perfituar asnje qindarke nga asnje kontrate biznesi energjie ose te ngjashme me te”, u shpreh ministrja. Ajo ka sqaruar dhe akuzat per kompanine “MIA Internacional”. “Per sa i perket kompanise se regjistruar si MIA International ne qershor te 2009, kompani inaktive me status pezull ne QKR, e cila nuk ka funksionuar asnje dite, as nuk ka kryer transaksione bankare apo nenshkruar kontrata te asnje lloji, eshte regjistruar me qellimin e mire te nje grupi investitoresh italiane per te pastruar plehrat neper qytete, perfshi edhe Tiranen”, u shpreh Bregu ne deklaraten e bere publike pasditen e djeshme nga zedhenesja e Ministrise. Bregu ka theksuar se kompania e bashkeshortit te saj nuk ka pasur asnje aktivitet dhe ky fakt mund te verifikohet ne Qendren e Regjistrimit te Bizneseve. “Vetem tre muaj pas regjistrimit te kompanise, ne 12 tetor te vitit 2009, ne pamundesi per te ndjekur kete aktivitet, bashkeshorti im ka paraqitur letrat e doreheqjes si prane studios ligjore ku eshte bere regjistrimi, ashtu edhe prane asamblese se ortakeve. Statusi “pezulluar” i kompanise, qe do te thote qe kompania nuk ka aktivitet, mund te vertetohet lehtesisht ne faqen e internetit te QKR”, u shpreh Bregu. Ajo ka shtuar se mos pasja e nje aktiviteti ekonomik nga kjo kompani, ka bere qe te mos deklarohet dhe ne pasurite e saj. Lidhur me kete pike bregu ka shtuar se nuk ka asnje shkelje ne kete nisme. “Cili ligj apo kontrate ligjore shkelet nese kunati im ka nje dy apo kater biznese qe prej vitit 2002, kur investon me parate e tij dhe nuk perfiton nga fonde publike. Kam deklaruar dhe e perseris qe bashkeshorti im nuk ka asnje biznes ne fushen e energjise dhe nuk ka perfituar nga asnje kontrate me fonde publike”, u shpreh Bregu. Nga ana tjeter ajo ka theksuar se nuk mund te jap llogari per pasurite e kunatit te saj ne deklamimin e pasurive. “Nuk ka asnje lajthitje ne deklaraten time te pasurise, sepse une nuk fsheh as te ardhurat e mia, as te bashkeshortit, por nuk jap dot llogari as moralisht dhe as ligjerisht per ato te kunatit dhe per kompani pa aktivitet. Ne dallim nga ti burracak qe s’ke kuraje te pranosh se nen c’emra partneresh te te dy gjinive sipas radhes vjedh, ne dallim nga ti qe ke akuza publike nga ndertues me emer per gjoba 100 milione euro, ne dallim nga ti, genjeshtar i rendomte qe deklaron vetem 3 mije euro ne deklaraten e pasurise, ne dallim nga ti qe s’flet dot per familje, grua e kuneter, se nuk e njeh nocionin e familjes” ”, u shpreh Bregu. Ministrja ka deklaruar qe akuzat ndaj saj PS-ja ti verifikoje ne prokurori. “Po te ftoj perseri publikisht t’i drejtosh percartjet e tua dhe te 99-ave te tu, atje ku ligji ka pushtetin dhe ku dallohet e verteta nga mashtrimet e tua te trasha dhe te pista”, thuhet ne deklaraten e ministres.

koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi