ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbardhet letra e Patozit pėr PS

Shko poshtė

08092010

Mesazh 

Zbardhet letra e Patozit pėr PS  Empty Zbardhet letra e Patozit pėr PS




Letra
Maxhoranca ėshtė plotėsisht e hapur tė bashkėpunojė me opozitėn dhe e gatshme tė zbatojmė, sė bashku me ju dhe me pėrpikmėri, rezolutėn e Parlamentit Europian, duke e konsideruar atė si interesin mė tė mirė tė vendit. Ndaj dhe dua t'ju siguroj se ne jemi gati tė votojmė bashkėrisht ēdo vendim, marrėveshje, ligj apo procedurė, nė pėrputhje me frymėn e kėtij dokumenti. Gjithashtu, dua tė theksoj edhe njė herė se, nė Shqipėri ekzistojnė tė gjitha procedurat, ligjet dhe institucionet pėr tė bėrė, nė pėrputhje me Kushtetutėn, transparencėn e plotė tė ēdo dokumenti apo procesi nė kėtė vend, pėrfshirė kėtu edhe atė tė zgjedhjeve tė 28 qershorit.
Nė kėtė kontekst, mė lejoni edhe njė herė qė tė pėrsėris ofertėn e paraqitur nga ana ime nė emėr tė maxhorancės.
Maxhoranca ėshtė plotėsisht dakord pėr:
1- Amendimin e vendimit nr. 25, tė dt. 19.3.2010, pėr ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar.
ose
2-Ngritjen nga e para tė Komisionit Hetimor Parlamentar pėr zgjedhjet e 28 qershorit, me njė vendim tė ri tė Parlamentit, nė pėrputhje me ligjin nr. 8891, datė 2.5.2002, "Pėr organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore Parlamentare", tė miratuar nė kohėn kur qeveriste Partia Socialiste.
Ne jemi dakord qė ky komision tė kryesohet nga opozita dhe tė pėrbėhet, sipas pėrcaktimit tė ligjit tė mėsipėrm.
Ne biem dakord qė opozita tė ketė shumicėn nė ēdo votim nė kėtė komision dhe kjo tė realizohet ose duke tėrhequr me vendim Parlamenti dy anėtarė tė mazhorancės nga Komisioni Hetimor, pas zgjedhjes sė tyre sipas ligjit, ose duke i dhėnė tri vota Kryetarit tė Komisionit, po me vendim Parlamenti.
Komisioni Hetimor Parlamentar tė ketė pėr objekt hetimi materialet zgjedhore si dhe ēdo problem tjetėr tė lidhur me zgjedhjet, pėrveēse ēėshtjeve pėr tė cilat ka vendime gjykate.
Pėrtej kėtyre, maxhoranca ėshtė gjithashtu dakord qė:
Opozita tė ketė tė drejtė ekskluzive pėr hartimin e tė gjitha amendamenteve pėr zbatimin e rekomandimeve tė OSBE/ODHIR pėr zgjedhjet e ardhshme. Dhe Parlamenti do t'i votojė ato tėrėsisht, pasi tė jetė marrė edhe opinioni i OSBE/ODHIR-it ose i Komisionit tė Venecias.
Po nė kėtė frymė, ne do tė mirėpresim tė gjitha amendamentet tuaja pėr ligjet qė kėrkojnė shumicė tė cilėsuar me 3/5.
Nė propozimet tuaja, ju kėrkoni qė Komisioni Hetimor tė nisė shqyrtimin e materialeve tė votimit, ndėrkohė qė kėmbėngulni nė rinumėrimin e fletėve tė votimit dhe pėr kėtė doni qė KQZ, pasi tė veēojė materialet zgjedhore dhe t'i dėrgojė ato nė arkiv, tė mos djegė fletėt e votimit, siē pėrcaktohet nė nenin 178, pika 6 e Kodit Zgjedhor. Pra, me fjalė tė tjera, kėrkoni haptas qė tė mos respektohet neni 178, pika 6, i miratuar me konsensus tė plotė nga tė dyja partitė tona politike. Ju insistoni nė kėtė qėndrim edhe pasi zoti Rama mė datė 22 maj 2010 deklaroi nė konferencė shtypi se nuk e pranon pikėn 6 tė nenit 178. Maxhoranca mendon se zbatimi i ligjeve dhe funksionimi i shtetit ligjor ėshtė njė ndėr kushtet themelore tė respektimit tė kritereve tė Kopenhagenit dhe funksionimit tė demokracisė nė vende tė lira.
Po kėshtu, siē dihet, vendimi i Gjykatės sė Apelit nr. 8 datė, 22.7.2009, nė tė cilin kjo gjykatė rrėzoi kėrkesėn tuaj pėr rinumėrimin e votave, ėshtė i prerė dhe pėrfundimtar. Sikundėr vendime tė Gjykatės Kushtetuese, si: vendimi nr. 18, i vitit 2003, i plotėsuar nga vendimet 26 (2006), 20 (2007) dhe 22 (2010), pėrcaktojnė qartė se kėto komisione nė objektin e tyre tė hetimit nuk mund tė hetojnė ēėshtje tė juridiksionit tė gjykatave dhe se duhet tė respektojnė ndarjen e pushteteve. Por nga ana tjetėr, vendimi i Gjykatės sė Apelit pėr rinumėrimin e votave, mund tė ankimohet nė Gjykatėn e Strasburgut. Njė gjė e tillė iu rekomandua opozitės shqiptare nga OSBE/ODIHR-i nė Raportin e tij Pėrfundimtar nė zgjedhjet shqiptare tė vitit 2001. Po kėshtu, ju dispononi tė gjitha mundėsitė ligjore pėr t'ju drejtuar Gjykatės Kushtetuese, qė kjo e fundit, nė rast se e gjykon tė arsyeshme t'i drejtohet Komisionit tė Venecias pėr tė interpretuar vendimet nr. 18 (2003), 29 (2006), 20 (2007) dhe 227 (2010) tė saj mbi objektin e Komisioneve Hetimore Parlamentare. Ne e vlerėsojmė faktin qė ju pranoni qė Gjykatės Kushtetuese t'i drejtohen duke zbatuar procedurėn kushtetuese. Por ndėrkaq propozimi juaj qė Gjykatės Kushtetuese t'i caktohet 10 ditė afat nga Parlamenti pėr tė vendosur pėr t'ju drejtuar ose jo Komisionit tė Venecias dhe mė pas, pėrtej kėtij afati, Komisionit tė Venecias t'i drejtohen Parlamenti, Kryetari i Parlamentit, Presidenti apo Sekretari i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Europės, bie ndesh me parimin kushtetues tė ndarjes sė pushteteve. Vendimet e Gjykatės Kushtetuese janė tė prera dhe pėrfundimtare. Pėr interpretimin e tyre, Komisionit tė Venecias mund t'i drejtohet, nė rast se e gjen tė arsyeshme, vetėm Gjykata Kushtetuese dhe asnjė nga pushtetet tjera, sikundėr Parlamenti, nė asnjė rrethanė nuk mund t'i caktojė afate kohore Gjykatės Kushtetuese pėr shqyrtimin e ēėshtjeve tė caktuara. Kushtetuta e vendit dhe ligji i garantojnė kėsaj gjykate pavarėsi nga pushtetet e tjera.
Prandaj dhe mendojmė qė ju tė keni tė gjithė kohėn e nevojshme pėr tė qartėsuar nė rrugė kushtetuese dhe gjyqėsore kėrkesėn tuaj pėr rinumėrimin e votave dhe jo tė kėrkoni moszbatimin e ligjit zgjedhor.
Ne propozojmė qė sapo tė mblidhet Parlamenti, tė ngremė Komisionin e ri Hetimor Parlamentar dhe ndėrkohė qė ju zgjidhni me rrugė kushtetuese gjyqėsore ēėshtjen e rinumėrimit tė votave, ky komision tė shqyrtojė njė nga njė mbi 10 ēėshtjet e tjera, qė ju nė letrėn tuaj pretendoni se duhet tė hetohen.
Ju nė propozimin tuaj shprehni qė numėrimi i fletėve tė votimit tė jetė i pjesshėm, me qėllim qė tė mos ndryshojė rezultati. Nė kėtė kontekst dua t'ju rikujtoj se maxhoranca ėshtė e gatshme, pasi ju tė merrni njė vendim pozitiv nga Gjykata e Strasburgut, Gjykata Kushtetuese ose Komisioni i Venecias pėr rinumėrimin e votave, tė rinumėrojė ēdo fletė votimi dhe tė ndryshojė ēdo rezultat, me kushtin e vetėm qė tė respektohen parimet themelore kushtetuese, tė respektohen institucionet, si kritere kryesore tė Kopenhagenit.

panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi