ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha-opozitės: Zgjedhjet lokale me votė elektronike

Shko poshtė

08092010

Mesazh 

Berisha-opozitės: Zgjedhjet lokale me votė elektronike Empty Berisha-opozitės: Zgjedhjet lokale me votė elektronike




Berisha-opozitės: Zgjedhjet lokale me votė elektronike Thumbnail.php?file=seance6.9.2010_2__618529577 Valentina Madani

Lokalet, Berisha: Vendosim ēdo transparencė pėr opozitėn

Kryeministri Sali Berisha siguroi dje opozitėn se nė zgjedhjet e ardhshme lokale do tė vendosė ēdo transparencė, e cila do tė shmangė kontestimin e rezultatit tė tyre. Berisha ftoi opozitėn tė shqyrtojė mundėsinė e votimit elektronik, si njė prej rrugėve qė e mundėson njė gjė tė tillė. Gjatė mbledhjes sė djeshme tė Grupit Parlamentar tė PD-sė, Berisha lėshon apelin e radhės pėr opozitėn, pikėrisht pak ēaste para nisjes sė sesionit tė ri parlamentar, duke e ftuar atė pėr ngritjen e komisionit hetimor mbi bazėn e vullnetit tė pėrbashkėt. “Ftoj opozitėn tė ngremė komisionin nė respekt tė plotė tė Kushtetutės dhe mbi bazėn e njė vullneti tė pėrbashkėt. Pėr tė arritur kėtu, do tė ndėrmarrim ēdo proces qė dėshiron PS”,- u shpreh Kryeministri. Gjatė mbledhjes, ai u ndal tė analizojė edhe zgjedhjet e ardhshme vendore, tė cilat, sipas tij, do tė jenė zgjedhje tė lira, ku numėrimi i votave do tė bėhet nė mėnyrė transparente. Sipas Kryeministrit, nė zgjedhjet e ardhshme do tė vendoset ēdo transparencė e kėrkuar nga opozita. “Nė rast se opozita dėshiron, jemi tė gatshėm tė angazhojmė tė gjitha fondet dhe tė vendosim ēdo mekanizėm transparent qė do tė kėrkojė”,- thekson Kryeministri. Ai ftoi mė tej opozitėn tė shqyrtojė edhe mundėsinė e votimit elektronik, pasi sipas tij, vendi i ka tė gjitha mundėsitė pėr tė bėrė njė gjė tė tillė.

“Garantoj pėr procesin mė transparent nė numėrimin e votave, duke aplikuar qoftė edhe teknologjinė mė tė sigurt tė botės. Ftoj opozitėn tė konsiderojė me seriozitetin mė tė madh edhe votimin elektronik, mbasi ky vend ka ēdo mundėsi pėr tė nisur punėn tani tė hapė 4754 qendra elektronike votimi”,- theksoi z.Berisha. Ai vuri nė dukje se zgjedhjet po trokasin dhe se afati i dekretimit dikton shpalljen e datės. “Pra, - tha Berisha, - tė kėrkojė dhe tė gjitha amendimet qė dėshiron nė Kodin Zgjedhor, t’i pėrcjellė ato nė njė nga institucionet ndėrkombėtare qė dėshiron, ose nė Komisionin e Venecias, ose nė tė dyja, dhe ne t’i votojmė nė ēdo rrethanė”. Berisha vuri nė dukje: “Nė rast se opozita dėshiron, ne si qeveri jemi tė gatshėm tė angazhojmė tė gjitha fondet dhe tė vendosim ēdo mekanizėm transparence qė do tė kėrkojė. Numėrimi i zgjedhjeve tė shkuara ishte procesi mė i paparė ndonjėherė nė histori. Aq sa njė kryeministėr evropian do tė mė thoshte: Zotėri, ju paskeni pas numėrim dhe jo votim, sepse nė kėtė mėnyrė qenka procesi mė i paparė ndonjėherė”. “Pra, - u shpreh Kryeministri, - prapė jam dakord si tė dėshirojė opozita pėr transparencė nė numėrim dhe nė ēdo gjė, nė frymėn e mirėkuptimit, tė respektit ndaj saj, tė detyrimit tė mazhorancės pėr tė qenė e hapur, pėr tė bėrė kompromis, pėr koncesione, pėr tė dhėnė tė gjitha garancitė e duhura opozitės. Unė e ftoj atė tė bėjė zgjidhjet mė tė mira qė i interesojnė”, - pėrfundoi z.Berisha.



standart
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi