ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA: Shqiperia meriton njohje per progresin e saj

Shko poshtė

11092010

Mesazh 

SHBA: Shqiperia meriton njohje per progresin e saj Empty SHBA: Shqiperia meriton njohje per progresin e saj




Ne pergjigje te Raportit te dorezuar prej Ambasadorit Bosh ne Keshillin e Perhershem te OSBE-se ne Vjene, Ambasadori i Misionit amerikan, ne OSBE, Ian Kelli, shpreh vleresimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per arritjet e Qeverise shqiptare dhe per progresin e bere ne implementimin e reformave te rendesishme qe prej raportit te fundit te OSBE-se. Ambasadori Kelli nenvizon gjithashtu faktin se nje prej sfidave kryesore ne te ardhmen mbetet reforma zgjedhore, para zgjedhjeve lokale. Ne fjalen e mbajtur dje pas raportimit te ambasadorit Bosh ne Keshillin e Perhershem te OSBE -se ne Vjene, perfaqesuesi i misionit amerikan thekson se ne Shqiperi kane ndodhur shume zhvillime pozitive qe prej Raportit te fundit te OSBE -se, ndaj Shqiperia meriton njohje per keto arritje. Por teksa vlereson arritjet, ambasadori Kelli shpreh shqetesimin per vonesat ne reformen e zgjedhjeve te ardhshme vendore. Ne kete kontekst ai tha se rekomandimet e Raportit te OSBE-ODIHR permbajne udhezime te dobishme per permiresimin e sistemit zgjedhor ne Shqiperi. "Shume zhvillime pozitive kane ndodhur qe prej Raportit tuaj te fundit, kryesisht ne perpjekjet per te mbrojtur individet nga diskriminimi, ne luften kunder trafiqeve njerezore, ne reduktimin e korrupsionit dhe ne krimin e organizuar, dhe ne permiresimin e qeverisjes ambjentaliste. Shqiperia meriton njohje per keto arritje", ka qene deklarata e ambasadorit te misionit amerikan ne OSBE, Ian Kelli. Ai ka vleresuar ambasadorin Bosh se i ka kushtuar ne raport vemendje si progresit te bere nga Shqiperia ne zbatimin e reformave te rendesishme, ashtu edhe sfidave qe mbeten ne disa ceshtje kyce. "Nje prej tyre, eshte reforma zgjedhore, vecanerisht duke patur parasysh afrimin e zgjedhjeve te ardhshme vendore. Ne vazhdojme te besojme se rekomandimet e Raportit te OSBE-ODIHR permbajne udhezime te dobishme per permiresimin e sistemit zgjedhor ne Shqiperi", ka qene deklarata e Kellit. Ai ka vleresuar maksimalisht punen e Prezences se OSBE-se ne kete, dhe ne ceshtje te tjera, sidomos ne perpjekjet per te fuqizuar pavaresine dhe transparencen e institucioneve juridike, per te ndertuar kapacitetet e Asamblese, ne promovimin e barazise gjinore dhe ne forcimin e perpjekjeve kunder korrupsionit. "Vleresojme mbeshtetjen e vazhdueshme te Prezences ndaj policise dhe ne procesin e carmatimit. Prezenca ka ende shume per te bere ne ndihme te ndertimit dhe konsolidimit te progresit ne keto fusha si dhe per te promovuar me tej permiresimet ne fusha te tjera sic jane mbrojtja e te drejtave te minoriteteve, forcimi i transparences ne pronesine dhe financimin e medieve", konfirmoi ambasadori i misionit te SHBA, ne OSBE. S.P

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi