ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meta: Terheqja e Rames nga fletet, e neveritshme

Shko poshtė

20112010

Mesazh 

Meta: Terheqja e Rames nga fletet, e neveritshme Empty Meta: Terheqja e Rames nga fletet, e neveritshme




Meta: Terheqja e Rames nga fletet, e neveritshme Thumbnail.php?file=ilir_meta_i_ben_thirrje_topit3_538703022 Numri dy i qeverise, Ilir Meta ka reaguar ashper ndaj kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, duke e cilesuar te neveritshme perpjekjen per t'u bere konstruktiv, pas nje viti fushate anti-integrim. Per Zv/kryeministrin, nje gje te tille e deshmon fakti se Rama hoqi dore nga kutite e fleteve te votimit, vetem pak dite nga vendimmarrja e KE per vizat dhe statusin kandidat. Sipas Metes, qe prej fillimit nga puna e Parlamentit te ri, te dale nga zgjedhjet e 28 qershorit, kryetari i PS, Rama nuk beri asnje perpjekje per kompromis, gje qe nuk ndodhi me mazhorancen. Ai nuk preferoi te komentoje nese mazhoranca do te pranoje apo jo propozimin deri tani deklarativ te PS, por ai tha se nisur nga inkoherenca qe ka treguar gjate gjithe ketij debati mbi nje vjecar, Rama duhet ta formalizoje ate. Ky deklarim i Metes, i shtohet kerkeses se herepashershme qe kryeministri Sali Berisha i beri kryetarit te PS, Rama per te zyrtarizuar qendrimin e ri per sa i takon ceshtjes se fleteve te votimit. Kjo do t'i hapte rruge, sipas tij, shqyrtimit institucional te ofertes e per rrjedhoje do te prodhonte zgjidhje nese PS vertet ka vendosur t'i hape rruge hetimit ligjor e Kushtetutes te zgjedhjeve te qershorit 2009. Z. Meta, ka pasur nje terheqje te Partise Socialiste nga hetimi parlamentar i zgjedhjeve, duke perjashtuar kutite e votimit. A eshte kjo nje oferte e mire qe duhet pranuar nga mazhoranca, per te zgjidhur krizen politike? Mendoj se perpjekjet per te bere konstruktivin, pas nje viti fushate te ethshme anti- integrim dhe kunder heqjes se vizave, pikerisht vetem dy-tre dite pasi procesi i vizave u fitua nga qytetaret shqiptare, pavaresisht nga pengesat qe u paraqiten edhe brenda vendit ne emer te kutive. Ky ndryshim qendrimi, vetem dy dite pasi Shqiperia nuk e mori statusin e vendit kandidat, vetem per shkak te kesaj krize teresisht artificiale te ndertuar mbi parime antikushtetuese dhe antidemokratike, pra te gjitha keto perpjekje per te bere konstruktivin dhe te gjithe keto lot krokodili qe derdhen sot, jane teresisht vertet te neveritshme. Asnje tentative per kompromis nuk ka pasur nga lidershipi aktual i Partise Socialiste. Qe ne shtator te vitit 2009, kur filloi sesioni parlamentar i kesaj legjislature te re, ka qene vetem mazhoranca ajo qe ka ofruar kompromise. Ishte mazhoranca ajo qe mund te mos jepte shumicen dhe nuk kishte ndonje detyrim per t'i dhene shumicen, ne komision hetimor opozites. Por ia dha. Ishte mazhoranca qe i dha kryetarin e komisionit, ne nje kohe qe nuk kishte detyrim t'ia jepte ate. I dha te gjitha mundesite per te hetuar cdo gje ne perputhje me ligjin dhe Kushtetuten, per ceshtjen me absurde qe nuk ka ndodhur ne asnje vend demokratik te botes, pasi gjykata ka mbyllur procesin e ankesave dhe te rinumerimit. Pra, per ceshtjen me absurde qe nuk e kupton askush ne bote, qe deputetet te rinumerojne votat me te cilat ata jane zgjedhur apo nuk jane zgjedhur. Iu dha gjithe hapesira dhe gjithe mundesia, qe t'i drejtoheshin Gjykates Kushtetuese dhe Parlamenti te respektonte vendimin e Gjykates Kushtetuese. Iu ofrua dhe nje kompromis shume i madh, qe t'i drejtoheshin Komisionit te Venecias, nje sugjerim ky edhe i nderkombetareve, qe mazhoranca e pranoi dhe asgje nuk ndodhi. Cdo gje u be me qellim te qarte per te demtuar ne menyre fatale procesin e liberalizimit te vizave, por per fat te mire ky proces ishte i kushtezuar nga standarde, te cilat vareshin nga puna dhe nga angazhimi i qeverise, dhe njekohesisht u be cdo gje per te demtuar procesin e marrjes se statusit te vendit kandidat, duke ditur qe per nje vend i cili kerkon te hyje ne Evrope, eshte e domosdoshme qe te kete nje dialog normal dhe jo nje politike ne kushtet e pengmarrjeve, ku dikush thote: "o do te marr kete qe dua une, ose le te behet hataja". Hata me te madhe se kaq, Edi Rama nuk ka se cfare i ben vendit. Natyrisht, kjo eshte nje situate qe duhet permiresuar, por eshte shume vone per te luajtur konstruktivin pas nje politike destruktive, te qellimshme, prej me shume se sa nje viti. Sigurisht qe eshte e rendesishme, ne kuadrin e nje inkoherence totale te qendrimeve nga me te ndryshmet, qe cdo propozim te formalizohet, sepse duke pasur propozime te ndryshme nga tribuna te ndryshme, sigurisht qe nuk eshte dicka serioze. Por, dem me te madh se kaq nuk ka se cfare i ben ketij vendi dhe dem me te madh se sa i beri dhe vete Partise Socialiste, e cila ka pasur kontribute shume te medha per integrimin e Shqiperise ne NATO, per progresin e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian dhe, e cila, qe pas zgjedhjeve te 28 qershorit, vetem per te mbrojtur karrigen e kryetarit te saj, ajo u more peng dhe u shnderrua ne nje barrikade te proceseve integruese te Shqiperise, nga te cilat perfitojne te gjithe shqiptaret. Sot nga heqja e vizave, per fat te mire, perfitojne te gjithe shqiptaret. Por, natyrisht qe dhe ky proces nuk ka qene i pa rrezikuar, me gjithe ate fushate presioni qe u be dhe ndaj Bashkimit Evropian, nga brenda Shqiperise, me kercenimin qe gjoja do te vinte nga largimi i shqiptareve, nga eksodet, per shkaqe dhe per arsye te ndryshme. Ndaj eshte e rendesishme te shohim drejt se ardhmes, por edhe secili te marre pergjegjesite e tij dhe ne kete menyre fenomene te tille, ku forca politike, per interesa te ngushta, shnderrohen ne barrikada te zhvillimit te vendit dhe te integrimit te tij, nuk duhet te ndodhin dhe te perseriten me. Per kete ka nevoje per nje pendese te thelle. Por pervec pendeses, a eshte i mjaftueshem kushti qe terhiqen nga fletet e votimit per te arritur ne marreveshje? Duhet te theksoj se inkoherenca ka qene vazhdimisht e pranishme. Duket qarte qe vete opozita ka qene e bindur, se kerkesa e saj ka qene antikushtetuese dhe antiligjore, dhe eshte mbajtur si nje kerkese ultimative thjesht dhe vetem per nje qellim, per te demtuar proceset integruese te Shqiperise, per te shkaterruar procesin e liberalizimit te vizave dhe njekohesisht per te penguar edhe marrjen e statusit te vendit kandidat. Kjo eshte e qarte, sepse nuk kishte pse te ndryshonte qendrimi menjehere dy dite pasi keto dy momente u percaktuan qarte nga Bashkimi Evropian, vizat u dhane dhe statusi nuk u dha per shkak te ngercit te krijuar nga opozita, per shkak te nje kerkese teresisht absurde, antikushtetuese, antidemokratike, sepse po te ishte nje kerkese e drejte do i ishin drejtuar edhe Komisionit te Venecias, qe eshte nje institucion i pavarur i ligjit dhe i demokracise. Kjo tregon qarte, qe e gjithe kjo politike obstruksioniste nuk kishte qellim ceshtjen e fleteve te votimit, sepse fletet vete i kane numeruar, sipas Kodit qe ka bere kryetari i Partise Socialiste, nje Kod qe nuk eshte vertet demokratik dhe qe nuk ka pasur vertet si qellim transparencen e procesit, por monopolizimin e tij. Keto probleme, te cilat jane pranuar qe kane ardhur nga zgjedhjet e fundit, ne radhe te pare jane pergjegjesi e vete Edi Rames, por edhe e Partise Demokratike. Eshte detyrimi i te gjitheve, jo vetem i tyre, qe tani te zhvillojme me shpejtesi reformen zgjedhore dhe te permiresojme Kodin Zgjedhor, sipas rekomandimeve te OSBE-ODIHR-it. Mbetet inkoherenca e Partise Socialiste, ajo qe e ben dyshuese mazhorancen per ta pranuar kete oferte? Besoj se jemi shume te qarte. Dem me te madh se sa i beri apo u perpoq t'i bente vendit dhe proceseve te tij integruese nuk ka se cfare t'i beje me Edi Rama dhe as ndonje avokat i tij. Natyrisht qe duhet pare perpara, por ka nevoje per nje pendese te thelle, sepse nuk mund te behen eksperimente me te ardhmen e qytetareve shqiptare dhe aq me teper nuk mund te pranohen skena te tilla teatrale, ku per me shume se nje vit dikush behet barrikade me cdo kusht, me cdo cmim, ne menyre krejtesisht te paarsyeshme ndaj proceseve integruese te vendit, dhe pasi ben demin maksimal qe mund te bente kerkon te marre flamurin e konstruktivit, pervec inkoherences e cila eshte shume evidente. Kjo ka qene arsyeja qe nuk ka pasur ndonje lloj entuziazmi per kete ceshtje, sepse ende nuk ka nje propozim te qarte, te formalizuar, mbi te cilin mund te mbahet nje qendrim. Por, qendrimi mendoj ka qene dhe mbetet parimor. Te behet procesi i hetimit, ne perputhje me Kodin, ne perputhje me Kushtetuten, ky ka qene qendrimi i hershem. Z. Meta, KESH ka kerkuar dje rritjen e cmimit te energjise elektrike. Ne kete propozim eshte dhe mirekuptimi juaj? KESH, OST dhe CEZ, te gjithe operatoret, kane te drejten te bejne kerkesat e tyre. Ju e dini qe KESH eshte nje shoqeri anonime apo edhe OST, ne kuadrin e procesit te reformave dhe te liberalizimit ne kete treg. Dua t'ju siguroj se prioriteti yni si Ministri, nuk eshte rritja e cmimit, qe eshte prioritet i ketyre kompanive, te cilat kane interes te rrisin fitimet e tyre apo mundesite per te bere investime, per te modernizuar veten e tyre dhe sistemet perkatese. Prioritet i Ministrise se Ekonomise per kete rast, eshte mbrojtja e konsumatorit.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi