ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topalli: Shqiptaret dhe Shkodra s'do ia falin Rames buzeqeshjen per fatkeqesine natyrore

Shko poshtė

05122010

Mesazh 

Topalli: Shqiptaret dhe Shkodra s'do ia falin Rames buzeqeshjen per fatkeqesine natyrore Empty Topalli: Shqiptaret dhe Shkodra s'do ia falin Rames buzeqeshjen per fatkeqesine natyrore




Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli vijon te ndjeke me shqetesim situaten ne te gjitha zonat e prekura nga permbytjet. Edhe sot ajo ndodhet ne qytetin e Shkodres ku ka inspektuar nga afer disa zona si ura e Spatharit, Gur i Zi , si dhe fshatra te tjere . Kryetarja e Kuvendit riperseriti thirrjen ndaj banoreve per evakuim sa me te shpejte. Ajo eshte ndalur lagje me lagje, shtepi me shtepi dhe garantoi mbeshtetjen e fuqishme te te gjitha strukturave te shtetit per strehimin e tyre. Zonja Topalli vazhdon misioni ne zonat e permbytura duke vazhuar jo vetem furnizimin me ushqime por edhe per te nisur dhe evakuimi banoreve. Si paraqitet situata ne teresi? Jozefina Topalli: Eshte nje situate shume e renduar dhe eshte renduar edhe me shume, sepse reshjet edhe gjate nates se kaluar edhe gjate gjithe dites se sotme, nuk kane reshtur. Sot niveli i liqenit eshte ngritur akoma me shume, ura e Bunes eshte mbuluar teresisht, gje qe do te thote se Shiroka, Zogaj, Bahcalleku jane te rrethuara nga uji, pa folur per Komuna te tera, te cilat jane te mbuluara nga uji. Eshte nje situate shume e veshtire, por eshte nje situate ne te cilen qendron nje shtab emergjence, qe punon dite e nate. Sic e shikoni ushtria eshte ne dispozicion, policia ne dispozicion, varketarat ne dispozicion, peshkataret ne dispozicion. Qytetaret, banoret e komunave me nje solidaritet te madh, shpirt te madh dhe bujari te madhe po ashtu po ndihmojne njeri-tjetrin. Ne te tilla situata kerkohet kurajo, ne te tilla situata kerkohet qetesi, kerkohet solidaritet i madh, ne te tilla situata kerkohet gjakftohtesi per te menaxhuar. Une falenderoj te gjithe qytetaret per shpirtin kurajoz qe po tregojne ne keto momente te veshtira, per kurajon qe i japin edhe drejtuesve lokale, sepse edhe ata kane nevoje per nje fjale te mire. Une falenderoj policet, falenderoj ushtrine, falenderoj donatoret qe kane ardhur edhe nga Kosova per te sjelle ndihma mjekesore, falenderoj biznesmenet, te cilet edhe pa u kerkuar ndihme jane ofruar vete, qofte ne ushqime per njerez, por edhe per gjene e gjalle. Si po perballohet situata? Natyrisht qe situata eshte e veshtire, por detyra jone eshte qe ta perballojme per te shkuar aty ku eshte nevoja, per te shkuar aty ku eshte thirrja, per t'i dale perpara, asaj qe mund te dilet perpara. Eshte nje situate e paprecedente dhe ata qe tallen e thone qe kjo gje ndodh nje here ne 100 vjet, jane cinike, jane te pashpirte, jane nga ata qe ketu ne Shkoder i quajne "katile". Ne fakt ajo qe po ndodh eshte nje lloj cikli qe nuk e kishim pare, te pakten keto vitet e fundit. Por cikli nenkupton vitin e pare, vitin e dyte, vitin e trete. Ky vit eshte me i veshtire se viti i kaluar. Viti i dyte eshte gjithmone nje situate edhe me e renduar. Une nuk e di ne se do te jete nje cikel 3-vjecar apo 5-vjecar, por di qe eshte nje situate e jashtezakonshme, sic eshte nje situate e jashtezakonshme edhe ne vendet e tjera te Europes, ne Poloni ku ka mbi 30-40 te vdekur, apo ne vendet e tjera. Ne fakt ketu nuk kemi humbje jetesh. Kjo eshte kenaqesi shume e madhe, por edhe shqetesimi jone kryesor. Pjesa tjeter qe mbetet per t'u menaxhuar per te cuar uje, per te cuar ushqime. Ushtria, shtabi dhe pushteti lokal ne krye te te cileve jane Prefekti, Kryetari i Qarkut, Kryetari i Bashkise meritojne nje falenderim. Ne fakt keta ushtare, police dhe pilote jane djem te rinj, jane bij nenash dhe rrezikojne jeten e tyre. Policet dhe forcat e nderhyrjes se shpejte jane djem te rinj, kane grate e tyre, kane femijet e tyre. Zemra e nenave te tyre dridhet. Ndaj dhe ne kemi nevoje per solidaritet, jo per fjale te rende dhe jo per lutjet qe te permbytet edhe me keq Shkodra, sic ben Edi Rama. Natyrisht qytetaret nuk tolerojne asnje njeri qe guxon te qeshe ne keto momente. Natyrisht qytetaret e Shkodres nuk ia falin kurre atij qe mendon dhe shpreson se do te mbyten dhe do te permbyten qe te gjithe. Natyrisht qytetaret e Shkodres nuk ia falin kurre dhe s'do t'ia harrojne kurre atij qe buzeqesh kur Shkodra apo Shqiperia eshte ne fatkeqesi.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Topalli: Shqiptaret dhe Shkodra s'do ia falin Rames buzeqeshjen per fatkeqesine natyrore :: Komentet

lidabica

Mesazh Mon Dec 06, 2010 12:26 pm nga lidabica

Po e kemi thene se ēéshte ky ....ndyresire e pashoqe dhe nje antishqiptar e degraduar tashme..... Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sat Dec 25, 2010 7:18 pm nga De Rerum Natyra

Mor te poshter. Po si s'keni nje cike moral. Vini ne pah nje buzeqeshje dhe nuk perfillni dhe mbuloni paaftesite, moskokecarjet, rremujen, anarkine e qellimshme, korrupsionin galopant, pisllekun ne te kater anet qe kjo qeveri e ashtuquajtur 'demokrate' dhe 'progresivre' qe vetem e tille nuk eshte, ka perhapur ne te kater anet neper te shkreten Shqiperi dhe neper te shkretet Shqipetare... S'ka fjale qe e pershkruan kete poshtersi. ZOTI ju denofte per te gjitha qe keni bere dhe vazhdoni te beni!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi