ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Marti, avokat i krimeve serbe, te hapur per hetime"

Shko poshtė

23122010

Mesazh 

"Marti, avokat i krimeve serbe, te hapur per hetime" Empty "Marti, avokat i krimeve serbe, te hapur per hetime"




Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha, akuzoi dje senatorin Dick Marti, i njohur se fundmi per raportin e bere per krime te shemtuara, si trafik organesh nga UCK, si nje avokat te Serbise. Duke shprehur ne mbledhjen e djeshme te qeverise, gatishmerine e kabinetit te tij per bashkepunim ne hetimin e krimeve te luftes dhe gjenocidit ne ish-Jugosllavi, Berisha tha se Marti ka qene nje avokat i papermbajtur i krimeve te shemtuara mbi shqiptaret. "Teza e tij kryesore ne KE, te cilen e ka mbrojtur me fanatizem, ka qene se ne Kosove nuk ka ekzekutore dhe viktima, se nuk mund te pranohet qe serbet te jene ekzekutore dhe shqiptaret viktima. Ky ka qene lajtmotivi i tij ndaj krimeve monstruoze te luftes. Ky zoteri, ne te gjitha rastet do te bente avokatine e verber te Serbise se Madhe ne raport me shqiptaret",-tha dje Berisha. Sipas tij, Shqiperia nuk ka qene asnjehere pjese e konfliktit, por faktor i zgjidhjes se konflikteve, ka qene prapavije e fuqishme e Aleances se Atlantikut te Veriut, ne sulmet kunder diktatorit te Serbise, ka qene sigurisht mbeshtetje e fuqishme e luftes clirimtare. "Delegacioni shqiptar ne KE do te nise punen me nje kerkese te vetme dhe unike qe Dick Marti t'i dorezoje provat, nese ka te tilla, autoriteteve te EULEX, perndryshe ai ka bere nje abuzim shume te rende, me besimin e ketij institucioni, anetar i te cilit eshte Shqiperia dhe do te insistoje te ndermarre cdo nisem ligjore ne Keshillin e Evropes, qe ky zoteri te dorezoje prane autoriteteve te EULEX, nese eshte serioz dhe nuk ka ndermend dhe ai te shkruaje ndonje fixion me keto qe publikon, pra t'i dorezoje autoriteteve, te gjitha provat dhe deshmitaret",-tha Berisha. Berisha shtoi se, "Shqiperia, pavaresisht se raporti i Dick Marti flet per akte makabre, duke mos paraqitur as edhe nje fakt te vetem, flet per deshmitare njelloj sikur te ishin personazhe te Franc Kafkes, te cilet nuk mund te shfaqen, kerkojne anonimatin, flet per 300 serbe te zhdukur dhe nuk jep qofte edhe nje emer te vecante, flet per nje klinike te gjetur ne Prishtine nga EULEX, e cila sipas ketyre akuzave merret me trafik, por qe i ka drejtuesit nga vende te tjera dhe kete ngjarje te 2009-s e lidh me ngjarje te 1999, eshte e hapur per hetime". "Ne ftojme EULEX te ndermarre hetimin dhe i garantojme te gjitha lehtesirat dhe bashkepunimin e plote te autoriteteve shqiptare. Pavaresisht se EULEX ka nje mandat per shtetin e pavarur te Kosoves, ne mirepresim plotesisht hetimin e tij",- theksoi kryeministri. Berisha kerkoi nga ministri i Drejtesise, Bujar Nishani, qe t'i drejtohet Kryetarit te Gjykates Nderkombetare te Hages, me nje leter te vecante, me ane te se ciles, ta ftoje dhe ta garantoje ate, se pavaresisht se mandati i Gjykates eshte per krimet e luftes ne Ish -Jugosllavi, ne Shqiperi nuk do te kene as edhe pengesen me te vogel per cdo lloj hetimi. Ne kete kuader, kryeministri shtoi se delegacioni shqiptar ne KE, do te nise punen me nje kerkese te vetme dhe unike qe Dick Marti t'i dorezoje provat, nese ka te tilla, autoriteteve te EULEX, perndryshe ai ka bere nje abuzim shume te rende, me besimin e ketij institucioni, anetar i te cilit eshte Shqiperia. "Pas racizmit te eger ndaj cifuteve, ne memorien e historise padrejtesite dhe racizmi ndaj shqiptareve, kane qene nga aktet me te turpshme. Keto i ka fryre dhe nxitur ideja e serbomadhise, por edhe komplekse idesh te tjera, te cilat bene qe trojet shqiptare te copetohen ne pese shtete, pavaresisht se shqiptaret ishin kudo nje mazhorance ne territoret e tyre dhe vazhdimesi etnike gjeografike",-tha kryeministri.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37560
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi