ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Deshmia e rralle” per Shqiperine dhe shqiptaret

Shko poshtė

24122007

Mesazh 

“Deshmia e rralle” per Shqiperine dhe shqiptaret Empty “Deshmia e rralle” per Shqiperine dhe shqiptaret




Anisa Ymeri

Jo pak deshmi serviren per Shqiperine dhe shqiptaret e fundshekullit XIX. Disa autentike e te tjera me pak. Keto dite, ka pare driten e botimit vepra e Fulvio Kordinjanos, albanologut italian, i cili rrefen nepermjet vepres se tij... “Shqiperia permes vepres dhe shkrimeve te misionarit te madh italian, At Domeniko Pazi”. Nje nder albanologet qe i ka dhene shume Shqiperise, si Fluvio Kordinjano, permes figures se At Pazit, sjell deshmi autentike te jetes shqiptare ne fund te shekullit XIX.

Jo me kot ne parathenien e kesaj vepre theksohet: “A mund ta perfytyroje lexuesi si lindi kjo veper? Mendoni nje misionar italian ne Shqiperi, larg rehatise se atdheut te tij dhe pa mbeshtetjen e asnje instituti kulturor, as te ndonje zyre misioni shkencor, i mbeshtetur vetem ne forcen e nje ideali te madh, duke shkuar me kembe neper fshatrat e malet me te egra, i cili, perkrah drites se besimit fetar, mbante penen e shkrimtarit dhe qe sodit, hulumton dhe studion nen hijen e mikpritjes shqiptare, mes lodhjesh stermunduese dhe sakrificash te medha, pothuajse pa asnje ndihme financiare”. Ne nje kohe kur shqiptaret kishin te tjera halle, dhe pena rralle qendronte nder gishterinjte e tyre.

Nen shqiperimin e Ilirjana Angonit, lexuesi ka ne dore momentalisht vetem vellimin e pare te kesaj vepre, qe fare mire mund te cilesohet si nje enciklopedi e rralle per Shqiperine dhe shqiptaret. Kjo veper tejet voluminoze eshte edhe nje prej me te rendesishmeve te albanologut italian, Kordinjano, qe lumturisht per ne, pjesen me te madhe te punes se tij shkencore ja kushtoi vendit tone. Duke u thelluar se tepermi dhe kryer studime lidhur me gjuhen shqipe, kulturen, traditave etnografike e fetare te popullit shqiptar.

Po ku eshte mbeshtetur Fulvio Kordinjano per ngjizjen dhe thellimin mandej te kesaj vepre?! Gjithcka eshte mbeshtetur mbi jeteshkrimin, punen dhe paraqitjen e veprimtarise apostolike te priftit jezuit At Domeniko Pazit, permes kerkimeve te autorit, dokumenteve, deshmive te bashkekohesve dhe shkrimeve te vete misionarit te shquar. Vete autori e shkruan qartazi ne parathenien e vepres se tij se ky eshte qellimi i madh i ketij botimi. Por, duke ndjekur hap pas hapi jeten dhe veprimtarine misionare te At Pazit ne Shqiperi, ky liber i kapercen kufijte e qellimit per te cilin eshte shkruar. Ai kthehet vetiu ne nje pasqyre te shoqerise shqiptare te kohes, ne nje enciklopedi te vertete e te rralle te jetes se katundeve e te qyteteve te Veriut te Shqiperise. Por njohja e Shqiperise ne kete veper mundesohet edhe nga nje tjeter drite shikimi. Ajo e shkruar nga vete dora e protagonistit te librit, ne letrat, relacionet, ditaret e dokumentet e tjera te trasheguara prej tij. Por ky eshte vetem vellimi i pare, dhe vellimet e tjera se shpejti do te jene ne duart e lexuesve nga botimet “Almera”.

Kordinjano vijon traditen e botimeve per Shqiperine

Libri “Shqiperia permes vepres dhe shkrimeve te misionarit te madh italian, At Domeniko Pazi”, vijon traditen me te mire te botimeve qe kane per objekt veprimtarine e gjere e te shumanshme humane, fetare, kulturore, gjuhesore dhe shoqerore te klerit katolik ne Shqiperi, si pjese e misioneve te Urdhrave te ndryshem benediktine, franceskane e jezuite. Pas emrave te medhenj te prifterinjve te ndritur humaniste, Buzukut, Budit, Bogdanit, Bardhit, qe hodhen themelet e shqipes se shkruar, nis hartimi nga At Riceputi e me pas botimi nga At Koleti e te tjere, i korpusit shume vellimesh, “Illyricum sacrum”, me relacione, dokumente, te dhena e deshmi autentike, me nje vlere te pazevendesueshme historike, etnografike, fetare e kulturore. Ne vijim te kesaj tradite, vepra e Kordinjanos, duke mos e nenvleresuar per asnje cast punen e eterve te medhenj franceskane, perqendrohet, permes figures se At Pazit, ne misionet e eterve jezuite, ne gjysmen e dyte te shekullit XIX dhe ne fillimet e shekullit XX. Keto misione u zhvilluan kryesisht ne ipeshkvijte e dioqezat e Shqiperise se Eperme, ne trojet etnike shqiptare ne Kosove, Mal te Zi e Maqedoni.

Cfare e gjendet ne veper

Kordinjano, me rreptesine karakteristike per nje studiues te zellshem e skrupuloz, e vendos veprimtarine e Pater Dedes (ky eshte emri me te cilin e njihnin malesoret At Pazin) ne raport me zhvillimet historike, politike e shoqerore te Shqiperise se asaj kohe, por edhe te Ballkanit e te Perandorise Osmane. Me tej, pas pershkrimit te perpjekjeve per miratimin e sigurimin e ndihmave per Misionin Jezuit ne Shqiperi, te pagezuar me emrin kuptimplote “Misioni Fluturues”, autori e ndjek hap pas hapi priftin misionar ne veprimtarine konkrete, ne nje nga dioqezat me te vjetra e me te rendesishme shqiptare, ne dioqezen e Sapes
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi