ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prokurorja e Pergjithshme ne demonstraten e 21 janarit?!

Shko poshtė

24012011

Mesazh 

Prokurorja e Pergjithshme ne demonstraten e 21 janarit?! Empty Prokurorja e Pergjithshme ne demonstraten e 21 janarit?!




Basir Collaku
Prokurore te pergjithshem, presidente, kryetare opozite gjen shume shpejt sepse vendi ka potenciale intelektuale e politike te mjaftueshme. Me kete sjellje duhet menduar se Prokurorja e Pergjithshme eshte perfshire ne demonstraten e 21 janarit?!! Prokuroria ka nevoje per nje drejtues te ri Prokurorja e pergjithshme Ina Rama, ne nje grusht shteti kunder kryeministrit, e vene ne sherbim te segmenteve te dyshimta te lidhura me krimin e organizuar dhe politiken opozitare qe vjen nga e shkuara? Kjo nuk eshte thjesht nje pyetje, por zbardhja e pjesshme e skemes nga kryeministri Sali Berisha, qe e ben te frikshme, ate qe neser mund te rezultoje plotesisht e vertete. Ngjarja e 21 janarit nuk le asnje njeri normal te dyshoje se barte krim, plumba, pistoleta, lende narkotike, bomba,e terror sa rralle here tjeter ne vend. Opozita me ne krye Edi Ramen, qe tentoi nje grusht shteti per te marre me dhune institucionet, tentoi te djege mbare Tiranen. Deshtimi dhe anarkia, kane zgjatur disa ore per tu kthjelluar ne nje dyshim vertet trondites. Me 21 janar sulmi mercenar dhe paramilitar i demonstrates socialiste, solli tre viktima, per te cilat akuzat ofruan alibi pa fund. Menjehere rendi kryebashkiaku per te folur se i ka vrare shteti, vrapoi te thoshte kete Edi Rama. Vetem kater ore pasi kishte lene turmen ne meshire te fatit, nen efektet e stimujve te dyshimte, ndoshta narkotike dhe padyshim financiare me tepri ai hodhi akuzen shpifje ndaj qeverise. Kemi pare Pjerin Ndreun te ulerase duke drejtuar sulmin mbi policine dhe garden e republikes. Tom Doshin aq te shume perfolur per ngjarje te se shkuares duke qeshur teksa 10 metra me tej policet goditeshin me gure, e nje i ri prane tij sistemonte pistoleten ne rrip, shkopinj, bomba molotov. Te gjitha keto me shpresen se mos ia dilnin te shkonin te karrigia qe kerkonte lideri marre peng, por fshehur tej ne nje kulle matane rruges duke qeshur hidhur me te vetet, sepse prene e kishte lene mes flakeve te krijuara prej tij Ne kete tronditje te madhe faktet me shokuese jane ata qe flasin per dhunim te policise, qe duhet falenderuar perjetesisht e pafundesisht bashke me garden e republikes, qe ishin shenjestra, ishin prč e dhunes, thjesht se po benin detyren, po perballeshin me nje nga deshirat kriminale me te pamenduara nga qytetaret e Shqiperise. Kam menduar ato minuta te para se ky do qe aksident dhe sekondat do sillnin tjetersim e sjellje ndryshe. Pore imazhet folen para asaj qe mendoja une dhe pame ate qe te gjithe e dime permendesh ne te gjitha sekondat neper kamera televizionesh. Kryeministri Sali Berisha qe nuk di te braktise asnjehere detyren as ne lufte e as ne paqe, gjendej ne zyre si shenjester e sulmit te Edi Rames, Gramoz Rucit, Gjinushit e bandes politiko-kriminale qe turperoi socialistet pa asnje lidhje me to. Prisja se ne kete katrahure nje e drejte kushtetuese per tu konsumuar i takonte presidentit te republikes zotit Bamir Topi qe do te gjente nje forme per te nderhyre, per te folur, per te tentuar parandalimin e nje katastrofe, qe po zhvillohej vetem 100 metra larg zyres se tij. Aspak nuk ndodhi keshtu, foli me sms, apo leter, email, njoftim elektronik shume vone, sa per te thene nje fjale se qenka ne Shqiperi e nuk ka ikur, shume vaket per sa i takon modelit te nje burri shteti. Kjo pafuqi per tu bere burre shteti iu dogj ashtu si makinat e qytetareve qe u shkrumbuan dhunshem nga krimi i rruges i ftuar nga Edi Rama per te shprehur zemerimin e shfrenuar te importuar, e te dyshuar per efekte narkotikesh. Garda e krimit, garda e '97-es qendronte diku ne pritje per te vershuar fituese me pas, sapo te shembej mbrojtja ligjore. Policia dhe Garda e Republikes, ishin njerezit qe po perpiqeshin te benin maksimumin, kishin jetet ne rrezik dhe i vune keto jete karshi detyres ne formen me fisnike qe kemi pare ndonjehere. Dhe mercenaret u thyen nga ligji, per tu kthyer pas, me shpresen se mos rrogetaret e tyre do u jepnin nje porosi tjeter. Me e pamendueshmja, me befasuesja, me kriminalja dhe qellimzeza, vazhde e dhunes se 21 janarit ka ndodhur me 22 janar ne gjykimin tim se paku. Pasi Presidenti Topi vazhdonte te heshte apo te priste, "zot i luftes" u be Prokuroria e Pergjithshme. Ina Rama, e quajtur bujshem Silvia Konti ne permasen e plote te saj, ne marrjen e detyres se veshtire ka lene gjithnje per te desheruar ne kryerjen e puneve dhe ka trashur dosjet. Ne mengjesin e 22 janarit 2011, pasi kishim tronditur boten mbare me kryengritjen e se premtes, titrat e pothuaj gjithe televizioneve si lajm te fresket mengjesi, por te gatuar plotesisht ne mesnate dhane njoftimin se Prokuroria kishte prere gjashte urdherarreste per gjashte drejtues te Gardes se Republikes, gjeneralin Prendi dhe vartes te tij, ata qe kishin mbrojtur institucionet, kishin mbrojtur rendin kushtetues dhe kishin thene jo krimit per te kthyer vitin 97 ne nje vend anetar te NATO, qe na kishin mbajtur te gjithe ne me shprese se do kishim siguri jete. Ina Rama paska ndenjur zgjuar e dashuruar sigurisht me punen e saj, dhe pas deklarates se Edi Rames se qeveria vrau tre demonstrues i ka rene shkurt, duke firmosur urdher-arreste per Garden. Nuk po na cudiste me asgje, ate qe thoshte Edi Rama e konfirmonte ne prokurori Ina rama. Per ate trupe te specializuar qe ruan ligjerisht jeten e Presidentit te republikes, kryeministrit, asaj vete, kreut te opozites, e institucioneve te rendesise se vecante Rama kishte firmosur arrestime per pune minutash pa e vrare fort mendjen se hetimi kerkonte prova. Dikush mendonte se duhej hapur rruga ndoshta. Ku e gjeti kete zell zonja Rama qe ne tere ore te zbardhe nje ngjarje me permasa kriminale te jashtezakonshme? Pa keqyrur aspak vendin e ngjarjes me detaje sepse ngjarja u zhvillua deri ne ore te vona, pa marre deshmi, pa kryer ekspertize balistike per armet, ekspertize mjeko-ligjore per te vraret, deshmi nga demonstruesit, deshmi nga gardistet, ekspertize te armeve te gardisteve, e nje mije detaje te tjera te rendesishme vendosi???. Ndan mendjen qe ti beje qejfin Edvin Rames e te arrestoje gjysmen e gardes, gjashte drejtues te saj, urdheron sekuestro te gjithe armeve te perdorura, duke deshmuar nje perdorje totale, nje paaftesi te dukshme, nje perfshirje ne nje nga skenaret me policeske te denje per filma hollivudiane dhe na kujton perseri te gjashtet si arrestim ne 98-ten si per te na kujtuar se jane te njetet politikane qe e keshillojne. As ngadalesia e presidentit Bamir Topi, as nxitimi prokurores Ina Rama dje dhe sot nuk i kane sherbyer vendit, por vepres se Edi Rames qe ksihte leshuar pa krye qindra vete me synim dhunen dhe marrjen e pushtetit me arme. Garda e republikes dhe policia jane aty, duke sherbyer, djemte e palgosur rende jane en spital, familjet e tyre nuk kane mbyllur sy nga frika e jetes, kur ne mengjes kane mesuar vepren e Ina Rames qe kembengulte ti plotesonte deshiren mbase ligjit per te arrestuar gardistet?? Ne pafundesine e kamerave te kesaj ngjarje, ka video qe tregojne se vrasjet jane kryer nga afer, ka dhe rrefime te mjekeve eksperte qe e thone kete shpesh dhe Ina Rama s'u ka thene vartesve qe keto nuk anojne si fakte nga fajesia e Gardes?? Jo kjo nuk eshte ne asnje nga librat e se drejtes e nderuara prokurore besoj si nivel zelli se paku|!!!?? Garda nuk shitet te krimi per asnje lloj arsyeje. Nese ka gabime, ka shkelje, ka kapercime, ka tejkalime, apo humbje te ekuilibrit jane ne kushtet e luftes dhe duhet menduar me kujdes. Po kishte aq shume dhune flake e arme sa duhet mbaruar pune njehere me krimin e rruges, e pastaj pare procedurat e atyre qe sherbejne nen ligj. Zonja prokurore nje komision hetimor parlamentar eshte urgjenca me e madhe, ajo qe Kryeministri Berisha premtoi per te hetuar kete grusht shtetit, por doreheqja juaj do te ishte kohe per te korrigjuar imazhin per Shqiperine, si fillim. Pastaj kusuret e te tjereve qofshin te majte a te djathte, te zgjedhur me votat e te majteve apo te djathteve do te dalin. Garda e Republikes dhe Policia e Shtetit ia dolen perballe eksponenteve te eger te krimit, ndaj meritojne mirenjohjen me te thelle per sakrificen qe bene. Sherbetore te tille te ligjit eshte e veshtire te gjesh se duhet kohe per t'u bere. Pa prokurore te pergjithshem, presidente, kryetare opozite gjen shume shpejt sepse vendi ka potenciale intelektuale e politike te mjaftueshme. Me kete sjellje duhet menduar se Prokurorja e Pergjithshme eshte perfshire ne demonstraten e 21 janarit?!! Prokuroria ka nevoje per nje drejtues te ri.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37485
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Prokurorja e Pergjithshme ne demonstraten e 21 janarit?! :: Komentet

lidabica

Mesazh Wed Jan 26, 2011 5:38 pm nga lidabica

Ina Rama paska ndenjur zgjuar e dashuruar sigurisht me punen e saj, dhe pas deklarates se Edi Rames se qeveria vrau tre demonstrues i ka rene shkurt, duke firmosur urdher-arreste per Garden. Nuk po na cudiste me asgje, ate qe thoshte Edi Rama e konfirmonte ne prokurori Ina rama.

idiotja Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Wed Jan 26, 2011 7:34 pm nga emigranti

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi