ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha i thote po SHBA-ve, Rama jo

Shko poshtė

26012011

Mesazh 

Berisha i thote po SHBA-ve, Rama jo Empty Berisha i thote po SHBA-ve, Rama jo




Qamil Xhani
Apelit te Ambasadorit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane per anulimin e tubimeve te paralajmeruar ne datat 28 dhe 29 janar nga forcat kryesore politike, i eshte pergjigjur vetem mazhoranca. Kryeministri Sali Berisha tha dje ne konferencen e dhene per mediat, se eshte duke konsideruar kerkesen e bere nga diplomati i SHBA-ve ne Tirane, por edhe diplomate te tjere per anulimin e mitingut. Nga ana tjeter, kjo gatishmeri nuk eshte gjetur ne radhet e opozites. Dje ne mbremje, kryetari i PS-se, Edi Rama i beri thirrje popullit qe te marre pjese ne demonstraten e paralajmeruar diten e premte, duke theksuar se ajo do te jete paqesore. Berisha Kryeministri Sali Berisha u shpreh i qarte se nuk ka deshire qe te krijoje keqkuptime mes qytetareve. Duke folur per rolin e nderkombetareve, Berisha tha se ka nje kerkese, "e cila ka te beje me mitingun e dites se shtune, sepse ne menyre te vetvetishme pasi e shtyva nga e merkura perzgjodha te shtunen, por perzgjedhja e kesaj dite nuk kishte lidhje me asgje tjeter, pervecse me dy rrethana. E para qe nuk ishte dite pune dhe e dyta sinoptika se dhe ky ishte nje faktor", tha dje Berisha. Ai ka tha se nuk ka pranuar qe mitingu i se shtunes te merret si nje levizje populiste. "Meqenese po krijon pershtypjen e nje "shoe up", nuk eshte ky qellimi. Ne kete kontekst, pervec kerkeses, sepse mendoj se u plotesua nje kerkese shume e rendesishme, per nje hetim te plote dhe te gjithanshem, mendoj se edhe ne duhet te shqyrtojme mundesine e anulimit per te shtunen, te atij mitingu qe te mos kuptohet kjo si nje levizje populiste, qe eshte gjeja e fundit qe me shkon nder mend, nderkohe qe ajo kishte thjesht synimin per te denuar dhunen, se ka nje menyre tjeter per ta denuar dhunen ne nje kohe kur del jashte kontekstit dhe nuancave qe mund te jepen", tha dje Berisha. Ai shtoi se per anulimin ka pasur kerkese nga "ambasadori Arvizu, ambasadore te tjere, por ma kane bere dhe shume shqiptare, c'eshte e verteta, me te shumte nga diaspora, por dhe shume nga Shqiperia, qe te mund te shihet, ne menyre qe te mos kete nje koncept ku te perzihet edhe shoe up, per force edhe anti-dhune. Por, une ne filozofine, per te cilen ishte konceptuar, besoj se isha i qarte". Rama Nga ana tjeter kreu socialist, Rama, ne nje emision televiziv ka theksuar se garantimi i demonstrates eshte problem i qeverise. Ai u shpreh se duhet mitingu ka vetem qellim homazhin ndaj viktimave. "Thene kjo ne nuk anulojme demonstraten tone homazh dhe i bejme thirrje gjithe qytetareve qe te marrin pjese se ne nuk kultivojme friken ne kete vend, por kultivojme besim, se paqesisht dhe duke rezistuar perballe hijes te se shkuares qe po pllakos perdite e me shume mbi Shqiperine. Ne do te dime te hapim rrugen e te ardhmes. Dhe do te mund ta hapim ate shpejt", tha dje Rama. Duke komentuar kerkesen e SHBA-ve, Rama tha se nuk behet fjale per asnje lloj simetrie me dy mitingjeve. "Nuk eshte opozita qe duhet te garantoje qeverine, por qeveria qe duhet te garantoje opoziten ne shprehjen e lire te protestes, indinjates, zemerimit te mos mos-dakortesise me qeverine. Nderkohe qe nuk behet fjale per dy ane te se njejtes medalje. Nga njera ane per nje demonstrate homazh ne kujtim te viktimave te dhunes shteterore dhe per te denuar me dinjitet shqiptar evropian, qytetar terrorizmin shteteror te ushtuar nepermjet pushkeve te Gardes Republikane. Dhe nga ana tjeter behet fjale per nje manifestim dhune shteterore kunder opozites, qe qeveria e quan miting kunder dhunes, qe nuk eshte gje tjeter se manifestim i organizuar nga ata qe shperdoruan pushtetin dhe vrane demonstrues te pafajshem", tha dje Rama. Njeheresh ai ka paralajmeruar se nuk do te jete protesta e fundit. "Si homazh shpresoj dhe uroj te jete e fundit. por si proteste eshte vetem e dyta. Fundi do te jete kur te kete nje fryme te re, nje ere te re ku askush te mos ndjehet i huaj ne atdheun e tij. Shqiperia nuk mund te privatizohet", tha Rama

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Berisha i thote po SHBA-ve, Rama jo :: Komentet

lidabica

Mesazh Wed Jan 26, 2011 5:33 pm nga lidabica

"Thene kjo ne nuk anulojme demonstraten tone homazh dhe i bejme thirrje gjithe qytetareve qe te marrin pjese se ne nuk kultivojme friken ne kete vend, por kultivojme besim, se paqesisht dhe duke rezistuar perballe hijes te se shkuares qe po pllakos perdite e me shume mbi Shqiperine. Ne do te dime te hapim rrugen e te ardhmes. Dhe do te mund ta hapim ate shpejt", tha dje Rama.

Rrugen e pertej te majtes dhe te djathtes ,ate te dhunes ,te shkaterrimit te shtetit ligjor ,me djegje Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

dini

Mesazh Wed Jan 26, 2011 7:19 pm nga dini

Kjo bishė e eger ska lidhje me shqiptar.Ky dhe partia socialiste jane dorė e zgjatur e grekut dhe serbit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi