ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA: Opozita t'i largohet rruges, angazhim per 8 majin

Shko poshtė

25022011

Mesazh 

SHBA: Opozita t'i largohet rruges, angazhim per 8 majin Empty SHBA: Opozita t'i largohet rruges, angazhim per 8 majin




Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane dhene dje nje mesazh te qarte per situaten politike ne vend, duke kerkuar angazhimin e te gjitha paleve per zgjedhjet vendore, zgjidhjen e situates vetem brenda institucioneve qe t'i largohet rruges dhe te angazhohet per te patur nje proces normal zgjedhor ne 8 maj kur shqiptaret do zgjedhin qeverisjen e re lokale. Qendrimi i SHBA-ve i eshte bere i ditur dje zevendeskryeministrit dhe ministrit te Jashtem, Edmond Haxhinasto gjate takimi me Zevendes Ndihmes Sekretarin amerikan te Shtetit, Thomas Kantrimen. Haxhinasto deklaroi per mediat se qendrimi i SHBA-ve eshte i pandryshueshem se zgjedhjet e 8 majit duhet te perdoren ne menyre qe qytetaret te shprehin vullnetin me ane te votes. "Per sa i takon situates politike ne vend, kam vleresuar qendrimin konsistent te SHBA-se, si dhe koordinimin qe ka pasur me qendrimet e BE dhe OSBE-se per ceshtjet themelore te kesaj situate. Konkretisht per ate qe Shqiperia eshte nje vend demokratik dhe qe ketu funksionojne institucionet, qe te gjitha zgjidhjet duhet te gjenden brenda institucioneve dhe klasa politike, mazhoranca dhe opozita duhet te ushtrojne pergjegjesite perkatese kushtetuese, ne menyre qe te ruajne thelbin e sistemit demokratik", tha Haxhinasto. Ai theksoi se nje mesazh i qarte ishte dhe per Prokurorine e Pergjithshme, per hetimin e plote e te gjithanshme te sulmit dhe organizatoreve te institucioneve me 21 janar. "Per ceshtjen e 21 janarit, SHBA-te vazhdojne te mbajne te njejtin qendrim, domethene qe te zhvillohet nje hetim i plote, i pergjithshme te ngjarjeve te 21 janarit, duke filluar nga organizatoret e deri tek pasojat. Per sa i perket zgjedhjeve, SHBA presin qe cdo parti politike te ushtroje pergjegjesite e asaj kushtetuese, sepse nuk jane vetem pergjegjesi politike, por edhe kushtetuese, per t'u dhene mundesi qytetareve shqiptare, qe ne diten e votimit te shprehin vullnetin e tyre ne menyre demokratike dhe sipas standardeve me te larta, per zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme", tha dje Haxhinasto ne konferencen e dhene pas takimit me diplomatin amerikan Kantrimen. Haxhiansto u shpreh gjate takimit, vec situates politike eshte diskuar dhe per politiken e jashtme te Shqiperise dhe te gjitha ceshtjet qe kane te bejne me marredheniet dy paleshe dhe shume palesh. Ne njoftimin per mediat te ministrise se Jashtme, ne lidhje me takimin, theksohet se "Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit Kantrimen theksoi rendesi qe u duhet kushtuar pavaresine se institucioneve. Sipas tij, SHBA mbeshtet nje hetim te plote, te pavarur dhe gjitheperfshires per ngjarjet e 21 janarit". I pyetur nga mediat, nese SHBA-te kane mbajtur qendrim per ndryshimin e Rregullores se Kuvendit, Haxhinasto u shpreh se me Kantrimen, "Nuk kemi folur per kete ceshtje. SHBA kane mbajtur qendrime te meparshme, te cilat jane shume te qarta, ku te gjitha qytetaret jane te barabarte para ligjit dhe askush nuk mund te mbrohet nga imuniteti per te evituar zbatimin e ligjit". Takimi mes tyre eshte bere vetem nje dite perpara se zv.sekretari amerikan i shtetit, Steiberg te vije ne Tirane, per t'u takuar me kreret e shtetit shqiptar dhe me kreun e opozites, Edi Rama. Siruata Rama-Kantrimen, takim 90 minuta ne bashki Zevendesndihmes Sekretari Amerikan i Shtetit per Ceshtjet Evropiane dhe Euroaziatike Thomas Kantrimen gjate vizites se tij ne Tirane zhvilloi nje takim dhe me kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama. Ndryshe nga takimi i meparshem, vizita e diplomatit amerikan me kryesocialistin Rama u zhvillua ne Bashkine e Tiranes. Takimi ka zgjatur per rreth nje ore e gjysme. Selia roze nuk ka dhene asnje informacion zyrtar ne lidhje me ceshtjet e trajtuara ne takim. Nderkohe qe burime te rezervuara ne seline roze bejne te ditur se takimi eshte fokusuar ne kerkesat e partise socialiste dhe qendrimin e partise socialiste per zgjedhjet vendore. Gjate takimit jane diskutuar dhe qendrime e mbajtura nga opozita per zgjidhjen e krizes dhe garancite e kerkuara per pjesemarrjen ne zgjedhjet vendore.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37505
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi