ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I mahnitur nga armiku

Shko poshtė

28022011

Mesazh 

I mahnitur nga armiku Empty I mahnitur nga armiku




Frrok Cupi
Pardje shtabi i Partise Socialiste leshoi ne ajer parullen e fushates se zgjedhjeve te formuluar keshtu: "Fajin e ka Saliu!". Me 8 Maj zhvillohen zgjedhjet e qeverisjes lokale, ku Partia Socialiste ne opozite here ka thene se do te marre pjese, here ka thene "jo". Frika per te mos marre pjese vinte nga ideja se mund te humbase, por edhe frika per te mos marre pjese vjen nga ideja se mund te humbase. Armiku i vertete eshte Humbja; por edhe Miku me i mire eshte humbja. Ne qofte se Partia Socialiste humb Bashkine e Tiranes, atehere humb financimet e paligjshme, humb lidhjet me pasaniket e vet qe i ka anetare te Parlamentit, humb edhe kartelin e ndertimit. Te gjitha keto jane nje tmerr per demokracine dhe jeten e qytetareve, ndersa per shtabin e Partise Socialiste jane vete jeta.... Ceshtja tjeter shtrohet keshtu: Po sikur Partia Socialiste te fitoje zgjedhjet ne Bashkine e Tiranes? Kjo eshte humbje me e madhe. Ne rast te nje fitoreje (gje qe nuk ka asnje shans te ndodhe), Fitorja do te kthehet ne armik te saj. Partia Socialiste nuk ka me nevoje per fitore ne pushtet, sepse ka 13 vjet qe ndodhet ne pushtet dhe ben sikur eshte ne opozite. Plus 57 vjet te tjere qe ndodhet ne pushtet, qe nga viti 1941. Partia Socialiste (ish-komuniste) eshte e vetmja fuqi komuniste ne Evropen Lindore e cila nuk "eshte shuar", si gjithe partite e tjera komuniste ne Lindje. Te tjerat kerkuan ndjese per shtypjen mizore qe i shkaktuan te drejtes se njeriut dhe iken. Ndersa Partia Komuniste ketu shkaktoi tmerrin me te madh mbi jeten e njeriut dhe nuk tha asnje fjale ndjese. Jo vetem nuk kerkoi ndjese, por ne vitet 2005-2011, zgjoi pinjollet e Bllokut komunist dhe iu beri thirrje "Ejani te rimarrim pushtetin!". Tani Partia Socialiste ndodhet ne nje konflikt te thelle brenda vetes: Shtresa e ish-komunisteve te zakonshem ka qene gjithnje ne konflikt me Bllokun; tani Blloku ka ardhur perseri ne krye te socialisteve (ish-komuniste te thjeshte). Ish- komunistet e thjeshte qe sot perbejne bazen e socialisteve, jane perdorur si kavie dhe jane torturuar nga Blloku komunist; e njejta gje po ndodh sot... A eshte ky armiku me te cilin mahniten socialistet?... Dmth., a eshte Blloku armiku? Kjo eshte ceshtja dhe ketu qendron konflikti. Blloku nuk pranon Perendimin as demokracine perendimore, blloku gjithnje ka qene dhe eshte kunder Amerikes dhe Evropes Perendimore. Ideja kunder Perendimit po manifestohet perdite ne shtabin e Partise Socialiste, sidomos kohet e fundit. Mirepo cili gjendet si armiku "i shpallur"? Pardje u shpall Sali Berisha, kryeministri i Republikes. Shtabi i Partise Socialiste deklasoi se slogani i "fitores" ne fushaten elektorale do te jete "Fajin e ka Saliu". Armiku i ka mahnitur anetaret e shtabit te Partise Socialiste (ish-komuniste). Sali Berisha eshte jo vetem njeriu qe udhehoqi vijen e luftes per te permbysur komunizmin, por tani eshte idoli qe kerkon te arrije shtabi i Partise Socialiste (ish-komuniste). Kryetari i PS, Rama, kudo shprehet se e adhuron "armikun" Berisha, por nuk e arrin. Ky eshte i mahnitur nga armiku. Ndoshta nuk do ta kisha gjetur kollaj titullin e shkrimit, ne qofte se mbreme vone Agjencia e Lajmeve "Reuters" nuk do te kishte transmetuar citatin e dites. Sipas arkives se agjencise, ne shtator te vitit 1940, Rusvelt, President i Shteteve te Bashkuara, ka thene: "Ju kerkoj te me gjykoni nga armiqesite qe kam bere". Ky ka qene Presidenti i koheve me te veshtira te epokes moderne te Amerikes, dmth., i armiqesive me te medha. Udhehoqi Ameriken ne "kerthize" te shekullit 20, ne periudhen e krizes me te gjere ekonomike dhe te Luftes Boterore. Depresioni i Thelle, per te cilin flasin tani analistet financiare, i perket pikerisht Amerikes se udhehequr nga Presidenti Rusvelt. Ai vdiq ne zyre, nga goditja e nje armiku te papajtueshem qe ishte zemra e harxhuar. Sigurisht, mund te mos e kisha prure kaq afer modelin e nje njeriu te madh, sic eshte nje president aq i suksesshem i Amerikes, por them se nuk ka ndonje dallim shume te madh mes gjeniut dhe njeriut te zakonshem. Vete njeriu i zakonshem kerkon prej gjeniut qe "te jete i mrekullueshem dhe i vetmuar" dhe pastaj i kerkon "pse nuk eshte si gjithe te tjeret"; ketu eshte faji po te quhet i tille. Gjithe periudha qe po kalojme eshte e ngarkuar me pikesynimin mbi armiqte. Te paret jane armiqte e keqij. Armiq te keqij mund te quhen ata qe arrijne mireqenie duke keqperdorur punen dhe moralin e te tjereve, dhe qe bejne pjese ne shtresen e ulet te vlerave te shoqerise. Keta, thuajse kane bere nje "klase' ne shoqerine shqiptare. Nje pjese e tyre kane hyre deri ne Parlament, duke e paguar me shuma te medha vendin ne liste. Te tjeret kane mbetur jashte listes se Parlamentit, jo pse nuk do te mund te paguanin, por sepse kishin kaq mend ne koke sa te kuptonin se deputeti vihet ne gjuetine e mediave dhe te sherbimeve sekrete, me shume se nje halabak jashte kesaj salle. Megjithate, edhe pse jashte, keta kane zene nje pozicion "armiqesie". Ata qe nuk munden ta nxirrnin fitimtare partine e tyre, tani po ushtrojne presion per radikalizmin e partise qe ushqyen me financa. Keta, minute pas minute, mund t'i shkaktojne deme shume te medha shoqerise; madje edhe individit brenda ne familje. Kushedi sa gra dhe burra hyjne ne konflikt "pse nuk je ti aq i zoti sa ai qe grabit?". "Per sa me perket mua, mu penguan kembet e per pak nuk shkava... sepse kisha zili mireqenien e te keqijve", ka thene Perendia Jovi, sipas Psalmeve. Te dytet jane armiqte me te shpejte. Shume njerez, duke ndjekur lajmet e televizioneve mbi bojkotin apo demonstratat, mund te mendojne me frike se dicka e keqe mund te ndodhe. Natyrisht, edhe mund te ndodhe; por po ndodhi, kjo do ta kete shkakun te sjellja e padenje ndaj armikut. Grupimi politik qe shpall bojkot dhe revolta, ka ne zemer nje xhelozi per "armikun me te shpejte", qe eshte here Partia Demokratike, here Levizja Socialiste per Integrim. Vete kryesia e PS-se qe e kishte bere gati humbjen ne zgjedhje, leshoi urat me kryeministrin duke kerkuar pjesemarrje ne qeveri, edhe pse e humbur. Por nuk mundi te kape ritmet. Ketu zuri fill "revolta" kunder armikut me te shpejte dhe kunder qeverise qe nuk pranoi doren. Te gjithe zihen per t'u afruar sa me shume me "armikun" Berisha. Pastaj u shpallen armiq vete zgjedhjet, me vone komisionet dhe vete institucionet e Evropes. Krahas, vazhduan sjelljet e padenja kunder armiqve brenda. Nje pjese e atyre qe kundershtuan bojkotin, tani po shpallen te papajtueshem. Zinxhiri i armiqve do te zgjatet shume. Aq kohe sa askush nuk mund "te kerkoje te gjykohet nga armiqte". Te tretet jane armiqte me te afert. Paradoksi eshte se po armiqesohemi me librin, me diturine, me shkrimtaret dhe me artistet. Politika e majte ka hyre ne konflikt me artistet dhe shkrimtaret, ata qe dikur ishin quajtur "ndihmes te Partise". Tani ata nuk jane me ndihmes, prandaj jane quajtur armiq. Ndihme skano mbetur disa elifimatrake qe bejne si analiste, si artiste dhe si shkrimtare. Artisti ka ardhur ne konflikt me grupimin tjeter te njerezve sepse ky eshte ne revolte me vete realitetin e botes. Ky eshte njeri shkak i armiqesise. Shkak tjeter eshte se artisti nuk eshte asnjehere absolutist. I keni degjuar njerezit e zakonshem qe thone gjithe diten "absolutisht" po ose jo? Gjithashtu qellimi i artit dhe i kultures nuk eshte qe te beje ligje ose te mbreteroje, sic shkruan Kamy, - por qellimi i tij eshte te kuptuarit. Artisti, permes vepres se vet i ben homazh figures me te perkryer te njeriut dhe perkulet para kriminelit me te keq... Kushedi sa armiqesi te komplikuara krijon arti, kultura dhe dituria; qe njeriu i zakonshem nuk eshte gjithnje ne gjendje t'iu pergjigjet me dinjitet. Aq me keq qe jetojme ne pushtet pluralist, i cili, edhe me i miri kur eshte, heq dore nga dituria. A nuk i keni pare se edhe presidentet e universiteteve nuk kane as aq shkolle sa kishte traktoristi ne sistemin iluminist?... Te kishim ta degjonim te pakten kete armikun e fundit.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37505
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi