ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hetimi i Kuvendit, zbardhet procesverbali

Shko poshtė

19032011

Mesazh 

Hetimi i Kuvendit, zbardhet procesverbali Empty Hetimi i Kuvendit, zbardhet procesverbali




Hetimi i Kuvendit, zbardhet procesverbali Thumbnail.php?file=foto_nga_konferenca_e_kryetareve_2_nentor_2007_871529318 Suela Topi

Mbledhja, Braēe kėrkon reformė nė buxhetin e Kuvendit. Patozi: Hetoni, por njė komision nuk mund tė bėjė reformė buxhetore

Opozita e majtė, pėrmes shpjegimeve tė dhėna nė debatin me dyer tė mbyllura nė Konferencėn e Kryetarėve, ka kėrkuar jo hetim, por njė reformė tė buxhetit tė Kuvendit. Deputeti i PS-sė, Erion Braēe, ka bėrė tė ditur se qėllimi i ngritjes sė komisionit hetimor synon funksionimin e Kuvendit pėrmes njė reforme tė re buxhetore. Por kreu i grupit parlamentar tė PD-sė, Astrit Patozi, e ka kundėrshtuar Braēen, duke i thėnė se pėr njė reformė tė tillė buxhetore nuk mund tė ngrihet njė komision i tillė hetimor parlamentar. Gazeta ka mundur tė zbardhė debatin nė Konferencėn e Kryetarėve lidhur me ngritjen e komisionit hetimor pėr punimet e Kuvendit duke siguruar procesverbalin e plotė tė kėsaj mbledhjeje, ku ėshtė debatuar gjatė lidhur me objektin e hetimit tė komisionit. Mazhoranca ka kėrkuar saktėsim tė kėtij objekti, duke pėrcaktuar se ēfarė do tė hetohet ndėrsa opozita dhe anėtarėt e PS-sė, Braēe dhe Dokle, kanė mbrojtur idenė se po keqmenaxhohen paratė e Parlamentit, ndaj ky komision do tė nxjerrė abuzimet. Por anėtarėt e mazhorancės i akuzuan ata pėr mungesė faktesh, tė cilat ende opozita nuk ėshtė e qartė nėse i disponon apo jo pėrgjatė 4 muajve qė do tė hetojė komisioni parlamentar.



PROCESVERBAL

datė 15.3.2011, ora 14:30

Drejton mbledhjen

Jozefina Ēoba Topalli – Kryetare Kuvendi

Rendi i ditės:

Shqyrtimi i kėrkesės sė njė grupi prej 35 deputetėsh pėr ngritjen e njė komisioni hetimor tė Kuvendit pėr hetimin e drejtimit dhe tė veprimtarisė sė organeve drejtuese dhe shėrbimeve tė Kuvendit, pėr periudhėn shtator 2005 - dhjetor 2010.

Miratimi i programit tė punės sė Kuvendit pėr periudhėn 21 mars - 19 maj 2011.

Miratimi i kalendarit trejavor tė punės sė Kuvendit pėr periudhėn 21 mars - 7 prill 2011

Tė pranishėm:

Znj. Jozefina TOPALLI, Kryetare Kuvendi, z. Astrit PATOZI, kryetar i grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, z. Ardian TURKU, Zėvendėskryetar Kuvendi, z. Vangjel TAVO, zėvendėskryetar Kuvendi, z. Erion BRAĒE, nėnkryetar i grupit parlamentar tė Partisė Socialiste, z. Namik DOKLE, zėvendėskryetar Kuvendi, z. Genc POLLO, zėvendėskryeministėr

Mungojnė: Z. Lefter KOKA, kryetar i grupit parlamentar Lėvizja Socialiste pėr Integrim.

Tė ftuar: Kryetarėt e komisioneve tė pėrhershme parlamentare: z. Ilir Rusmali, z. Fatos Beja, z. Jemin Gjana, znj. Ermelinda Meksi.

Mungojnė: z. Leonard Demi, znj. Valentina Leskaj, z. Edmond Spaho, z. Ethem Ruka.

Hapet mbledhja

Jozefina Topalli – Mirėdita! Sot kemi thirrur kėtė mbledhje tė Konferencės sė Kryetarėve me dy pika tė rendit tė ditės. Pika e parė e rendit tė ditės ėshtė njė kėrkesė e dorėzuar nga Partia Socialiste pėr ngritjen e njė komisioni hetimor tė Kuvendit pėr hetimin e drejtimit dhe veprimtarisė sė organeve drejtuese dhe shėrbimeve tė Kuvendit pėr periudhėn kalendari i punimeve tė Kuvendit.

Fillojmė me pikėn e parė tė rendit tė ditės. Kėrkesa ėshtė dorėzuar mė 11.3.2011 dhe, megjithėse kanė qenė ditė pushimi, unė mendova t’i qėndrojmė ligjit “Pėr ngritjen e komisioneve hetimore”. Fillojmė qė sot diskutimin e kėsaj kėrkese tė depozituar. Nuk e di nėse tė gjithė kanė pasur kohė ta lexojnė dhe cili ėshtė mendimi i tyre. Kush e dėshiron fjalėn? Fjalėn e ka zoti Patozi.

Astrit Patozi – Faleminderit, zonja Kryetare!

Nė lidhje me kėrkesėn e grupit parlamentar tė Partisė Socialiste pėr ngritjen e njė komisioni hetimor, unė nuk mund tė them se jam futur thellė nė pėrmbajtjen e kėsaj kėrkese, por nė njė vėshtrim pėrciptazi edhe pėr shkak tė kohės sė kufizuar, mund tė them se ne parimisht jemi plotėsisht dakord qė tė respektohen tė gjitha nenet e Rregullores sė Kuvendit dhe tė ligjit “Pėr krijimin dhe organizimin e komisioneve hetimore tė Kuvendit”, pra qė seanca e sė enjtes tė shqyrtojė kėtė kėrkesė, por paraprakisht mė duhet tė shpreh disa rezerva qė vihen re nė njė vėshtrim tė pėrciptė qė unė i bėra kėsaj kėrkese. Kolegėt nėnshkrues tė kėsaj kėrkese duhet tė kishin parasysh aspektin formalo-juridik, sepse ėshtė evidente qė ka disa probleme. Sė pari, ka njė mospėrputhje shumė tė qartė mes relacionit qė shoqėron kėrkesėn dhe vetė vendimit tė Kuvendit.

Sė dyti, ka njė problem lidhur me pėrbėrjen e anėtarėve tė kėtij komisioni hetimor pėr sa i pėrket palės sė opozitės, pasi ka anėtarė qė janė nė konflikt interesi me objektin e kėtij komisioni hetimor. Kjo gjė duhet tė modifikohet pėrpara se tė shkojmė nė seancė.

Do tė ftoja grupin parlamentar tė Partisė Socialiste qė kėtė kėrkesė pėr kėtė komision hetimor, pėr tė cilin ne jemi parimisht dakord, ta pėrshtaste nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe me vendimet e Gjykatės Kushtetuese dhe me ligjet e tjera tė vendit, qė ne tė mos kemi asnjė problematikė gjatė shqyrtimit tė kėsaj seancė, por ta miratojmė atė njėzėri. Po kėshtu, nė pėrgjigje tė kėrkesave tė ligjit “Pėr organizimin e komisioneve hetimore” jemi tė gatshėm qė sot tė paraqesim listėn e anėtarėve tė komisionit qė do t’i pėrkasin mazhorancės, e cila, sigurisht, do tė ketė shumicėn nė kėtė komision. Unė nuk kam pasur kohė ta firmos, por mund t’i paraqes kėtu nė kėtė konferencė dhe i quajmė tė miratuara.

Anėtarėt e komisionit nga mazhoranca janė: Jemin Gjana – nėnkryetar, Edi Paloka – anėtar, Fatos Beja – anėtar, Paulina Hoti – anėtare, Viktor Gumi – anėtar, Edmond Spaho – anėtar.

Jozefina Topalli – Faleminderit! Fjalėn e ka zoti Beja.

Fatos Beja – Duke falėnderuar kryetarin e grupit pėr propozimin dhe unė e kuptoj pse, por aktualisht jam anėtar i njė komisioni hetimor, kėshtu qė nuk do tė ishte oportune tė merrja pjesė nė njė komision tjetėr. Nėse mundet, le tė zėvendėsohem me dikė tjetėr.

Jozefina Topalli – Kush e do fjalėn? Fjalėn e ka zoti Gjana.

Jemin Gjana – Edhe nėse emri im nuk do tė ishte, edhe pse ėshtė, do tė desha t’i bashkėngjitem asaj qė shtroi kėtu zoti Patozi, sepse kėshtu siē ėshtė hartuar kjo kėrkesė, i bie qė tė na lini tė lirė pėr 2 vjet dhe tė mos merremi me gjė tjetėr. Mua mė duhet tė lė ēdo punė tjetėr, tė mos merrem me asgjė dhe tė merrem me atė komision. Nuk e di nėse do t’ia dal dot qė bashkė me kolegėt tė mund tė merrem me kėto tani. Do tė hetojmė ndonjė gjė konkrete?

Nėse keni merak se janė shitur keq makinat, hajde tė hetojmė. Tė hetohet njė ēėshtje konkrete, por duhet tė keni edhe ndonjė tė dhėnė, do tė keni njė dyshim paraprak pėr t’u vėrtetuar njė fakt ose disa grupe faktesh, por kėshtu siē janė shkruar gjėrat, nuk e di si do tė vendosim nė seancė pėr ta miratuar. Domethėnė, ėshtė futur i gjithė stafi dhe kanė mbetur jashtė vetėm rojet e Kuvendit nėse ata lėnė ose jo njerėz pėr tė hyrė ose pėr tė dalė nga Kuvendi sipas rregullores dhe ēdo gjė tjetėr duhet tė kalojė nė njė sitė nė njė komision qė do tė punoj dy muaj. Ėshtė normale qė ne tė kontrollojmė aktivitetin e ēdo lloj institucioni, tė kontrollojmė edhe vetveten, por nėse duam qė tė bėjmė kontroll pėr tė bėrė show, ėshtė gjė tjetėr. Kėshtu siē e keni shkruar, gjėrat janė renditur nė njė mėnyrė tė tillė qė tė merremi me ēfarė tė duam, tė flasim pėr ēfarė tė duam dhe tė jemi brenda objektit tė komisionit. Megjithatė, ka kohė deri nė ditėn e caktuar. E kam shumė seriozisht. Pėr mua mėnyra e tė shkruarit tė objektit nuk ka sens.

Jozefina Topalli – Fjalėn e ka zoti Dokle.

Namik Dokle – Sė pari, unė vlerėsoj faktin qė kryetari i grupit parlamentar tė mazhorancės parimisht ėshtė dakord pėr ngritjen e kėtij komisioni. Pėr ndonjė nga meraket dhe rezervat qė ka, mund tė bisedohet me pėrfaqėsuesin e grupit tonė, nėse mund tė bėhet ndonjė korrigjim. Pėr merakun qė ka zoti Gjana, nuk ėshtė problemi nėse thuhet atje pėr makinat: do tė kontrollohen tė gjitha makinat. Kjo bėhet me sondim pėr ato gjėra qė janė problematike, sepse nė 100 gjėra qė mund tė ketė njėri nga problemet, dy janė problematike dhe 98 janė tė zgjidhura. Synimi i kėtij komisioni pėr ne nuk ėshtė thjesht tė kontrollojmė, por njė synim pak mė tutje, ai bėhet pėr tė ndryshuar disa gjėra nė funksionimin e Kuvendit, si pėr shembull, nėse marrim ēėshtjen e buxhetit, sot komisionet e Parlamentit tonė janė pa buxhet. Ato nuk dinė se ēfarė mund tė bėjnė me pjesėn e buxhetit qė i takon pėr tė bėrė sondazhe, pėr tė zhvilluar kontakte me grupe interesi, apo pėr problematika qė i interesojnė komisionit, me qėllim qė komisionet tė funksionojnė nė njė mėnyrė racionale dhe jo tė shtrėnguar brenda hekurave tė njė buxheti, i cili nuk i jep hapėsirė ēdo deputeti dhe nė mėnyrė tė veēantė komisioneve parlamentare. Problematikat qė ne kemi parashtruar janė ato qė na shqetėsojnė, ndėrsa pėr elementet konkrete tė kėsaj apo asaj, ato bėhen nė bazė tė programit, nė momentin qė komisioni fillon funksionin. Bėhet programi dhe thuhet: “Pėr kėtė problem do tė kontrollojmė kėto elemente, pėr njė problem tjetėr ato elemente”. Nuk ka nevojė tė shkojė 4 vjet kjo punė. Mua mė duket se edhe 4 muaj janė shumė. Kjo punė mund tė mbarohet shumė mė shpejt me vullnet tė mirė tė tė gjitha palėve.

Jemin Gjana – Keni futur hetimin nė komisionet parlamentare, sepse keni thėnė: “Zbatimi i kėrkesave pėr respektimin e procedurave nė shqyrtimin e projektligjeve, nė seancėn plenare, si edhe nė komisione”. Kur thoni: “Do tė shqyrtojė procedurėn e hartimit tė projektligjeve”, do tė thotė qė do tė shqyrtoni kėdo qė merret me kėto ēėshtje. Unė shikoj njė objekt kaq tė stėrmadh, sa nuk e di sesi do t’i dilet kėsaj gjėje, sepse siē thotė zoti Fatos: “Tė merremi dhe tė tjerremi me njėri-tjetrin”. Te germa “e” thoni: “Hetim i funksionimit tė stafit tė Kuvendit”. Projektligjet nuk i shqyrton stafi.

Jozefina Topalli – Fjalėn e ka zoti Braēe.

Erion Braēe – Zoti Gjana, unė doja qė tė sqaroja qė nė krye tė herės qė ky komision nuk ka karakter personal. Ai nuk i adresohet veprimtarisė sė ndonjė prej deputetėve tė Kuvendit dhe aq mė tepėr drejtuesve tė Kuvendit. Qėllimi ėshtė shprehur fare qartė nė relacion. Ne synojmė qė t’i propozojmė kėtij Kuvendi njė reformė tė thellė tė mėnyrės sė buxhetimit, si edhe tė financimit tė Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė. Qė sot gjithsecili prej nesh e shikon me sytė e tij se ēfarė nuk funksionon dhe gjithsecili prej nesh mund tė ketė propozimet e tij se si mund tė bėhet mė mirė kjo punė. Ne duam qė tė shikojmė, tė hetojmė dhe nė fund tė propozojmė se si duhet tė financohet veprimtaria e Kuvendit. Sot nė gjykimin tonė financohet thjesht dhe vetėm rroga e deputetit, sigurimet shoqėrore tė tij, sigurimet shėndetėsore apo diēka mė tepėr. Ne duam qė kėto para publike qė jepen, jo vetėm tė financojnė funksionet bazė tė deputetit, tė komisioneve, pastaj tė gjithė institucionit, por njėherėsh tė jenė transparente pėr publikun, sepse pėr hir tė sė vėrtetės ka shumė fjalė qė i adresohen deputetėve si spekulantė, si njerėz qė marrin para pa fund, qė harxhojnė pa hesap paratė e publikut dhe ky nam ka rėnė mbi secilin prej nesh. Pra, ēfarė synojmė ne me anė tė kėtij komisioni? Ne synojmė tė shohim se si funksionon Kuvendi dhe tė propozojmė atė qė e bėn mė funksional Kuvendin e Republikės sė Shqipėrisė, duke financuar drejtpėrdrejt deputetin dhe qė kėto financime tė jenė drejtpėrdrejt transparente. Sė dyti, ka disa elemente tek objekti, tė cilat janė shqetėsim pėr secilin prej nesh. Integriteti i sistemit tė votimit elektronik nė Kuvend ėshtė njė prej tyre. Ka pasur njė problematikė tė herėpashershme, rregullorja ka ndryshuar disa herė dhe tani ka ardhur momenti qė tė paktėn ne tė opozitės tė kemi dijeninė se si ruhet integriteti i kėtij sistemi. A ėshtė i vlefshėm ky sistem apo jo? Mora thjesht dy pika qė lidhen me objektin. Historia apo hetimi nuk shkojnė me atė pėr tė cilėn folėm qėparė, pra me mėnyrėn se si miratohen ligjet nėpėr komisione etj. Ne na intereson tė dimė nėse do tė financohet ky lloj shėrbimi nė Kuvend apo jo, si dhe si do tė financohet, me qėllim qė ky aspekt i punės sė Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė tė jetė sa mė transparent, sa mė gjithėpėrfshirės dhe tė ofrojė mundėsinė e kontaktit me tė gjitha grupet e interesit, qofshin kur ato kėrkohen nga opozita, qofshin kur kėrkohen nga mazhoranca. Por jo nė aspektin nėse njė komision e zbaton rregulloren kur shqyrton projektligjin apo jo, sepse ėshtė krejt normale qė nuk do tė hetojmė kolegėt tanė, drejtues komisionesh apo pjesėmarrės nė to. Nuk ėshtė ky synimi.

Faleminderit!

Jozefina Topalli – Dakord! Kush e dėshiron fjalėn?

Jemin Gjana – Unė e kam shumė seriozisht shqetėsimin tim. Kam punuar gjatė nėpėr komisione dhe nė administratėn shtetėrore para dhe pas viteve ‘90. A e dini se ēfarė do tė thotė tė kontrollosh zbatimin e buxhetit pėr 7-8 vjet? Sigurisht qė zbatimi i buxhetit do tė kontrollohet. Unė nuk mund tė them qė tė kontrollohet viti 2009 pa leje. Le tė vendosim nė objekt kontrollin e zbatimit tė buxhetit tė viteve 2005, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010 dhe 2011, se viti 2010 ka tė bėjė me vendimet qė janė marrė pėr vitin 2011. KLSH-ja qė ėshtė njė institucion me 200 vetė dhe, kur shkon tė kontrollojė njė institucion, kontrollon buxhetin e njė viti, madje edhe atė me zgjedhje. Dakord, e bėjmė komisionin po tė doni. Kėtu thuhet: “zbatimin e detyrave”, domethėnė si i ka zbatuar stafi detyrat pėr ndarjen. Ndarja e diskutimit tė projektligjeve nė komisione vendoset kėtu. Ju fusni pėr tė analizuar aktivitetin e Konferencės sė Kryetarėve. Kėtu ėshtė marrė vendim, zotėrinj. Ėshtė ēuar nė seancė dhe ėshtė miratuar. Ndarja e punės sė komisioneve bėhet nė Konferencėn e Kryetarėve dhe nė seancė plenare, dhe ēėshtja mbyllet me kaq. Unė nuk kam tė dhėna dhe nuk e di se pėr cilin buxhet bėhet fjalė qė tė mund tė veproj.

Namik Dokle – I vlerėsoj tė gjitha diskutimet e kolegėve. Zoti Gjana nuk ka pse tė pėrsėrisė fjalėn “e kam seriozisht”, sepse ne e kuptojmė qė e ka seriozisht dhe jo vetėm ai, por edhe ne e kemi po aq seriozisht, sepse kėtė kėrkesė e kemi bėrė bazuar nė Kushtetutė dhe nė ligj. Pėr sa u pėrket elementeve qė bėjnė krahasimin e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit me komisionin hetimor, mund t’ju them se ne nuk jemi Kontrolli i Lartė i Shtetit dhe as nuk duam tė bėhemi si ai, por duam tė shqyrtojmė disa nga shqetėsimet qė kanė lindur pėr tė pėrmirėsuar punėn e Kuvendit. Zoti Braēe jua tha qė ne synojmė t’i propozojmė Kuvendit njė reformė tė buxhetimit. Pėr sa u pėrket kalendarėve trejavorė, ne s’kemi ndėrmend tė merremi me ta...

Jozefina Topalli – Urdhėroni, zoti Patozi!

Astrit Patozi – Qė nė fillim tė fjalės sime kam shprehur vullnetin e mazhorancės pėr tė qenė dakord nė parim pėr ngritjen e njė komisioni hetimor, si instrument i opozitės pėr tė kontrolluar veprimtarinė e institucioneve tė ndryshme. Qė nė fillim tė fjalės sime thashė qė u bėj ftesė kolegėve tė opozitės qė ta pėrputhin kėrkesėn e tyre me Kushtetutėn, me ligjet, me rregulloren dhe me gjithēka tjetėr. Tani qė dėgjova shpjegimet e pėrfaqėsuesve tė opozitės e pėrforcoj mendimin tim dhe nuk gjej asnjė arsye, se pėr tė bėrė njė reformė tė brendshme nė Kuvendin e Shqipėrisė duhet tė ngrihet patjetėr njė komision hetimor. Kėshtu siē e shoh unė, pa pasur asnjė provė, pa asnjė fakt dhe pa asnjė grup-fakt, ne ngremė njė komision hetimor. Unė besoj se me kėtė kėrkesė mund tė hetohet si nė parlamentin gjerman, si nė parlamentin francez, si nė parlamentin anglez, sepse nuk ka ēėshtje. Ēfarė ndryshimi ka qė tė thuhet nė vitin 2005 dhe nė vitin 2011 dhe nuk kontrollohet me kėtė kėrkesė Parlamenti i Zogut, sepse kėtu nuk jepen fakte qė tė ketė ēėshtje pėr tė ngritur njė hetim dhe mė pas ky hetim na ēon nė njė reformė. Pra, ju nė fillim kapeni te reforma. Ju kėrkoni reformėn, por kush ia ka mohuar tė drejtėn opozitės qė kėtė reformė ta kėrkojė me mjete tė tjera? Pse duhet qė patjetėr ta kėrkojė me komision hetimor?

(Diskutime nė sallė.) Ne e respektojmė tė drejtėn tuaj.

Po ju bėj me dije qė ju nuk mund tė keni nė dorė njė instrument nė shkelje tė Kushtetutės dhe tė ligjeve tė vendit. Ne nuk mund t’iu mbivendosemi institucioneve tė tjera si Parlament. Ju flisni pėr atributet e Byrosė sė Kuvendit, flisni qė doni t’i ndryshoni. Trajtojini nė Byro, kur tė vini atje! Ju flisni pėr atribute tė Sekretariatit pėr Buxhetin. Trajtojeni nė sekretariatin pėr buxhetin! Nė Sekretariatin e Buxhetit, qė ju kėrkoni tė hetoni, keni vėnė si anėtar Erion Braēen dhe i bie qė po ky tė kontrollojė veten. Pra, Erion Braēe si anėtar, kontrollon Erion Braēen, si bashkėkryetar. Kėto janė probleme qė unė besoj se ju duhet t’i rishikoni. Kjo ėshtė ftesa jonė. Bėjeni kėrkesėn e pėrputhshme, qė tė mos kemi asnjė minutė debat!

Jozefina Topalli – Faleminderit! Po, zoti Braēe.

Erion Braēe – Pėr hir tė sė vėrtetės, qė nga muaji shkurt i vitit qė shkoi, kur ne hymė nė Parlamentin e Shqipėrisė dhe nė tė gjithė muajit nė vijim, Parlamenti ka ndėrmarrė nisma tė tilla. Pra, ka pėrdorur fuqinė e tij pėr tė ndryshuar instrumentet e buxhetimit tė Parlamentit, atė tė ndarjes sė parave apo tė financimit. Ka pėrdorur fuqinė e tij pėr tė ndryshuar instrumente tė Rregullores nė Kuvend. Tė paktėn, pėr kėto tė dyja, opozita nuk ėshtė konsideruar, nuk ėshtė marrė mendimi i saj dhe as ėshtė pėrfillur opinioni i saj. Ndryshimet janė bėrė nė mėnyrė tė njėanshme, madje disa herė edhe pa prezencėn e opozitės, madje edhe kur opozita ka kundėrshtuar. E para. Sė dyti, pėr integritetin e sistemit elektronik asnjėri prej nesh nuk ka dijeni se si funksionon sistemi, pėrveē disa elementeve qė na janė vendosur nė tavolinat tona. Mua mė ka bėrė pėrshtypje njė prej elementeve qė normalisht i jepte integritet tė gjithė sistemit: ndalonte qė unė tė votoja pėr zotin Dokle apo zoti Dokle pėr Kryetaren e Kuvendit. Nga njė seri provash qė kemi, sidomos gjatė 3-4 seancave tė fundit, integriteti i kėtij sistemi ėshtė cenuar totalisht. Po flas pėr votimin e hapur. Askush prej nesh nuk ėshtė nė gjendje tė thotė njė gjė tė tillė pėr votimin e fshehtė elektronik, sepse nuk di se si funksionon. Unė nuk jam specialist i asaj fushe, prandaj njėri prej kolegėve, i cili ėshtė specialist i asaj fushe, nė komision do tė mėsojė gjithsecilin prej nesh sesi funksion. Nė rast se sistemit i mungon integriteti, do tė bėjmė ē’ėshtė e mundur qė t’i rikthehet integriteti me instrumente tė ndryshme, qoftė edhe teknologjike. Shpresojmė qė tė jetė transparent dhe i kontrollueshėm nga secili prej deputetėve. Kėto janė arsyet.

Jozefina Topalli – Po, zoti Rusmali, urdhėroni!

Ilir Rusmali – Zonja Kryetare, tani mund tė bėj diskutimin tim. Unė besoj se ky instrument ėshtė mė garantues pėr opozitėn, jam plotėsisht dakord me zotin Braēe, por unė di gjithashtu qė ky instrument mund tė zhvillohet vetėm nė konturin e vet kushtetues, jo jashtė konturit kushtetues. Nuk ekziston mundėsia as tė merret nisma dhe as tė miratohet ajo nga Kuvendi kur instrumenti ėshtė jashtė konturit kushtetues. Ky ėshtė kufizimi i madh qė ka ky instrument garantues. Pėr sa kohė ėshtė ashtu dhe pėr sa kohė qė kolegėt e opozitės kanė pafundėsisht zgjidhje alternative nė dispozicion pėr tė realizuar atė qėllim qė kanė deklaruar kėtu, unė do t’i kėrkoja Konferencės sė Kryetarėve, pse jo edhe Parlamentit, qė tė jetė shumė strikt nė verifikimin e kontekstit kushtetues tė kėsaj nisme. Kjo nismė jashtė kontekstit kushtetues nuk zhvillohet dot, sepse instrumenti garantues e ndalon njė gjė tė tillė, prandaj do t’i bėja thirrje kėtu nė Konferencė, por edhe nė Parlament qė tė verifikohet me rreptėsi konturi kushtetues nė tė cilin zhvillohet kjo nismė. Unė kam dilema tė mėdha pėr konturin kushtetues.

Jozefina Topalli – Faleminderit! Fjalėn e ka zoti Dokle.

Namik Dokle – Nuk duhet ta banalizojmė ēėshtjen, se po tė jetė e nevojshme tė ulim ēmimin e kosit, blejmė njė lopė e mjelim dhe e ulim kėsisoj ēmimin e tij. Por nuk ėshtė ky shqetėsimi i opozitės. Pra, ju kėrkoj tė mos e banalizoni, tė mos e paragjykoni ēėshtjen. Ne kemi kėto shqetėsime qė i shtrojmė kėtu dhe instrumenti qė ne kemi pėrzgjedhur ėshtė ngritja e komisionit hetimor. Ju nuk doni, prandaj votoni “kundėr” dhe kaq.

Jozefina Topalli – Faleminderit, zoti Dokle!

Besoj se nuk ėshtė rasti pėr tė demaskuar askėnd, sepse tė gjithė janė tė interesuar pėr tė ecur pėrpara, pėr tė mos bllokuar asgjė. Unė bie dakord me zotin Patozi, i cili kėrkon plotėsimin e kritereve formale dhe juridike. Ju kėrkoj qė relacionit t’i shikonit disa gjėra, qė tė bėni pėrputhjen me projektin. Pra, siē e keni projektin duhet tė bėni dhe relacionin, se janė dy gjėra qė nuk shkojnė. Shikoni, nėse ka konflikt interesi midis anėtarėve! Gjykojeni vetė! Kjo ėshtė pėr pikėpamjen formale juridike. Pėr sa i pėrket pėrmbajtjes, aty nuk hyn Konferenca e Kryetarėve. Ju, zoti Patozi, dorėzoni emrat qė keni pėr komisionin! Nė parim nuk ėshtė asnjė kundėr.

Jozefina Topalli – Atėherė, e mbyllim pikėn e parė. Nga pikėpamja formalo-juridike, ju lutem bėni rregullimet qė duhen; nga pikėpamja e pėrmbajtjes, duhet tė jetė nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe kėtu nuk besoj se ndonjėri ėshtė kundėr pėrputhjes me Kushtetutėn dhe me vendimet e Gjykatės Kushtetuese. Ne kemi pasur njė problem gjatė kėsaj periudhe. Sekretariatet, me pėrjashtim tė Sekretariatit tė Votimit, nuk janė mbledhur dhe nuk kanė funksionuar dhe ky ėshtė njė problem. Unė do t’i kėrkoja edhe kryetarit tė grupit tė PD-sė, por edhe pėrfaqėsuesve tė PS-sė qė ta shohin me seriozitet kėtė problem. Ka disa kohė qė unė i kam kėrkuar OSBE-sė tė mė japė job description-in, bashkė me administratėn, nė mėnyrė qė tė na ndihmojnė t’i bėjmė eficentė edhe sekretariatet dhe, mundėsisht, t’i ēojmė deri nė nivelin e komisioneve parlamentare. Deri tani nuk ia kemi arritur. I kam kėrkuar, meqė ėshtė mbyllur marrėveshja me OSBE-nė, qė tė vazhdojnė dhe nėse gjejmė financime, kjo do tė jetė njė ndėr prioritetet kryesore pėr tė bėrė job description tė sekretariateve. Nuk ka funksionuar Sekretariati pėr Buxhetin, as ai pėr Marrėdhėniet me Jashtė. Nuk ėshtė mbledhur asnjėherė Sekretariati pėr Bibliotekėn dhe Botimet. Ka funksionuar vetėm Sekretariati pėr Votimin dhe Rregulloren. Ky ėshtė njė defekt i madh, ndaj edhe u kėrkoj tė dy kryetarėve tė grupeve qė t’u kėrkojnė deputetėve tė mblidhen. Unė e di qė kanė vėshtirėsi, se kur nuk ka akte nėnligjore, mund tė shmangesh mė kollaj, por kjo ėshtė njė detyrė qė duhet bėrė.

Kalojmė te pika e dytė: Programi dhe kalendari.



standart
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi