ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Percahet opozita, Dule: JO, koalicionit me PS

Shko poshtė

24032011

Mesazh 

Percahet opozita, Dule: JO, koalicionit me PS Empty Percahet opozita, Dule: JO, koalicionit me PS




Rozeta Rapushi
Opozita e bashkuar regjistrohet si koalicion ne zgjedhje me 24 forca politike ne perberje te tij. Nen siglen "Aleanca per te Ardhmen" forcat e majta dhe te djathta politike u bashkuan ne nje koalicion te perbashket per garen elektorale te 8 Majit. Nderkohe qe Vanagjel Dule i PBDNJ i ka thene "jo" koalicionit me socialistet, duke refuzuar daljen ne nje sigel te perbashket mne koalicionin e udhehequr nga Edi Rama. Koalicioni i regjistrua diten e djeshme ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, pak dite para celjes se fushates elektorale. Ne keto zgjedhje lokale, Partia Socialiste, shkon me nje koalicion te gjere, ku vec forcave te majta politike, pjese te koalicionit ka edhe forca te spektrit te djathte politik. Madje, parti politike, si ajo Demokristiane te cilat kane pasur dhe poste ne qeverine e djathte aktualisht ne pushtet. Ashtu si edhe me Partine per Ligj dhe Drejtesi e kryesuar nga Spartak Ngjela, dikur deputet i Partise Demokratike. Por cudia me e madhe ka qene perfshirja e partise se Kurt Koles ne kete koalicion, si ish-i perndjekur politik, nderkohe qe ne momentet e fundit eshte perfshire dhe Partia e Punes e Riorganizuar. Pjese e koalicionit "Aleanca per te Ardhmen" jane edhe aleatet e majte Partia Socialdemokrate (PSD), Partia Demokracia Sociale (PDS), Partia G99 apo Partia e Gjelber. Njeheresh ne kete koalicion jane perfshire dhe forca te tjera politike te padegjuara me pare, qe vetem emrin dhe kryetarin kane, pa perjashtuar ketu dhe parti te cilat nuk i lidh asgje me te majten shqiptare, sic jane dhe nje variabel i republikaneve, apo dhe Ngjela e Ndoka, qe perfaqesojne te djathten ne kete koalicion. Megjithese PS nuk e ka per here te pare koalicionin me te djathtet e qendres, pasi ka qendruar ne koalicion me PAD e Neritan Cekes per 13 vite me radhe, nga te cilat 6 vite ne opozites dhe 7 vite ne pushtet. Forcat e majta politike, ashtu sic vepruan edhe hapat e tjere, shfrytezuan limitet e kohes qe Kodi Zgjedhor percakton per regjistrimin e koalicioneve ne zgjedhje, per te dorezuar vetem diten e djeshme kerkesen per regjistrim ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Pak dite me pare, PS dhe PBDNJ, dy forcat e majta parlamentare dorezuan edhe komisioneret e tyre per Komisionet Zonale te Administrates Zgjedhore (KZAZ). Emra qe ne fakt duhet t'i kishin dorezuar shume kohe me pare. Kodi Zgjedhor, percaktonte qe dorezimi i emrave, duhet te ishte bere 60 dite para dates se zgjedhjeve, pra me konkretisht me 8 shkurt. Afat qe partite opozitare nuk e respektuan por i dorezuan pak dite me pare, me shume se nje muaj vonese nga afatet ligjore. KQZ ende nuk ka vendosur se si do te procedoje me emrat e sjelle nga dy forcat e majta politike. Pritet qe per to te merret nje vendim ne nje mbledhje te komisionit gjate ketyre diteve.





Gazeta e PPSH sulmonte kreun socialist, Edi Rama

Pavaresisht se Partia e Punes e Riorganizuar dje eshte rreshtuar ne te njejtin kamp elektoral me Partine Socialiste, ne te kaluaren nuk kane munguar qendrimet parimore ndaj partise me ta madhe ne opozite. Ne organin zyrtar te saj, gazeten "Bashkimi", mes shume artikujve qe kritikojne linjen politike te PS-se, bie ne sy ai qe kritikonte strategjine e PS perpara zgjedhjeve te vitit 2009. Ne editorialin e kesaj gazete, te shkruar ne nentor te vitit 2009, theksohet se garancia se zgjedhjet parlamentare do te jene me standarde jepet edhe nga kryetari i PS-se. "Te dyja partite na garantojne se zgjedhjet e qershorit jane te lira dhe te ndershme. Kete gje e garanton edhe Parti Socialiste", thuhet ne organin partiak te PPR

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37550
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi