ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meta: Ina Rama genjeu Kuvendin

Shko poshtė

24032011

Mesazh 

Meta: Ina Rama genjeu Kuvendin Empty Meta: Ina Rama genjeu Kuvendin




Qamil Xhani
Prokuroria e Pergjithshme pranon zyrtarisht se ka nisur hetimin ndaj Ilir Metes pa pasur prova per akuzen qe ka ngritur ndaj tij per korrupsion pasiv. Skandali ka dale ne drite nga nje leter qe organi qendror i akuzes u ka derguar avokateve te Ilir Metes. Ne leter mbrojtesit ligjor te Metes njoftohen per nje riekzaminimin te videos se dorezuar ne prokurori nga Dritan Prifti. Gjithashtu, ne leter thuhet se nga ekzaminimi i bere ne video, cilesia e degjimit eshte shume e dobet per te bere te mundur transkriptimin e bisedes. Ne kete menyre Prokuroria pranon zyrtarisht se i ka kerkuar Kuvendit heqjen e imunitetit te Ilir Metes, pa provuar me pare se ne biseden mes tij dhe Dritan Priftit kishte elemente te shkeljeve ligjore, qe lidhen me vepren penale te korrupsionit. E thene me shkoqur, Prokuroria ka mashtruar Kuvendin, kur i ka kerkuar heqjen e imunitetit te Ilir Metes, duke argumentuar se kishte prova te mjaftueshme per shkelje. Por sic duket nga kjo leter, materiali audio, qe mund te ishte prova e vetme, nuk eshte i kuptueshem, pavaresisht se prokuroria e ka ekzaminuar disa here ate, sic e pranon ne dokument teksa thote se "cilesia nuk eshte ne nivelin e duhur". Gjithashtu Prokuroria provon permes kesaj letre, se ka nisur procedurat ndaj kreut te LSI-se, jo mbi bazen e materialit autentik te dorezuar nga ish-ministri Prifti. Vete kreu i LSI-se e ka cilesuar kete video si te manipuluar, ndersa dje per mediat ka theksuar se vonesat e hetimit nga ana e prokurorise tregojne deshtimin e ketij institucioni ne kete ceshtje. Vendimi per riekzaminimin e videos e vonon edhe me tej hetimin. Ai theksoi dje se me daljen ne drite te fakteve te fundit, prokuroria fakton se eshte perfshire ne nje fushate politike. "Natyrisht qe te gjithe ne Shqiperi dhe jashte Shqiperise e dine se per shkak te kryeprokurores Rama, prokuroria eshte perfshire prej kohesh ne nje fushate elektorale. Avokatet e mi do te merren me veprimet e paligjshme te prokurorise. Kjo nuk eshte nje ceshtje per mua", tha dje Meta. Kreu i LSI-se tha dje para gazetareve se manipulimi i videos eshte faktuar edhe nga studioja e huaj ku kreu i LSI-se e dergoi per ekspertim. Nga ana tjeter Meta ka theksuar se Prokuroria ka genjyer Kuvendin, ne lidhje me kerkesen e bere per heqjen e imunitetit dhe per informacionet qe ka dhene ne lidhje me kete ceshtje. "Kjo tregon deshtimin e plote te prokurorise ne kete ceshtje, sepse u bene gati tre muaj dhe une kam pasur vullnetin per te bashkepunuar qe diten e pare se bashku me avokatet e mi. Dihet se gjithcka ka qene manipulim dhe montim dhe kjo eshte vertetuar ne nje nga laboratoret me te avancuar te Evropes. Dihet njekohesisht se prokuroria ka genjyer parlamentin me informacionet qe ka cuar per kete ceshtje ne rastin e kerkeses per heqjen e imunitetit tim", tha dje Meta.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi