ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Godo: Mjaft me Ramen, eshte koha e Lulzim Bashes

Shko poshtė

01042011

Mesazh 

Godo: Mjaft me Ramen, eshte koha e Lulzim Bashes Empty Godo: Mjaft me Ramen, eshte koha e Lulzim Bashes




Godo: Mjaft me Ramen, eshte koha e Lulzim Bashes 40512_sabri%20godoINTERVISTA/ Politikani i njohur Sabri Godo tha dje se Rama duhet te heqe dore nga Tirana. Duke folur ne UTV, Godo argumentoi se jane krijuar probleme ne Tirane, te cilat kerkojne zgjidhje, duke perforcuar se "jane arkitektet, ambientalistet qe i kane vene ne dukje me mire se une ku qendrojne problemet"



A duhet te kandidonte Edi Rama ne Tirane, pasi ai drejton edhe opoziten?

Rama duhet te heqe dore nga Tirana. Une them se me te vertete jane krijuar probleme ne Tirane, te cilat kerkojne zgjidhje. Jane arkitektet, ambientalistet qe i kane vene ne dukje me mire se une ku qendrojne problemet. Tirana ka probleme urbanistike qe jane te renda sot dhe qe do te vijne duke u bere me te veshtira ne vitet qe vijne, ne rast se nuk i dilet puneve perpara. Me duket se Rama nuk ka mundesi ta perballoje kete edhe per shkak te ngaterreses qe i ka bere vetes me funksionet politike. Tani nuk dihet sa per qind eshte kryetar bashkie dhe sa per qind eshte kryetar i PS. Secila nga keto dy funksione vec e vec, do te kerkonte impenjimin e plote te nje njeriu te afte. Nese i merr te dy funksionet bashke nje njeri i vetem, mua me duket se ai ngre nje peshe me shume se cdo burre mund te mbaje. Qofte edhe vetem per kete arsye, ai duhet te thote mjaft me Tiranen, se i beri tre mandate.

Ne kete karrige qe jeni ulur ju, jo me shume se nje muaj me pare zoti Rama u shpreh se kjo eshte Tirana qe kam perfytyruar pak a shume, dhe tha se Tirana nuk ka me nevoje per mua, cka la te kuptohej se nuk do te kandidonte, por ne menyre krejt papritur Rama kandidoi serish, tha qe une kam nevoje per Tiranen, per t'i kthyer ato ne zgjedhje politike sepse Shqiperia nuk e duron dot me Saliun. Tirana duhet te fitoje per Shqiperine, per te shkuar ne zgjedhje te parakohshme?

Ky eshte nje qendrim i pandershem i Rames ndaj Tiranes. Tirana eshte qendra e Shqiperise jo vetem per popullsine ku banon gati nje e treta, por edhe per mundesine motorike qe ka si qender e levizjes se te gjitha sferave te ekonomise, politikes etj, etj. Dhe duke pasur kete rendesi te madhe, cdo gje qe i takon Tiranes duhet pare me seriozitetin me te madh dhe jashte politikes e interesave personale. Ketu tani Rama nuk ka nje qendrim te paster ndaj Tiranes. Dhe keto lloj manovrimesh, me duhet Tirana me domosdo, per te shkuar ne zgjedhje te pergjithshme, me duhet Tirana per t'u afirmuar une si kryeminister, i ardhshem etj, etj, pra te gjitha keto llogari mund t'i kete bere Rama, por Tirana nuk i ka asnje borxh Rames, qe t'i vihet ne dispozicion atij, qe ai te arrije synimet e veta. Kjo eshte nje gje e perbindshme. Kjo duhet ndaluar. Dhe ne qofte se ai ka notuar ne keto ujera ai e tregon veten si nje politikan krejt te papjekur.

Po ne vitin 2007 notoi ne ujera te pastra?

Epo tani nuk kemi nge te hedhim vallen sipas daulles se Edi Rames. Une besoj se qytetaret e Tiranes kaq gje e dine. Ata duhet te shikojne per veten e tyre, si behet me mire. Bindja ime e plote eshte se me mire behet me Lulzim Bashen.

Pse?

Tani une nuk dua te numeroj gjithe ato gjera qe jane te njohura. T'i kthehemi nje cik me perpara se ka qene tre here minister. Ne Transport, ne Ministrine e Jashtme, ne Ministrine e Brendshme. Basha ka qene nje minister i suksesshem. Ai coi perpara rrugen, qe ishte objektivi i pare i transportit, rrugen Durres-Kukes, e coi perpara. Si mister i Jashtem, une zakonisht nuk perdor kesi termash, por kesaj here them qe vertet shkelqeu. Ndertoi nje pune mjaft te dobishme per integrimin e Shqiperise. Mund ta them me plot gojen edhe pse do i ngeli pak qejfi ministrave te meparshem, se ky punen si minister i Jashtem e beri me mire se te gjithe. Kishte edhe nje pergatitje per kete. Punoi per nje kohe te gjate me keto organizmat nderkombetare ne Kosove, domethene kishte nje pervoje. Kishte kulturen e duhur politike dhe bindjen e duhur. Dhe inteligjencen per te cuar perpara Ministrine e Jashtme. Tani si minister i Brendshem. Une shikoj nje polici qe eshte e gatshme te jete brenda 20 minutave e pranishme ne vendin e krimit, une shikoj qe ka nje organizim ne pikat kufitare, qe e kane vleresuar dhe te huajt, dhe ka qene nje nga kushtet per vizat dhe ecjen ne rrugen e integrimit. Une shikoj se kudo qe ka shkuar ky njeri, ka sjelle ndryshime pozitive dhe nje njeri qe ka pervojen administrative te tre dikastereve per te cilat ka nevoje nje kryetar bashkie, se i takon ne plan lokal te lidhet me secilen, qofte me rendin qofte me infrastrukturen etj, etj, ka pergatitjen e duhur per te zgjidhur keto probleme ne miniature ne Tirane.

Mirepo opozita e ka akuzuar Bashen, per afera te renda ne te tre rastet qe ju e permendni. Per korrupsion ne rrugen Durres-Kukes, per ceshtjen e kufijve detare, kur ishte minister i Jashtem, per 21 janarin kur ishte minister i Brendshem?

Tani vijme te keto akuzat qe ben opozita. Ne qofte se i marrim me tere mend tere ato qe thuhen, atehere ketu jashte akuzave per korrupsion, sot per sot kemi mbetur vetem une dhe ti te pa perfolur. Te tere te tjeret jane te perfolur, trecereku i qeverise. Mazhoranca thote se ne kohen e saj, opozita ka qene e korruptuar koke e kembe, prandaj jemi te tejngopur me keto akuza. Cili eshte qendrimi im. Une them se ka nje rruge te vetme, te dalim nga kjo situate, te vendosim organet kompetente gjyqesore se cfare pergjegjesie ka Basha dhe cfare pergjegjesie kane te tjeret lidhur me ngjarjet qe ju permendet, jashte kesaj cdo lloj debati nuk ben gje tjeter, pervecse sjell me shume acarim. Duhet te presim se cdo te thote drejtesia per ngjarjet e 21 Janarit. Ishte nje ngjarje shume e rende, u vrane kater qytetare, tani duhet qe kjo drejtesi te thote kush i vrau dhe me urdher te kujt u vrane. Te behet transparence e plote. Por per kete, se c'pergjegjesi ka Basha, do shprehen organet gjyqesore. Ne kemi nje Kushtetute qe thote se cdokush konsiderohet i pafajshem deri ne marrjen e vendimit nga gjykata, thote dhe kete qe dyshimet shkojne ne favor te tij. Keshtu qe nuk mund ti bejme gjyqin Bashes, pa dhene nje vendim gjykata. Une nuk kam te dhena per te dhene nje njoftim, por them se Basha nuk ka gisht ne kete pune.

Meqe jemi tek 21 janari duket qarte qe emri i Lulzim Bashes ishte paralajmeruar si kandidatura e mazhorances per Tiranen. Nje proteste e paralajmeruar si e dhunshme, edhe nje nate me pare. Kush mendoni sa ka pergjegjesi me shume per 21 janarin, Rama apo Basha?

Nuk eshte dita t'i rikthehemi 21 Janarit, per deri sa eshte ne proces. Nga ato qe u transmetuan, u binda per nje gje, se ishte nje grup qe ishin pergatitur per rremuja, kush e drejtoi, si e beri, deri ku i drejtoi Rama apo jo, pasi edhe Ramen nuk mund ta bej fajtor pa folur gjykata, e ve dhe ate ne nje plan me Bashen. Per sa i takon pergjegjesise qe mund te kene te gjithe per ngjarjen e 21 janarit, qe e perseris se duhet sqaruar me cdo kusht, ndryshe duke lene njolla te erreta, ne krijojme nje situate qofte dhe psikologjike krejt te pakendshme.

Ju u shprehet qarte se jeni per Lulzim Bashen, per te drejtuar Bashkine e Tiranes. Mediat kane publikuar se bashkeshortja e zotit Lulzim Basha, ka lene shtetesine shqiptare para pak kohesh?

Ne merreni me gjera te vogla me tituj te medhenj ne gazete, por cdo gazete ka punen e vet. Ne vend qe te merremi me ate qe eshte kryesore. Ky Lul Basha eshte njeriu qe do te sjelle ndryshime ne Tirane? Pergjigja ime, pa asnje hezitim eshte po. Ky njeri ka konceptet e duhura dhe kjo u pa qe ne shfaqjet e para ne publik se cfare do te beje qe Tirana te marre fryme dhe te zgjidhe problemet qe ka. Se sa do t'ia dale kete do e provojme, por te pakten ky niset me nje mentalitet te tille. Ka nje botekuptim perendimor dhe kete nuk mund t'ia mohoje kerkush. Ajo qe mund te vihet ne dyshim eshte kjo, sa mund te terhiqet ky njeri nga rrymat partiake ose rryma Berishiane, ose sa do te mbetet ky njeri rob i nje fjalori politik qe eshte bere i padurueshem, apo ky do ta leje disi menjane politiken dhe do i shtroje vetes nje pyetje, cfare do te bej une per Tiranen? Une kam krijuar kete bindje se, nese Basha do vihet ne krye se si te mposhte Partine Socialiste ne Tirane, nese do te merret me kete, ai do jete nje kryebashkiak i deshtuar. Ne rast se ky do te thote qe socialistet jane nje pjese e madhe e qytetareve te Tiranes, se do te kene vendin e tyre ne Keshillin Bashkiak dhe se une duhet te merrem me ta per hir te qytetit, dhe te zbatoje ate formule klasike te politikes, qe me ne fund politika eshte art i marreveshjes se qytetareve per qeverisje te perbashket, atehere ai keshtu mund te fitoje ne Tirane. Kete ka ndermend te beje Basha, duket qarte dhe une besoj se ai do te ece pa hezitim ne kete rruge. Se si do ta bej qe ta lere disi mbrapa politiken, sloganet e PD dhe t'i kushtohet teresisht kesaj e te filloje te konsultohet me urbanistet, arkitektet, ambientalistet, etj, se cilat jane problemet e si do zgjidhen. Mua me thane se Basha e ka nje plan te tille dhe se shpejti do ta publikoje. Dhe kjo do i jape nje dore. Tani kthehem tek pyetja jote se nuk me del nga mendja ajo. Une kete Aurelen, te shoqen e Lulzim Bashes e kam njohur personalisht qe 15 vite me pare, ne kohen kur ishte ende cupe e re, qe u fejua. Une e pyeta ku e ke burrin, dhe me tha se punon ne Kosove. Qe ne ate kohe e kam njohur si nje vajze shume te shkathet, shume te dashur, inteligjente, qe punonte me holandezet. Me sa di une kjo puna e nenshtetesise eshte nje spekulim ne te vertete. Ne ate kohe, ajo kishte blere nje shtepi ne Holande, por ai vend ka ligje nuk eshte si ne, qe mund te ndertosh si te duash dhe te besh si te duash e ta kthesh oxhakun nga te duash. Atje i thane qe te blesh shtepi ketu, duhet nenshtetesia holandeze dhe ajo e mori nenshtetesine holandeze. Dhe doli nje ligj ne vitin 2004 ne Holande, qe thoshte se mund te marresh nenshtetesi holandeze, ne rast se le nenshtetesine e vendit nga vjen. Une rastesisht e bera kete bisede, ajo e kishte kete siklet ne ate kohe se eshte shqiptare, me duket se eshte Vlonjate, ajo e ka per gje te madhe te afirmohet ne cdo cast, eshte nje flamurtare e kombit per sa i takon. Kjo eshte nje ngjarje e vjeter me duket e 91-92. Tani, ajo do ta rimarr nenshtetesine shqiptare, dhe do te vene prape ta pyesin gazetaret pse e bere. Ne rast se do merremi tani te germojme se sa qoshe ka ne shtepi Lul Basha, pa pare se cdo beje Lul Basha per Tiranen, neve merremi per fat te keq me gjera te kota, duke lene ate qe eshte kryesore.

U shprehet pak me pare se Tirana ka nevoje per nje kryetar bashkie qe nuk ka retorike te ashper politike. Megjithate, zoti Basha ka perballe zotin Rama, njeri prej dy personave ne Shqiperi, qe ka retoriken me te ashper politike, se bashku me zotin Berisha. Ne rast se Tirana nuk do nje retorike te ashper, pse eshte votuar tre here?

Une kam respekt per Edi Ramen si njeri i kulturuar, si njeri i arteve etj, etj. Doja t'i thosha miqesisht nje gje, tani eshte duke e reduktuar fjalorin e tij, ne kusar, hajdut, ik Sali, hajde Sali. Nje politikan qe del e flet duke perseritur te njejtat gjera. Nuk eshte puna te besh zhurme me fjale, te besh xheste, t'i japesh fjales me teper peshe se sa ajo ka. Atehere fillon e kthehesh ne nje lloj demagogu qe kerkon te drejtosh te tjeret, po nuk thua asgje. Une mendoj se Rames i ka ardhur koha te ndryshoje gjuhen. Mos te kujtoje se mund te arrije aty ku do, me kete fjalor qe eshte duke perdorur. Une shoh njerez qe thone "aman doli ky, prape ky, mbylle, se nuk ka ndermend te na thote gje". Ajo cfare kerkojne njerezit eshte t'u thuash dicka, te hedhesh ne qarkullim nje ide te re, per kete kane nevoje njerezit, jo per nje retorike politike qe eshte bere me te vertete e sterkonsumuar dhe e padurueshme. Tani Luli, une e degjova kur foli ne kete mitingun qe beri Berisha, dhe pash nje Lul Bashe qe filloi te nxehej dhe te fliste me nje lloj toni si revolucionar, nuk i shkon, eshte jashte natyres se tij dhe e ben ne menyre te sforcuar, ndoshta kjo u be per te karikuar simpatizantet, por jo per te komunikuar me qytetaret.

Kemi dy fjalime te z. Basha, nje me 22 mars kur Basha u prezantua politikisht dhe ka nje gjuhe te rende per profilin e z. Basha. Kemi dhe fjalimin e fillimit te fushates, qe eshte krejt e kunderta me fjalimin e 22 mars?

Tani Basha mua me duket se ka kuptuar kete gje, se deri tani ka qene nje minister i qeverise Berisha, qe ka nje pazar te vetin per te komunikuar me publikun, qe une nuk ia pelqej, por eshte pune per ta. Dhe ky ka qene i detyruar te konformohet keshtu, tani Basha del ne nje plan tjeter, ky duhet te jete njeriu i qytetareve te Tiranes, qytetaret e Tiranes duan gjuhe per te arritur tek nje marreveshje, tek ta. Ai e ka kuptuar, jam i sigurt qe do kemi nje zhargon tjeter per te fituar.

Qe te fitosh ne Tirane kundrejt z. Rama duhet te marresh me shume vota se sa c'merr PD, a eshte zoti Basha personi i pershtatshem per te marre me shume vota ne Tirane se PD, kur eshte nje promovim i z. Berisha? Pavaresisht se ka drejtuar tre ministri qe kane pasur nje performance te mire.

Jam i sigurt se Basha do te marre vota me teper se PD, ketu do jemi do takohemi prape.

Edhe pse opozita e akuzon si promovim te zotit Berisha?

Berisha, nje nga gjerat me me mend qe ka bere, eshte qe vuri Bashen kandidat ne Tirane. Nuk mund te themi qe nuk kishte asnjeri tjeter, po sipas meje ky ishte me i miri me i pershtatshmi. Do te uroja me gjithe zemer, te arrije nje fitore neto ne Tirane.

Ne menyre figurative, ju jeni pjese e ekipit te Bashes?

Do te me behej qejfi po te me therriste, dhe kur te vije ne lagjen time une do ta pres. I kam zet manifestimet, nuk kam moshen per manifestime, por per Lulin do te bej nje fare mundimi. Nese do te doje ndihmen time.

Keni prezantuar z. Berisha ne vitin 2005 ne Kavaje...

Nuk jam i penduar. Atehere duhej me domosdoshmeri te hiqej qafe Fatos Nano, ishte bere e padurueshme. Thashe me mire te hiqet qafe kjo qeveri. Le te vije Berisha. Nuk jam penduar per ato qe kam thene ne Kavaje per Berishen.

Ju jeni i gatshem te prisni z. Basha ne rast se do te vije tek lagja juaj?

Po. Nje gje eshte e sigurt, nese gruaja ime me pare kishte votuar per Ramen, kesaj radhe do ta beje pa hezitim per z. Basha. Vajzat e mia, nipat e mi, e gjithe familja ime do ta votojne, kete i garantoj Lulit. Dhe do t'i them ndonje fjale edhe fqinjeve te mi, se shiko se po na troket fati ne dere, kemi perpara nje njeri qe me te vertete do ta pastroje me mire Tiranen, do ta mbaje me mire, do te na hape perspektiva per me tej. Kaq i garantoj nuk mund te bej me teper, po te kisha para do ti jepja per fushate.

Po jepni lajmin zoti Godo, se prestaret e nje familje te djathte kane votuar per Zotin Rama?

Po e vertete. Ka votuar gruaja ime per Ramen se pastroi Lanen, se une banoj buze Lanes. "Ore tha e beri mire ky". Une i thashe vertet ne jemi nje familje, po secili ka bindjet e veta. Une votova per Besnikun dhe ajo per Ramen.

Po kesaj radhe e keni bindur ju te votoje per Bashen?

Jo eshte bindur vete, thote "mjaft Rama, tani dhe ndonje ajer nuk po shohim, as dhe ndonje ndryshim". Tani mua nuk me vjen mire kur shoh te thone se ajri eshte ndotur tre here apo pese here me shume, nuk kam me problemin tim, por kam hallin e nipave. Pastaj neser do vijne edhe femijet e nipave, ata ketu do jetojme dhe duhet te jetojne ne nje qytet qe te mos kercenoje shendetin e tyre, kjo eshte nje nga gjerat. Nganjehere, nipat e mi me thone se do te ikim nga ky vend se nuk e durojme me pisllekun ketu. Dua nje njeri qe te filloje ta cliroje Tiranen, ta beje te banueshme, ta beje te kendshme per njerezit, per kete e mbeshtes Lulin.

Basha po nenvizon faktin se nese fiton do kete mbeshteten e qeverise. A nuk i prish kjo rregullat e lojes, mos do thote se Rama nuk e ka pasur mbeshtetjen e qeverise?

Jo. Nuk ka ate kuptim. Ne qendrimin e qeverise ndaj z.Rama ka pasur vetem trefishim te fondit, kjo eshte e verteta dhe kete s'mund ta mohoje askush. Madje ka pasur mbi trefishim. Nese gjate qeverisjes se PS, taksa e biznesit te vogel merrej nga qeveria, nga 2007 e ketej taksa eshte 100 % e bashkive dhe komunave. Rama nuk e ka dashur mbeshtetjen sepse kjo qeveri krijoi nje ligj te ri per te ardhurat fiskale. Ne kete kontekst, sigurisht qe z.Basha, ne interesin me te mire te qytetareve te Tiranes, nuk do te mund te shkelmoje interesat e qytetareve, per shkak te nje karrigeje, sepse ai do t'i qendroje detyres se kreut te bashkise. Basha nuk shkon ne gare edhe per kryetar bashkie dhe kryeminister. Ky eshte problemi i z Rama. Ai ka qene gjithe para alternatives "to be or not to be". Nese Rama do kishte pranuar bashkepunimin, unaza do te kishte perfunduar. Nese nuk do te ishte viktime e lobeve te ndertimit, Tirana do te ishte model. E verteta eshte se, nuk jane ndertuar shkolla. Mund te tregoj rrethe apo qyteza te vogla, ku jane ndertuar me shume se ne Tirane shkolla. Nese Rama nuk do ishte viktime e ambiguitetit te tij per karrigen e kryeministrit dhe te besonte se cdo bashkepunim me Berishen e dobesonte, Rama nuk do digjte plehrat ne lume. Qellimi qe kandidoi z.Basha nuk eshte disfata e kundershtarit, por nxjerrja e Tiranes nga stanjacioni. 12 vite ne pushtet ne Tirane ka vetem fasada, Lana dhe disa lulishte. Ky qytet ka pasur parqe ne cdo lagje. Cili eshte rekordi i tij? Sepse nje pjese te karrieres e kaloi me te gjitha llojet e bizantizmave, si te rrezonte Fatos Nanon, per cka une e falenderoj.

Rama ju ka rrezuar tre here ne Tirane?

Ai ka lidhje organike me Tiranen, por e ka mendjen ne tjeterkund. Nanon nuk e luftoi se po i kerkonte postin e kryetarit te partise. Ky njeri, nese i behet bilanci sot si kryebashkiak i Tiranes, nuk mund te kete bilanc me medioker se sa ky. Si ka mundesi, qe ne 11 vite nuk ka nje parkim te ndertuar, sepse boset e ndertimit duhet te shesin metrin 1500-2000 euro. Parkimet e nendheshme, ai ua ka marre pronareve token. Si ka mundesi qe 12 vite nuk ndertoi nje unaze te vogel, apo nje park prestigjioz te vogel. Ne kete qytet per fat te keq nuk ka shenja kulturore dhe artistike. Ka nje opere te mrekullueshme, por s'ka nje salle. Tirana ka nje potencial me te madh nga c'e dine qytetaret e Tiranes

A ka furnizuar qeveria shqiptare me arme Gedafin ?

Zoteri, regjimi i Gedafit dhe Gedafi eshte ne agoni. Qeveria shqiptare eshte nga ato qe ka pershendetur fillimisht koalicionin e vullnetit, qe mori persiper mbrojtjen e civileve. Qeveria shqiptare ndjek me vleresimin me te madh dhe admirimin me te thelle keto zhvillime, te nje rendesi historike, jo vetem per kombin arab, por per mbare njerezimin. Ky komb po ngrihet, po ben ate qe bene kombet ish komuniste, per cdo qytetar nje hapesire e re lirie eshte nje hapesire e madhe. Qeveria shqiptare nuk ka thyer dhe nuk thyen asnje rregull nderkombetar, ne tregtine e armeve.

Presidenti serb Borin Tadic fillimisht ne nje interviste tek Baton Haxhiu dhe me pas ne nje forum ne Bruksel ka deklaruar se duhet nje marreveshje mes shqiptareve dhe serbeve, si e vleresoni kete?

E kam ndjekur. Ka nje dallim, ne rast se rikthehemi dy vite me pare, ne menyre te perseritur jam shprehur se serbet dhe shqiptaret duhet te nisin te shkruajne nje kapitull te ri, ne interesin me te mire. Shqiperia eshte e gatshme te beje perpjekjet e saj me te medha per nje kapitull te ri marredheniesh midis Shqiperise dhe Beogradit, per te kontribuar dhe ne marredheniet mes Kosoves dhe Beogradit. Per fat te keq, ne Beograd ekziston nje ide e ndryshme, kur thuhet serb dhe shqiptare nenkuptohet nje konfiguracion tjeter i shqiptareve. Pra, ne idene e tyre, jo dy shtete por nje shtet shqiptar, do u konvenonte me shume. Kjo eshte jashte cdo lloj realiteti. Ideja e bashkimit shqiptar, ne nje shtet eshte nje ide me te cilen une dhe cdo shqiptar jemi rritur dhe ka qene endrra ime me sublime. Por pas viteve 1990 e verteta eshte se ne Kosove ne Prishtine u be shume e qarte se ne nje realitet tjeter shqiptar, ishte zhvilluar gjate nje shekulli ndarje. Ky realitet ishte percaktuar per pavaresine e Kosoves. Integrimi dhe pavaresia e Kosoves, ne vleresimin tim me te madh, eshte interesi kombetar i shqiptareve. Shqiperia nuk kane asnje arsye qe te pranoje rikonfiguracion te kufijve. Shqiptaret jane te lire, nuk kane toka te akujt, toka eshte e perjetshme, njerezit jane te perkohshem dhe cdo shqiptar duhet te mendoje thelle dhe duhet te pranoje si zgjedhjen me te mire, zgjidhen e cila nuk cedon asnje centimeter nga territori.

Pse po flitet per ndarje territori ne bisedimet Serbi-Kosove?

Kosova ka bere shume te qarte se nuk ka asnje diskutim per statusin dhe integritetin territoritorial te Kosoves. Nuk do te humbasim kohe me projekte, keto idera i conte Sllobodani ne vitet '92 apo '96. Cdo tre muaj, qarkullonte harta ne rajon dhe Evrope per te bere keto ndarje, per keto jam totalisht kunder. Une kam mirekuptim, kur degjoj idene e bashkimit, e cila eshte nje ide absolutisht kombetare, por ka shume menyra se si mund te arrihet. Kemi kaq shume ceshtje per te shuar pasojat e nje ndaje nje shekullore, sa qe ne duhet te punojme shume. Shqiptaret do te benin nje gabim fatal, nese do te merrnin persiper temen e leshimit, qofte edhe nje territori te vetem, nga shqiptaret.

Cili eshte komenti per situaten ne Kosove. Gjykata Kushtetuese vendosi se Pacolli nuk eshte zgjedhur President, sipas ligjit. Ju e takuat ne Tirane ate..?

Ne fakt une e kam pritur si kryetarin e shtetit te Kosoves, mendoj se qendrimi i tij ndaj vendimit te Gjykates eshte ne perputhje me qendrimin e nje kryetari shteti, qe respekton vendimin e gjykates. Mendoj se te gjithe zhvillimet qe jane ne kuader kushtetues, pavaresisht nga zhurma mediatike, jane zhvillime qe nuk paraqesin probleme serioze. Ketu ka zhvillim tipik te nje vendi demokratik.

Ne Maqedoni kryeministri ka shpallur zgjedhje te parakohshme. A do ishit dakord te behej e njejta gje ne Shqiperi?

Une jam i gatshem te zhvillojme zgjedhje te parakohshme vetem kur qeveria shqiptare te mos kete mazhorance ne Parlament. Nuk do te mund te kete zgjedhje te parakohshme ne prani te nje mazhorance ne Parlament, sepse Kushtetuta parashikon nje sistem demokratik te bazuar ne zgjedhje periodike. Kushtetuta percakton qe zgjedhje duhet te jene periodike.

A do te ndikoje rezultati i zgjedhjeve lokale per shpalljen te zgjedhjeve te parakohshme?

Absolutisht zero ndikim, sepse zgjedhjet lokale jane lokale, zgjedhjet e pergjithshme jane te pergjithshme dhe do te jene ne daten 28 ose 29 qershor te vitit 2013. Gjate kesaj kohe do te inaugurohen: Tuneli i Elbasanit dhe godina e Parlamenti te ri .Une kam nje ambicie: Shqiperia ne vitin 2017, vend i zhvilluar.

Ky vit duket sikur nuk eshte i mbare per shqiptaret, mund te themi se eshte ne vit i mbrapsht ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni?

Te themi qe ne shqiptaret do e kemi bulevard me lule, nuk do e kemi. Historia e demokracise tek ne nuk eshte e gjate. Dua te them se ka pasur nje qendrim total obskurantist te opozites shqiptare. Po ju sjelle ne vemendje vetem ate qe ndodhi me nderkombetaret. I kerkuan vetem shtyrjen e mitingut dhe nuk e beri. Na mori ne telefon te dyve baronesha Ashton, asistenti kryesor i Hillari Clinton, erdhi z.Lajcak, ndenj nje ore ne zyren time, dy ore ne zyren e Ramen, 27 ambasadoret e BE ne zyren e Rames nje kerkese kishin: shty nje miting. Keta ishin perfaqesues te vendeve qe keto 20 vite te marra se bashku ju kane dhuruan shqiptareve 4 miliarde euro. Po kerkonin shtyrjen e nje mitingu. Ata moren nje 'jo' kategorike, qe te kujtonte vitet me te zeza te kohrave te ketij vendi.

koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi