ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Islami: Basha fiton mbi Ramen me 2 mije vota

Shko poshtė

12042011

Mesazh 

Islami: Basha fiton mbi Ramen me 2 mije vota Empty Islami: Basha fiton mbi Ramen me 2 mije vota




Islami: Basha fiton mbi Ramen me 2 mije vota Kastriot-IslamiSekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne PS, thote se koalicioni opozitar do te humbase ne zgjedhjet e 8 majit, 25-35 per qind te bashkive, qe fitoi ne zgjedhjet e 2007. Pohimi: Diferenca, ne rezultatin perfundimtar jo me e madhe se 2 per qind

Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne Partine Socialiste, Kastriot Islami thote se koalicioni opozitar do te humbase ne zgjedhjet e 8 majit, 25 per qind deri ne 35 per qind te bashkive, qe fitoi ne zgjedhjet vendore 4 vite me pare. Ne nje analize qe u ben formacioneve politike, mbi bazen e rezultateve te zgjedhjeve te meparshme, Islami parashikon edhe humbjen e Partise Socialiste ne kryeqytet. Ne baze te llogaritjeve, kandidati i mazhorances Lulzim Basha shpallet fitues i gares per kryetar bashkie ne Tirane me aferisht dy mije vota me teper se sa kandidati i Partise Socialiste, Edi Rama. "Per Tiranen, situata eshte me komplekse, sepse te dhenat paraprake analitike japin nje rezultat shume te ngushte dhe sasia e faktoreve ndikues eshte shume me e madhe, duke "parashikuar" me shume gjasa nje diference jo vetem ne sondazhe, por edhe ne rezultatin perfundimtar jo me te madhe se 2 per qind. Nga kjo "analize parashikuese", rezulton se 25-35 per qind e 12 kryetareve aktuale te bashkive kryesore, qender qarku, do te ndryshonin", deklaron Islami. Sipas tij ne humbjen e PS jane nje sere faktoresh qe do te ndikojne, ku rolin kryesor e ka koalicioni dhe perzgjedhja e kandidaturave. Islami shton se ndikim ne rezultat ka edhe cilesia e fushates elektorale, qe po ben Partia Socialiste dhe roli specifik qe do te kete cdo force politike qe eshte pjese e koalicionit dhe qe ka elektorat qe ndikon ne rezultat. Por nga ana tjeter, Islami rendit si faktor kryesor ne Tirane dhe ne bashkite e tjera qe drejtohen nga te zgjedhurit socialist edhe konsumimit apo mbajtja e premtimeve gjate kater viteve. Islami shprehet se ne 9 bashkite kryesore qe drejtohen nga PS-ja, rezultati, do te varet nga "dinamika e mbeshtetjes elektorale per shkak te qeverisjes lokale ndaj kandidatit qe rikandidon, pra si do te ndikonte konsumi apo suksesi nga qenia ne drejtimin e bashki/komunes, kryesisht mbi kandidatin e PS per 9 nga 12 bashkite kryesore". Nga ana tjeter, ai shton se edhe mbi elektoratin e lekundur do te kete ndikim perceptimi qe eshte krijuar per krizen politike dyvjecare. Nisur nga analiza e shifrave, Islami shprehet se ndikim ne rezultatin e PS-se do te kene dhe sherret e brendshme ne lidhje me kandidaturat, si ne Berat. Por edhe qendrimi i aleateve si Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ne Korce. "Nga 12 bashkite kryesore te vendit, qe jane njekohesisht bashki qender qarku, vetem per 5 bashkite, Shkoder, Diber, Kukes, Gjirokaster e Fier mund te jepet ne kete faze nje parashikim orientues per rezultatin zgjedhor te 8 majit 2011, bazuar ne analizen e te dhenave te zgjedhjeve vendore te vitit 2007 dhe te zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2009. Per 7 bashkite e tjera, Durres, Elbasan, Tirane, Lezhe, Berat, Korce e Vlore parashikimi rezulton me i veshtire dhe relativisht i ndikueshem nga shume faktore", thote Islami.

Q.Xhani


koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37580
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi