ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meta: Kryetaret e bashkive, jo pronare te qytetit

Shko poshtė

25042011

Mesazh 

Meta: Kryetaret e bashkive, jo pronare te qytetit  Empty Meta: Kryetaret e bashkive, jo pronare te qytetit




Qamil Xhani
Njesite vendore kane nevoje per administratore qe mendojne per qytetaret dhe qe nuk e shohin bashkine apo komunen si prone te tyre. Keshtu u shpreh dje, Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, gjate takimeve elektorale te zhvilluara ne qytetin e Pogradecit, ne mbeshtetje te kandidatit per kryebashkiak, Luan Topciu. "Pogradeci meriton nje te ardhme tjeter, meriton nje kryetar bashkie i cili ta shohe kete qytet si qytetin e tij dhe Luan Topciu eshte nje djale i denje i Pogradecit. Pogradeci ka nevoje per nje qytetar te pare, i cili nuk e sheh veten si pronar te qytetit, por si sherbetorin e pare te qytetareve te tij, duke u kujdesur qe ata te gjithe se bashku te ecin perpara ne nje te ardhme me te mire", tha kryetari i LSI-se, Ilir Meta gjate takimit me banoret e Pogradecit. Ne takimet e zhvilluara ne formen e nje bashkebisedimi, kreu i LSI-se, argumentoi se kandidatet e koalicionit "Aleanca per Qytetarin", vijne ne keto zgjedhje me projekte konkrete dhe strategji zhvillimi per njesive vendore. Duke u ndalur ne projektin per Pogradecin, Meta theksoi se Luan Topciu synon t'i ktheje Pogradecit vlerat e kultures dhe te zhvillimit. "Qyteti i Pogradecit ka nevoje per nje menaxher te mire, ashtu sikurse eshte Luan Topciu, sepse si biri i ketij qyteti, ai ka nje vizion te mire dhe te qarte per ti kthyer vlerat qytetit te Lasgush Poradecit", u shpreh Meta. Ai theksoi se ne 8 maj qytetaret do te votojne Luan Topciun, si kandidatin qe perfaqeson vlerat me te mira intelektuale dhe qytetare. "Ai perfaqeson axhenden e koalicionit per integrim, axhende e cila konsiston ne zhvillimin e pergjithshem ekonomik te Shqiperise, axhende e cila konsiston ne rritjen e eksporteve shqiptare, ne zhvillimin e gjithanshem social. Eshte nje axhende qe e con Shqiperine me afer Evropes, eshte nje axhende qe i con shqiptaret pa viza ne Evrope", tha Meta gjate takimit me banoret. Kreu i LSI-se se bashku me kandidatin Luan Topciu dhe me deputetin e Partise Demokratike, Fatbardh Kadilli, zhvilluan takime edhe ne disa lagje te qytetit, ku u njohen nga afer me problemet dhe me shqetesimet e banoreve per zhvillimin e qytetit. Meta theksoi, se mes alternativave te paraqitura, qytetaret do te dine te bejne diferencen mes kandidateve qe kane premtime konkrete dhe potenciale, per te rritur zhvillimin e zones. "Sot bashkohem me shume krenari me mbeshtetjen qe tashme qyteti i Pogradecit i ka dhene Luan Topciut dhe per te do te votojne te gjithe, te majte dhe te djathte, sepse ai do te punoje per te gjithe, sepse ai nuk do ta perdore detyren e kryebashkiakut per t'i ndare qytetaret e tij te dashur ne miq dhe ne armiq ne kliente dhe te panevojshem", shtoi z. Meta.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37580
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi