ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kule: Edi Rama, agresiv me universitetet

Shko poshtė

26042011

Mesazh 

Kule: Edi Rama, agresiv me universitetet Empty Kule: Edi Rama, agresiv me universitetet




INTERVISTA/ Rektori i Universitetit te Tiranes e cileson mungese dashurie ndaj arsimit idene e Bashkise per t'i cuar studentet ne Tufine. Ne bisede mbreme me Ora News, dr.Kule tha se "nuk mund te sillesh ndaj maxhorances keshtu, ta trajtosh si minorance", duke theksuar se nuk penguar buxheti nga Keshilli Bashkiak, por sipas tij, ajo qe ka ndodhur, "eshte nje autopengim"

Z.Kule pse ka pasur bllokime te Keshillit Bashkiak te Tiranes?

Pas zgjedhjeve te vitit 2009 ne Keshillin Bashkiak u krijua nje maxhorane e re. nuk mund te miratonim ne si maxhorance programin e minorances. Ishte normale qe ne Keshillin Bashkiak te miratohej programi i Partise Demokratike dhe jo Socialiste, e cila tashme kishte dale ne minorance. Kete u munduam tia bejme me dije Partise Socialiste, e cila drejtonte keshillin Bashkiak. Cfare ndodhi? Ekzekutivi i Bashkise se Tiranes solli nje buxhet i cili binte ndesh me maxhorancen dhe interesat e saj ne keshill. Keshilli Bashkiak po e them dhe nje here, ka luajtur nje rol konstruktiv, sepse ne mund te merrnim te gjithe programet e Njesive Bashkiake qe drejtohen nga demokratet dhe detyronim Bashkine te realizonte keto investime. Kete ne nuk e beme, na u duk e padrejte qe te zgjidhnim te benim politika destruktive. Tirana nuk ka pasur Bashki qe te kete bere investime reale. Dua te them dhe nje here qe investimet i ka bllokuar Bashkia, e cila nuk ka pranuar te diskutoje buxhetin me maxhorancen ne Keshillin Bashkiak.

Akuza me e madhe qe ben zoti Rama dhe stafi i tij eshte bllokimi i buxhetit ne Keshillin Bashkiak?

Nuk mund te sillesh ndaj maxhorances keshtu, ta trajtosh si minorance. Nuk qendron fakti, qe eshte penguar buxheti nga Keshilli Bashkiak. Eshte nje autopengim. Per shembull, te marrim Unazen e Madhe, ka qene nje projekt qe para 2 vitesh e ka bere pushteti lokal. Para 2 vitesh, ka pasur nje lloj shqetesimi per Kopshtin Botanik qe eshte prone e jona. Per te njejtin projekt, shikohej sjellje e ndryshme nga pushtetaret e PS. Ne u mirekuptuam, do te behej prishja ne ate zone qe prekte ky projekt dhe toka qe do merrej do te zevendesohej. Une e kam sqaruar kete ceshtje edhe ne statusin tjeter, ate te rektorit, dhe ne interes te studenteve. Ju e dini si eshte situata e gjendjes universitare ne Tirane. Shkoni ne Fakultetin e Shkencave te Natyres, nuk do ta dallosh dot se ku eshte fakulteti, nga pallatet. Shko tek Juridiku, sorollatesh nje gjysme ore per te gjetur fakultetin nga pallatet. Shko tek Fakulteti Ekonomik, qe nga viti 2000 na eshte dashur nje energji e jashtezakonshme per te penguar ndertimet. Gjithe kjo sjelle kaq agresive per universitetin eshte tashme e shpjegueshme, dhe une e gjeta shpjegimin, se e tha Rama para disa diteve, qe do t'i coj studentet ne Tufine.

Si eshte ky projekt, pasi studentet duan ta kene dhomen dhe fakultetin sa me afer qendres. Se ne Tufine studentet nuk shkojne te themi te drejten?

Se kush shkon ne Tufine shqiptaret dhe tiranasit e dine. Bashkia ka deshiren ta coje kete universitet atje, sepse kjo eshte nje psikoze. Nuk eshte se nuk ka kampuse ne periferi, por ne e kemi te gatshem, kemi edhe token per te ndertuar nje ne Qytetin Studenti. Ne vend qe te mbeshtetet investimi per kampusin, atje ku eshte qyteti student, na thuhet qe te shkohet ne Tufine. Kam 3 mandate qe jam anetare i Keshillit Bashkiak, kam pare nje agresivitet nga ana e Bashkise ndaj Arsimit. Nje pamje totalisht ndryshe shoh ne dy rrethe te tjera ku ne kemi filialet tona. Ne Kukes dhe Sarande, ku keshilli Bashkiak i ketyre qyteteve ka vene nje fond te vecante per universitetet. A mund te gjesh industri tjeter me kaq te punesuar dhe te aktivizuar, me 80 mije studente dhe pedagoge. Keto i ka arsimi, Universiteti. Dhe kjo duhej te kishte prioritet per qeverisjet lokale. Bashkepunim pikerisht me kete industri, gje qe nuk e kemi ndjere, kemi ndjere vetem armiqesine. Shpresoj, dhe fatmiresisht, tashme, kandidati Basha ne programin e tij e ka prioritet bashkepunimin ne te gjitha formatet me boten universitare. Une jam absolutisht ne mbeshtetje te politikave qe lejojne mendimin e bashkepunimit dhe te mbeshtetjes se institucioneve tona. Kemi nje shprese te jashtezakonshme per universitetet, me marrjen e pushtetit lokal nga zoti Basha. Ka siguri se premtimet e tij do te behen realitet.

Nga e keni sigurine qe do te behen realitet?

Cfare ka thene Basha per infrastrukturen? Ne kemi nevoje qe te instalojme nje infrastrukture moderne sic e ka gjithe bota persa i perket funksionimit te Universitetit te Tiranes por edhe te universiteteve te tjera. Na duhet vetem dhenia e lejes nga KRT, gje qe nuk kerkon ndonje lloj angazhimi te madh. Financimin do ta kete pushteti qendror dhe nje pjese me te ardhurat tona. Pra pushteti lokal eshte komod ne kete situate. Mjafton te shprehe dashurine ndaj arsimit dhe deshiren per te na lehtesuar, dhe per te na dhene lejen e ndertimit. Ju e keni pare. E kemi ruajtur vete ate pjese toke ku do te ndertohet Kampusi. Sepse e keni pare gjithe qyteti studenti qe eshte i palejueshem te preket, ndersa kane lulezuar ndertimet private. Me sa duket, interesat kane qene te tilla qe eshte me me leverdi tu jepen investime privative qe te ndertojne aty qe eshte prone e studenteve, dhe ne te na cojne ne ne Tufine. Kjo eshte politika ndryshe qe ofron z. Rama? Ne raport me kete, ne e mirepresim fitoren e zotit Basha. Dhe jam i sigurt qe kjo do te behet realitet per studentet pas 8 majit.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37485
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi