ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thirrjet per revolta, Brukseli, "shuplake" Edi Rames

Shko poshtė

29052011

Mesazh 

Thirrjet per revolta, Brukseli, "shuplake" Edi Rames Empty Thirrjet per revolta, Brukseli, "shuplake" Edi Rames




Ne pritje te nje vendimi nga Kolegji Zgjedhor ne lidhje me rezultatin per Bashkine e Tiranes, Kryetari i Delegacionit te Parlamentit Evropian per Evropen Jug-Lindore, Eduard Kukan, tha dje nga Brukseli se ky kolegj duhet te marre vendime te pa ndikuara nga politika. Nderkohe qe tha se nese nevojitet, mund te merret edhe asistenca e Komisionit te Venecias per kete ceshtje. Nga ana tjeter, Kukan u shpreh teper kritik, ndaj thirrjeve te kreut te opozites per protesta ne rast te mos fitores te tij ne zgjedhje. Sipas tij, nuk eshte nje qendrim i mencur politik te besh deklarata per ultimatume, apo paralajmerime per "mosbindje qytetare". Kukan u shpreh ne intervisten dje me radio DW, se "te besh deklarata se une jam fituesi dhe nese jo, do te organizosh protesta dhe demonstrata, nuk eshte perqasja e duhur politike"

Zoti Kukan, a ka garanci qe vendimi i Kolegjit Zgjedhor per fituesin e zgjedhjeve bashkiake ne Tirane, te jete profesional dhe i pavarur nga ndikimi i politikes? Drejtesia e kapur nga politika eshte nje nga mangesite e sistemit demokratik ne Shqiperi, e vene ne dukje ne Progres Raportet e KE. Po tani si mendoni se duhet te veproje Kolegji Zgjedhor?

Eksperte ligjore dhe eksperte te Kolegjit Zgjedhor, duhet te marrin vendime te mbeshtetura ne ligj dhe nese ata kane paqartesira, mund t'u drejtohen institucioneve nderkombetare, ndofta Komisionit te Venecias, qe ka profesioniste te vertete. Ne po i bejme thirrje ketij Kolegji, te ndjeke procedura profesionale, transparente dhe te marre vendime te pavarura nga politika. Baronesha Ashton dhe Komisioneri Fuele, dolen me nje deklarate te perbashket ne fillim te kesaj jave, ku u kerkuan partive vetepermbajtje, pasi procesi zgjedhor nuk ka perfunduar dhe Kolegji Zgjedhor pritet te marre vendimet e tij. Mendoj qe institucionet nderkombetare mund te ndihmojne ne garantimin e marrjes se vendimeve nga Kolegji Zgjedhor, vendime qe duhet te jene ne perputhje me ligjin dhe te pavarura.

Si do ta karakterizonit situaten politike ne Shqiperi? Ju ishit ne krye te delegacionit te Parlamentit Europian, qe vezhgoi se si shkoi dita e zgjedhjeve, 8 Maji dhe sapo keni raportuar ne Komisionin e Politikes se Jashtme te ketij Parlamenti gjetjet dhe pershtypjet tuaja?

Pershtypja e delegacionit te Parlamentit Europian per diten e zgjedhjeve, 8 majin, ishte qe ajo shkoi ne pergjithesi mire, qete, pati disa parregullsi, por jo te ndonje rendesie dramatike. Zhvillimet, qe pasuan diten e zgjedhjeve, krijuan probleme vetem ne Tirane, pasi si ne pjese te tjera te vendit keto probleme nuk u shfaqen. Ato u krijuan, kur KQZ mori vendimin qe te perfshinte ne numerimin e votave edhe ato flete votimi te hedhura gabimisht jo ne kutine e votimit per kryetarin e bashkise, po ne kuti te tjera. Opozita e kundershtoi kete vendim te KQZ-se, duke organizuar protesta dhe demonstrata. Vendimi i KQZ preku integritetin e procesit zgjedhor. Shkurt, situata aktuale ne Shqiperi eshte e ngjashme me ate te pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009. Them keshtu, pasi ne thelbin e kesaj situate, te krijuar pas dites se votimeve, qendron perseri mungesa e vullnetit politik, apo paaftesia e drejtuesve politike, per t'u perfshire ne nje dialog te vertete, per te gjetur zgjidhje konsensuale te situates, per te kapercyer diferencat ne qendrime dhe arritur kompromisin, marreveshjen qe mund te siguroje funksionimin e institucioneve demokratike. Procesi zgjedhor nuk ka perfunduar ende, por zhvillimet post- elektorale tregojne se ka mosmarreveshje te thella mes partive politike, te cilat shkaktojne tensione te larta politike dhe cojne ne kercenimin nga ana e opozites per te bojkotuar perseri aktivitetet e parlamentit, gje qe nuk eshte normale ne nje shoqeri demokratike, e cila duhet te mbaje gjalle dialogun e vertete politik dhe t' i zgjidhe problemet permes tij.

Zgjedhjet lokale te 8 Majit jane pare nga BE si testi kryesor, qe do te tregoje progresin, apo stanjacionin ne ecurine demokratike te Shqiperise. Situata, qe sapo pershkruat, krijon idene se ky test nuk u kapercye. Sa e demton prishja e integritetit te procesit zgjedhor procesin e integrimit europian te Shqiperise?

Shume seriozisht dhe me pergjegjesi them qe e demton shume Shqiperine dhe sidomos demton rende interesat e njerezve.

A i druheni opsionit te destabilizimit te vendit, radikazimit te situates, permes mosnjohjes se institucioneve dhe pershkallezimit te protestave te opozites ne nivel kombetar?

Nuk eshte nje qendrim i mencur politik te besh deklarata per ultimatume, apo paralajmerime per "mosbindje qytetare". Keto deklarata dhe paralajmerime nuk jane ne linje me vetepermbajtjen, qe Baronesha Ashton dhe komisioneri Fuele u kerkuan partive politike te Tiranes. Te besh deklarata se une jam fituesi dhe nese jo, do te organizosh protesta dhe demonstrata, mendoj se nuk eshte perqasja e duhur politike.

Cfare shpresash keni qe kjo te mos ndodhe dhe situata te normalizohet?

Politikanet nuk mund te shprehin shpresa. Shpresa eshte nje nocion shume abstrakt. Pres qe politikanet e Tiranes te sillen ne menyre te pergjegjshme dhe ne interes te vendit.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi